titleToAlt
Nga autori bestseller i Neë York Times për librat “Fillo me pse” dhe “Liderët hanë të fundit”, na vjen një strukturë e guximshme për lidership-in, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht. Si mund të fitojmë në një lojë që nuk ka fund? Lojërat e fundme, si futbolli apo shahu, kanë lojtarë që dihen, rregulla fikse dhe një pikë fundore të qartë. Fituesit dhe humbësit identifikohen lehtë. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Nuk ka as fitues e as humbës - vetëm përpara dhe pas. Pyetja është, si të luajmë që të kemi sukses në lojën ku ndodhemi? Në këtë libër zbulues, Simon Sinek na ofron strukturën për të udhëhequr me një mendësi të pafundme. Nga njëra anë, askush nga ne smund t'i rezistojë emocioneve të shkurtra të një ngritjeje në detyrë apo të fitimit të një gare, e megjithatë këto triumfe zbehen shpejt. Në ndjekje të një kauze të drejtë, ne do t'i zotohemi një vizioni për një botë në të ardhmen që është kaq tërheqëse, saqë do ta ndërtojmë javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti. Pavarësisht se nuk e dimë formën e saktë që do të marrë kjo botë, përpjekja për ta realizuar këtë i jep kuptim punës dhe jetës sonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Mënyra e lehtë e Alen Kerit" është metoda më e suksesshme e të gjitha kohërave në fushën e lënies së duhanit. Ajo u ka ardhur në ndihmë miliona duhanpirësve anekënd globit. Ata e kanë lënë duhanin menjëherë, lehtësisht dhe përgjithmonë. "Lëre duhanin tani" është prezantimi më i fundit dhe më cilësor i metodës. Është një format më i përditësuar, më i qartë dhe më lehtësisht i asimilueshëm nga lexuesit. Ky libër jua bën më të lehtë se kurrë më parë çlirimin nga varësia e duhanit. Kur ndiqini “Mënyrën e lehtë të Alen Kerit", nuk ju nevojitet forcë vullneti për të lënë duhanin, pasi ajo eliminon dëshirën për të tymosur. Kjo metodë zhduk frikërat që ju mbajnë të mbërthyer në kurthin e nikotinës dhe, pasi ta lini, nuk do t'ju shkojë më mendja për cigare. Ajo funksionon për ata që pinë shumë duhan, por edhe për ata që pinë cigare herë pas here. Nuk përdoren teknika tronditëse, ju mund të tymosni gjatë leximit të librit dhe nuk do të shtoni në peshë pasi të lini duhanin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur! Libri "Fuqia e mendimeve" është një histori e vërtetë që tregon se si unë përdora mendimet pozitive për të ndryshuar jetën time. Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t'i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekonde që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: "Çfarë duhet të bëj"? Sekreti qëndron te fuqia që keni brenda vetes. Të ndryshoni mënyrën e të menduarit për çdolloj situate me të cilën përballeni, është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe libri "Fuqia e mendimeve" është udhërrëfyesi i duhur për të nisur rrugëtimin tuaj. Në fund të fundit, shëndeti qëndron përmbi gjithçka!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Krejtësisht i ri dhe origjinal... Forca e karakterit pastron paragjykimet se sa larg mund te na çoje potenciali ynë ... Blijeni. jepuni kopje miqve tuaj dhe tregojini botës se ka në fakt, shpresë.Të gjithë mund të shkëlqejme". -SUSAN CAIN. autore e librit "Quiet: The Power of Introverts in aWorld That Can't StopTalking' "Forca e karakterit është një përgjigje bindese dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit". —MALCOLM GLADWELL. autor i librave 'The Tipping Point, 'Blink' dhe 'Outliers" "Forca e karakterit do t'ju ndryshojë jetën. Ky libër magjepsës, rigoroz dhe praktik, është i destinuar të bëhet një klasik në literaturën e suksesit". -DAN HEATH. bashkautor i librave 'Made to Stick', 'Switch', dhe 'Decisive' "Tërësisht mahnitës, frymëzues dhe origjinal... Sapo të nisni të lexoni librin Forca e karakterit, nuk do ta hiqni dot nga duart". -AMY CUDDY, pedagoge në Harvard Business School dhe autore e librit "Presence" Në këtë libër të domosdoshëm për këdo që kërkon të arrijë sukses, psikologja pioniere, Angela Duckworth, u tregon prindërve, studentëve, edukatorëve, atletëve dhe biznesmenëve (me dhe pa përvojë), se sekreti i arritjes së jashtëzakonshme nuk është talenti, por kombinimi i veçantë i pasionit dhe këmbënguljes të cilën ajo e quan "forcë karakteri, vendosmëri". Duke marrë nga historia e saj personale si vajza e një shkencëtari që ia vinte shpesh në dukje mangësinë e "gjenisë", Duckworth, tashmë një studiuese dhe pedagoge e mirënjohur, përshkruan përvojat e saj të hershme që i hapën sytë në mësimdhënie, konsultime për bizneset dhe në neuro-shkencë, dhe që çuan drejt hipotezës se ajo çfarë e sjell suksesin nuk është "gjenia", por një kombinim unik i pasionit dhe këmbë-nguljes afatgjatë. Në librin Forca e karakterit, ajo e çon lexuesin në terren që të vizitojë kadetët që sfiliten nga ditët e para të trajnimit në Ëest Point, mësuesit që punojnë në disa nga shkollat më të vështira, dhe finalistët e vegjël në Konkursin Kombëtar të Gërmëzimit. Ajo gjithashtu shfrytëzon informacione të mrekullueshme nga historia dhe tregon se çfarë mund të mësohet nga përvojat moderne në performancën e lartë. Së fundmi, ajo ndan ato që ka mësuar nga intervistat që ka kryer me dhjetëra persona të suksesshëm, që nga CEO-ja i bankës J. P. Morgan, Jamie Dimon, karikaturisti i revistës New Yorker, Bob Mankoff, te trajneri i skuadrës Seattle Seahawks, Pete Carroll.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Vetëm sepse gjithçka duket një rrëmujë, nuk do të thotë se edhe ti duhet të jesh i tillë. Libri i Mark Manson-it është një thirrje për një jetë dhe botë më të mirë, e nuk mund të jetë më i domosdoshëm se tani". – Ryan Holiday, autor bstseller i New York Times për “Pengesa ëhstë rrugëdalja” dhe “Egoja është armiku” "Mark Manson vazhdon të analizojë pyetjet për lumturinë dhe mirëqenien njerëzore në mënyra kreative e të paparashikuara. Rezultati është një libër lehtësisht i kuptueshëm që trajton disa nga pyetjet e thella mbi drejtimin e botës sonë, dhe si të kujdesemi më mirë për veten (dhe njëri-tjetrin) derisa të mbërrijmë destinacionin". -SCOTT BARRY KAUFMAN, PhD, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Kolumbias dhe prezantues i emisionit The Psychology "Mark Manson ia ka dalë mbanë t'i shpjegojë botën e çmendur një brezi të tërë, duke cituar nga shkenca, nlozofia morale, me plot zgjuarsi dhe humor. Ky libër do t'ju bëjë të qeshni, të vini në pikëpyetje besimet tuaja, dhe me shpresë do t'ju ndryshojë jetën". —NIR EYAL, autor bestseller i librave Hooked dhe Indistractable Jetojmë në një epokë interesante. Nga ana materiale, gjithçka është më mirë se kurrë më parë: jemi më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të pasur se kushdo në historinë e njerëzimit. E megjithatë, duket sikur çdo gjë është dhjerë në mënyrë të tmerrshme e të pariparueshme - planeti po ngrohet, qeveritë po dështojnë, ekonomitë po përmbysen, dhe të gjithë ofendohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Në këtë moment të historisë, kur kemi akses në teknologji, edukim dhe komunikim të cilat paraardhësit tanë mund vetëm t'i ëndërronin, shumë nga ne ndihen të pashpresë. Tashmë, në librin Çdo gjë është fucked, Manson e kthen vëmendjen nga defektet e pashmangshme të secilit prej nesh, te katastrofat e panumërta që po ndodhin në botën përreth. Duke marrë nga studimet psikologjike që janë bërë mbi këto tema, si dhe nga mençuria e përjetshme e filozofëve si Platoni, Niçja, Tom Waits, ai analizon fenë, politikën, dhe mënyrat shqetësuese se si të dyja po i ngjasojnë njëra-tjetrës. Ai flet për marrëdhënien tonë me paranë, argëtimin, internetin, dhe se si gjërat e mira me tepricë mund të na hanë të gjallë nga ana psikologjike. Ai kundërshton hapur përkufizimet tona të besimit, lumturisë, lirisë, dhe madje vetë shpresës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çdo punë kërkon mund e sakrificë. E pra, edhe problemi i martesës suaj kërkon të impenjoheni dhe madje “të investoni”. Dhe mos harroni: Nuk është turp të kërkosh të martohesh… Vetëm se nëse mendoni që ka ardhur koha për t’u martuar, mos lejoni askënd t’ua ndryshojë rrjedhën e jetës… Përndryshe jeta ikën dhe pasuria më e madhe që do t’ju mbetet si çiflig prej vetmisë suaj është menopauza dhe shumë-shumë ndonjë kone e vogël për t’ju bërë shoqëri. Prandaj, zgjohu! Ti nuk je e destinuar të mbetesh vetëm. Familja, është vlera më e madhe e marrëdhënieve njerëzore. -Rovena (përkthyesja)
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Edhe me këtë libër, Rajan Hollidei u krijon mundësi lexuesve të sfidojnë vetveten, teksa i përball me çështje të ndërlikuara të epokës sonë. Çdo lexues do të zbulojë të vërteta që janë domethënëse për jetën. Egoja mund të bëhet armikja jonë, nëse nuk jemi të armatosur me trajtesa paralajmëruese për historinë, filozofinë dhe shkrimet e shenjta. Më shumë se një mijë vjet më parë, Shën Agustinit i thanë: 'Merre dhe lexoje!'; nëse nuk veproni kështu, do të lejoni armikun t'ju shkaktojnë dëshpërim." — DR. DREW PINSKY, drejtues i programeve "Dr. Drew On Call" dhe "Loveline"
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pse e bëni atë që bëni? Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses? Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit ëright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme. Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE. Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania