titleToAlt
Pas shumë medyshjeve, guxova dhe e shkrova këtë roman historiko-trag- jik, në qendër të të cilit është mbreti Agamemnon, ngadhnjyesi i luftës së Trojës, me bindjen që lexuesi, në krahasim me veprat origjinale, në këtë prozë, lehtësisht të kuptueshme e pa nderlikime mitologjike (por edhe po iu shmangur plotësisht atyre), të njohë më mirë, nëpërmjet disa episodeve, që në zanafillë fqinjët tanë lindorë ballkanikë, me mendësitë e tyre morale e zakonore, për të drejtën dhe gjakmarrjen, lirinë dhe tiraninë, virtytet dhe veset, cmirën dhe lakminë e të nxjerrë përfundimet përkatëse. Ata tok me ne, janë ndër banorët më të vjetër të siujdhesës Ilirike. Midis popujve tanë ka edhe përkime e ngjashmëri, siç është ajo e gjakmarrjes, por ndërsa ata e kanë kapër- cyer dhe lënë pas gjakmarrjen, ndër ne, ajo gjallon dhe vazhdon të marrë ende jetë njerëzizsh. Por deri kur vallë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në dramë shfaqen aspekte të kontrastit etik dhe të civilizimeve mes shqiptarëve dhe osmanëve: Kruja e Lezha venedike nga një anë dhe pallati i sulltan Mehmetit II në Stamboll me sallën e divanit. Rikonceptualizimi i leximit si distopi letrare, është një qasje e pasqyrimit të dikaturës që sundonte në Shqipëri,ku po kryej edicioni kultural kinez. Shkrimi i tragjedisë si vijim i taditës letrare europiane, në vitin 1967 vendos skenën e Aktit 5, në Katedralen e Shënkollit të Lezhës , duke dialoguer me profanizimin e kohës së shkrimit të sh.XX me prishjen e trashëgimisë së besimit dhe rrënimin e monumenteve kultike. Në kontrast me atmosferën letrare e politike antieuropiane që buiste në Tirnaë, në këtë tragjedi prifti At Dhimitri udhëheq ritualin për shpëtimin e heroit brenda Katedrales së Shënkollit shoqëruar nga lutjet korale të grave, ushtarëve dhe pleqve. Me botimin e romanit në vargje ‘’Kastriotët’’ dhe të tragjedisë ‘’Bete-ja e fundit e Skënderbeut’’ shkruar thuajse 50 vjet më parë për kremtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, plotësohet nxjerrja në pah e një pjese të letërsisë Underground në Shqipëri, si alternativë gjalluese ndaj asaj ex zyrtare dhe Jubileut të papranishëm kastriotian.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
“Fedra” eshte nje vepër me vlera të larta artistike e letrare. Ëshië tragjedi e akteve të ligjërimit por edhe tragjedi poetike. Për të tejkaIuar pengesat e pafundme të ligjërimit, personazhet zhyten në fialë, në figura, kështu që, përnjëherë, shprehjet dhe fjalët e rëndomta ringarkohen me kuptimin e tyre parësor. Fjalët nuk janë më pasqyra të gjërave siç pohonin gramatikanët e kohës, por fjalët nxisin gjërat sipas figurave që i bartin. Kështu pra, poezia nuk është një zbukurim i thjeshtë, por është zemra e veprimit. “Fedra” është, pra, një tragjedi mitologjike jo vetëm me temën e vet, por posaçërisht me faktin që nëpërmjet ligjërimit ajo paraqet figura të shpërthimeve primitive të qënies njerëzore. E përballur me tundimin më të keq dhe, përkundër të gjitha përpjekjeve të veta, e mposhtur pa rnëshirë, Fedra është një figurë shembullore e tragjedisë femërore, e tragjedisë së shpërthimeve njerëzore të mishëruara në figurën e një femre. Prandaj “Fedra” ishte moderne në kohën e vet me një modernitet që jeton edhe sot e gjithë ditën.”- Murat Bejta.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Tragjedia "Sidi "e dramaturgut të shquar francez Pjer Kornejit u vu për herë të parë në skenë në vitin 1636. Kjo premierë mbetet për bashkëkohësit një nga ngjarjet më të mëdha në zhvillimin e kulturës kombëtare.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Tragjedia “Edipi mbret” është shkruar nga Sofokliu, që jetoi në shekullin e V p.e.s. Ngjarja duket si një stisje e orakujve. Nënës së Edipit, Jokastrës, i shfaqet në ëndërr se foshnja e saj do të vriste prindërit e tij. Për këtë arsye ajo ia jep foshnjën bariut të familjes, që ta vriste. Por bariu ia jep një bariu tjetër, që ta çonte në vendin e tij. Edipi përfundon në oborrin e Polibit dhe rritet si djali i tij. Është përsëri orakulli që i flet Edipit për fatin e tij “..se me nënën time do bashkohesha,/ se këto duart e mia do të lyheshin / me gjakun e tim eti.”. Për të mënjanuar këtë, Edipi largohet nga prindërit, që e kishin rritur dhe që ai i dinte si prindërit e tij. Tmerrohej se mos shkonte në shtrat me nënën, Meropin (nënën adoptive) dhe nuk shkon më në vendin e tij, as kur vdes Polibi (babai adoptiv). Por fati i tij tashmë ishte përcaktuar. Ai u ndesh me Mbretin Laj, dhe eskortën e tij, dhe pas një përplasje, Edipi vret mbretin Laj, të atin, pa e ditur se kush ishte ai. Më pas Edipi u martua me Jokastrën, të ëmën, dhe me të pati katër fëmijë. Por fati do të shkojë deri në fund...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
...Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte rënë kambana që lajmëronte drekën. Unë pashë shpejt të gjitha thesaret e Bertës dhe i tregova të miat. Pastaj rregulluam rrobat. U puthëm duke i premtuar njëri-tjetrit se nuk do të tregonim asgjë nga ajo që kishte ndodhur mes nesh. U bëmë gati të largoheshim, matanë kopshtit jo shumë larg nesh dëgjuam zëra grash... ...Befas ai e kapi nga supet dhe e shtriu me kurriz për tokë. Ajo deshi të nxirrte këmbët nga uji, por nga nxitimi fustani i lehtë iu ngrit lart dhe u gjend në po atë pozicion që unë kisha parë motrën time pak më parë. Për fat të keq kjo shfaqje e këndshme zgjati vetëm disa sekonda...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shumëzua. Qe të mos i linte në mjerim, Prometeu shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë zjarri dhe ua çoi njerëzve. Zeusi u zemërua kaq shumë sa urdhëroi që ta mbërthenin Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon tragjedia. Zeusi, i tërbuar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon Hermesin për ta kërcënuar dhe detyruar t'i zbulojë të ardhmen, por Prometeu hesht. Zjarri i Prometeut simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë mendjen e njeriut. Parashikimi i Prometeut se një ditë do të çlirohet nga vargonjtë e Zeusit qëndron në besimin në forcën emancipuese të përparimit, që e ka burimin nga shkëndija që ai i dha njerëzimit.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Tragjedia fillon me përshkrimin që i bën Rikardi ardhjes në fron të vëllait të vet, Mbretit Eduardi IV i Anglisë, djali i madh i të ndjerit Rikard, Dukës së Jorkut. Ky diell i Jorkut dimrin e mërzisë Na e ndryshoi në verë të lavdishme; Dhe retë që kërcënonin vatrën tonë Në gji të detit u varrosën thellë. Fjalët që thotë shfaqin zilinë dhe ambicien e Rikardit, ndërkohë që vëllai i tij sundon me sukses vendin. Rikardi është shtrembanik, i deformuar, gungaç dhe "nuk mund të tundet në sytë e ndonjë nuseje belpërdredhur". Ai i përgjigjet torturës së gjendjes së vet me vendimin: "I dhashë fund të sillem si mizor/Dhe t'i përbuz kënaqësit' e tyre". Rikardi thur plane që vëllain e vet, Klarensin, i cili është para tij në vijën e trashëgimisë, ta dërgojë në burg, për të përmbushur një profeci që ia ka ushqyer mbretit Eduard; se "G-ja do të jetë vrasësi i trashëgimtarëve të mbretit Eduard”, që mbreti e interpreton sikur i referohet George-it, Dukës së Klarensit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Jean Racine ishte shkrimtar dhe dramaturg francez. Së bashku me Corneille, ai ishte përfaqësuesi më i madh i teatrit tragjik francez të shek. XVII. Djali i madh i Jean Racine (1615-1643) dhe Jeanne Sconin (1612-1641). Upagëzua në La Ferte-Milon më 22 dhjetor 1639. Jeanne Sconin vdiq në janar 1641, gjatë lindjes së motrës së tij Marie. Dy vjet më vonë vdiq edhe babai i tij; dhe Jean iu besua gjyshërve nga babai, Jean Racine dhe Marie Desmoulins. Kjo e fundit i dha atij mundësinë të studiojë pranë helenistëve të shquar të cilët e njohën me letërsinë klasike greke, që në masë të madhe ndikoi në punën e tij të ardhshme. Për të ndjekur studimet e tij filozofike ai shkoi në Paris, duke hyrë (ndoshta në 1646) në "Petites Ecoles" të Port-Royal. Nga viti 1653 deri më 1655 ai studioi në Kolegjin e Beauvais. Në 1655 u kthye në Port-Royal për të përfunduar retorikën e trajnimit, nën kujdesin e mjekut Jansenist, Jean Hamon. Në këtë periudhë, Racine, ende adoleshent, shkroi tekstet e tij të para; ode dhe himne të karakterit fetar. Në 1660 ai kompozon oden "La Nymphe de la Seine a la Reine" me rastin e martesës së Luigjit XIV të cilit do t'i kushtojë gjithashtu edhe "Ode sur la convalescence du Roi” dhe “La Renommée aux Muses”. Në moshën njëzet e tre vjeçare, kthehet nëParis, ku hyn në gjykatë në sajë të ndërmjetësimit të Dukës së Saint-Aignan. Në 1677 ai u bë historian zyrtar i gjykatës francez; në 1679, ndoshta për shkak të një skandali në gjykatë, u tërhoq në jetën private dhe martohet me Catherine Romanet, me të cilën pati shtatë fëmijë. Anëtar i Akademisë Franceze që nga 12 janari 1673, Racine mori në dhjetor 1690 titullin "Gentilhomme ordinaire de Sa Majesté”. Ai u bë gjithashtu Arkëtar i Francës. Më në fund u emërua historian i mbretit në 1677, në të njëjtën kohë me Nicolas Boileau. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi me gruan dhe fëmijët, në Paris, ku edhe vdiq. Sipas dëshirë së tij, u varros në Port-Royal des Champs. Veprat e tij kryesore: Tebaida ose Vëllezërit armiq (1664), Aleksandri i Madh (1665), Andromaka (1667), Britannicus (1669), Bérénisa (1670), Bajaziti (1672), Mitridati (1673), Efigjenia (1674), Fedra (1677), Ester (1689), Atalia (1691).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përkthim tjetër i kësaj kryevepre të letërsisë së të gjitha kohëve, një përkthim i vjetër e i ri: i vjetër sepse u krye më shumë se dyzetë vjet të shkuara, i ri sepse sheh dritën e botimit për herë të parë në këtë botim. Fausti është një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të. Sjellë në shqip nga përkthyesi i shkëlqyer i Homerit e i Dantes, Pashk Gjeçi, libri është i shoqëruar me ilustrimet e artistit Harry Clarke, ilustratori më i famshëm i veprës së Goethes, i cili përzjen me mjeshtëri stilin gotik me stilin “art nouveau” në krijimin e siluetave të errëta dhe elegante.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shqipërime të Shekspirit nga S. Luarasi:Mbreti Lir, Rikardi II,Rikardi III, Si ta doni,Tregtari i Venedikut, Komedia e gabimeve.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Orestia 2016
Në fund të skenës, pallati i Atridëve. Ky është shënimi që duhej të hapte  Orestian , veprën monumentale, të vetmen që kam bërritur e plotë gjer tek ne nga rroposja eskiliane. Shënimi mund të ketë qenë i autorit apo i ndonjë vënë si në skenë të mëvonshëm, kjo s ka rëndësi. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdo njërën prej të cilave do të zhvillohen ngjarje nga më tragjiket që mund të për fytyrojë mendja njerëzore. Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon, për të mos dalë më kurrë që andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që porsa ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas biri i tyre, Oresti, për të dalë dhe ai, këtë herë me shpatën mëmë vrasëse në njërën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën-rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin. Dhe, ashtu si edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen e tij, por ndërkaq do të mbërrijnë erinitë për t ia errësuar gjykimin e për ta kthyer të folurën e tij në një përçart.nPor të gjithë këta s janë veçse  bij e nipër krimesh të vjetra , që prej vitesh kanë gëluar brenda këtij pallati. Muret e tij kanë parë e dëgjuar gjëra të llahtarshme, prej të cilave ne shikojmë vetë maktet e fundit. Vrasje midis vëllezërish përpushtet, gosti makabre, ku të ftuarit i shërbehen si gjellë gjymtyrët e fëmijëve të vet, net makthi të ndërgjegjeve të vrara, mallkime, ankthe dhe parandjenja krimesh të ardhme. Të gjitha këto i mësojmë dale nga dalë nga kori, përpara të cilit shpalosen unazat e fundit të këtij vargori të rëndë. Siç dihet, motivin e kësaj gjëme Eskili e ka nxjerrë nga epet e vjetra gojore, ku flitet për mallkimin që rëndonte mbi pallatin e Pelopidëve (ose Atridëve), ku gjakmarrja fisnore, e gërshetuar me luftën për pushtet, vazhdonte të pillte vrasje pas vrasjesh. Ideja e Eskilit se krimi lind krimin është e nënvizuar në këtë vepër më qartë se kudo. Por trilogjia është e mbushur me motive të tjera të mëdha për luftën dhe përpaqen, për fatkeqësinë që pëson jo vetëm viktima e mundur, por edhe dhunuesi fitimtar, për shpagimin e çdo te primi, për flijimin në emër të ambicies, për marrëdhëniet njeri-shtet, ndërgjegje-nënndërgjegje, detyrë-pasion etj. Ide antitiranike e përshkojnë trilogjinë nga kreu në fund. Herë-herë, lajmi i një vrasjeje në pallat lidhet me shqetësimin se mos po shpallet një tirani e re. Kështu, për shembull, në çastin kur merret vesh mbytja e Agamemnonit, për nga shpeshtia e të folurit dhe e trazimit të brendshëm koriantik i ngjet një grumbulli gazetarësh të sotëm në portat e një ndërtese presidenciale, ku por sa ka ndodhur një grusht shteti.nNjë nga motivet kryesore të veprës është problemi i parësisë së gjakut atëror ose mëmësor. E thjeshtë, në pamjen e parë, kjo ka qenë një nga çështjet themelore, mbi të cilat janë ngritur të gjitha kodet juridike të vjetra e të reja, çështje që ka shkaktuar drama të panumërta mbi rruzullin tokësor.nNë trilogjinë  Orestia pyetja shtrohet saktë dhe prerë: nga rrjedh fisi: nga nëna apo nga babai Hyjnitë e vjetra, erinitë, janë për nënën; të rinjtë, Apoloni e Atena, për atin. E ngel si thotë se kjo është një jehonë e largët e luftës mijë vjeçare midis matriarkatit që po humbte dhe patriarkatit që po fitonte. Por motivi ishte, megjithatë, tepër i vjetër për ta joshur Eskilin, në qoftë se nuk do t i shërbente si bërthamë për ta pasuruar me ide më të reja, si ato që përmendëm më lart, e gjer te motive fare të freskë ta të jetës së vrullshme bashkëkohore, siç ështja e Aeropagut, gjyqit të athinasve, për fuqizimin ose shfuqizimin e të cilit ata ishin në atë kohë në grindje, për aleancën Athinë-Argos etj.nProblemi i  së drejtës , që e përshkon si kryefilltërë krijimtarinë e Eskilit, këtu trajtohet gjerësisht prej tij, si një përplasje gjëmëtare midis të drejtës së vjetër, asaj të erinive e të vetëgjyqësisë gjakmarrëse, që po humbet, dhe një  të drejte të re, asaj të mekanizmit shtetëror.nPor, si çdo vepër e madhe artistike,  Orestia del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrravetë turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës, madje, në shtrirje kohore dhe hapësinore më të gjerë se ç e gjejmë tek  Iliada dhe tek  Odisea .
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e  Iliadës janë vendosur nëvitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.nTipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore. Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak-pasojë. nZëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta, arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Te  Iliada kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar.nNë poemat homerike, të nënshtruara një kritike të rreptë, do të japin një përkthim veçanërisht të ndryshëm nga ai i pranuar prej helenistëve zanatçinj. Le të marrim vargun e pare të Iliadës: Mhninaeide, Jea, Õhlhiadew AcilhoV, që kemi zakon ta përkthejmë kështu: Chante déesse, la colèred Achille, fils de Plélée (Këndo perëndeshë, zemërimin e Akilit, birit të Peleut). Këtu nuk ka asnjë fjalë që të jetë përkthyer si duhet, veç në përjashtofshim Akilin.nMhniV nuk kadashur të thotë zemërim, por mendimi ngulët, si dëshmojnë fjalët e së njëjtës familje: menw mania, në greqisht; maneo, në latinisht, etj., të cilat shprehin të gjitha idenë e ndaljes, të qëndrueshmërisë. Së fundi, mhniV është ruajtur në shqipen e veriut mëni ku ka kuptimin rancune. Zemërim dhe mëri nuk kanë të njëjtën vlerë; do të guxoja madje të thosha se të dyja ndjenjat janë diametralisht të kundërta, e para karakterizohet nga vrazhdësia dhe shkurtësia, e dyta nga këmbëngulja dhe qëndrueshmëria. Zemërimi i Akilit pat zgjatur tepër sa për ta quajtur zemërim; mos dyshoni  helenistë të mirë se qe mëria që e brente.nnFAIK KONICAnnPoemat homerike  Iliada dhe  Odiseja s janë, veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutaledrejtLindjes (Iliada), e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja).nnISMAIL KADARE
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qira rastësisht në një video-klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron. Me ndihmën e së dashurës, niset në kërkim të kopjes së tij; një njeri i zakonshëm, i martuar, aktor kinemaje; arrin të gjejë adresen dhe numrin e tij të telefonit dhe e bind për domosdoshmërinë e një takimi. Takimi ndodh në një vend të veçuar dhe përfundon me një mynxyrë, ngaqë secili kupton se dy qenie të ngjashme nuk mund të bashkëjetojnë. Cili prej të dyve është unë, cili është tjetri? Për Tertuliano Maksimo Afonson dhe për Antonio Klaron, sigurisht që përgjigjja nuk është e njëjtë. Atëherë, nga çrregullimi i identitetit, papritmas shfaqet tragjedia.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kjo vepër është aq e mrekullueshme, sa unë nuk e di se me çfare tjetër mund të krahasohet“ Gëte.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel! "Magazine litteraire ", Paris
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Hamleti” pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit. Dramaturgu e arriti pjekurinë artistike të kësaj vepre përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrje, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Makbeth”, është tragjedia e ambicies kriminale dhe mëkatit, jo në ferrin e jetës tjetër, por në ferrin e kësaj jete. Gjëja më tragjike e kësaj vepre është se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harxhojnë heroizmin e tyre për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë veten. Tragjedia e Makbethit dhe Zonjës Makbeth, e përsëritur me qindra herë me ca variante në histori të botës, na provon me një mënyrë shkencore, që ka një gjyq këtu mbi dhe për të ligun. Nga tragjeditë shekspiriane, kjo është më e lehta për t’u kuptuar. Zhvillimi i subjektit është i qartë dhe natyral, aksioni rritet gjersa arrin në kulm me një simplicitet e një shpejtësi pothuajse klasike.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Jul Çezari” është tragjedia e parë e Shekspirit dhe një nga tri tragjeditë me temë historike. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur në historianin e lashtë romak Plutarkun. Jul Cezari është gjithashtu një tragjedi, por, pavarësisht nga titulli, karakteri tragjik i pjesës është Bruti, romaku fisnik, vendimi i të cilit, për të marrë pjesë për hir të lirisë, e çon atë, në një konflikt personal dhe vendin e tij në një luftë civile.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shtëpia botuese SARAS ka nxjerrë në treg vëllimin e parë me drama të William Shakespear. Përmbajtja: Dramat Timoni nga Athina Simbelini Masë për masë Përktheu: Kristaq Traja
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania