titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Scharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni "Harpy" i Izraelit e deri tek anija robotike amerikane "Gjahtari i Detit", e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar edhe çështjet etike e ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve. "Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme" (Bruce Schneier), Ushtria e askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të nxjerrë në pah pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve, nëse lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane. Por, kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme. "Një nga librat më interesantë që kam lexuar ndonjëherë mbi çështjet ushtarake." -THOMASE RICK, NEW YORK TIMES, PËRSHTYPJE PËR LIBRIN. "Një libër që duhet lexuar nga kushdo që interesohet për Inteligjencën Artificiale dhe luftën e së ardhmes." -TASK&PURPOSE "Një parashikim i kthjellët dhe i besueshëm mbi automatizimin e fushës së betejës, i cili shumë shpejt do të karakterizojë konfliktet e ardhshme ushtarake". -SCIENCE
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese" - Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man "lan Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.” Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom "Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t'i nxisë shoqëritë e mbyllura qe të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thelle, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlenëse analizuese dhe udhëzuese" -Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“...Leonidha Mërtiri ka arritur që përpara lexuesit ta paraqes të gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të brendshme dhe të ndikimit të jashtëm, t'i shpalosë të gjitha dilemat e momenteve historike, t'i tregojë kahjet përmes ngjarjeve, përmes personaliteteve dhe rolit të tyre në këto procese. Ai këtë nuk e bën nga mençuria e kohës së tashme për të kaluarën, por ai këtë e jep ashtu çfarë ka qenë në atë kohë, me faktografinë dhe me argumentet dhe me vlerësimet e atëhershme. Këtu qëndron dinjiteti i shkrimit, i besueshmërisë, i dëshmisë e i përshkrimit, duke i lënë lexuesit gjykimin dhe konkluzionet, pa as më të voglin imponim. Kjo, në asnjë rast nuk do të thotë se proceset ecin vetvetiu dhe ato duhet vetëm regjistruar. Përkundrazi, libri të kaplon të tërin dhe për asnjë moment nuk të lë indiferent. Nuk mundesh pa u mishëruar me ngjarjet, me proceset dhe me njerëzit, nuk mundesh të mos ndiesh dhimbjen, mllefin apo gëzimin, të mos ndiesh keqardhjen apo falënderimin, të mos ndiesh krenarinë apo përçmimin. ...Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm për të kuptuar një vend dhe një kohë, për të kuptuar proceset dhe ngjarjet, për të kuptuar lindjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, raportet e brendshme, por edhe marrëdhëniet e jashtme, si një dëshmi, si një vështrim, si një raport dhe një analizë që ka vlera të pakapërcyeshme edhe sot, për të kuptuar drejt determinanten si dhe pse ngjau.”- Ramush Tahiri, Politolog, Prishtinë
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Një analizë e argumentuar e politikës së pas Luftës së Ftohtë, e cila përmbys supozimet e parapëlqyera dhe na shtrëngon ta rishikojmë përsëri dialektikën komplekse të liberalizmit dhe liberalizmit". GEORGE SOKOS "E mprehtë, depërtuese, dërmuese: një analizë e paharrueshme se për ç'arsye drita e liberalizmit u shua në Europën Lindore, si dhe përse pakënaqësia kundrejt imitimit të Perëndimit ushqeu furitë e revoltës populiste". MICHAEL IGNATIEFF "Shpjegimi më origjinal që kam lexuar rreth vetëshkatërrimit të liberalizmit Perëndimor si utopi universale. Analiza e tij i ka rrënjët në një kuptim të pashoq të revoltës së ushqyer nga pakënaqësia (dhe të pakënaqësisë revoltuese) të elitave politike që kërkuan ta imitojnë Perëndimin dhe, për të njëjtën arsye, përfunduan duke e urryer atë. Tronditëse, gjithsesi e vërtetë!" PETER POMERANTSEV "Ky është një libër që kopjimin e shndërron në një argument origjinal. Duke vepruar kësisoj na rikujton se demokracia liberale nuk varet dhe aq nga proceset mekanike sesa nga origjinaliteti njerëzor". TIMOTHY SNYDER
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot. Mirëpo, brezat e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot. Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër. Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t'i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato. Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell per here te pare para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.” - Prof. dr. Gazmend Rizaj Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një përmbajtje e shkëlqyer e veprave më kryesore politike, nga Makiaveli deri në ditët e sotme.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar”. -MICHELA WRONG autore e It's Our Turn to Eat "Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që ti hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm.” -SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes "Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore.” -JOHN GITHOGO aktivist anti-korrupsion dhe CEO i Inuka Kenya Trust “Një vështrim konciz dhe depërtues i përse dhe si, një numër i madh qeverish po manipulojnë zgjedhjet, i mbushur me shembuj tregues dhe rekomandime praktike se si aktorët ndërkombëtarë zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar! mund të ndihmojnë më shumë në zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar.” -THOMAS CAROTHERS Fondi Carnegie për Paqen Kombëtare "Një thirrje për zgjim e ardhur në kohë për paradoksin më të madh politik të kohëve tona. Megjithëse po mbahen më shumë zgjedhje se kurrë më parë, ne jemi dëshmitarë të minimit të demokracisë dhe proceseve demokratike. Ky libër duhet lexuar nga kushdo që lufton për qeverisjen demokratike dhe për zërat e qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm! -WINNIE BYANYIMA Drejtor Ekzekutiv, Oxfam International
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza i lutet Clinton (Uashington, 1997): "Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Presidenti Clinton (te varri i Nënë Terezës, 2001): "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë." Presidenti Ibrahim Rugova (2005): "Pavarësia e Kosovës është kompromisi i shqiptarëve". Kryeministri Sali Berisha (2006): "Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme". Presidenti George W. Bush (Tiranë, 2007): "Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë". Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë (17.2.2008). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22.7.2017): "Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk është në shkelje të drejtës ndërkombëtare".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çuditemi me sukseset e mediokritetit; është gabim. Mediokriteti nuk është i fortë ngaqë është vetvetja jo; ai është i fortë nëpërmjet dobësive që paraqet; dhe në këtë sens fuqia e tij është e hatashme. Sa më i rëndomtë të jetë njeriu në pushtet aq më shumë përshtatet me të gjitha poshtërsitë. Gjithkush, duke e krahasuar veten me të thotë: "Pse, nuk do të vijë rradha ime?!" Nuk nxitet nga asnjë hasët: kurtizanët e parapëlqejnë, meqë munden ta përbuzin; mbretërit e shikojnë si një shprehje e pushtetit të tyre të pakufishëm. Mediokriteti nuk ka vetëm gjith’ këto përparësi për të qëndruar në vend, por ka edhe një meritë të madhe e më të mirë: ai përjashton nga pushteti të aftin. Deputeti i budallenjve dhe i të marrëve në qeveri përkëdhel dy pasione të zemrës njerëzore, ambicjen dhe smirën. * * * Shpesh herë, mediokriteti është përkrahur nga rrethanat që, për qëllimet e tij, dhurojnë një mjedis të thellë. Këta njerëz të paaftë, që për turmën duken sikur komandojnë fatin, janë të gjithë thjesht të shoqëruar nga ai; meqë ata i japin atij dorën, besojnë se e drejtojnë atë. Shatobrian [Sentenca, refleksione, mendime)
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Mendimi kritik i një qytetari ’’ është një përmbledhje me publicistikën e zgjedhur të autorit, ku me anë të mendimit kritik, ai analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik, ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat. Duke u bazuar në rezultatet e fundit të psikologjisë konjitive, edhe Bakalli, si shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme, sidomos për studentët, të praktikojmë një mënyrë të menduari kritikë sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacionesh. Fryma me të cilën trajtohen këto tema përbën thelbin e mendimit kritik të Bakallit: "Një mënyrë të menduari që ka si qëllim arritjen e një gjykimi nëpërmjet proceseve mendore të analizës, vlerësimit, arsyetimit, marrjes së vendimeve dhe zgjidhjes së problemeve, pa i shkëputur këto procese nga shpjegimet e duhura mbi të cilat bazohet gjykimi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Fryma e Iluminizmit” e Tzvetan Todorovit po shfaqet para lexuesit shqiptar në kohën e duhur, kur edhe shoqëria kosovare po bën hapa vendimtarë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike. “Fryma e Iluminizmit” shpalos vlerat evropiane si racionalizmin, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi... Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Evropës, sepse pa të sot as Evropa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë. Libri i Todorovit, përmes një qasjeje mbresëlënëse riaktualizon debatet mbi projektin madhor të iluminizmit, arritjet dhe iluzionet e kësaj lëvizjeje filozofike, kulturore dhe politike të Evropës dhe mendësive të saj. Ky projekt ishte një nga ndërmarrjet më gjithëpërfshirëse për emancipimin e njeriut, të bazuar në arsyen dhe përvojën njerëzore, në sovranitetin e individit dhe të popullit. E veçanta e “Frymës së iluminizmit” lidhet me idenë se mbrojtja e lirisë së individit kërkon njohjen e dallimit midis faktit dhe interpretimit, shkencës dhe opinionit, të vërtetës dhe ideologjisë. Iluminizmi mbetet aktual edhe lidhur me sfidat e sotme si globalizmi dhe identiteti, terrorizmi dhe rreziku që feja civile të zëvendësohet nga feja politike; media dhe pushteti, pushteti material dhe ai shpirtëror...”-Kadri Metaj.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Tremonti Orakol. Tremonti Oracolo. Shqiptarët në Itali në krizë. Gli albanesi in Italia in crisi: 60 000 të pa punë. 60 000 disoccupati. 50 000 të rinjë pa asgjë. 50 000 giovani nulla tenenti. Europa e përçarë. L' Europa disunita. Fantazma e urisë. II fantasma della poverta. Amerika e para, Gjermania e para. "USA first", Germania "die Erste". Bomba njerëzore. Gli scenari della paura. -Rimini, 5 Qershor(5 Giugno) 2017
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Libri i ri i sociologut Ibrahim Berisha, “Vdekja e Kolonisë”, vë në fokus situatën e Kosovës pas vitit 1912, kolonizimin e saj nga shteti serb dhe rrjedhimisht edhe situatën dhe të drejtat civile e politike të popullit shumicë, shqiptar. Ky libër është zgjerim i literaturës për studimet koloniale duke futur përvojën Kosovë: Serbi-Jugosllavi, Shqiptaro-Serbe, e cila paraqitet shpeshherë e shtrembëruar dhe, ka dhe do të ketë, shumë për të thënë në mënyrë që në shekullin XXI të tejkalohet mendësia dhe komoditeti kolonial i kolonistëve serbë dhe i shtetit të Serbisë. Libri ka në fokus mendësinë dhe praktikën koloniale të Serbisë në Kosovë gjatë shekullin XX. Politikat koloniale dhe krimet për territore dhe spastrime masive etnike në periudha krize a komode, shfrytëzimi, diskriminimi masiv sistemor dhe i strukturuar ndaj shqiptarëve të kolonizuar, prodhuan efekte të shumta sociale, politike, ekonomike, demografike, kulturore, arsimore etj., të cilat janë hulumtuar dhe analizuar në këtë studim multidisiplinar.”- KultPlus.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Liria politike, si e drejtë qytetare, nuk ekzistonte për shqiptarët në regjimet jugosllave, ajo pësonte, në periudha të ndryshme kohore, lëvizje aq sa lejonte regjimi, apo sa detyrohej, por asnjëherë në kuptimin e plotë të lirisë.”- Autori
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Flamuj të zinj. Ngritja e ISIS-it” është një histori e shkëlqyer dhe e plotë që zbulon harkun e gjatë të kërcënimit ekstremist më të rrëzikshëm të ditëve tona. Kjo vepër ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t’u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Një libër i kushtohet analizës të vitit të mbrapshtë 1997.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania