Nëse keni vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike, dijeni që nuk jeni vetëm. Përkundrazi, jeni një nga miliona njerëzit që përballen me simptoma misterioze, të cilat komuniteti mjekësor ka filluar t'i lidhë me gjëndrat tiroide.
Deri tani, njerëzimi ka pritur më shumë se njëqind vjet që mjekësia të gjejë zgjidhjen përfundimtare për sëmundjen e tiroideve, por nuk ka ndodhur. Edhe mjekët më të mirë nuk e kanë zbuluar ende se ç'fshihet pas vuajtjeve tuaja. Tiroiditi hashimoto nuk do të thotë se trupi po sulmon veten. Edhe për kancerin e tiroideve nuk dimë shumë gjëra. Nuk është fundi i botës, nëse nuk i ke më tiroidet. Sëmundja e gjëndrave tiroide nuk është e trashëguar. Diagnozat e ditëve të sotme nuk i shpjegojnë aspak gjithë ato vite vuajtjeje nga simptoma misterioze.
Kuptimi që fshihet pas sëmundjes së tiroideve, një sëmundje kaq e përhapur së fundmi, është shumë më i thellë nga sa dimë ne. Të dhënat që do të lexoni në këtë libër, as i keni lexuar dhe as i keni dëgjuar më parë. Ka ardhur koha ta merrni situatën nën kontroll dhe të bëheni ekspert për gjëndrat tiroide. Zbuloni arsyet e vërteta dhe rrugën e shërimit për dhjetëra simptoma dhe gjendje, si: dhimbjet, ankthin dhe depresionin, sëmundjet autoimune, turbullirën mendore dhe mungesën e përqendrimit, kancerin, virusin epstein-barr, ndërlikimet gjatë shtatzënisë, mbilodhjen, mononukleozën, fibromialginë dhe sindromën e lodhjes kronike, rrallimin dhe rënien e flokëve, tiroiditin hashimoto, dhembjet e kokës dhe migrenën
, aritminë, marramendjen, hipertiroidizmin, hipotiroidizmin, simptomat e menopauzës, shtimin e papritur në peshë, çrregullimet me gjumin, shpimet e mpirjet etj.
Çmimi:
1300 Lekë