titleToAlt
“Sikur të mungonte një gërmë nga poezia e Zhulianës, mbase edhe një notë nga muzika ime, "Këngët e Rinisë" nuk do të ekzistonte... Zhuliana Jorganxhi është NËNA e këngës shqiptare...” AGIM KRAJKA, Kompozitor - Mjeshtër i Madh - Nder i Kombit “Nëse ndonjëherë do të hartohet një histori e llojeve dhe nënllojeve të krijimtarisë letrare, emri Zhuliana Jorganxhi do të qëndrojë në krye të atyre poetëve që kanë shkruar poezi të këndueshme. E shfaqur në të njëjtën kohë me poetët e brezit post-Kadare, ajo shumë shpejt gjeti një udhë të ngushtë, por të suksesshme krijimtarie, duke u identifikuar si autore tekstesh... Ajo e ktheu këtë nënlloj të poezisë në mjeshtëri.” Prof. Dr. SHABAN SlNANi, Studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist “Ajo mendon poetikisht, ajo flet me poezi apb ndjen me vargje, është për të një vuajtje e thellë që shpesh e ka fare pak të dallueshme gëzimin apo dhimbjen, sepse në thellësi të poetikës së saj nuk ka klasifikime estetike të ngjyrosura moralisht.” Prof. PËRPARIM KABO, Studiues, kritik arti “Janë dy profesione që krijojnë vargje, parolier dhe poet. Është e pabesueshme se si të dyja ngjizen në një emër: Zhuliana Jorganxhi! Fjala e saj i jep vlerë muzikës, i jep forcë tingullit dhe drithërimë zërit. Është një mundësi e artë për kë interpreton. Në fund, të duket sikur të ka lexuar shpirtin!” ARDIT GJEBREA, Kantautor
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Muzika popullore e Tiranës është një fenomen që konsolidohet në gjysmën e parë të shek. XX-të. Krijimi i saj u kushtëzua nga tre elementë thelbësore: nga hyrja e instrumentëve te temperuara evropiane, së dyti nga fqinjësia artistike me tre kultura të mëdha muzikore qytetare si ato të Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit dhe së treti nga njohja dhe shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Kjo muzikë shfaq të njëjtat tipare strukturorë dhe organizimi ashtu si pjesa më e madhe e muzikës dhe e këngëve qytetare të qyteteve të Shqipërisë qëndrore dhe veriore. Etnomuzikologjia jonë e ka klasifikuar gjithë zonën muzikore mbi lumin Shkumbin, kryesisht si zonë të një zërëshit muzikor, e të formave të tij që shprehen si monodi, monodi me shoqërim apo edhe në homofoni. Muzika e re që pritej të krijohej në Tiranë nuk do të bëntë ndryshim në këtë çështje, pra që do të ishte dhe strukturohej në tërësi si muzikë një zërëshe, ashtu siç është edhe sot. Përtej kësaj ajo i respektoi tiparet muzikorë të zonës përreth edhe pse tash e tutje do të përcilleshin përmes veglave evropiane të temperuara.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë. Eltoni shkruan fuqishëm edhe për çtoksikimin dhe ngritjen e Fondacionit AIDS. Ai rrëfen për gjetjen e dashurisë së vërtetë me Dejvid Fërnishin, pushimet me Versaçen dhe interpretimin në ceremoninë mortore të Princeshës Diana. Përshkruan çastin ekzakt kur kupton se dëshiron të bëhet baba dhe jeta e tij ndryshon sërish kryekëput. Gazmore, argëtuese dhe herë-herë thellësisht prekëse, autobiografia UNË do t'ju çojë në një udhëtim intim me nje legjendë të gjallë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Të guximshëm, rebelë, revolucionarë: “Çfarë muzike”! Në të pasqyrohen të gjithë grupet legjendare të rrokut botëror e këngëtar të famshëm të muzikës Pop, përfshirë këtu Nirvana, Rolling Stones, Pink Floyd, David Bowie, Daft Punk, Michael Jackson, Madonna, Elvis Presli etj. Përmbledhjes origjinale të autores italiane i janë shtuar edhe grupet rrok më të famshme shqiptare, historia e të cilave është përgatitur nga Kozeta Kurti dhe ilustruar nga Semela Mero. Nga grupet shqiptare përmendim, Elita 5, Djemtë e detit – i paharruari Gent Demaliaj, grupi Arb – Redon Makashi, Ritfolk, grupi X – Aleksandër Gjoka, Tingulli i zjarrtë – Elton Deda etj. Për çdo këngëtar apo grup muzikor botëror, por edhe shqiptar jepet një informacion bazë mbi krijimin, zbulimin, rrugëtimin në fushën e muzikës, ndikimin që kanë pasur dhe gjurmët që kanë lënë. Pra në këtë përmbledhje ju do të mund të lexoni për gjithë jetën e tyre.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
MBI AUTORIN NË FUSHË TË MUZIKOLOGJISË/ABOUT THE AUTHOR IN THE FIELD OF MUSICOLOGY “Albanian Urban Lyric Song in the 1930s, Project Muse, December 2005: It is the Albanian 'lyric' song of the 1930s and the singers, instrumentalists, composer-arrangers, and lyricists who developed it that are the primary subject of Eno Koço's excellent and well-researched study. As the first monograph in English to examine an urban song repertoire from southeastern Europe, and the first to detail musical life in the region in the early twentieth century, it will be revelatory for international readers. ... It belongs in every university library supporting programs in ethnomusicology, folklore, and European or East European Studies, as well as any library that serves the large Albanian communities living in English-speaking areas.” -Jane C. Sugarman, State University of New York, Stony Brook “Your Albanian Urban Lyric Song in the 1930s makes a truly extraordinary contribution to modern musical scholarship, for it treats Albania music in so many of its facets in a history of twentieth-century Europe. Your approach is exemplary in so many ways, not least among your use of comparisons and variants to make a case for an Albanian music that stretches across boundaries, styles, and social categories. You do Albania a great service, of course, by making such a compelling case for its music. You also make a singular contribution to ethnomusicology by examining a music that f orms at the many interstices determining the character of a modern nation. And, of course, you lovingly portray the music that brought distinction to your own f amily. I can only utter a loud chorus of Bravos!” -Phil Bohlman, The University of Chicago, September 24, 2004 “A Journey of the Vocal Iso(n), Project Muse, March 2017: Chapter 7, one of the most valuable in the book, examines Byzantine and related chanting in Albanian communities. Koço discusses Lorenzo Tardo's views on the early existence of the ison and the character of these repertoires, and, following Giuseppe Ferrari, clearly differentiates the oral chanting of the Italo-Albanians from the 'Byzantine art music of the great cathedrals' (p. 115).... Eno Koço is to be applauded f or both the breadth of his vision and the ambitious nature of this project. If, in the end, his book is more of a source on which to build future research than an overarching narrative, that is a legitimate result of such an undertaking and entirely consistent with the author's declared aims.” -Ivan Moody CESEMUniversidade Nova, Lisbon
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare, në atë modernen artistike. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vokal shumë të mirë. Anita ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar.”-Avni MULA, Artist i Popullit “Me Anitën kemi bashkëpunuar qëkur ishim nxënës të shkollës së mesme artistike "Naim Frasheri" në Vlorë. Të gjithë e ndjenin se mes nesh po spikaste dita ditës një talent i bukur në fushë të violinës, por edhe një vokal i bukur e potent qysh në moshë të vogël. Me Anita Bitrin kam shënuar arritjet më të bukura të karrierës sime.”-Artur DHAMO, kompozitor “Eh, Anita! Vajzë me një butësi joniane, me nerv pune nga formimi që kishe marrë që në shkollë dhe aq këmbëngulëse. Këngët e saj janë kaq të bukura. Modeli i një artisteje që punoi shumë. Anita i kreu të gjitha. Brenda një kohe të shkurtër i realizoi të gjitha ëndrrat e thurura që çdo artist do të donte t'i arrinte gjatë jetës. Fitoj shumë çmime. Dhe, mbi të gjitha, fitoi admirimin e publikut.”-Irma LIBOHOVA, këngëtare
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Regjisori i dashur i aktorëve. I veçantë, skulptor, skenarist, piktor, muzikant, erdhi në artin kinematografisë me të gjitha këto përvoja dhc këto dhunti u reflektuan më së miri ne artin e regjisë së filmit".-Roza Anaunosti. Aktore "Ti je poeti i vërtetë i ekranit. Poezia fillon nga zemra jote dhe zhytet në çdo qelizë të filmit".-RolandGjoza.Poet "Kam mundur të mësoj nga sekreti yt në punë, pasionin dhe optimizmin e brendshëm që nuk të lodh dhe te dorëzon, por të jep gjallëri dhe jetë".-Natasha Lako. Shkrimtare-skenariste. "...Sikur"Kapedani" (Bashkë me Hoshafin) të ishte i vetmi film i tij,ai do të mbetej një emër i gdhendur në kapitelet e godinës së Kinostudios".-Teodor Laço. Shkrimtar- skenarist "Regjisori Fejzo ështe dhe mbetet shembulli i pasionit dhe përkushtimit ndaj artit filmik për brezat e ardhshëm të kineastëve".-Viktor Gjika. Regjisor
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Hollivudi dhe mafia është një demaskim i bujshëm me dëshmi filmike të marrëdhënieve të rrezikshme, të errëta e gjithaq joshëse mes mafies dhe Hollivudit. Ky libër, i bazuar në dhjetëra burime, heton me kujdes të madh dhe rrëfen haptas historinë e fshehtë të Hollivudit dhe mafies.nPersonazhe të njohura të mafies janë përpjekur të depërtojnë nëpërmjet  ngastrave të parave që u jepnin kompanive të prodhimit, në mënyrë që ta rrisnin pak e nga pak kontrollin mbi to. Në të njëjtën kohë, edhe Hollivudi ka lënë gjurmën e tij mbi vetë mafien. Lidhja mes tyre ka qenë dhe mbetet e ndërsjellë.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania