titleToAlt
Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot. Mirëpo, brezat e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot. Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër. Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t'i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato. Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë. Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon ROBERT HARRIS në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romë së lashtë. Duke qenë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, dhe lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër. Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës. ROBERT HARRIS tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë, DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sokrati ecën rrugëve të Athinës, duke u thirrur atyre që ndesh në rrugën e vet... Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve. Në fund të një gjyqi, Sokrati dënohet dhe duhet të pijë helm vdekjeprurës. A do të arratiset ai? A duhet ta trembë vdekja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Do t’i kthejë shpinën Agorasë, dhe ia arrin Diogjeni! Do t'ju kafshojë pulpat, do të ngrejë këmbën dhe do t'ua bëjë në kokë pasurive tuaja, do ta bëjë cope e cikë mendjemadhësinë tuaj! Askush nuk mund ta ndalojë atë; është i tërbuar! Edhe Aleksandrin e Madh e kafshoi. Se Diogjeni është Qen i vërtetë: i lirë, i furishëm,i paepur. Por ai është edhe miku më i mirë i njeriut!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Njerezit vdesin të premten" - janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra-tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largeta narcizmin e vet. Bota që ai percepton nuk eshtë veçse vetja e vet e projektuar atje. Vetja e njeriut venitet, pë t'u shfaqur përpara shqisave të tij si peizash, natyrë, aroma, tinguj shpesh të madhërishem. Njeriu nuk del dot jashtë vetes. Adhuron veten e tij duke u habitur perpara simetrive, rregullsive, ligjësive, të cilat në fakt nuk janë veçse produkte të logjikës së tij. Nuk e mendon dot kaosin. Prandaj kaosi shpërthen gjithandej si forcë e errët e pavlerësuar. Midis riprodhimit të tij si VETË , dhe njohjes së vetes së tij si natyrë, si mjedis rrethues shoqëror, pra si TJETËR, njeriu lëkundet midis narcizmit dhe një strabizmi që ia dyzon të gjitha pamjet që ai vështron. Nuk sheh qartë. Lind drama e madhe që e zbret njeriun nga iluzioni narcist i vetëhyjnizimit, duke e flakur në një jetë ku mplekset dëshira për të jetuar madhërishëm me përjetime mbushur me dhimbje, zhgënjime, gënjeshtra, mjerim. Njeriu-Perëndi është njëherësh dhe një njeri i Vockël. Të kapur brenda kësaj dare lëvizin edhe personazhet e këtyre tregimeve, duke prodhuar ngjarje të papritura, të pambaruara, si copëza fotografish që pasi janë grisur nga një dorë inatçore, shpërndahen gjithandej në asfalt, përzierë nga një vrundull ere që vjen nga kurrkundi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Interneti po e trondit peizazhin e mediave: gazetat dhe librat e shtypur janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre; radioja dhe televizioni janë vendosur në rrjete dhe terminale numerike; aksesi në filma dhe programe është po aq i lehtë sa muzika në sitet Toile... Nën efektin e njëkohshëm të revolucionit numerik dhe të globalizimit të ekonomisë, për informacionin dhe argëtimin, për komunikimin dhe edukimin, për krijimin kulturor dhe diversitetin sapo ka fìlluar një erë e re. Cilave rregulla duhet t'u binden mediat e reja apo të vjetra? Çfarë influence ushtrojnë ato mbi secilin prej nesh, mbi grupimet e ndryshme, mbi jetën ndërkombëtare? A mund të ndihmojnë ato "për të qytetëruar" fshatin planetar? Mediat janë sot një nga vendet e privilegjuara ku mund të vëzhgohet dhe kuptohet më mire bota në të cilën jetojmë. Duke i përballur ata që denoncojnë amerikanizimin në rritje të kulturës, me ata që i thurin lavde multikulturalizmit ky libër shtron në një mënyrë tjetër çështjen e marrëdhënieve midis mediave dhe njësive që përbëjnë shoqërinë. I pasuruar dhe i përditësuar, botimi i 15 i librit Mediat & Shoqëritë i përgjigjet secilës prej këtyre pyetjeve.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ekonomia e medias synon të ndërthurë studimet për ekonominë me ato të medias. Ajo ka të bëjë me forcat e ndryshueshme ekonomike që udhëheqin dhe kufizojnë zgjedhjet e drejtuesve, të praktikuesve dhe vendimmarrësve të tjerë në mëdia. Konceptet dhe problemet ekonomike që do të paraqesë ky liber do të shërbejnë si bazë për të zhvilluar njohuritë tuaja rreth operimit dhe menaxhimit të bizneseve mediatike.Ekonomia e medias, pra, trajton nje game çështjesh, përfshire tregtinë ndërkombëtare, strategjitë e bizneseve, segmentimin, diversifikimin e risqeve, shfrytëzimin e të drejtave, politikën e çmimeve, evolucionin e tregjeve të publicitetit, konkurrencën dhe përqëndrimin industrial që prekin kompanitë dhe industritë mediatike. Këto tema do të thellohen përgjatë kapitujve të këtij libri. Fokusi mbizotërues do të jetë 'mikroekonomia' (d.m.th. tregjet ose kompanitë e veçanta), kurse të tjerat do të ndriçohen në dimensionin makroekonomik.Ky libër sqaron disa nga konceptet ekonomike dhe problemet më kryesore që ndesh media. Ai është konceptuar për lexues që nuk janë specialiste të ekonomisë, por që duan të zotërojnë mjetet e nevojshme për të shpjeguar disa nga veçoritë ekonomike dhe duke shtruar pyetjet më interesante mbi politikat industriale që ndikojnë kompanitë dhe tregjet mediatike.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Njerëz shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po mua Heraklitin, mos vallë më quajnë gomar që mund ta sjellin vërdalle duke i tundur kashtë nën hundë
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lindja e Lao-Ceut u njoftua nga një kometë. Njeriu i vogël me tiparet e një plaku, arkivist, në oborrin perandorak, njohu kotësinë e shkencës. Dëshmitar i korrupsionit të pushtetit, ai u largua për të rrugën e vërtetë të urtësisë
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai di të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të varfërojë dhe se do t’u japë urdhra perëndive të olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurt kurrë ai nuk do të me pengojë mua të jetoj i limtur, sepse un kam vendosur të mos besoj më tek ai. Biri yt, Epikuri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Oratorët më të ndritur të Athinës mblidhen në një banket sonte. Aty është poeti Aristofan, mjeku Eriksimaka, artisti Fedra dhe sigurisht Sokrati, filozofi mendjeholle. Një çështje e rëndësishme shtrohet para tyre: ç'është dashuria?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga "Përmbushja e Historisë", më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t'u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit. Por, a bëhet fjalë vallë për një kulturë tregtare ku fusim gjithçka dhe që nuk njeh asnjë kufi, që nuk pranon asnjë përcaktim dhe paraqitet thjesht si argëtim? Apo përkundrazi, është fjala për një kulturë elitiste, të mbyllur, e cila u hapet vetëm profesionistëve të saj, si atëhere kur bëhet fjalë për teknoshkencat ashtu edhe në rastin e shkencave humane të lëna pas nga koha? Duke mos marrë përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë e tyre kulturore, shoqëritë tona janë të dënuara të rrëzohen. Eshtë pikërisht ky boshllëk shpirtëror që sot lejon përhapjen e ideologjive radikale dhe të dhunshme, duke riprodhuar kështu edhe njëherë atë që dikur quhej boshësi dijeje. Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t'i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar? A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njëri-tjetrin dhe përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura fallco? Francis Balle këtu zbulon se është ende koha për t'i dhënë shkollës dhe mediave mjetet për të rifituar atë terren që sot u është lënë në dorë ideologjive fanatike. U duhet kthyer dinjiteti arteve, historisë, letërsisë, filozofisë, kulturës. Profesor filozofie, përpara se të bëhej profesor i shkencave politike në Universitetin Panthëon-Assas (Paris2), Francis Balle, për disa vite, anëtar i Këshillit të Lartë të Audiovizualit (CSA), bashkëthemelues më 2007 i Revistës Evropiane të Mediave dhe Numerikut është autor i librit themeltar Mediat dhe Shoqëritë, botuar edhe në shqip (Papirus), si edhe i librave me titull Intelektuali dhe Tregtari (Flammarion) dhe Mediat (PUF).
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike. Por çfarë dimë në të vërtetë për evolucionin e pabarazive në afat të gjatë? Në realitet, analizat ekonomike që supozohen të na ndriçojnë bazohen më së shpeshti në spekulime teorike më shumë se në fakte të vërtetuara. Fryt i pesëmbëdhjetë vitesh hulumtimi, ky studim, më ambiciozi që është ndërmarrë ndonjëherë mbi këtë çështje, mbështetet mbi të dhëna historike dhe krahasuese shumë më të gjera se të gjitha punimet e mëparshme. Duke përshkuar tre shekuj dhe mbi njëzet vende, ai përtërin tërësisht kuptimin tonë të dinamikës së kapitalizmit, duke e vendosur kontradiktën e tij themelore në raportin midis rritjes ekonomike dhe kthimit nga kapitali. Nëse përhapja e njohurive duket si forca kryesore e barazimit të kushteve në afat të gjatë, aktualisht, rritja në kulm e shpërblimeve më të larta dhe, sidomos, përqendrimi i skajshëm i pasurive kërcënojnë vlerat e meritokracisë dhe të drejtësisë sociale të shoqërive demokratike. Duke nxjerrë nga përvoja e shekujve të shkuar mësime për të ardhmen, kjo vepër tregon se ekzistojnë mjetet për ta përmbysur këtë tendencë. Drejtor i studimeve në EHESS dhe profesor në Shkollën e Ekonomisë në Paris, Thomas Piketty është autor i punimeve të shumta historike dhe teorike për të cilat ka marrë, më 2013, çmimin Yjrö Jahnson, dhënë nga Shoqata Ekonomike Evropiane.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Mjeshtëria e Hulumtimit është një libër klasik, burim i pazëvendësueshëm për hulumtuesit dhe autorët e çdo niveli: studentë, gazetarë, analistë, ekspertë biznesi dhe të politikave publike.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në librin “Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” Vëllimi I, Shqipëria dhe Maqedonia, Andre Ordioni u sjell lexuesve të gjerë dorëshkrimet e tij. Ato ndriçojnë aspekte të veprimtarisë së Kolonelit në caktimit e kujfijve politikë të shtetit shqiptar kryesisht në Shën Naum dhe në Vermosh, duke dhënë qëndrime për një etapë të veçantë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe Francën në veçanti, për Shqipërinë dhe fqinjët e saj ish-Jugosllavinë, e cila u krijua si mbretëria e sërbëve, kroatëve dhe sllovenëve në mbarim të konfliktit botëror, më 1 dhjetor të vitit 1918, Greqinë dhe Maqedoninë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Përballë krizës globale të kapitalizmit, shohim tashmë FMN, qeveritë ose ekonomistët e shquar të djegin atë që e kanë adhuruar - tregun - dhe të rehabilitojnë shtetin që dikur e përbaltnin. Po jetojmë në fakt fillimin e një "çmondializimi". Historia, politika dhc kombet rifitojnë të drejtat e tyre me kthimin e shteteve që dikur quheshin të pafuqishme dhc zmbrapsjen e tregjeve që i pretendonin si universale. Kjo Iëvizje zgjon frika të vjetra. Po sikur ky çmondializim të paralajmëronte kthimin në kohën e luftërave? Këto frika janë veçse faqja tjetër e një gënjeshtrë që u përhap nga padituria dhe interesi. Jo, mondializimi nuk ishte, nuk ka qenë kurrë "i suksesshëm". Miti i "tregtisë së butë" që zëvendësoi konfliktet luftarake u përhap aq shumë sa s'kish si të mos lintr disa gjurmë... Por, në të vërtetë, s'është veçse një mit. Fuqitë sunduese e kanë përdorur vazhdimisht forcën e tyre për të hapur tregje dhc për të modifikuar kushtet e shkëmbimit sipas interesave të tyre. Në këtë fetishizëm të mondializimit ka pasur shumë Ilogari dhe gënjeshtra. Pra, duhet bërë bilanci i vërtetë i këtij mondializimi, i konrributeve dhe dëmeve të tij, për të menduar fuqishëm për fazën e radhës që ka nisur.Ky libër propozon pikërisht rrugët e një çmondializimi të menduar dhe të rregulluar përmes një organizimi të ri të tregtisë dhe të marrëdhënieve financiare ndërkombëtare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ramadan Çipuri lindi në qytetin e Peshkopisë në vitin 1978. Në vitin 2004 u diplomua për Gazetari në Universitetin e Stambollit, Turqi. Vijoi me studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2015 mori titullin "Docent" dhe gradën "Doktori Shkencave"në fushën e gazetarisë dhe komunikimit, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Pas një eksperience në disa media vendase dhe të huaja, Dr. Çipuri që prej vitit 2008 është i angazhuar në jetën universitare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë. Çfarë lidhje kanë këto dy grabitje me njëra-tjetrën? Dy njerëz hetojnë për të zbuluar grabitësit: Etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, dhe murgu mesjetar Martin de Chassagne. Përgjatë hetimeve, duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë, ata zbulojnë njëri-tjetrin, përballen me enigma, të papritura, edhe hedhin dritë, secili në kohën e vet, mbi epokat ku kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdeksinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij. Nëpërmjet një rrëfimi sa filozofik aq dhe historik, libri i rimerr këto tema për t’ia paraqitur lexuesit nëpërmjet dramave dhe sfidave të personazheve të tij.
Çmimi: 1350 Lekë
titleToAlt
Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare. Në këtë punim, proceset transformuese do të ndriçohen përmes disa "prozhektorëve", nga perspektiva e shkencave politike, sociologjike dhe shkencave të komunikimit. Nga lëmi i shkencave politike do të huazohen instrumentet për të shpjeguar tiparet e "tranzicionit" në shoqërinë postkomuniste. Për të parë nëse ecuria e tranzicionit politiko – shoqëror ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zhvillimin e sistemit mediatik, do të paraqiten fazat evolutive të këtij të fundit. Kombinimi i qasjeve të ndryshme teorike na ndihmon të vëzhgojmë nga afër ndikimin që sistemi politik ushtron mbi sistemin mediatik: ndikimin që sistemi mediatik ushtron mbi kulturën profesionale të gazetarisë dhe ndikimin që një kulturë specifike profesionale ushtron mbi praktikat e punës së gazetarisë. Në këndvështrimin metodologjik, risia e këtij libri qëndron te gërshetimi i të dhënave sasiore me ato cilësore në tri nivele: 1) Përmes rishikimit të dokumenteve zyrtare mbi gazetarinë dhe median në Shqipëri. 2) Përmes një anketimi të strukturuar. 3) Përmes intervistave gjysmë të strukturuara me aktorë të fushës. Qëllimi ishte të grumbulloheshin perceptimet e gazetarëve mbi profesionin e tyre nëpërmjet një anketimi në shkallë të gjerë në tetë rrethe të vendit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
...Per t'u mbrojtur nga provincionalizmi i kohes beja ekspedita ne boten e Herodotit. Greku im me pervoje, i mençur, m'u be udherrefyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse me mire udhetohet vetem, mendoj se nuk e kemi penguar njeri-tjetrin - na ndante largesia e dy mije e peseqind vjeteve, por edhe nje lloj tjeter distance qe buron nga ndjenja ime e respektit sepse, ndonese ne raport me te tjeret Herodoti ka qene perhere i thjeshte, dashamire dhe i bute, gjithmone kam pasur ndjesine se jam me nje gjigand..."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndërtimi evropian është bërë nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht rishikimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re për të. Për më tepër, zgjerimi i afërt shtron problemin e përkrahjes, që politikat bujqësore, rajonale apo politikat e tjera do ta vendosin në qendër të Bashkimit, i cili do të pushojë së qëni një klub vendesh të pasura. Megjithatë, njohja e këtyre politikave mbetet e vështirë. Aspekti teknik, kompleksiteti dhe shumëllojshmëria e tyre bëjnë që secila prej tyre të jetë çështje specialistësh. Ky libër jep një përmbledhje për të gjitha politikat e Bashkimit Evropian, si për ato që janë tashmë të afirmuara, të cilat kanë lejuar unifikimin e tregut të brendshëm, ashtu dhe për ato që janë më pak të sigurta, të cilat synojnë bashkërendimin e politikave ekonomike dhe sociale të shteteve kombëtare. Një vend i është lënë gjithashtu qarkullimit të lirë të njerëzve, i lidhur tashmë me qytetarinë evropiane si dhe me politikat e jashtme, të cilat, midis tregtisë, bashkëpunimit dhe diplomacisë, kërkojnë unitetin e tyre.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
As federal, as i krahasueshëm me një organizatë ndërkombëtare klasike, sistemi institucional i Bashkimit Evropian vepron në lidhje të ngushtë me qeveritë dhe administratat e Shteteve Anëtare. Zgjerimi i Bashkimit Evropian në 25 anëtarë i realizuar në vitin 2004 kërkoi një reformë institucionale. E parashikuar nga Traktati i Nisës, ajo u thellua nga projekti i Kushtetutës Evropiane. Fusha të tilla si politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, ose hapësirat për liri, siguri dhe drejtësi po përfshihen gradualisht në politikat komunitare. Ky libër studion institucionet e Bashkimit Evropian, veprimtarinë e tyre të përditshme, analizon mekanizmat e administratës franceze që sigurojnë lidhjet me Brukselin dhe paraqet ndryshimet që do të ndodhin kur të jetë ratifikuar Traktati Kushtetues.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania