titleToAlt
Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Warren Buffett, e admironte kaq shumë mendësinë dhe mësimet e Dale Carnegie-t, saqë me të drejtë shprehej: "Në zyrën time nuk do ta shihni të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit 'Dale Carnegie' të cilën e mbaj me shumë krenari."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marinc Le Pen. Hugo Chavez - populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht poplizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in? Cili është dallimi i saktë mes populizmit të majtë dhe atij të djathtë? A e sjell populizmi qeverinë më afer popullit apo është kërcënim për demokracinë? Kush është "populli" dhe kush mund të flasë në emër të tij? Këto pyetje nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të ngutshme. Në këtë vëllim novator, Jan-Werner Muller argumenton se në thelbin e populizmit ekziston një refuzim i pluralizmit. Populistët pretendojnë gjithmonë se ata dhe vetëm ata përfaqësojnë popullin dhe interesat e tij. Muller gjithashtu tregon se përkundër dijes konvencionale, populistët mund të qeverisin mbi bazën e pretendimit të tyre për përfaqësim ekskluziv moral të popullit; nëse populistët kanë mjaftueshëm pushtet, do të përfundojnë duke krijuar një shtet autoritarist, që përjashton të gjithë ata që nuk konsiderohen si pjesa "e duhur" e popullit. Libri propozon një numër strategjish konkrete për mënyrën se si liberal-demokratët duhet të përballen me populistët dhe si t'i marrin parasysh deklaratat e tyre që i drejtohen ekskluzivisht "shumicës së heshtur" apo "popullit të vërtetë". Ky libër analilik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona. "Ky është një libër jashtëzakonisht inteligjent për një koncept shumë të rrëshqitshëm, por thelbësor politik. Kritika gjithëpërfshirëse e Jan Werner Muller-it ndaj populizmit do të udhëzojë dhe sfidojë të gjithë ata që përpiqen të kuptojnë rrënjët dhe natyrën e konflikteve politike që po shfaqen në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara." - MlCHAEL KAZIN, autor i The Populist Persuasion: An American History "Populizmi nuk është thjesht antiliberal apo antidemokratik - është hije e përhershme në politikën përfaqësuese. Ky është argumenti i Jan-Werner Muller-it në këtë libër brilant. Nuk ekziston udhëzues më i mirë për pasionet populiste të së tashmes." - IVAN KRASTEV, International New York Times "Askush nuk ka shkruar në mënyrë kaq intuitive dhe me baza për rënien më të fundit demokratike në Evropë sa Jan-Werner Muller-i. Këtu Muller-i përballet me kokën lart, me pyetjet më kyçe, të ngritura nga ringjallja e populizmit në rrafsh global. Si ndryshon populizmi nga Ilojet e tjera të politikës, pse është kaq i rrezikshëm dhe si mund të kapërcehet? Vizatimi i Muller-it për populizmin si hija antipluraliste dhe moraliste e demokracisë është mjeshtëror." –DANI RODRIK, Harvard University
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një pjesë e mirë e vëzhgimeve e konkluzioneve që figurojnë në këtë libër, janë të ngjashme me ato për popuj a njerëz të tjerë. Ka pasur miq të mi që kur kanë lexuar pjesë të këtij libri kanë thënë se disa nga këto tipare i kanë edhe popuj të tjerë të botes. Pa dyshim ... gjithsesi unë mendoj se i njoh mirë shqiptarët... u bë një jetë e tërë me ta e mes tyre. Si njeri, mësues, psikolog, pofito... etj. Dhe këtu është fjala për specifikat, detajet, ato që i dallojnë nga të tjerë ... se dhe aty fshihet-pjesa e"djallit"e shqiptar, do të thosha gjysmë me shaka. Gjithsesi nëse diçka vlen edhe për të tjerë: "Wellcome aboard"(Mirë se vini në bord!), siç thonë anglezët...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Pslkologji ne Universitetin Regents. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar "Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje" dhe ka drejtuar "Qëndrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive". Mirela njëkohësisht ka drejtuar Revistën "Psikologjia" dhe "Psikostil". "Mos e lër mëndjen të ikë" është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
E lindur në Tiranë dhe e edukuar me dëshirën dhe dashurinë për jetën. Ka kryer studimet e larta për: Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural dhe Studime Pasuniversitare Master në: Ekonomi dhe Politika, pranë Fakultetit të Agrobiznesit, UBT Tiranë. Rruga drejt njohjes së vetvetes shënoi një kthesë nëjetën e saj. Me dëshiren e madhe për të ndarë me lexuesin, këtë udhëtim drejt njohjes së vetvetes", sikur dhe një rresht t'ju bejë të mendoni, është një hap për të kthyer sytë nga vetvetja. Menaxhon biznesin e saj të ndërthurur midis " librit, jogës dhe meditimit" Pjesmarrëse në forumin e "Global ëoman Business Forum" dhe Mastermind Class. E më pas anëtare në " Global Woman"..
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjithë ëndrrave tuaja. Në librin Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund te zbatohen lehtësisht për krijimin e suksesit në çdo fushë të jetës suaj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vijne shumë, për te brendshmet përjetime pyesin, Nëse memeci ha karamele- Cila gojë do ta përshkruajë këtë shije? Gjuhën e memecit e kupton vetem memeci, Si i urti gezimin e tij. Atë vetëm i urti e sheh. Jo nga fjalët e shkruara, por përmes përjetimit: Kur nusja të pret krahëhapur të gjithë tëftnarit zhduken. Atë që mund ta shikosh, nuk mund ta tregosh; Ajo që thuhet, nuk mund të dëgjohet; Atë që mund ta degjosh, nuk bën ta shpjegosh. Pse janë atëherë gjuha, sytë, veshët? Ajo që eshtë plot, bëhet e zbrazët;Ajo që është e zbrazët, mbushet. Bosh, plot- asgjë nuk mund të jetë themeli. Ky është, pra, përjetimi. Ç'mrekulli! Kqtë askush nuk ka mundur ta tregojë. Tregojë- e megjithatë ky është sekret. As Knrani, as Vedat nuk munden ta shprehnin këtë. Nëse do ta tregoj unë - cili do të degjojë ateherë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez.Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vëndi më i lumtur në bote nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të erret, harengave, Legove dhe ëmbëlsirave. Por cili është sekreti i lumturisë dhe suksesit të tyre? Danez i lumtur lind apo bëhesh? Helena mendon se ka vetëm një mënyrë për ta mësuar: të jetojë një vit mes danezëve dhe të përpiqet të zbulojë formulën magjike të lumturisë së tyre. "Një vit jetë si danezët" shpalos për lexuesit në mbarë botën traditat dhe kulturën aq të veçantë daneze, që nga kujdesi për fëmijet, arsimi, ushqimi, arredimi i shtëpive dhe taksat, të gjitha këto të shoqëruara me një humor të hollë, që përvijohet në të gjithe librin. Gjithashtu, qëllimi i tij është të tregojë se të gjithë ne mund të jemi më të mirë dhe të jetojmë më të lumtur, nëse marrim pak nga mënyra e jetesës së danezëve.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Le ta themi njëherë e përgjithmonë: të kërkosh të kuptosh se çfarë ka në mëndje një burrë është diçka që duam ta bëjmë të gjitha, por rallëherë ia dalim. E vërteta është se ne, gratë kemi sot më tepër informacione për të vlerësuaranijet hapësinore sesa për të kuptuar burrat. Ky libër lindi pikërisht nga nevoja për tu çliruar prej zhgënjimit që ndjejmë nga terr padije. Dhe kush mund ta zbulojë këtë mister më mirë se një burrë? Një që është paksa dhe në anën e grave dhe i gatshëm të punojë si spiun i tyre, të na tregojë rrëfime, shaka e mendime të burrave të tjerë? Si dhe të na mësojë gjëra të reja, duke na hapur portat e botës së tyre? Bob Berkoëitz është pikërisht ai që na duhet. Ai na zbulon se çfarë mendojnë vërtet burrat, na thotë se si të shkojmë përtej komunikimit me gojë e të lëxojmë mesazhet e trupit, na shpjegon cilat janë fjalët që duhen shangur patjetër dhe cilat duhen thënë nën zë, sepse nuk janë të kapshme për veshin mashkullor. Është një rrugë që ka plot shmangie, por që ecën gjithnjë në drejtimin e duhur dhe e cila në fund na jep çelësin për të kuptuar vërtet çelsin e kundërt.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajo që na ka munguar, ose edhe kur e kemi patur ka qenë në periferi të vëmendjes, ka qenë edukimi me punën, me tolerancën dhe mirëkuptimin. Pikërisht për të gjitha këto e vlerësoj shumë punën që autori Lekë Imeraj ka bërë në këtë libër. Ai na sjell me shumë detaje, me shumë zbërthime dhe shembuj gjithçka favorizon, ngurtëson dhe degradon një individ e një shoqëri. Me një pasion prej njeriu të urtë e që vlon nga dëshira për ta parë vendin të ndryshuar pozitivisht, me idealizmin e një njeriu që beson në modelin e moralit dhe mençurisë njerëzore, me bindjen se gjithkush duhet të bëjë çka në dorë për ta bërë, autori sjell një vepër që do duhej të ishte në çdo familje. Madje, do duhej të përbënte një material për çdo njeri që natyra apo puna e ka sjellë të luajë rolin e edukatorit. Pra, ky libër duhet lexuar nga prindërit, për të kuptuar fëmij ët e tyre, duhet lexuar nga mësuesit për të orientuar edukimin e nxënësve të tyre, duhet lexuar nga të rinjtë për të besuar se vetëm dija, dhe jo forca, e çon përpara mirëqenien, duhet lexuar nga studentët dhe pedagogët, veçanërisht ata të shkencave sociale. Thelbi i këtij libri është nevoja që shoqëria shqiptare ka për të kapërcyer vetveten dhe për tiu bashkëngjitur popujve të qytetëruar të botes dhe, bashkë me ta, të krijojë koracën mbrojtëse ndaj dhunës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Libri më i ri i Fatos Tarifës plotëson koleksionin e librave të tij, të brendashkruar dhe shpalosur tek profili i spikatur profesional, shkencor dhe shoqëror. Fatos Tarifa është studiuesi i përkushtuar. Është debatuesi serioz. Fatos Tarifa parashtron një “dituri lëvizëse” në tekstet, ku problematika “destruktohet” (termi i Derrida-s), që shpërndarjen e temave e analizon sipas kulturës kirurgjikale për nocionet, konceptet, sipas një zhvillimi hulumtues pozitivist dhe zbulues. Ekspresioni latin kauzal “Sapere aude” bëhet një ide ftillëzuese e së vërtetës dhe jo thjesht një përfytyrim i rremë, apo një iluzion i së vërtetës. Lexuesi që do ta lexojë këtë libër do të ndodhet në pikë vluese, në një pikë inkandeshente të debatit publik, jo thjesht për shumësinë apo edhe rastësinë nominuese të personave se sa të një rendi të diskutueshëm të ideve, që gëlojnë dhe përplasen në shoqërinë shqiptare, ende në stadin e fermentimit ideor, apo galvanizimit të strukturave mendore midis prapambetjes (më shpesh retrograde, parashkencore, virtuale, folklorizante, apo të miteve vulgare urbane) dhe emancipimit të vërtetë.”- Moikom Zeqo.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
-Si të keni sukses në dashuri, duke përdorur shenjat e duhura me lojën erotike, dhe si të çkodoni qëllimet e të tjerëve. -Si të dailoni kur dikush thotë gënjeshtra ose përpiqet të fshehë diçka. -Si të përcillni mendimin tuaj dhe të zgjidhni bashkë-punëtorë të përshtatshëm. -Si të shfrytëzoni mjedisin tuaj të punës. -Si të bëni përshtypje pozitive dhe të jetoni së bashku në mënyrë harmonike me të tjerët. Të gjitha këto janë brenda në këtë libër me shpjegime të shumta, shembuj, skica dhe fotografi. Blijeni librin dhe zbatojini këto këshilla, duke fiiluar qysh sot.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër shtrohen pyetje që i’a bëjmë çdo ditë vetes; ngrihen ndjesi dhe makthe që na pengojnë për të ecur para, etj. Do të gjeni përgjigje tej mase të vlefshme për këto pyetje që mbase do t’i keni pasur të vështirë për t’ju dhënë përgjigjet e duhura apo gjetur këshilluesin e mirë: A keni dëshiruar ndonjëherë më shumë vetëbesim në aftësitë tuaja? A ju vijnë mendime negative, duke krahasuar veten me të tjerët? A keni pasur ndonjëherë frikë të flisni, sepse mendoni që opinioni juaj nuk ka vlerë? Nuk jeni vetëm dhe ekziston një mënyrë që të përballeni me vetëvlerësimin e ulët.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këshilla më e mirë për biznes që më kanë dhënë ndonjëherë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mbi librin Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë, i rrethuar "nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën", siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë. Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t'i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur? Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Libri të rrëmben në labirinte episodesh tronditëse. Autopsi e një shoqërie agresive, imorale, me trafikantë dhe vajza,gra me djallin në mendje. Romano-skenar i gatshëm për film".-SAJMIR KUMBARO( regjisor). "Rrëfim rrëqethës. Një rast nga i cili duhet të mësojnë prindërit, mësuesit dhe fëmijët. Fuqia e faljes përballë mosmirënjohjes është një vlerë e rrallë".-ENILA CENKO( psikologe). "Autorin duhet ta përshëndesim për forcën dhe guximin. Ai arrin të na e shfaqë shoqërinë me gjithë lakuriqësinë e saj. Ambla është një fëmijë-star që jep autografe, por dhe trafikohet. E kështu, ky libër bëhet një kambanë alarmi:  Ky brez duhet shpëtuar!"-DIANA ÇULI( shkrimtare). "Ditari pornografik është zgjedhur si formë artistike për të mbrojtur jetën e Amblës. Por sytë dhe veshët tanë kanë parë e dëgjuar shumë më tepër. Kemi frikë t'ua japim librin prindërve tanë. Kur e rilexon, të ndryshon jetën".-KRIPËMJALTËZAT
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohesh. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria. Me një mall të pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallëngjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrëfen një histori të ëmbël dhe ironike, tërheqëse si një fotografi bardhë e zi, e gjallë si një përqafim: një histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujtesës, pikërisht atëherë kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri i rrëfyeses është absolutisht i veçantë, në mënyrë të pashmangshme do të gjejë vetveten.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm. Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët. "
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër. Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare? Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera."
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania