Një vëllim i cili përbëhet nga 16 tregime të shkurtra, që dëshmojnë për mjeshtrinë në trajtimin realist dhe bindës nëpërmjet humorit dhe satirës së mprehtë. Tregimet pasqyrojnë boshësinë klasike të burokracisë apo edhe situatat komike në të cilat ndodhen personazhe nga shtresa të ndryshme të popullit.
Duke lexuar faqet e këtij libri, tregim pas tregimi, do gjesh sigurisht mjaft satirë, por edhe do të njohësh ambiente nga më të ndryshmet e shoqërisë turke, që nga ushtria e deri në zyrat e bashkisë, në lagjet e qytetit apo në fshatra të humbur. Lexuesi do të gjejë në tregimet e këtij vëllimi naivitet dhe injorancë, burokraci, korrupsion dhe varfëri, të gjitha këto të shkruara bukur dhe që dëshmojnë për njohjen e thellë të shoqërisë turke të kohës.
Herë-herë autori fshikullon edhe absurditetet në qëndrimet politike që i çorientojnë njerëzit e thjeshtë, si me pyetjet: "A keni të drejtë? A jeni majtas apo djathtas?"
Një tufë historish gazmore, të pëlqyeshme që e çlirojnë njeriun nga mendimet duke shëtitur lehtësisht nëpër faqet dhe historitë plot gaz dhe satirë.
Çmimi:
700 Lekë