titleToAlt
Kur Laxnessi e quan veten, me anë të një personazhi letrar, si "më të madh se gjithë islandezët e tjerë " ai po shpallte një pretendim që me kalimin e kohës do bëhej aq jashtëzakonisht i vërtetë, sa të dukej si rezervë. Po të kemi parasysh përmasat e vogla të Islandës dhe rolin e saj të dorës së dytë në historinë moderne (ajo e deklaroi pavarësinë nga Danimarka vetëm më 1944), nuk habitemi aspak se Laxnessi perceptohet gjerësisht jo vetëm si artisti më i shquar i shekullt, por edhe si qytetari më me ndikim. Ai përvijohet si më i madh se çdo burrë shteti modern apo figurë fetare. Jo thjesht me krijimtarinë, por edhe me gazetarinë dhe eseistikën dhe qëndrimet politike, ai u ka dhënë formë dokeve të këtij kombi në ndryshim të shpejtë. “Laxness është një prej romancierëve më të mëdhenj të shek. XX në çdo gjuhë.”- New Yorker “Gëzohu lexues! më në fund u ribotua ky libër brilant, i mençur, zbavitës, një ndër 10 librat e mij më të dashur të të gjithë kohërave.”-Annie Proulx
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e vet, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono nuk dëshironte t'ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj "botës fluturake" të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. “Kam mësuar shumë nga meditimi i botës së kënaqësive dhe nga bukuria e brishtë e kësaj bote. Por ndiej se tani ka ardhur koha që të vazhdoj me të tjera gjëra. Sensei, jam i mendimit që, në një kohë të tillë, të trazuar, artistët duhet të mësojnë të vlerësojnë gjëra më të prekshme sesa ato të botës së kënaqësisë, që treten me dritën e mëngjesit. Nuk është e thënë që artistët të jetojnë gjithnjë në një botë dekadente dhe të veçuar. Ndërgjegjja, sensei, më thotëse nuk mund të qëndroj gjithmonë artist i botës fluturake.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Orhan Pamuk, shkrimtari më rëndësishëm i Turqisë së sotme, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, në këtë libër të mrekullueshëm autobiografik, na bën një guidë gjeografike, historike dhe psikologjike, thellësisht melankolike e të ndjerë, nëpër Stambollin e tij të dashur, qytetin ku u lind dhe që nuk e braktisi kurrë, qyteti që i shenjoi sa trishtim aq edhe famë, qytetin që e deshi me të gjitha dritëhijet, me të gjitha "humbjet" dhe lavditë. Ndryshe nga shumë të tjerë, Orhan Pamuk, duke parë përtej joshjes së shkëlqimtë bosforiane, ka qenë, siç thotë edhe vetë, në kërkim të domethënies së aq pse-ve që ky libër ngre: "Pse në çaste dëshpërimi, zemërimi dhe brenge, më pëlqente ta përytyroja veten duke u endur rrugëve në mes të natës? Pse nuk më pëlqenin pamjet e ndriçuara të Stambollit, që u pëlqejnë turistëve e që shtypen nëpër kartolina, por rrugicat e pasme të mugëta, buzëmbrëmjet, netët e acarta të dimrit, njerëzit si hije që mezi shquhen nën dritën e Ilambave të zbehta të rrugës, rrugicat me kalldrëm dhe shkretia që tashmë po harroheshin nga të gjithë?
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të' Sulltan Muratit të III-të, janë ngarkuar të përgarisin librin, që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe aftësinë e miniaturës orientale për ta dhënë atë. Gjithçka është e fshehtë, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi, ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së kohës. Ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja, të panjohura dhe t'i përqaset elementëve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht atyre të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja janë të përkryera. Cilën do të zgjedhin palët? Presioni, edhe pse i fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Sakaq fillon saga e kundërshtisë së heshtur; miniaturistët vriten njëri pas tjetrit, dhe të tjerë pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën në pezulli deri në fund, bashkë me një linjë dashurie mes Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, e cila mban peshën në bartjen e këtyre simboleve në rrëfim. «Unë jam e kuqja» është një thriller mjeshtëror letrar dhe një meditim i gjatë për dashurinë dhe devotshmërinë aitistike.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shquar italian Luigi Pirandeilo (Çmim Nobël për letërsinë në vitin 1934), u bë shumë shpejt i dëgjuar në mbarë botën për tregimet, novelat dhe dramat e tij, të shkruara me një stil karakteristik, me një gjuhë sa të pasur dhe të çuditshme, që mbajnë vulën e individualitetit të tij artistik origjinal. Krijimet e tij përshkohen nga dramaciteti, intriga dhe forca e arsyes, nga shakaja dhe humori, te të cilat lexohen dashuria e shkrimtarit për jetën dhe njerëzit. Ato të habisin me vërtetësinë e lakuriqtë në paraqitjen e jetës, ashtu siç e sheh ai me syrin dhe zemrën e një artisti të madh. Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo "i fjalëve", por "i gjërave". Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen tregimet: + Qypi + Jeta lakuriq + Në shenjë + Shpirt ndrituri + Tre mendimet e gungaçes + Zoti i vjetër + Në heshtje + Tersllëku i Pitagorës + E vdekura dhe e gjalla + Mendohu Xhakomino! + Rini + Lumturi + Kandelora + Në hotel vdiq dikush + Kërcim i hareshëm + Drita e shtëpisë tjetër
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një vajzë e re, e cila e quan veten Brajd. Lëkura e saj e zezë me nuancë blu, shkakton çmeritje te njerëzit që e shohin për herë të parë. Por ngjyra e iëkurës së saj është vetëm një nga karakteristikat e bukurisë së saj të rrallë. Guximi, vetëbesimi dhe karriera e saj e suksesshme e kanë bërë të lakmueshme. Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t'ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. Pastaj vijnë me radhë: Bukër, djali të cilin Brajda e dashuron çmendurisht, por që e humbet pas një grindjeje të egër. Reini, një vajzë e vogël e bardhë, me një fëmijëri të hidhur e të dhunshme, të cilën Brajda e njeh rastësisht. Më së fundi vjen Zemra, nëna e Brajdës, së cilës i duhet një jetë e tërë që të arrijë të kuptojë se mënyra se si sillesh me fëmijën tënd, jo vetëm që është e një rëndësie të pakrahasueshme, por edhe lë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe botën e tyre emocionale. Dhe fëmijët nuk e harrojnë kurrë këtë. Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, "Zoti e ndihmoftë fëmijën!", libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Të reflektosh mbi të tashmen do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja apo ta harrosh të shkuarën: e tashmja është pika e takimit për të tre drejtimet e kohës. E nuk mund të ngatërrohet ajo me një hedonizëm të lehtë. Pema e kënaqësisë nuk rritet në të shkuarën apo në të ardhmen por pikërisht në këtë mo¬ment. E megjithatë vdekja po ashtu është frut i së tashmes. Ajo nuk mund të harrohet, pasi është pjesë e jetës. Të jetosh mirë do të thotë të vdesësh mirë. Ne na duhet të mësojmë, si ta shohim vdekjen në fytyrë. E tashmja është njëherësh shkëlqyese dhe e mugët, si një sferë që bashkon të dy gjysmat e veprimit dhe meditimit. Kësisoj, ashtu siç kemi paturfilozofi të së shkuarës e të së ardhmes, të përjetësisë e të boshësisë, nesër do të kemi një filozofi të së tashmes. Përvoja poetike mund të jetë një nga themelet e saj. Çfarë dimë për të tashmen? Asgjë ose thuajse asgjë. Megjithatë poetët një gjë e dinë: e tashmja është burimi i pranive.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania