titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni tregime të shkruara ndër vite që përcjellin ide e shqetësime të kohës sonë si: mbrojtja e ambientit, dashuria për vendin e origjinës, emigracioni nën një vështrim të ri, probleme të të rinjëve, të familjes etj. Do të lexoni histori të mrekullueshme, nga më të pabesueshmet nga jeta e njerëzve të rrallë, që shembulli i tyre është për të gjithë shumë frymëzues. Për njerëz që nga fatkeqësi të rënda, që kanë humbur çdo gjë janë ringritur. Shembujt e tyre na mësojnë se s'ka rëndësi sa herë bie, ajo që ka rëndësi është shpejtësia me të cilën ngrihesh në këmbë. Nuk ka vështirësi që njeriu nuk e kalon mjafton të impenjohet. "Në jetë, thotë pilotja amerikane Tami, mund të zgjedhësh të jesh i trishtuar e të ndihesh i tillë ose të jesh i lumtur e të jesh me të vërtetë, të takon ty ta vendosësh. Çdo ditë." "...qëndrimi im nuk është të ankohem ose të pres ndërhyrjen e Zotit apo të Shtetit. Sigurisht mund ta kalosh jetën duke u ankuar, po nuk të çon asgjëkundi."- thotë djali afgan Jawad. "Nuk ekziston fati, ekziston momenti në të cilin talenti takon rastin" - citon Senekën. Duhet me qenë kuriozë, ambiciozë... kurrë mos dorëzohemi! - thotë një personazh tjetër. Të kujtojmë gjithmonë nga kemi ardhur e të jemi të aftë për t'i kthyer shoqërisë ato që i kemi marrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ulliri, pema e dhimbjes i Dhimitër Anagnostit është libri i një" Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë që mendova pasi kisha përfiinduar leximin e pare. Në një moshë të caktuar, është shumë e vështirë qc leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri në atë shkallë sa të të pengojnë për të menduar si përftues kritik. Dhimitër Anagnosti është, njëherësh, i papërsëritshmi në rrëfim: shkruan shkurt, por me një shqipe dinjitare; rrëfen shpejt, si në dritë të vetëtimës, por duke krijuar karaktere; është dëshmitar ngjarjesh, por vepra e tij nuk mund të merret si letërsi dëshmuese, sepse e tejkalon cilësisht regjistrin e rrëfimtarit dëshmues, duke e lartësuar veten te krijuesi i karaktereve. Pas Migjenit, zor se mund të gjendet ndonjë autor tjetër që me minimumin e mjeteve të shprehjes t'i ketë dhuruar lexuesit maksimumin e gjendjeve, situatave dhe të njerëzve, si Anagnosti.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Tri rrugë për te liqeni" - libri i fundit që Ingeborg Bachmann botoi në të gjallë. Protagonistët kryesorë të pesë novelave të përfshira në këtë vëllim janë të gjitha gra, që po përjetojnë një moment krize ekzistenciale në jetën e tyre. Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore, në penën e një prej poeteve më të mëdha të shekullit të XX, që pati një ndikim të madh në letërsinë në gjuhën gjermane, si dhe në lëvizjen feministe. "Shkrimtarja më inteligjente dhe më e rëndësishme që ky vend ka nxjerrë gjatë këtij shekulli." - Thomas Bemhard
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Udha e Dhimbjes, Kukulla e Pallatit të Mermerte, Kënga e Tokës
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çdo artist i madh ka pamjen e tij të veçantë. Por vetëm nje artist është aq i madh sa për të shpëtuar botën. Lexo aventurat e reja të jashtëzakonshme të Marti Pents nga karikaturisti fitues i shumë çmimeve, Mark Pents.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mbretëresha Zemërkeqja është rikthyer në Mbretërinë Sekrete, ku nga libri i përrallave i Samarës ka çliruar gjashtë personazhe të këqinj! A do të munden Eli, Samëra dhe Jasmina ta kapin gjigandin e stërmadh dhe ta rikthejnë brenda në libër, para se ai të shkatërrojë të gjitha lulet e rrëshirëmblës që rriten në Pyllin e Luleve të Egra?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jasmina vizitojnë Pallatin e bukur të Njellmave, por tmerrohen kur zbulojnë se një shtrigë e keqe poi frikëson mjellmat. Mbretëreshë Zemërkeqja ka lëshuar një tjetër personazh të keq nga përrallat, në Mbretërinë Sekrete! Do të jenë në gjendje vajzat t'i shpëtojnë mjellmat dhe ta rikthejnë shtrigën brenda në libër?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jasmina po japin ndihmwn e tyre nw Pyllin e Arinjve tw Dwborws, kur njw pwrbindwsh i frikshwm nis tw vjedhw ushqimin e arinjve - duhet tw jetw ndonjw nga personazhet e kwqinj tw Mbretwreshw Zemwrkeqes! A do tw jenw nw gjendje vajzat ta kapin pwrbindwshin dhe ta rikthejnw nw libwr, apo tw gjitha kafshwt do tw vuajnw nga uria?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Është koha për shfaqjen e veçantë me fishekzjarre në Mbretërinë Sekrete, ku Eli, Samera dhe Jasmina mezi presin të shkojnë, mirëpo një magjistar i keq e ka rrëmbyer .Mbret Gazmorin! Vajzat duhet t'ia punojnë magjistarit dhe ta shpëtojnë mbretin, ndryshe toka magjike do të jetë në rrezik të paparë...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Është gara vjetore e bukurveshjes në Mbretërinë Sekrete, ku edhe Eli, Samëra, Jasmina dheTriksi do të veshin nga një kostum! Mirëpo, kur të gjithë banorët e mbretërisë janë të veshur me kostume, a do të munden vajzat ta shohin personazhin tjetër të keq nga përrallat e Mbretëreshë Zemërkeqes - Ujkun e Madh të Keq -para se ai të hungërijë dhe ta rrënojë mbretërinë?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jamina po shkojnë në Shpellën e Xhevahireve, pasi që një dragua i tmerrshëm frymëzjarr po shkakton telashe. A do të munden vajzat, bashkë me miqtë e tyre – dragonjtë e ëndrave, të kapin personazhin e fundit të keë dhe ta shpëtojnë Mbretërinë Magjike?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
ASHTU SI LABIRINTI I KOPSHTIT TE HARRUAR, EDHE KY RREFIM ESHTE NJE OAZE PAQJE, NE TE CILEN RREZIKON TE PERHUMBESH... Ne vitin 1913, nje vocerrake braktiset ne nje anije te nisur nga Anglia drejt Australise. Ajo mberrin atje fillikat, me nje valixhe te vogel dhe nje liber te mrekullueshem me perralla. Vajza rritet nga kapiteni i portit dhe e shoqja, si te ishte vajza e tyre. Ne ditelindjen e saj te njezetenjete, ata i rrefejne te verteten. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos te gjurmoje identitetin e saj te vertete. Kerkimet e çojne ne çifligun Blekherst, ne brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vene perballe sekreteve te familjes aristokrate Montrashe. Mozaiku plotesohet vetem pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kerkimet pas vdekjes se Nelit. Si nje rrefenje magjepsese, plot mistere e te fshehta, "Kopshti i harruar" do te marre ne dore freret e imagjinates suaj, per te mos i leshuar me kurre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Kur shpërtheu lufta midis Romakëve dhe Albanëve, Tullus Hostili, mbreti i Romakëve si dhe Metius Fufeti, mbreti i Albanëve, vendosën që ti jepnin fund luftës duke zhvilluar luftime një me një. Ndër Romakët ishin vëllezërit trinjakë, të quajtur Horacet, kishte edhe ndër Albanët trinjakë të quajtur Kuriatet. Fati i luftës, me miratimin e dy mbretërve, iu besua këtyre. Me sulmin e parë u vranë dy nga vëllezerit Romake si dhe u plagosën lehtë edhe tre vëllezërit Albanë. Horaci, i vetëm, ndonëse ishte jo i plagosur nuk guxoi të vijonte luftimin i vetëm, sepse ishte i pabarabartë një me trë, por duke bërë një arrati te rreme, i vrau një nga një armiqtë që e ndoqën pas. Më pas u kthye në Romë, ngarkuar më prenë e luftës, kur hasi me motrën, e cila ishte e fejuar me një nga Kuriatët. Kur vajza pa mbi supet e vëllait mantelin e të fejuarit - të cilin e kishte punuar vete - nisi të shkulte flokët dhe të vajtonte për djaloshin që ia kishin rrëmbyer. I xhindosur nga kjo gjë, i vëllai e vrau me shpatë. Kur u dënua nga Dumviret, meqënëse mbreti Tullus ishte ngurrues, iu bë thirrje popullit që Horacio të lirohej, mëshumë prej admirimit për virtutin e tij, sesa nga e drejta prej procesit gjyqesor.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Darma është natyra e brëndshme, e cila ka arritur brenda secilit prej nesh një fazë të caktuar të zhvillimit dhe shpalosjes." Annie Sesant Njeriu e sheh veten të ndarë nga e gjithë shoqëria dhe bota, por pëmes këtij libri do të kuptojmë se nuk jemi të ndarë nga asgjë dhe se jemi të lidhur me gjithcka. Fija e artë e cila na lidh me ço gjë është Darma dhe mënyra me të cilën ajo funksionon është Karma. Për secilin lexues ky libër është një portë që të fton të njohësh vetveten dhe rolin tënd në këtë botë dhe njëkohësisht merr rolin e një manual,i cili na tregon përmes miteve dhe shembujve praktik se cfarë do të thotë të jetojë dikush me të vërtetë, të gjejë arsyen e jetes së tij duke u bërë kështu një me Darmën.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Asnjë nuk duhet ta marrë vesh për "Dyqanin e kafshëve magjike". Megjithatë Ida dhe dhelpra Rabata nuk e mbajnë dot gojën. Po sikur ta marrë vesh zonjusha Kornfild? Çoki nuk ka dëshire tjetër veçse të ketë nje kafshë magjike. Nuk i intereson asgjë tjetër: as pjesa teatrale që do të vihet në skenë, as alarmi i xanxareve dhe aq më pak këto gropat e çuditshme në kopshtin e shkollës... Aventura vazhdon...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorues. Të shihte emrin e tij në listat e aventurierëve më të mëdhenj. Por duhet të ulej në tokë dhe të shihte Gjithçka rreth tij. Kur aeroplani papritmas rrëzohet duke rënë mespërmes kurorës së pemëve. Fredit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ai bashkë me tre fëmijë të tjerë arrijnë t'i mbijetojnë aksidentit. Por xhungla është një vend i pafund dhe i egër. Pa shpresë shpëtimi. mundësitë për t'u kthyer në shtëpi duken tmerrësisht të pakta. POR ME SA DUKET, DIKUSH TJETËR KA QËNË ATY.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania