titleToAlt
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia. Në librin "Forca e Faktit" profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara. E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik. Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, "Forca e Faktit" është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botën.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
A është e pafundme Bota? Mos duket veç një strukturë gjigante, krahasuar me përmasat tona të vogla, dhe diku mbaron? Si mbaron? Apo ka universe të tjera, që kurrë s'do të kemi mundësi t'i eksplorojmë? Deri sa larg kemi mundur të shohim me instrumentet tona? Sa larg ka shkuar imagjinata dhe dija shkencore? A ka pasur dikur një fillim? A do të ketë dikur një fund? Apo Bota ka qenë dhe do të jetë e përjetshme? Si ndodh Levizja? Sa të vegjël mund të jenë hapat? Sa imët mund ta copëtojmë lëndën? Pafundësisht? Ka vallë një stad ku copëzimi ndalet? Sa të vogla janë kokrrizat që mund të shquajmë me instrumentet tona? Sa thellë ka depërtuar imagjinata dhe dija shkencore? A mundet mendja jonë ta kuptojë Infinitin? Apo jemi veç sqimatarë të pandreqshëm? Dhe mëkatarë mendjelehtë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Mjeshtër i prezantimit të shkences për njerëzit e zakonshëm” Sunday Times Erëin Schrödinger ishte një fizikan austriak, i famshëm për kontributin e tij në fizikën kuantike. Ai fitoi Çmimin Nobel në vitin 1933 dhe njihet më së shumti për eksperimentin e 'maces në kuti', e cila, në të njëjtën kohë, ishte e gjalle dhe e ngordhur, gjë që zbulon natyrën paradoksale të mekanikës kuantike. Shredingeri punoi në periudhën më të begatë në të gjithë historinë e shkencës. Në vitin 1906, në kohën kur ai nisi studimet universitare, Ajnshtajni kishte publikuar ndërkohë punimin e tij revolucionarizues për teorinë e relativitetit. Tashmë stafeta e progresit shkencor po i pasohej një brezi të ri: Werner Heisenberg-ut, Pol Dirak-ut, Nils Bohr-it dhe vetë Schrödinger-it. Në këtë biografi që të mbërthen, John Gribbin na çon në zemër të revolucionit kuantik. Ai na tregon historinë e jetës plot ngjyra të Schrödinger-it. Me një stil interesant dhe të thjeshtë për t'u kuptuar, ai arrin të shpjegojë botën mahnitëse të mekanikës kuantike, që është në themel të të gjithë shkencës moderne. "Gribbin është mjeshtër i vërtetë në zbërthimin e mistereve të mekanikës kuantike” Jim Al-Khalili
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
AI ISHTE GJENIU MË KRIJUES NË HISTORI. ÇFARË SEKRETESH MUND TË NA MËSOJË? Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n. Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t'i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë. Kreativiteti i tij, njësoj si inovatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij. Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t'i vënë në pikëpyetje - të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe. "Të lexosh këtë biografi madhështore të Leonardo da Vinci-t, është të ndërmarrësh një udhëtim përmes jetës dhe veprave të një prej qenieve më të jashtëzakonshme njerezore të të gjithë kohërave. Në shoqërine e udhërrëfyesit më përfshirës, me të informuar dhe më mendjemprehtë. Walter Isaacson është njëkohësisht një studiues i vërtetë dhe një shkrimtar magjepsës. Dhe çfare mesimesh të vlefshme do të gjeni në këto faqe". — DAVID McCULLOUGH
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
"Ky libër jashtëzakonisht i fuqishëm tregon se sa shumë na mungojnë mjetet ndërkombëtare të përbashkëta, aq të nevojshme për të luftuar krimtn kibernetik. Lexim i nevojshëm." - Roberto Saviano, autor i librit "Gomorra" Përfitimet e të jetuarit në një shoqëri digjitale dhe të globalizuar janë të pamasa; po aq janë edhe rreziqet. Bota është bërë makth për zbatuesit e ligjit dhe ëndërr për secilin kriminel. Ne kryejmë shërbime bankare online, tregtojmë online, dashurojmë, mësojmë, punojmë dhejetojmë online. Por, a kanë mësuar institucionet që përkujdesen për sigurinë tonë në rrugë, të na ruajnë edhe në botën digjitale që po lulëzon? Ajemi bërë të vetëkënaqur rreth sigurisë personale - duke ndarë mendimet tona, besimet dhe detajet nga jeta jonë e përditshme me këdo që ka interesin për t'i marrë këto informa-cione nga ne? Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombë-tarisht të njohur "McMafia", zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik. Qeveritë dhe sektori privat po humbasin miliarda dollarë çdo vit duke luftuar kriminelët super-të-mençur, gjithnjë-te-ndryshueshëm dhe gjithnjë-të-padukshëm: hakerët. Glenny ka udhëtuar dhe ka rrjetëzuar botën. Duke hulumtuar ngritjen dhe rënien e uebit kriminal DarkMarket ai ka zbuluar historitë më gjallëruese, më alarmuese dhe më ndriçuese. Qoftë JiLsi apo Matrix, lceman, Master Splynter apo Lord Cyric; qoftë rreshteri detektiv Chris Davvson nga Scunth-orpe, Angli apo agjenti Keith Mularski në Pittsburgh, Pensilvani, Glenny i ka gjetur dhe intervistuar të gjithë lojtarët - kriminelët, geek-ët, policinë, ekspertët e sigurisë dhe viktimat - dhe vendos secilin dhe çdo gjë në vendin që u takon në krijimin e politikave, ekonomisë dhe historisë. Rezultati është thjesht i pamohueshëm: ky libër është jashtëzakonisht tër-heqës dhe i besueshëm. Eshtë libër i domosdoshëm për t'u lexuar nga kushdo që përdor kompjuter: libri kryesor i krimit të kohës sonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat te keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë. Ndodhoj në Pavia. Iu bashkua familjes pas braktisjes së studimeve ne Gjermani. Ishte fillimi i shekullit dhe Italia po hidhte hapat e pare të revolucionit industrial. I ati, inxhinier, instalonte centralet e para elektrike në ultësirën padane. Alberti lexonte Kantin dhe kur i shkrepte në kokë ndiqte leksionet në Universitetin e Pavias: për zbavitje, pa qenë i regjistruar dhe pa iu nënshtruar provimeve. Kështu bëhesh me tërë mend shkencëtar." "Ekzistojnë kufij, aty ku mësojmë, dhe digjet dëshira jonë për dije. Ndodhen në thellësitë më të imëta të indit hapësinor, në origjinën e kozmosit, në natyrën e kohës, në pashmangshmërinë e vrimave të zeza, dhe funksionimin e vetë mendimit tonë. Këtu, në bordin , e asaj që dimë, në kontakt me oqeanin e asaj që nuk dimë, vezullojnë misteri i botës ,bukuria e botës, dhe na lëne pa frymë". I tillë eshtë parakushti i këtyre "leksioneve të shkurtra", që na prijnë udhë, me transparence të admirueshme, përmes disa etapave të pashmangshme të revolucionit që tronditi fizikën në shekullin XX dhe vazhdon ta tronditë sot e gjithe diten; duke filluar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe mekanikës kuantike deri në çështjet e hapura që kane te bëjnë me arkitekturën e kozmosit , grimcat elementare, gravitetin kuantik,natyrën e kohës dhe të mendjes."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Volta shpiku shumë gjëra, e mbi të gjitha baterinë. Zbulimi që bëri, i hapi rrugën mjaft risive teknologjike që bëjnë pjesë në botën e sotme. Në këtë libër, vetë Volta na tregon për jetën e tij midis automatëve dhe makinave elektrike, në Europën e viteve 700. Na tregon dhe për miqësinë me një tjetër personazh të jashtëzakonshëm, Napoleonin.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër synohet që studenti të marrë njohuritë bazë për gjuhësinë kompjuterike. Të dijë se ç’është gjuhësia kompjuterike, si lindi ajo, fushat e saj të zbatimit, arritjet konkrete në këtë fushë, problemet që dalin të cilat mbeten sfidë për të ardhmen etj. Temat e ndryshme janë ndarë në përpjesëtim të drejtë për t’u përfshirë të gjitha në javët mësimore të parashikuara në program. Pas trajtimit të tyre, studenti duhet jo vetëm të përvetësojë konceptet kryesore për gjuhësinë kompjuterike, por dhe të diskutojë për çështjet problematike e të diskutueshme duke arsyetuar mbi bazën e njohurive të marra. Teksti në fjalë u drejtohet kryesisht studentëve të degës së gjuhës dhe letërsisë, por mund të jetë i vlefshëm edhe për studentët e degëve që lidhen me informatikën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një seri që i kushtohet jetës së grave që kanë dhënë një ndihmesë të madhe në shkencë, portrete komplekse dhe apasionante, një nxitje dhe model I jashtëzakonshëm. Lizë Meitner po ja mbath nga Gjermania naziste, ajo që ishte bërë profesore e fizikës në Berlin,duhet të zhduket se është çifute.... Pikërisht në Suedi, ajo do të shkojë si refugjate dhe atje do të zbulojë forcën e madhe që fshihet brenda bërthamës dhe që për fat të keq do të përdoret për të ndërtuar bombën atomike... Por ajo jo, ajo nuk bashkëpunon dhe gjithë jetën e saj lufton për paqen.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ndaj ombrellës së mediave profesioniste tashmë i është shtuar një formë e re që mban emrin “Gazetaria Qytetare”. Siç e shtjellon ky libër, kjo formë e re komunikimi nuk ka aspak si synim të Konkurrojë gazetarinë profesioniste. Përkundrazi, misioni i saj është më fisnik; të plotësojë vakumin informativ, të sjellë zëra të rinj, të zhvillojë historitë. Të jetë në harmoni dhe kohezion me platformat tradicionale që të forcojë demokracinë dhe të rrisë informimin e shoqërisë. Libri “Gazetaria Qytetare" me autor Doktorin e Shkencave të Komunikimit Fatos Salliu është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Ai është fryt i një studimi disa vjeçar i këtij trendi në rang global dhe në Shqipëri. Autori ka studiuar në imtësi kuadrin teorik, shkollat, debatet dhe mendimin kritik të fenomenit "Gazetari Qytetare"në botë. Ka hulumtuar mënyrën se si kanë ndërvepruar me këtë trend gjigandë të komunikimit masiv botëror si CNN, BBC, New York Times, Guardian dhe Daily Telegraph. Ai ka vendosur kontakte me profesorët më të famshëm sot në botë në këtë fushë si Dan Gillmor apo Stuart Allan. Mund të them me bindje se libri "Gazetaria Qytetare" është një vepër me shumë vlera që i shtohet komunikimit masiv në Shqipëri. Koha do të vërtetojë rëndësinë e tij. Ai u shërben studentëve të gazetarisë, i cili përbën një databas të rëndësishëm për hulumtues të tjerë të fushës. Jep rekomandime të vlefshme për platformat tradicionale dhe Ministrinë e Arsimit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Dr, Indrit Baholli në eksperiencën e tij është fokusuar në veçanti në problematikën e informatizimit të sistemit të shpërndarjes të energjisë elektrike. Megjithatë, ashtu sikurse trajtohet me të drejtë në punim, korrelacioni që ekziston midis informacionit - informatizimit të tij dhe performancës menaxhuese, e ka bërë atë realisht një nga ekspertët më të njohur të sistemit energjitik shqiptar në tërësi. Duke e pare informatizimin e këtij sistemi jo thjesht si një domosdoshmëri për përpunimin e informacionit, rritjen e transparencës ndaj klientëve, korrektësinë ndaj tyre, etj, por kryesisht në funksion të përsosjes së menaxhimit ekonomik e financiar në KESH, ky studim është mjaft i arrirë dhe argumentues, ai i drejtohet jo vetëm studiuesve të ardhshëm të kësaj fushe, por në tërësi cilit do që do të dëshironte të studionte sistemet e informacionit, si një variabël i rëndësishëm e përcaktues i performancës menaxhuese në kompanitë apo subjektet e ndryshme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Profesori referoi për "probleme të veçanta të bioelektromagnetizimit". Merita e madhe e lektorit qe se duke parë këtë mjedis kaq mikst, nuk referoi me gjuhën e "rëndë" të fushës, ku, siç dihet, operohet me derivate e integrale. Po ai, në më lejohet të përdor një eufemizëm po nga fusha "simotra", e uli butë "anijen e dijeve në sipërfaqen e hënës". Merita e madhe e këtij Lektori qe: se të panjohurën,e bëri të njohur; abstrakten, konkrete; të vështirën, të thjeshtë e të lehtë. Lakoi dije jo si "konsumim erudicioni", por dije që të vihet në praktikën e përditshme. Nuk bëri astrologji, por shkencë ku vuri pikat mbi i. Libri "Njeriu "Elektromagnetik" në mjedisin elktoromagnetik" është i ndarë në dy pjesë. Për ta bërë më të "përtypshëm" për lexuesin, Profesori jo vetëm lë vend për rekomandime të veçanta, por tërheq vëmendjen e lexuesit që për ta bërë edhe më të lehtë materialin shkencor, të "zbusin" sadopak dijet abstrakte duke lexuar dy librat të botuar më parë nga autori me titull "Fusha elektromagnetike dhe shëndeti" botuar qyysh në vitin 2004 dhe librin që autori së bashku me R. Mihon kanë botuar në vitin 2006, me titull "Vala, celulari dhe shëndeti".
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në momentin e një tërmeti, secili prej nesh mund të reagojë në mënyra të ndryshme. Ja disa këshilla të thjeshta për mënyrën se si duhet të mbrohemi kur ndjejmë lëkundjet e tokës. 1.Siguroni veten. Në momentin kur ndjeni lëkundjen e parë mos u frikësoni por siguroni veten në një ambjen të përshtatshëm. Futuni poshtë një tavoline të gjerë, larg objekteve të shtëpisë që mund të bien mbi ju. 2.Ruani qetësinë. Kontrolloni të gjitha elektroshtëpiaket në shtëpi që mund të shkaktojnë zjarr. Fikini ato kur lëkundjet të jenë qetësuar. 3.Qetësohuni. Paniku mund të shkaktojë lëndime tek ju. Kini kujdes nga objektet e rëna apo gotat e thyera nëpër shtëpi. Qëndroni brenda sepse gjatë daljes xhamat e dritareve ose tjegullat e çatisë mund të bien mbi ju. Dilni jashtë kur lëkundjet të jenë zvogëluar. 4.Siguroni që keni mundësi të dilni jashtë. Kontrolloni dyert dhe dritaret që të jenë të hapura. 5.Qëndroni larg banesave dhe objekteve që mund të bien mbi ju nëse jeni në ambiente të hapura. 6.Qëndroni larg zjarreve dhe tsunameve. Mundohuni të largoheni sa më parë vendeve të cilat mund të përfshihen nga zjarret, ose vendet të cilat mund të preken nga tsunami. 7.Informohuni. Merrni informacionet e duhura nga mediat, radio, televizioni dhe autoritetet lokale. 8.Siguroni që familjarët dhe fqinjët tuaj janë mirë. 9.Punoni sëbashku për t’u ardhur në ndihmë të lënduarëve nga tërmeti. 10.Siguroni përpara evakuimit që energjia elektrike ose gazi të jenë fikur.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Formulimi i teorisë: ”Transformimi i materjes në thelbin e stërngjeshur të ’’ bërthamës është shkaku i rritjes dhe zhvillimit të Tokës qysh nga origjina” ’ Në këtë formulim janë ngjizur konceptet origjinale që e bëjnë teorinë e Tokës në Rritje dhe Zhvillim teori të pazakontë. Këto konceptime janë: - për trajtat bazë të materjes në transformim; - për konceptimin e energjisë si materje në lëvizje që rezulton në procesin e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materjes. - për thelbin energjitik të bërthamës së Tokës si objekt kozmik aktiv; - për modifikimin e origjinës së Tokës në suazën e sistemit planetar; - për rritjen (resp. ekspansionin) e Tokës prej procesit transformues të thelbit të stërngjeshur të bërthamës; - për shkakun e zhvillimit gjeologjik të kores tokësore. Në se do të arrihej të pranohej formulimi i mësipërm, do të krijohej një bazë e re teorike për të orientuar më mire si kërkimet gjeologjike, ashtu dhe ato kozmike. Transformimi i materjes është në bazën e çdo zhvillimi, çdo procesi, por të veçantën e kësaj teorie e shohim tek transformimi i një materjeje të stërngjeshur që shkakton procesin e rritjes dhe zhvillimit të Tokës që nga origjina, si një objekt në një skutë të universit të pafund.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
The inner structure of the Earth, in the form as it's still expressed today in the standard books, is a complete reflection of the archaic method of thinking. The continual change in the state of matter by pressure and temperature rising towards the Earth center, it is not an essential change in the character of chemical elements to create the core, shell-like building of the mantle, lithosphere and the known processes. This is also a firm argument why the necessity appears to place a sort of ultra dense matter as the source of permanent transformation in the core's central region, to create different particles and sub particles in bonds of atoms or free in radiation. Lets suppose for a moment that we would remove the silicate coverings. What would be the outcome? The processes of transformation and growth would continue in the core. The "small earth" would begin to recreate the silicate coat progressively with time, and we would "see" the imitation of crust formation, as well as the differentiation, the "bone of discord" between the fixists, mobilists and supporters of the expansion and their "quarrel" would end forever. Such solution on the geologic development of Earth crust must radically change the method of thinking about the origin of the solar system
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky mund te quhet libri i pare ne shqip per ndertimin astronomik te Diellit dhe planeteve te tij, ne kuader te Sistemit me te gjere, Plejades dhe rrotullimi i tij si 'planeti' i gjashte dhe me i jashteshkruari i 5 diejve te tjere brenda tij, duke pasur ne qender yllin Alcyne; nje rrotullim zgjat rreth 26 mije vjet, me 12 shenja zodiakale te diellit me rreth 2100 vjet sejcila; toka ndryshon boshtin manjetik 1grade ne 72 vjet; do te shihni ndikimin e fotoneve mbi intelektin e njeriut ne shenjat e ujorit (ku do te hyjme mbas vitit 2012) dhe ne shenjen e luanit, periudha keto te quajtura te arta ne ciklin e 26 mije vjeteve (pra jane 4200 vjet te arta nga ndikimi i fotoneve, gjithesej); libri i pare qe studion shpirtin dhe i kundervihet, feve te te gjitha llojeve, shkences, sistemit te edukimit etj.Nje liber shume i bukur e interesant;
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nje liber i kendshem i astrologes londineze, T.Moorey; ka nje info te mrekullueshme mbi kulturen e mistershme, per astrologjine, astronomine, popujt e zhdukur apo fiset mistike, misteri i piramidave, i kontinenteve te zhdukura per te cilat flet Platoni - Antarktida dhe Lemuria, per 'fundin e historise' te kalendarit Maja, per misterin e fisit amerikan Hopi, per misterin e egzistences se shpirtit, per kulturen talmudike ne raport me shpirtin, etj.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Libri i pare ne shqip qe trajton temen e kontinentit te fshehur ne qender te Tokes me banore nje race te avancuar te ngelur nga humbja e kontinentit te Lemurise. Gjithashtu, ne kete liber me permbledhje te disa autoreve, flitet per kontinentet e humbur te Tokes, per Agharten dhe per Jashtetokesoret qe kane vizituar Token ne 350 mije vjet. Nje liber interesant per te gjithe ata qe nuk jane aq mendjemedhenj ose naive se jane te sigurte qe bota eshte ashtu si e kane mesuar ne shkolle. Kurre nuk duhet thene kurre. A eshte Agharta Parajsa e krishtere apo xheneti i muslimaneve
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Ky libër jep arritjet e fundit me një liri veprimi mbresëlënëse, gjithashtu rrëmon brenda tyre me një shpirt që rrallë është pare. Bashkimi i gjuhës shkencore me një gjuhë ndihmëse për publikun e zakonshëm është një detyrë jo e lehtë, por Detektivi i Kozmosit është prova që kjo mund të bëhet.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Fillimi i historisë sonë, origjina e gjithësisë, për të cilën na flet shkenca prej disa vitesh, është shpërthimi i dritës në errësirën e kohërave. Por përpara se të interesohemi për këtë dukuri, ju lind pyetja se çfarë kishte përpara fillimit të universit dhe pastaj shumë pyetje të tjera. Në qoftë se doni të merrni përgjigje për pyetjet tuaja në librin “Historia më e bukur e botës” do të gjeni disa opinione të gërshetuara midis shkencës,fesë dhe gjithça tjetër midis të dyjave.
Çmimi: 450 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania