Citimet në këtë libër janë marrë kryesisht nga veprat e Xi Jinping-ut, si Dalja nga varfëria (korrik 1992), Kryerja e punëve konkrete, ecje përpara (dhjetor 2006) dhe Fjalët e reja në Zhijiang (gusht 2007), kurse pjesa tjetër nga fjalimet e Xi Jinping-ut nga viti 2003 deri në vitin 2014. Nga ana kohore, citimi më i hershëm në libër i përket shtatorit të vitit 1988, ndërsa më i fundit tetorit të 2014-s. Prej një kohë shtrirjeje kaq të gjatë, besojmë se lexuesit mund të krijojnë një ide më të qartë për zhvillimin e mendimit të Xi-së në karrierën e tij politike.nnRadioja e Jashtme e Kinës (CRI), e krijuar në vitin 1941, është media që transmeton në numrin më të madh të gjuhëve në formë multimediale. Që ngadita e parë e krijimit, kjo radio i është përkushtuar gjithmonë njohjes së ndërsjellë mes Kinës dhe botës së jashtme, dhe kjo ka qenë motoja e punës edhe e seksionit të saj të gjuhës shqipe që nga dita e parë e fillimit të transmetimeve në vitin 1969. Tani marrëdhëniet kino-shqiptare po ruajnë prirjen e mire të zhvillimit dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme mes të dy vendeve po bëhen më të ngushta. Shpresojmë se ky libër mund të jape një ndihmesë sado të vogël në thellimin e njohjes së lexuesit shqiptar me botë kuptimin e popullit kinez. nnFilozofi i njohur kinez i lashtësisë Guan Zhong është shprehur: Nga udhëheqësi mund të shihet si është një vend, nga gjenerali mund të shihet si është ushtria, kurse nga arat mund të shihet si shkojnë përgatitjet për luftë. nNë një artikull të botuar në majin e vitit 2014 në gazetën The Wall Street Journal përmendet parapëlqimi që ka kreu i shtetit të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, për të cituar shprehje të njohura të veprave klasike kineze. Në këtë artikull bëhet një krahasim mjaft interesant ndërmjet Xi Jinping-ut dhe ish-kryeministrit britanik UinstonÇurçill, duke arritur në përfundimin se këta dy udhëheqës bëjnë përpjekje ta përdorin krenarinë për një traditë të çmuar kulturore për ta bashkuar vendin... nNë artikujt dhe fjalimet e tij, Xi Jinping-u citon shprehje të shumta klasike. Për qeverisjen e vendit, ai ka përmendur shprehje mbi përvojën historike, si dhe mësime nga rrëzimet e pushtetit, ndërsa për kultivimin e sjelljes së duhur të zyrtarëve, ai sjell shprehje të lashta, për t u kërkuar kuadrove të forcojnë zbatimin e disciplines dhe me guxim të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësitë që u takojnë. nPerandori i dinastisë kineze Tang, Li Shimin, është shprehur: Me bakrin si pasqyrë mund të shohim si vishemi, me njerëzit e tjerë si pasqyrë mund të njohim të mirat dhe të metat tona, me historinë si pasqyrë mund të kuptojmë arsyet e lulëzimit dhe të rrënimit të vendit . Nga fjalimi që z. Xi Jinping mbajti në Konferencën për 2565-vjetorin e lindjes së Konfucit , mund të kuptohej se presidenti i ri i Kinës do ta përdorte edhe më shumë mençurinë e kulturës së lashtë në drejtimin e vendit.nGjatë takimit më 7 mars të vitit 2014 me delegacionin e provinces Guizhou, pjesëmarrës në sesionin e 2-të të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Xi Jinping-u vuri në dukje se, për të realizuar përtëritjen e kombit kinez, përveç besimit te teoria, rruga dhe sistemi ynë, ndër faktorët thelbësorë duhet të shtohet edhe një, që është besimi te kultura jonë .nSot, nga përvoja dhe mençuria që përmbajnë filozofitë tradicionale, si konfucizmi, budizmi, taoizmi etj., për kultivimin e sjelljes, edukatën në familje, qeverisjen e vendit, moralin njerëzor, përmirësimin e punës së zyrtarëve etj., ka mjaft vend për t u frymëzuar dhe për t i vënë në jetë.
Çmimi:
2000 Lekë