titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kut u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deeptuater Horizon, apo kur autorizon Operacionin ' Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Kur shkruan për Europën, Fatos Tarifa ofron një analizë të shkëlqyer dhe perspektive.” Lord Anthony Giddens ‘Fatos Tarifa është një europian shqiptar i orëve të para.’ Prof. Bas de Gaay Fortman “Fatos Tarifa na ofron ekspertizën e tij mbi Europën, duke evidentuar disa nga problemet me të cilat ndeshet ajo ndërsa përballet me sfidat e shekullit të 21-të. Ai argumenton se Europës nuk i mungojnë resurset për të qenë një lider botëror, por i mungon vullneti politik për t'i përdorur këto resurse kolektivisht. Ky është problemi më i madh i Bashkimin Europian.” Prof. Ron Westrum “Prof. Tarifa kupton qartë dhe e përdor me efektivitet imagjinatën sociologjike, siç mund të bëjë një sociolog i shkolluar mirë dhe me eksperiencë. Por, përtej kësaj, ai vetë personifikon imagjinatën sociologjike në një mënyrë të veçantë dhe të pazakontë.” Prof. Jay Weinstein
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tregimi i ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë protestuesve. Denoncimi i Top Channel dhe skema okulte që u zhbë nga News 24. Reflektimi i Alexander Arvizu, një dekadë pas krimit dhe mosndëshkimit. "21 janari i vitit 2011, ngjarjet dhe personat që e krijuan atë, më përfshinë edhe mua në një takim të hershëm me vdekjen, në formën që e kisha mbajtur më shumë larg: vrasjen me plumba, në mes të ditës, në mes të bulevardit. Unë nuk doja të përfshihesha në këto ngjarje, më shumë sesa në rolin tim si gazetar. Por rrjedha e tyre, para dhe pas 21 janarit 2011, më bënë të isha dëshmitar, gazetar, protagonist dhe antagonist. Më bënë “puçist” e të përfshirë, dhe në fund të pozicionohem e të pranoj për herë të parë në jetën time publike, se në këtë vit isha i njëanshëm." Autori
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Më 2020, Xho Bajden ishte politikan veteran, me aq shumë vit e beteja mbi supe saqë kundërshtarët, madje edhe disa prej adhuruesve, e vunë në pikëpyetje mençurinë e tij kur lajmëroi se do t'i futej edhe një gare tjetër. Kështu, i sfidoi edhe një herë pritshmëritë, kur doli si i nominuari demokrat për president, në një lëvizje me implikime aq të mëdha për të ardhmen e Amerikës, saqë klishetë e zakonshme për zgjedhjet më të rëndësishme të jetës, u dukën pa pikë peshe. Doli në një garë tek e tek me Donald Trampin, për një pozicion që po humbiste staturën si udhëheqës i botës së lirë. Ndryshe nga oratorët e mëdhenj të Uashingtonit që e frymëzonin dhe e rrethonin - si Xhon F. Kenedi, Daniel Patrik Mojnihani, Bill Klintoni e Obama - Bajdeni nuk e kishte dhunti gojëtarinë, por produkt të një pune sfilitëse. Stiv Solarc, kongresmeni i ndjerë i Nju Jorkut, njëherë bëri një vizitë natën në Senat dhe e gjeti sallën pothuajse të zbrazur. "Kishte vetëm një person në podium, që po mbante fjalim sikur të ndodhej në Koloseun romak dhe ky ishte Xho Bajdeni," i tha një punonjësi të stafit të tij. "Ai djalë po stërvitej vetëm, siç bëjnë profesionistët e tenisit".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell per here te pare para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.” - Prof. dr. Gazmend Rizaj Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një përmbajtje e shkëlqyer e veprave më kryesore politike, nga Makiaveli deri në ditët e sotme.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar”. -MICHELA WRONG autore e It's Our Turn to Eat "Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që ti hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm.” -SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes "Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore.” -JOHN GITHOGO aktivist anti-korrupsion dhe CEO i Inuka Kenya Trust “Një vështrim konciz dhe depërtues i përse dhe si, një numër i madh qeverish po manipulojnë zgjedhjet, i mbushur me shembuj tregues dhe rekomandime praktike se si aktorët ndërkombëtarë zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar! mund të ndihmojnë më shumë në zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar.” -THOMAS CAROTHERS Fondi Carnegie për Paqen Kombëtare "Një thirrje për zgjim e ardhur në kohë për paradoksin më të madh politik të kohëve tona. Megjithëse po mbahen më shumë zgjedhje se kurrë më parë, ne jemi dëshmitarë të minimit të demokracisë dhe proceseve demokratike. Ky libër duhet lexuar nga kushdo që lufton për qeverisjen demokratike dhe për zërat e qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm! -WINNIE BYANYIMA Drejtor Ekzekutiv, Oxfam International
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza i lutet Clinton (Uashington, 1997): "Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Presidenti Clinton (te varri i Nënë Terezës, 2001): "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë." Presidenti Ibrahim Rugova (2005): "Pavarësia e Kosovës është kompromisi i shqiptarëve". Kryeministri Sali Berisha (2006): "Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme". Presidenti George W. Bush (Tiranë, 2007): "Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë". Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë (17.2.2008). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22.7.2017): "Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk është në shkelje të drejtës ndërkombëtare".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sakralizimi i politikës ndodh sa herë që një entitet politik – kombi demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja-shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kujti e adhurimi, dhe vendoset në qëndër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh. Atëherë lindin fetë e politikës, të cilat nuk indetifikohen me një tip të vetëm ideologjie apo regjimi: ato mund të sakralizojnë demokracinë ose autokracinë barazinë ose pabarazine kombin ose njerëzimin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër për anëtarët e Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar është i pari për nga lloji për përmbajtjen dhe informacionin që jep. Janë bashkuar të gjithë protagonistët e historisë së vendit, ata që kanë bërë mirë, ata që kanë bërë keq dhe ata që nuk kanë bërë asgjë, sepse të gjitha këta kanë bërë sipas mënyrës së tyre Shqipërinë që kemi sot. Ata janë këtu së bashku pa asnjë paragjykim, ndonëse disa prej tyre armiq të betuar të njëri - tjetrit. Profili i çdo anëtari të Këshillit të Ministrave jepet nëpërmjet fotografisë dhe jetëshkrimit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakontë. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike. Pyetja që duhet të shtrojmë kur analizojmë "shkencat politike" nuk është pra ajo e logjikës sipas së cilës bëhet përzgjedhja e tyre. Është më e volitshme të shtrojmë, në mënyrë retrospektive, pyetjen se çfarë vendi zinte ajo që çka quajmë sot shkencë politike në njëjës, tek shkencat politike në shumës. Edhe në këtë rast përgjigjja është e qartë: një numër i madh temash me të cilat merret shkenca politike -mungesa e të cilave, nëse nuk do t'i përfshinte, do të shfaqej si një mangësi e dukshme- nuk zinin vend në asnjë nga shkencat, gjithsesi të shumta, të cilësuara "politike".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër i kushtohet një zhvillimi të rëndësishëm politik global, ndoshta më i rëndësishmi i fundit të shekullit të njëzetë, kalimit të rreth tridhjetë vendeve nga sistemet politike jo-demokratike në sistemet politike demokratike. Kjo është një përpjekje për të shpjeguar se përse ndodhi, si ndodhi dhe cilat ishin pasojat e drejtpërdrejta të kësaj vale demokratizimi të viteve 1974-1990.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Libri i Autorit Elez Biberaj nuk është i rëndësishëm vetëm për atë që shkruan, po edhe për atë që nuk kanë shkruar autorët e tjerë në këtë fushë. Studimi i tij është një burim të dhënash të besueshme dhe të hollësishme për studiuesit që përpiqen të kuptojnë lidhjet midis institucionalizmit partiak dhe sistemeve zgjedhore gjatë procesit të tranzicionit demokratik. Autori ka dhënë mirë atmosferën e kulturës politike shqiptare për luftën politike midis individëve dhe grupeve, si dhe midis partive.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se 83% e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi. Qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tonditëse...Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe në histori e dëshpëruar e jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njësoj si realiteti njerëzor në të , politika ka universin e saj. Edhe universi i politikes si çdo gjë e paane , i ka të gjitha aty ,brenda vetes .Ka jetën , lindjen , kulmet, dritën ,hijet ,errësirën , varret .Ka sekretet , krimet , tradhëtitë, sëmundjet, dashuritë , inçestet madje ka dhe morgun e vet . Me emra të njëjtë , por fare të pangjashëm në thelbin e tyre me universin e njerëzve të thjeshtë. Veçanërisht në Shqipëri … Aq sa çdo konvecion i krijuar në jetën e përditshme të qytetarëve shkatërrohet bëhet cope e çikë, sapo hyn në universin e politikës . Aq sa edhe vetë jeta në universin e politikës nuk nis nga lindja por nga vdekja … Që një qytetar të kapërceje nga një univers te tjetri ai duhet të shkaterrojë personalitetin e tij. Ndërsa ndahet me të ,prandaj ai duhet të krijojë me shpejtësi një personalitet të dytë. Të mos jetë më i lire , të mos thotë kurrë atë që mendon … të bëhet cinik, rrëshqitës , xhelatinoz … Të bëhet ashtu si nuk ka qënë kurrë : një kufomë …
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania