Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që
gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një
udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de
Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar
arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron,
me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe
ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm)
e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë
te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e
të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun
pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë
e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga
intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka
rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj?
Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave
më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Çmimi:
1100 Lekë