Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia.
Në librin "Forca e Faktit" profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara.
E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik. Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, "Forca e Faktit" është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botën.
Çmimi:
1600 Lekë