Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Alberto Moravia, pseudonimi i Alberto Pincherele (Rome, 28 nëntor 1907- Romë, 26 shtator 1990), ka qenë shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg. Konsiderohet një nga romancierët më të rëndesishëm të shekullit XX. Në veprat e tij ka trajtuar temat e seksualitetit modern, të tëhuajësimit social dhe të ekzistencializmit. U bë i famshëm në vitin 1929 me romanin "Indiferentët" dhe botoi gjatë karrierës së tij të gjatë mbi tridhjetë romane. Temat qendrore të veprës së Moravia-s janë shterpësia morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore, pazotësia e njeriut për të arritur lumturinë në mënyra tradicionale etj. Shkrimet e tij shquhen për stilin e thjeshtë, që karakterizohet nga përdorimi i një leksiku të zakonshëm, brenda një sintakse elegante e të përpunuar. "Tregime romane" të Moravia-s lidhet me traditën e filluar nga Beli me veprën e vet monumentale dhe të vazhduar nga Paskarela, Trilusa e të tjerë. Edhe këtu gjejmë personazhin anonim të popullit apo të borgjezisë së vogel romane, që tregon rastet e veta dhe ato të njerëzve të tij. Gjuha nuk është më dialekti i ngushte i Belit apo ajo e mprehta e Trilusēs, por një italishte e ngjyrosur aty- këtu me fjalë dhe shprehje romane. Qyteti dhe populli i Romës natyrisht kanë ndryshuar shumë gjatë një shekulli: nuk është më vegjëlia mendjemprehtë dhe historike e Belit në Romën e papëve, as të plebenjve të rimëkëmbjes të Paskareles me Romën e Karduçit, por Roma moderne dhe pak e çakërdisur e dekadës së parë pas luftës; një Romë e lirë, por e tehuajësuar; e shumëfishuar, vitale dhe e shpërfytyruar, plot përplasje, të papritur mntura, por edhe ankthe dhe nënshtrime. Një libër shumë i pasur, një akt i madh i komedise njerëzore të kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët. Kjo është arsyeja përse ky njeri të vë në siklet: ai i drejtohet gjithë botës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra të autorëve më të njohur në botë përsa i përket tregimeve të shkurtra janë sjellë në shqip të përkthyera nga Roland Gjoza. Antologjia përfshinë zëra të njohur si: Guy de Maupassant, Doris Lessing, Graham Greene, Isaac Babel, Prosper Marimee, Ernes Hemingway, Grace Paley, Paula Fox, Yukio Mishima etj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E kishte ujdisur fati që Bardhyl Dardha të takohej me me të gjitha almiset e saj dhe ato të estetikës, me Fjalën, të cilën e ruante mënjanë si gjë të rrallë. Se e rrallë ajo ishte! Edhe ai i vetmuar, fillikat ndër korridoret e fjalës dhe gjente gardërobën e tyre, diku mbi një shtëpi të vjetër, diku bregut të detit, në lagjet jashtme të qytetit, pastaj duke ecur në rrafshinë, ku shkreta nuk humb larg dhe afër syrit kureshtar. Mblidhte dhe mbledh Fjalë Bardhyl Dardha, si të mblidhte shkarpa, ndizte dhe ndez zjarr me eshkë e uror me Fjalët ky Njeri Punës, vë në zjarr me ujë bjeshke Fjalët, qëron bykun dhe dhe pastaj del në dritë Rrëfenja, nga cilido vend i botës. Se e ka bërë punën pastaj për ta prurë shqip Bajram Karabolli, shqipëruesi dhe ky i jep po atë forcë që Fjala ka në origjinal dhe ia jep në dorë pastaj piktorit të madh Anastas Kostandini (Taso), i cili di t'u hyjë në Karakter dhe tu japë Fizionimi përplot personalitet dhe dritë, për t'i trupëzuar ato, duke u shtruar të hajë fillikat ose bashkë me personazhet pak bukë e ca më tej, në prush e nën hi fusë Fjalët dhe Ilustrimet, duke i mbështjellë me varak dhe u hyn përplot ëndje e pa fir në thelb të shpirtit, pasi e shkon nën hundë si një psherëtimë, duke belbëzuar gojëhapur në një zhaurimë që vërtet të kënaq, nëpër lloj-lloj britmash e vigmash, madje duke rrëkëllyer së bashku përkthyesi dhe piktori verën e kuqe, verë që e pinë drejt e nga gryka e shtambës duke e mbajtur lart me të dyja duart dhe ajo e uruar zvargohej teposhtë nëpër gjoks me një curril të hollë jete. Në ndërkohë ngrihet në sfond një muzikë me njëmijë e një tinguj njëherësh për t'u dhënë Fjalëve dhe Figurave dritë të veçantë perëndie....
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E kishte ujdisur fati që Bardhyl Dardha të takohej me me të gjitha almiset e saj dhe ato të estetikës, me Fjalën, të cilën e ruante mënjanë si gjë të rrallë. Se e rrallë ajo ishte! Edhe ai i vetmuar, fillikat ndër korridoret e fjalës dhe gjente gardërobën e tyre, diku mbi një shtëpi të vjetër, diku bregut të detit, në lagjet jashtme të qytetit, pastaj duke ecur në rrafshinë, ku shkreta nuk humb larg dhe afër syrit kureshtar. Mblidhte dhe mbledh Fjalë Bardhyl Dardha, si të mblidhte shkarpa, ndizte dhe ndez zjarr me eshkë e uror me Fjalët ky Njeri Punës, vë në zjarr me ujë bjeshke Fjalët, qëron bykun dhe dhe pastaj del në dritë Rrëfenja, nga cilido vend i botës. Se e ka bërë punën pastaj për ta prurë shqip Bajram Karabolli, shqipëruesi dhe ky i jep po atë forcë që Fjala ka në origjinal dhe ia jep në dorë pastaj piktorit të madh Anastas Kostandini (Taso), i cili di t'u hyjë në Karakter dhe tu japë Fizionimi përplot personalitet dhe dritë, për t'i trupëzuar ato, duke u shtruar të hajë fillikat ose bashkë me personazhet pak bukë e ca më tej, në prush e nën hi fusë Fjalët dhe Ilustrimet, duke i mbështjellë me varak dhe u hyn përplot ëndje e pa fir në thelb të shpirtit, pasi e shkon nën hundë si një psherëtimë, duke belbëzuar gojëhapur në një zhaurimë që vërtet të kënaq, nëpër lloj-lloj britmash e vigmash, madje duke rrëkëllyer së bashku përkthyesi dhe piktori verën e kuqe, verë që e pinë drejt e nga gryka e shtambës duke e mbajtur lart me të dyja duart dhe ajo e uruar zvargohej teposhtë nëpër gjoks me një curril të hollë jete. Në ndërkohë ngrihet në sfond një muzikë me njëmijë e një tinguj njëherësh për t'u dhënë Fjalëve dhe Figurave dritë të veçantë perëndie....
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
José Acosta, si rrëfimtar, pi ujë në burimin e realizmit magjik, rryma letrare, e cila solli atë që u quajt Boom Latinoameikan, e përfaqësuar nga kolosë të tillë të letërsisë hispanike si Rulfo, Marquez, Llosa, Fuentes, e të tjerë. Autori domenikan të mban pezull e të çon nga një e papritur te një tjetër e papritur me një mënyrë të magjishme të rrëfyeri, të ngjashme me atë të prozatorit tjetër të talentuar latinoamerikan, Roberto Bolaño. Përkthyesi
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër paraqiten 20 tregime të zgjedhura nga krijimtaria e 10 prej autorëve më të shquar të Amerikës Latine SI Borges, Mario Vargas Losa, Gabriel Markez, Carlos huentes, Cristina Peri Rossi etj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çdo 8 vjet historitë e frikshme përsëriten. Pas përmbledhjeve "Fytyra tjetër e natës" (2003) dhe “Libri i bardhë" (2011), vjen kjo përmbledhje e re me tregime, që përmes fantastikes, misterit dhe tmerrit, na çon në përhumbje të reja, të panjohura dhe të frikshme, brenda një realiteti të ndërtuar buzë ankthesh, ku marrin formë turbullimet, impulset dhe çmenduritë që popullojnë botën brenda dhe jashtë secilit prej nesh. Një masë e panjohur, e aftë për të gllabëruar jetë, një guaskë e mallkuar që ndjell vdekje, qenie të pabesueshme dhe shpirtra të grisur nga mizori të egra, që enden nëpër humnera absurde pa rrugëdalje, por edhe atmosfera të qeta, që papritmas shpërthejnë, duke na vënë para asaj forme të veçantë të tmerrit, që vetëm e pakuptueshmja mund ta ngjallë. Tregim pas tregimi, ndërsa frika rrjedh para syve në forma të paimagjinuara, do ta gjejmë veten në një dimension marramendës, krejt pezull në një tension të vazhdueshëm midis dëshirës për të gjetur kurajë në errësirë dhe kthyer fagen tjetër dhe dëshirës për të vrapuar dhe dalë në dritë. A thua se në dritë, gjërat shkojnë më mirë!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shefqet Meko ka lindur në vitin 1959 në Pretushë të Pogradecit. Pasioni i tij ishte letërsia dhe gazetaria, por detyrohet të studiojë për veterinari. Në vitin e dytë të fakultetit emërohet kryeredaktor i gazetës "Studenti i Bujqësisë". Tregimet e para i botoi në revistën "Pionieri" qysh në vitin 1975, duke vijuar më pas deri në revistën "Nëntori". Diplomohet si mjek veteriner më 1983, por vijoi punën si drejtues i gazetës "Studenti i Bujqësisë". Përfundon studimet pasuniversitare për gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Kontribuon në shtypin e kohës me shkrime të ndryshme analitike e publicistike dhe pasqyron me objektivitet ne gazetën që drejton lëvizjen studentore të vitit 1990. Pas ndryshimeve demokratike punoi si gazetar në Radio-Tirana. Kujtohet për kronikat e tij në edicionet informative, emisionin radiofonik "Shi dhe diell", si dhe për kontributet në zhvillimin e shtypit bujqësor. Eshtë themelues dhe president i parë i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë (SHGSHB) 1994, që e anëtarësoi në IFAJ (Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve të Bujqësisë). Ideoi e themeloi Qendrën Kërkimore për Zhvillimin Rural (QKZHR) 1997. Si drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, Shefqet Meko mblodhi për herë të parë Forumin Shqiptar të ish-ministrave të Bujqësisë dhe Ushqimit më 1998. Prej vitit 1999, jeton me familjen e tij në Minneapolis, SHBA. Kontributet e tij nuk kanë reshtur në promovimin e vlerave shqiptare në shtetin ku jetot dhe më gjerë. Është themelues e president i Institutit Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet e kontributet (AAIRC), përmes së cilit ka ndihmuar disa familje emigrante shqiptare të fillojnë një jetë të re në Minneapolis. Së bashku me Alma Mekon kanë në pronësi të plotë biznesin privat Meko Properties LLC. Punon si këshilltar/koordinator biznesi në kompaninë amerikane Carhop (www.carhop.com). Shefqet Meko kontribuon në disa portale online, si dhe ka përkthyer e botuar në shqip librin "Çuditë e Amerikës" dhe përmbledhjen e tij publicistike "Unë, ikanaku shqiptar". Libri tillë jam..." është i pari i autorit si përmbledhje e krijimeve letrare në vite.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në veprën e 5-të të kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshihen tregimet: MILLKINI; KRYEPLAKU; SHËTITJE; NË PARKUN "SOKOLNIKI"; MAHIKANIA E FUNDIT; NË HOTEL; VILA MË E LIRË; ÇİZMET; "AJO" IMJA; PORTOFOLI; PAS SHPËRBLIMIT; VERUESIT; KUJTIMET E NJE IDEALISTI; BALLEGJERI; HUMBEN RRUGEN; HAKMARRJA; VEROCKA; ARMIQTË; BILETA E LOTARISE; E PAMBROJTURA; BOLLA DHE LEPURI; PRINCESHA; GRATË; MURGUIZI; VIOLINËN JEPJANI ROTSHILDIT; TREGIMI I KOPSHTARIT PLAK; VOLLODIA; MOT ME SHI; I JASHTELIGJSHMI; TREGIMI I ZONJES NN; TRE VJET; KRYQI I ANËS; BALLËBARDHI; KULLUMBRIA; PËR DASHURINË; IONICI; ME SHËRBIM.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e katërt e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Një nga të tre, Belaja, E dala huq, Mashtrues pa dashje, Shpifja, Shkrepesja suedeze, Nata e krishtlindjes, 7500, Komediani, Hakmarrja e femrës, Në gjueti, Oh! Gra, gra!, Perpetuum mobile, Leximi, Trifoni, Njeriu krenar, U grind me gruan, Kirurgia, Kultura e përgjithshme, Provimi i ngritjes në detyrë, Lotët që s'i pa bota, Në varrezë, Lumturia e grave, Dasma e kuzhiniores, Muri, Në dhe të huaj, Kaposhi i detit, Porosi për ata që duan të martohen, Ninocka, Qeni i shtrenjtë, Martesat pas 10-15 vjeteve, Pleqëri, Pasqyra, Propozimi, I jashtezakonshmi, Shshsht, Mullis, Oratori, Jubileu, Vanjka, Ishte ajo, Fundi i mirë, Sirena, Zinoçka, Doktori, Hakmarrësi, Mesimet e shtrenjta, Kriza, Këpucari dhe qoftëlargu, Hajdutët, Gusevi, Tregimi i nje të panjohuri, Studenti, Ne karro, Mes miqsh Njeriu në kallëf, Rast nga praktika, Në përrua, Peshkopi, Letra.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e tretë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Kosa e gjelber (Një roman i vogël), Takimi u bë, por, Lulet e vonuara, Budallai, Vëllaçkoja, Një natyre misterioze, Dinaku, Kuvendimi, Hajduti, Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, Vjehrra avokate, Provimi i greqishtes së vjetër, Maçoku, Si u lidha me martesë, Një herë në vit, Djalka i lig, Paja, E bija e albionit, Skllavi ne lirim, Tutori, E çoi në vend porosinë, Përshpirtja, Pjese nga ditari i një lëneshe, Në det, Mysafiri, Gënjeshtarët, Kryefamiljari, Hapi serioz, Koristja, Rara avis, Fatkeqësia e tjetrit, Bashkëshorti, Fatkeqesia, Çorapi rozë, Vogëlsi jete, Hetuesi, E puthura, Drama, Telashi, Pa titull, Dua gjumë, Bukuroshet, Ditëlindja, Një histori e mërzitshme, Historia e një ndermarrjeje tregtare, Pavioni nr. 6, Ariadna, Pecenjegu, Në folenë prindërore.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e dytë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Ai dhe ajo, Dy skandale, Idili! Ah e uh!, Pasqyra shpërfytyruese, Gëzimi, Rrëfimi, Mënyra e vetme, Hipnotizuesi, Ikja, Gruaja pa paragjykime, Falënderuesi, Qullacja, Martesa me prike, Midhjet, Pema e vitit të ri, Qejfprishuri, Bëzhdila, Njëri më i mire se tjetri, I pashpresi, Jeta është e mrekullueshme, Gjahtari i çifligarit, Parathënie e domosdoshme, Zonjat, I njohuri, Ilumturi, Në vile, Nga mërzia, Tmerret, Farmacistja, Të tepërtit, Fshehti, Kazaku, Takimi, Basti, Dueli, Frika, Vrasja, Shtepla me pullazine, Pas krishtlindjes, Muzhikët, Shpirtka, Prishje drejtpeshimesh
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e parë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Në ndjeksh dy lepuj, nuk kap asnjërin, Babushi, Gjithçka mori fund, Një histori e ndyrë, Zonja, Malli i gjallë, Dy njerëz brenda në një, Në gozhdë, Këshilla, Shampanja, Lypsari, Një histori e ndyrë, Kashtanka, Rast nga praktika gjyqësore, Vdekja e nëpunësit, I trashi dhe i holli, Kameleoni, Maska, Kapteri Prishibejev, Uniforma e kapitenit, Bashkëbisedimi njeriut me qenin, Heqja e gradës, Sorsa, Mbiemer kali, Fëmijët, Pikëllimi, Anjuta, Shakaja, Agafia, Ujku, Torturat e Vitit të Ri, Stepa, Pilivricka, Pas teatrit, Fragmenti, Komshinjtë, Mësuesi i letërsisë, Bashkëshortja, Jeta ime, Zonja me kone.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar. Në më të shumtën e herëve, përmbledhur në fraza të gatshme, në një renditje të rastësishme të tyre, preteksti tingëllon kështu: ne kemi qenë të persekutuar nga ju, jo ju nga ne; ne jemi zot të kësaj toke dhe të kësaj prone qysh prej krijimit të botës, ju po përpiqeni të na e merrni ose tamam na e keni marrë; ne jemi këtu bashkë me ju, por nëse do të pranojmë të bashkëjetojmë ende, një ditë ju do të bëheni më të fortë se ne dhe do të na robëroni; ne jemi autoktonë, ju jeni ardhacakë; ne jemi të qytetëruar, ju jeni barbarë; ne jemi në rrugën e drejtë, ju jeni në rrugën e gabuar; ne jemi të pastër, ju jeni të ndyrë; ne jemi të zhvilluar, ju jeni të prapambetur; ne jemi në qendër, ju jeni në periferi; ne kemi histori, traditë, ju nuk keni; ne jemi pronarë, ju jeni skllevër; ne jemi të zgjedhur të Zotit, ju jeni të mallkuar etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë vepër përfshihen: BUSTI PREJ KRISTALI TE KUQ -KTHIM NË SEZONIN E PLAZHTT -SUZANA, SHENJA E DJALLIT -HALLA MBAN TE KOKA LIBRA TË VERDHË -MUSTAQET ALA MOPASAN -NË NJU JORK TË PRESIN MIRË -DASHNORËT E BERATIT -GORKA -DEMONI -UIKENDI I NJË MINISTRI –SICILIANA BRUNA -SICILIANËT -NJERIU MISTERIOZ I METROSË SË NJU JORKUT -DITA E GJITHKUJT -PLAGJIATURISTI -VËLLEZËRIT E PUPLAVE -BIJTË E SHABRANES -KLARA KODIMA -KODINI -PIZZA NAOMI -KADUM -UJKU I PASHMANGSHËM -KOKAINA -MILAZIMI -NJËZET AMERIKAT -BAHAMAS SEKS -KAMERON -MILIONERI I FUSTANEVE -NËNA -TUR FRANCEZI ZENELI -NOTË PROTESTE GREQISË PËR DASHURINË SHKRIMTARIAMERIKAN LEPA BRENA HIJET -I ÇMENDURI AMERIKAN -NË HAKË NUK TË PRET ASKUSH -KULAKU -KAOSI -MBLEDHËSI I KANOÇEVE -LLESHI I ZI -REGJISORI -MANOVRAT E MËDHA -KËPUCËT E SOCIALIZMIT DHE DRANDJA E MALIBORTT -QYTETI ME SHUMË BORË -NJË GRUA QË NJOHA NË DIMËR -DREKË ME KORAN -UNAZA E MARI ANTUANETËS -FRANÇESKA -MURET -ANGJELIKA -NJË MILION ARKA ME BIRRË –BOHEMIANI I FUNDIT –HAJDUTI I PSHERËTIMAVE –TRI MINUTA -DASHURI -DHOMA E KUQE –KONTI I MONTE KRISTOS -DHELPRA E ALASKËS –SHITËSI I FISHEKZJARRËVE -PUTHJA E ZEZË -FIZARMONIKA -LEJFENI NË AMERIKË -Ç'ËSHTË DASHURIA? -BELA BELINDA -ARTISTËT E METROSË -UNAZA ME DIAMANT TË ZI -HIRI -TRAVIATA -KAZANOVA -KAURKA -NË VIGJILJE -NAKLLONI -NË LABOVË TË KRYQIT SHKOHET ME RE -ZEF HUNDA –I TREMBËDHJETI
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me dy ese nga Milan Kundera dhe Josif Brodskij shkruar mes viteve 1980-1986, gjashtë tregimet e këtij libri (si dhe një prozë dypjesëshe, A dhe B, që në dorëshkrim është pa titull) janë transkriptuar nga dorëshkrimet e Kishit, pas vdekjes së tij më 1989. Disa syresh janë autobiografikë. Të tjerët ringjallin kujtimin e disa shkrimtarëve europianoqendrorë, si Odon- von Horvath-i dhe Endre Ady (Apatridi), Ivo Andric-i (Borxhi) e Piotr Raëicz-i (Juri Golei); hija e Sinjavskit ndehet tejpërtej tregimit-ëndërr Maratonisti dhe gjyqtari. Danilo Kis "mund t'ia lejojë vetes ta trajtojë tragjedinë si zhanër, dhe arti i tij është më shkretues se çdo statistikë."-Josif Brodski “Një prej gjigantëve të prozës europiane të gjysmës së dytë të shekullit XX.” – Charles Simic
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Shndërrimi" i Franz Kafkës, "Vrasja e lule zhabinës" e Alfred Doblin, "Ligji" i Thomas Mannit, "Legjenda e pijetarit të shenjtë" e Joseph Rothit, një numër krijimesh nga Heinrich Mann, Hermann Hesse, Bertold Brecht etj. etj. - disa nga novelat dhe tregimet më të famshme të gjuhës gjermane në gjysmën e parë të shekullit 20, shqipëruar për këtë antologji. Kjo përmbledhje e dytë plotëson më së miri "Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s", që u botua në 2007. Edhe pse gjysma e parë e shekullit 20 ka në letërsinë e gjuhës gjermane kaq shumë protagonistë, shpesh kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, me ndikim kaq të madh në gjithë kulturën dhe letërsinë botërore, në shqip ajo është bërë e njohur deri më sot vetëm në mënyrë fragmentare. Tani, për herë të parë në gjuhën tonë, jepet tabloja e një mozaiku të jashtëzakonshëm, i krijuar ndoshta në periudhën më traumatike të kontinentit, por megjithatë të pasur si rrallë më parë ose më pas në historinë kulturore të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës. Renditja e portreteve të shkrimtarëve sipas rreshtave në ballinë: H. von Hofmannsthal, A. Doblin, R. M. Rilke, F. Kafka, A. Schnitzler, H. Mann, Th. Mann, G. Benn, K. Kraus, E. Jiinger, E. M. Remarque, B. Brecht, H. Hesse, 0. von Horvath, K. Valentin, A. Seghers, F. Werfel, R. Walser. S. Freud, E. Canetti, S. Zweig, K. Tucholsky, S. Andres, R. Musil, J. Roth (me veshje shqiptare). H. Broch, R. Huch. H. Lange.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Ajo çfarë e bën Schweblin kaq befasuese si shkrimtare, të rrallë e të rëndësishme, është se ajo nuk është nxitur thjesht nga talenti apo ambicia, por nga vizioni." —New York Times Një përmbledhje e jashtëzakonshme dhe e frikshme tregimesh, nga një yll i madh ndërkombëtar i letërsisë. Tregimet e shkëlqyera të librit "Zogj në gojë" do të zënë vend në mendjen tuaj dhe nuk do t'ju lëshojnë. Samanta Schweblin të përndjek dhe të mahnit në këtë përmbledhje të jashtëzakonshme që paraqet gra në situata të pasigurta, burra të trullosur, botën natyrale në mospërputhje me realitetin. Ne mendojmë se ekziston vetëm një mënyrë për gjithçka, por shpesh, nuk ndodh kështu - pritshmëritë tona mbi mënyrën se si të tjerët veprojnë, dashurojnë, frikësohen, mund të kthehen përmbys. Secili personazh në librin "Zogj në gojë" duhet të luftojë me të papriturën, qoftë përballë një familje që ndahet, një fëmije që transformohet, një ngjarje të frikshme, ose një vrasje. Tregimet e Schweblin japin ndjesinë e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë merr shumë kuptime, duke jua lënë rrahjet e pulsit të larta dhe vijën midis reales dhe të çuditshmes të paqartë. “Vëllezërit Grim dhe Franz Kafka i kanë bërë një vizitë Argjentinës në këto rrëfime me humor të errët të Samanta Schweblin, të njerëzve që humbasin pa u kuptuar, ose kanë rënë përmes vrimave në realitete alternative.” —J. M. Coetzee “Surreal, shqetësues dhe padyshim origjinal.” —Library journal
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Agron Tufa (1967) është poet dhe studiues; fitues i disa çmimeve letrare, mes të cilëve Pena e Argjendtë për romanin më të mirë {Fabula Rasa, 2005), Çmimi i Madh Letrar Kombëtar për gjithë veprën letrare (2009), etj. Është përkthyes i disa prej autorëve më të rëndësishëm rusë të shekullit XX, si: Ana Ahmatova, Marina Cvetajeva, Osip Mandelshtam, Tosif Brodskij, Evgenij Zamiati, Boris Pastërnak etj. Vepra e tij në prozë e poezi është përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Tregimet e përfshira në këtë botim të Mopasanit janë: Zonjusha Perlë/ Dramë e një zemre të përulur/ Kokoja/ E bija e Rokës/ Eremiti/ Në varkë/ Në udhëtim/ Lumturia/ Ime shoqe/ Historia e një Shërbëtoreje/ Fuçia e vogël/ Babai/ Shtëpia Telje/ Zonjusha Fifi/ Dy miq/ E çmendura/ Xha Miloni
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Bota e Borges-it është bota e qartësisë,kthjelltësisë e njëkohësisht botë e ideve të pazakonta.... e shprehur me fjalë jashtëzakonisht të drejtpërdrejta. Ai është një tregimtar i madhërishëm. Gjithë ne i lexojmë rrëfimet e Borgesit me një përhumbje gati hipnotike.”-Mario Vargas Llosa “Borges është gjiganti që ka pasuruar shkrimin dhe fjalorin e fantazisë dhe fantazimeve tona.Vetëm ai mund ta ëndërrojë botën me një përpikmëri të tillë intelektuale. “-lan McEvvan “Borges, Joyce, Kafka ndërtojnë trekëndëshin ideal të letërsisë së shekullit të XX-të. Për emra të tjerë që do më sugjeronit,do duhej të më paguanit ryshfet.”-Umberto Eco
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël - Mariana emrin ia thonë - të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit. Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!... Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen... Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Çmimi: 1300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania