Jeff Bezos e krijoi një nga kompanitë më të vlefshme në botë dhe, në këtë proces, u bë personi më i pasur në botë. Amazon ishte kompania më e shpejtë ndonjëherë që i ka arritur 100 miliardë dollarë në shitje. Dhe, ai filloi duke shitur libra online.
Si ia doli ai në këtë?
Për fat të mirë, Bezos na ofron udhërrëfyesin "e fshehur para syve" të cilin ai e ka përdorur. Nëse ky udhërrëfyes ndiqet, pronarët e bizneseve nuk mund të mos bëhen më të suksesshëm. Gjatë 21 viteve të fundit, Bezos i ka shkruar personalisht Letrat për Aksionarët të cilat i zbulojnë parimet dhe strategjitë themelore që ai i përdori për ta rritur Amazonin. Për herë të parë, Letrat e Bezos i hapin mësimet kryesore, mendësinë, parimet dhe hapat që Bezos vazhdon t'i përdorë për ta bërë Amazonin një sukses masiv që është sot.
Zbatimi i këtyre parimeve ndihmon në nxitjen e rezultateve më të larta dhe më të shpejta.
Në Letrat e Bezos, Steve Anderson
Zbulon përmes lenteve të riskut dhe rritjes atë që Jeff Bezos e ka përfshirë në rishikimin e tij vjetor për aksionarët e Amazonit që nga fillimi deri më sot Siguron strategji të përdorura nga Amazoni, që janë të zbatueshme për bizneset e çdo madhësie: nga kompanitë startup, ato të nivelit të mesëm, e deri tek kompanitë që janë pjesë e Fortune 500 (500 kompanitë më të mëdha nëAmerikë)
Flet me pronarët, drejtorët ekzekutivë, menaxherët, punonjësit dhe sipërmarrësit
• të cilët dëshirojnë t'i shpjejnë bizneset e tyre në nivelin tjetër
• I përshkruan 14 Parimet e Rritjes të ilustruara me tregime drejtpërdrejt nga Amazoni si dhe biznese të tjera, përfshirë "Dështimet e suksesshme" të Amazonit
Anderson u tregon pronarëve, drejtuesve ekzekutivë, dhe liderëve të bizneseve se si t'i zbatojnë praktikat e njëjta të Bezosit për ta bërë biznesin e tyre më efikas, produktiv dhe të suksesshëm - dhe atë shpejtë.
Çmimi:
1200 Lekë