Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Të guximshëm, rebelë, revolucionarë: “Çfarë muzike”! Në të pasqyrohen të gjithë grupet legjendare të rrokut botëror e këngëtar të famshëm të muzikës Pop, përfshirë këtu Nirvana, Rolling Stones, Pink Floyd, David Bowie, Daft Punk, Michael Jackson, Madonna, Elvis Presli etj. Përmbledhjes origjinale të autores italiane i janë shtuar edhe grupet rrok më të famshme shqiptare, historia e të cilave është përgatitur nga Kozeta Kurti dhe ilustruar nga Semela Mero. Nga grupet shqiptare përmendim, Elita 5, Djemtë e detit – i paharruari Gent Demaliaj, grupi Arb – Redon Makashi, Ritfolk, grupi X – Aleksandër Gjoka, Tingulli i zjarrtë – Elton Deda etj. Për çdo këngëtar apo grup muzikor botëror, por edhe shqiptar jepet një informacion bazë mbi krijimin, zbulimin, rrugëtimin në fushën e muzikës, ndikimin që kanë pasur dhe gjurmët që kanë lënë. Pra në këtë përmbledhje ju do të mund të lexoni për gjithë jetën e tyre.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
MBI AUTORIN NË FUSHË TË MUZIKOLOGJISË/ABOUT THE AUTHOR IN THE FIELD OF MUSICOLOGY “Albanian Urban Lyric Song in the 1930s, Project Muse, December 2005: It is the Albanian 'lyric' song of the 1930s and the singers, instrumentalists, composer-arrangers, and lyricists who developed it that are the primary subject of Eno Koço's excellent and well-researched study. As the first monograph in English to examine an urban song repertoire from southeastern Europe, and the first to detail musical life in the region in the early twentieth century, it will be revelatory for international readers. ... It belongs in every university library supporting programs in ethnomusicology, folklore, and European or East European Studies, as well as any library that serves the large Albanian communities living in English-speaking areas.” -Jane C. Sugarman, State University of New York, Stony Brook “Your Albanian Urban Lyric Song in the 1930s makes a truly extraordinary contribution to modern musical scholarship, for it treats Albania music in so many of its facets in a history of twentieth-century Europe. Your approach is exemplary in so many ways, not least among your use of comparisons and variants to make a case for an Albanian music that stretches across boundaries, styles, and social categories. You do Albania a great service, of course, by making such a compelling case for its music. You also make a singular contribution to ethnomusicology by examining a music that f orms at the many interstices determining the character of a modern nation. And, of course, you lovingly portray the music that brought distinction to your own f amily. I can only utter a loud chorus of Bravos!” -Phil Bohlman, The University of Chicago, September 24, 2004 “A Journey of the Vocal Iso(n), Project Muse, March 2017: Chapter 7, one of the most valuable in the book, examines Byzantine and related chanting in Albanian communities. Koço discusses Lorenzo Tardo's views on the early existence of the ison and the character of these repertoires, and, following Giuseppe Ferrari, clearly differentiates the oral chanting of the Italo-Albanians from the 'Byzantine art music of the great cathedrals' (p. 115).... Eno Koço is to be applauded f or both the breadth of his vision and the ambitious nature of this project. If, in the end, his book is more of a source on which to build future research than an overarching narrative, that is a legitimate result of such an undertaking and entirely consistent with the author's declared aims.” -Ivan Moody CESEMUniversidade Nova, Lisbon
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare, në atë modernen artistike. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vokal shumë të mirë. Anita ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar.”-Avni MULA, Artist i Popullit “Me Anitën kemi bashkëpunuar qëkur ishim nxënës të shkollës së mesme artistike "Naim Frasheri" në Vlorë. Të gjithë e ndjenin se mes nesh po spikaste dita ditës një talent i bukur në fushë të violinës, por edhe një vokal i bukur e potent qysh në moshë të vogël. Me Anita Bitrin kam shënuar arritjet më të bukura të karrierës sime.”-Artur DHAMO, kompozitor “Eh, Anita! Vajzë me një butësi joniane, me nerv pune nga formimi që kishe marrë që në shkollë dhe aq këmbëngulëse. Këngët e saj janë kaq të bukura. Modeli i një artisteje që punoi shumë. Anita i kreu të gjitha. Brenda një kohe të shkurtër i realizoi të gjitha ëndrrat e thurura që çdo artist do të donte t'i arrinte gjatë jetës. Fitoj shumë çmime. Dhe, mbi të gjitha, fitoi admirimin e publikut.”-Irma LIBOHOVA, këngëtare
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në shekullin XIX estetika ishte sfera më e lartë e mendimit muzikor, ndërsa sot kritikuesit e saj shprehin dyshimin se është një spekulim i zbrazët, tepër larg realitetit muzikor sa të mund ta prekë apo të mund të ndikojë vërtet mbi të. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet se gjykimet mbi muzikën, e madje çdo aktivitet muzikor, janë produkt supozimesh estetike për të cilët duhet domosdoshmërisht të ketë ndërgjegjësim nëse kërkohet që të vihen përballë proves së fakteve, apo të mbahet distance kritike. Ky libër nuk niset nga ndonjë dogmë apo metodë të përcaktuara si të vetmet e vlefshme. Në të vërtetë ai kërkon të përvijojë zhvillimin e estetikës muzikore duke u nisur nga shekulli i tetëmbëdhjetë dhe, në të njëjtën kohë, përpiqet të përzgjedhë nga tradita atë që mund të jetë domethënëse në të tashmen. Sistemi i estetikës nënkupton historinë e saj, ndaj këtu është përvijuar një parashtrim historik dhe sistematik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
"Muzika është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, sepse ritmi dhe harmonia kanë selitë e tyre në nyjën e shpirtit. Ajo e pasuron atë dhe i jep hir dhe shkëlqim".-Platoni
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri i fundit "Kënga Karakteristike Korçare" i Eno Koços vjen pas atij "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930," botuar më 2002 nga Shtëpia Botuese "Toena." Është për të vënë në dukje që ky punim, Kënga Karakteristike Korçare, ka qenë pjesë e doktoratës së Eno Koços me Titull Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930, shkruar në anglisht dhe mbrojtur në Universitetin e Leeds-it më 1998. Kur u botua vitin e kaluar "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet '30," kënga karakteristike korçare nuk u përfshi në të, me idenë që kjo temë të paraqitej si punim më vete, edhe pse fillimisht ishte menduar si pjesë integrale e disertacionit. Gjatë gjysmës së fundit të shekullit XIX dhe veçanërisht fillimit të shekullit XX, në Shqipëri, dhe pikërisht në Korçë, u krijua një tip i veçantë kënge që mori emrin kënga karakteristike korçare.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania