titleToAlt
"Nga reja shpërtheu rrufeja që u drejtua mu në zemër të Nedit. Ai nuk pati kohë as të thërriste, as të lëvizte. Vetëm se ndjeu magjinë t'i ngjitej në lëkurë e t’i përhapej në të gjithë trupin duke vluar, rrëshqitur e futur thellë, aq thellë sa nuk kuptonte më ku mbaronte ajo e ku flllonte ai vetë." Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë. Më të shumtën e kohës qëndron brenda shtëpisë e oborrit të familjes së tij. Por kur një Mbret Bandit vjen të vjedhë magjinë që i është besuar nënës së Nedit, magjistares, është Nedi ai që e shpëton magjinë dhe mbledh forcat për të mbrojtur familjen e fshatin e tij. Ndërkohë, në një tjetër mbretëri përtej pyllit që kufizohet me fshatin e Nedit, jeton Ejni, vajza e shkathët dhe praktike e Mbretit Bandit. Atë e ndjekin pas fjalët e fundit të së ëmës: "Djali i gabuar do të të shpëtojë ty jetën dhe ti do t'i shpëtosh atij jetën". Por kur rrugët e Ejnit dhe Nedit takohen, a do të besojnë ata sa duhet njëri-tjetrit që të mund të kalojnë përmes pyllit të pabesë e të ndalojnë luftën që po përgatitet të shpërthejë? Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret te ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen për magjinë dhe forcën e miqësisë. -
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një ditë kuptuat se nuk ishit vetja dhe po përjetonit të shkuarën e një tjetri me transferimin e kujtesës... Nuk mbaroi... Kjo kujtesë e transferuar ishte armikja juaj më e madhe dhe donit të arrinit te një e fshehtë... Për më tepër ju nuk e kishit pandehur kurrë që do të shndërroheshit në armikun tuaj. Tashmë armiku përballë, jeni ju para transferimit. Ju trazua mendja apo jo? Të shohim ç'ka ngjarë para se të fillojmë me lojrat e mendjes: E gjitha filloi me ardhjen në Stamboll të Nikola Teslas për një konferencë në muajin shkurt të vitit 1913. Të njëjtën ditë kur Doktori i Mjekësisë Atahunalp Urumgallatllë, i cili kishte ftuar atë, po ecte sipër Haliçes së ngrirë, akulli u thye dhe u zhyt në ujërat e ftohta... Në të njëjtën ditë të vitit 2015 një njeri hapi sytë në një breg të pabanuar. Nuk mbante mend asgjë dhe ishte lakuriq... Kur mbërriti te fanari i detit në majën më të lartë të shkëmbores pas, mësoi identitetin dhe familjen e tij. Emri e kishte Atahunalp Urumgallatllë, familja e tij jetonte në një fermë afër. Kur mësoi nga njëra anë se familja e tij shtatë vetëshe ishte kacafytur me dobësinë e kujtesës, e cila ishte një sëmundje genetike, e nga ana tjetër u përball me çudinë e të paturit një fermë në një vend kaq të shkretë, kuptoi se nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër veçse të ndiqte pas të shkuarën e tij. Bukur, ku ishte e shkuara? TE akujt që u thyen në vitin 1913, apo në bregun e pabanuar ku hapi sytë? Në fillim duhet të" gjente se kush ishte ai vetë!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ali D'Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtepinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati - një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt - i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t'i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë. Së fundi, Ali ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Ali vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta cojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt... Atje, Ali fillon të zbulojë rrënjët -sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premieren e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës. E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alii fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë... Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jemi në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut: një kohë dhe një vend ku ngjarjet e pak njerëzve -dhe krijesave - do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Midis tyre dallohen: NJUT SKAMANDERI, i pari (dhe ndoshta i vetmi) magjizoolog, lufta e të cilit për mbrojtjen e krijesave magjike të botës merr një kthese të rrezikshme kur disa nga kafshët e frikshme për të cilat ai kujdeset, ia mbathin për në qytet; TINA GOLLDSTIN, një (ish) Aurore amerikane, e punësuar në Ministrinë e Magjisë të SHBA, e cila dëshiron me gjithë shpirt të kthehet në këtë detyrë dhe është e sigurt se lëvizja kunder magjistarëve, e quajtur "Trashëgimtarët e Salemit", është strofull e vetë së Keqes; KUINI GOLLDSTIN, motra e bukur dhe e paturpshme e Tinës, e aftë të lexojë mendimet; dhe XHEJKOB KOVALSK1, një veteran (dhe JoMagji}, i cili një herë për një herë dëshiron të hapë një furre për të shitur bukë e ëmbëlsira. Dhe shumë kafshë fantastike, të njohura nga librat e Harry Porterit ose të reja, që e popullojnë këte vepër, duke i dhënë emocion dhe një atmosferë magjike të papërsëritshme, Fansat e JX. Rowlingut do të ndeshen në cdo faqe të këtij libri me humorin, forcen e pabesueshme të saj për krijimin e një bote magjike, si dhe ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin e thellë ndaj çdokujt me ose pa shkop magjik, emra të tillë, si Urtimori janë një urë midis kësaj historie dhe Harry Potterit,dhe lexuesit do të jenë të lumtur të ndeshen me ta në një situatë të re të botës magjike .Por kjo është një aventurë që jeton jetën e vet dhe do t’ju lëre pa frymë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rrefenjat e Bardii Bidell janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin femijët në gjumë. Prandaj Kazani Kërcyes apo Burimi i Fatit të Mirë janë po aq të njohura për studentët e Hoguortsit sa edhe Hirushja dhe Bukuroshja e fjetur e pyllit, për fëmijët babanacë (jomagjistarë)... Jemi të gëzuar që me këtë rast do të botojmë edhe shënimet e Profesor Urtirnorit, së bashku me nje përkthim të ri të tekstit të Bidëllit, në kujdesin e Hermionë Granxherit. Në mendimet e Profesor Urtimorit, gjenden vëzhgime për historinë e magjisë, kujtime personale dhe informacione ndriçuese për pikat kyce të çdo rrëfenje. Shpresojmë se ato do të ndihmojnë një brez të ri magjistarësh dhe lexuesish babanacë te çmojnë Krëfenjat c Bardil Bidell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ai që beson se shkencat historike dhe arkeologjike në pergjithesi jane ekzakte, nuk njeh proçesin zhvillues ciklik të të njëjtave disiplina dhe punën emocionuese e njëkohësisht të lodhëshme të interpretimit të vazhdueshëm të koncepteve. Grekët e lashtë e quajtën "Egjipt", tokën e vjetër të Kcra-it, çka do të thotë "mister" dhe "enigmë". Brenda kësaj enigme kemi zgjedhur zonën e qytetit të lashtë të quajtur Tebas. A ekziston ndonjë "histori tjetër" e Egjiptit dhe rjedhimisht, edhe e Tebasit? Nuk ekziston një variant i tillë i saktë, por ekzistojnë tradita që mund të shërbejnë si alternativa të mundshme ose të pakten, që janë disi më të mundshme sesa ato që ofron shkenca zyrtare. Me Tebasin do përpiqemi të heqim vellon, që mbulon misteret e Egjiptit te lashtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep,shkrimtari Tom Bojd nuk po arrite ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej i zënë në çark, një kurth që rezikonte ta shkatërronte. Derisa një natë, gjatë një stuhie të furishme i duket se bie pre e një halucinacioni, të tarracë i shfaqet një vajzë, misterioze dhe perri e bukur. I thotë se është protagoniste e romanit të tij, e rënë në botën reale nga një fjali e lënë pezull prej tij. Dhe nëse Tomi nuk do ti kthehej të shkruarit, ajo do të vdiste. Duket absurde e megjithatë... e megjithatë Tomi e beson. Sepse është marrëzisht i dashururar me të.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Å lage, det er å lyde” “Hvert verk p å virker et verk” “Vitsen er å vite” “Å fatte gjor deg fattig” “Hver ting er tung” - Afërdita Zaja
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në veprën e tij të njohur, Dan Brown këmbëngul se informacionet historike të përdoruara në të janë bazuar në fakte të mbledhura me kujdes. Sa e vërtetë është kjo? Ashtu siç shpjegon historiani Bart D. Ehrman në këtë libër, “Kodi Da Vinçi” është mbushur me gabime historike. A mashtroi me të vërtetë kisha për ta cilësuar Jezusin si të shenjtë? A ishte Jezusi me të vërtetë i martuar me Maria Magdalenën? Bart Ehrman i demaskon këto pretendime.Gjithsesi, libri i Ehrman nuk është thjesht një listë e gabimeve në krijimin e Brawn, pasi ai ofron një informacion të gjerë, të mbështetur në fakte, mbi kristianizmin e hershëm.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
1917, në Fatima, Portugali: Virgjëresha i shfaqet Luçisë në ëndër dhe i beson tre sekrete. Dy të parët janë bërë publik. Por asgjë nuk dihet përsa i përket të tretit, derisa Gjon Pali i Dytë, jep në vitin 2000, një "version zyrtar" të vënë në dyshim menjëherë. Më 2005, në Romë, Vatikan, papa dërgon njeriun e tij të besuar, imzot Miçnerin, në Rumani me qëllim që t'i përcjellë një mesazh me përmbajtje të fshhtë një prifti të moshuar. Miçneri zbulon që ai është përkthyesi i sekretit të tretë misterioz. Që atëherë, ai duhet të demonstrojë të gjitha aftësitë e tija për të bërë të dështojë komplotin që e përgjon dhe të arratiset prej atyre që, në hijë, duan me çdo kusht të ruajnë të fshehur të vërtetën e tmershme. Sepse në qoftë se ajo do të zbulohej, dhe vetë themelet e Kishës do të jenë të rrezikuara...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me anë të tregimeve të tij të mistershme, Edgar Allan Poe ka çimentuar pozicionin e tij ndër shkrimtarët më të mëdhenj në botë. Veprat më të njohura fiksion të Poe janë ato të zhanrit gotik dhe horror, të njohura ndryshe edhe si tregime të misterit.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Libri i tretë dhe i fundit i sagës KRONIKAT E KEINËVE Apofisi, gjarpri i Kaosit, kërcënon ta zhytë botën mbarë në terrin e përjetshëm. Karteri dhe Sejdi Keini gjenden përpara një detyre të pamundur: ta asgjësojnë një herë e përgjithmonë. Dhe fill të vetëm, për më tepër, sepse magjistarët e Shtëpisë së Jetës janë të përfshirë në një luftë të tmerrshme të brendshme dhe askush nga zotat s’mund t’i ndihmojë të luftojnë kundër forcave të Kaosit. E vetmja shpresë mbetet një magji e lashtë që mund ta shndërrojë vetë hijen e gjarprit në një armë të fuqishme kundër tij, vetëm se formula është zhdukur pa nam e nishan prej mëse një mijë vjetësh. Për ta shtënë në dorë, vëlla e motër Kein do të detyrohen t’i zënë besë fantazmës vrasëse të një magjistari tejet të fuqishëm, që mund t’iu prijë udhë deri te hija e gjarprit, ose drejt vdekjes, në thellësitë e Botës së Përtejme...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Struktura e romanit është një labirint i lëvizshëm, të cilin gjithkush mund ta eksplorojë në bazë të përvojave vetjake. Personazhet, ndonëse fiktivë, janë aq të përshtatur në realitetin ku jetojmë dhe lexuesi i kujdesshëm mund të arrijë të shohë, madje edhe të ndiejë, dy aureolat që i rrethojnë. Aureola e parë është në formë trekëndore dhe rrethon të gjallët. E dyta është ajo e vdekagjallëve, ose e barbarëve siç cilësohen ndryshe ata që janë ngritur së vdekurish. Kjo ka formën e një spiraleje dhe mbështjell qenien e secilit prej tyre. Unë mendoj se kjo aureolë përfaqëson njëkohësisht spiralen e pafund të tërë përjetimit human, kufirin ndarës mes dy botëve, si dhe atë ftohtësi që mbartin misteret e mistikës. Por megjithatë ekziston një urë lidhëse, një njeri që qëndron mes dy botëve si një çelës magjik. Nëpërmjet këtij personazhi, nëpërmjet kuptimit unik të tij, autori u ka përgatitur lexuesve një mundësi për t’u bërë bashkëkrijues, bashkëpërjetues dhe bashkudhëtarë në një rrëfenjë të tillë madhështore, në një kulm të ri të këtij shkrimtari. Kjo vepër, e denjë për t’u konsideruar si një hap përfaqësues i letërsisë sonë drejt letërsisë së përbotshme bashkëkohore, është po ashtu një sfidë e intelektit shumë dimensional kundrejt dogmës së intelektit të njëkahshëm dhe përbën një tjetër gur shënjimi në udhëtimin epik të letërsisë. Kjo vepër është dëshmi e përqasjes së një letërsie të re, pa kufij, pa pengesa dhe me një mision mbinjerëzor. "Apokalipsi" i Zija Çelës është një dëshmi e kthimit të letërsisë në frymëzimin burimor, zanafillor, hyjnor dhe, në kuptimin e simbolit, përbën një historik të të gjithë ekzistencës njerëzore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur, që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur.Papritur, Mikele Amitranoja, nëntë vjeç, gjendet përpara një sekreti aq të madh dhe të tmerrshëm, saqë e ka të pamundur ta tregojë atë. Dhe për të përballuar makthin e asaj çka përjeton, i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në lëvizje fantazinë fëmijërore. Ndërkohë, lexuesi do të ndjekë një ngjarje të dyfishtë: atë që shihet me sytë e Mikeles, por edhe atë ku përfshihen të mëdhenjtë e Akua Traverses, një qendër e mjerë dhe e vogël banimi, e përhumbur mes fushave me grurë. Si rezultat, ngjizet një roman i fuqishëm dhe i arrirë, ku lexuesi ndien dhe sheh me sytë e mendjes një atmosferë të ngjashme me atë të librave "Aventurat e Tom Sojerit" të Mark Twain-it dhe  "Përralla italiane" të Calvino-s. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1978, në një fshat të Jugut të Italisë, pa koordinata të përcaktuara, por që përshkruhet me një forcë të rrallë."Unë nuk kam frikë", botuar për herë të parë në vitin 2001, është bërë një libër klasik i letërsisë italiane, ndërsa brezi i ri i lexuesve vazhdon ta lexojnë dhe ta mbajë gjithmonë pranë.Ky libër, që i kushtohet rrugës së njohjes së vetvetes përmes rrezikut, përfaqëson gjithashtu lamtumirën zemërprekëse ndaj asaj energjie të magjishme që na nxit të luftojmë kundër çdo lloj përbindëshi. Por ndërkohë është edhe lamtumira ndaj moshës së lojërave dhe çiltërsisë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr.Brian Weiss.Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.Si një psikoterapist tradicional,dr. Brian Weiss mbeti i habitur dhe gjithashtu skeptik, teksa njëra nga pacientet e tij nisi të kujtojë trauma jetësh të shkuara, që dukej se mbartnin çelësin e maktheve të saj të vazhdueshme dhe ataket e panikut. Skepticizmi i tij u davarit befas kur ajo nisi të përcjellë mesazhe nga  hapësira midis jetëve , të cilat përmbanin të vërteta për familjen dhe djalin e vdekur të dr. Weiss. E duke përdorur terapinë për jetët e shkuara, ai pati mundësinë të kuronte pacienten e të niste eksplorimin e një tjetër faze kuptimplote të karrierës së tij.Ky është rrëfimi thellësisht tronditës i zgjimit të papritur shpirtëror të një njeriu. Ky libër, dukshëm tejet kurajoz, i hapi shtegun një martese mes shkencës dhe metafizikës. Një lexim shumë i dobishëm për një botë të uritur në kërkim të shpirtit.-Jeanne Avery, autor i  "Astrologjia dhe jetët e tua të shkuara" .
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Vlerësime për "Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave": Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se "fundi i historisë" ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës. Ky libër është një zile alarmi dhe duhet të lexohet nga politikëbërës, politikanë, analistë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për një udhëzues në ujërat e rrezikshme të gjeopolitikës së shekullit XXI.-Senatori John McCainnn. Robert Kagan ka shkruar sërish një libër provokativ, plot mendim dhe me rëndësi jetike, që do të riformatojë mënyrën tonë të të menduarit për botën, rolin e posaçëm që duhet të luajë Amerika në të, si dhe parimet që duhet të na udhëheqin. 'Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave' është një libër që duhet të lexohet patjetër nga të gjithë ata që janë të interesuar për të ardhmen e politikës së jashtme amerikane - dhe një kujtesë se për ç'arsye Robert Kagan-i është një nga strategët e pazëvendësueshëm të kombit tonë.-Senatori Joseph Liebermannn. Një vështrim elokuent, i fuqishëm, shqetësues, por në fund të fundit shpresëdhënës rreth balancës së re të pushtetit në botë - dhe rolit të duhur të Amerikës në të. Pikëpamjet e Kagan-it do të jenë pjesë thelbësore e debatit që do t'i japë formë politikës së jashtme të Presidentit tonë të ardhshëm.-Richard Holbrooke, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB. Robert Kagan na ofron një pamje të botës së sotme me të gjithë kompleksitetin dhe thjeshtësinë e saj. Kjo është një botë ku Amerika është dominante, por nuk mund të dominojnë, ku lufta për pushtet dhe prestigj vazhdon ashtu siç ka qenë gjithnjë. Pushteti është në shërbim të ideve, por idetë kyçe janë gjithashtu edhe idetë për pushtet: demokracia dhe autokracia. E gjithë kjo në njëqind faqe, me stil, energji, dhe nerv.-Robert Cooper, drejtor i përgjithshëm për Çështjet e Jashtme dhe Politike-Ushtarake në Sekretariatin e Këshillit të Bashkimit Europian. Robert Kagan është bashkëpunëtor i lartë shkencor në  Carnegie Endowment for International Peace , studiues për çështjet transatlantike në German Marshall Fund dhe editorialist i gazetës  Washington Post.Është gjithashtu autor i librit  Beteja e muzgut: fuqia Amerikane dhe Nikaragua, 1977-1990 dhe, së bashku me William Kristol, redaktor i librit  Rreziqet e sotme: kriza dhe mundësitë e politikës amerikane të jashtme dhe të mbrojtjes . Kagan ka shërbyer në Departamentin e Shtetit nga viti 1984 deri më 1988. Jeton në Bruksel bashkë me familjen e tij.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Atiq Rahimi është autor franko-afgan, i cili ka fituar çmimin  Goncourt 2008 me romanin "Guri i durimit".Në mitologjinë persiane, flitet për një gur magjik që vendoset përpara vetes për të tërhequr mbi të fatkeqësitë, vuajtjet, dhembjet dhe mjerimet. Atij i besohen të gjitha të fshehtat e zemrës, ato që nuk mund t'iu thuhen të tjerëve. Dhe guri dëgjon, i thith të gjitha fjalët si sfungjer, i thith të gjitha sekretet, derisa një ditë pëlcet. Dhe atë ditë ndihesh i çliruar.Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura. Ky tregim lexohet me një frymë, me gjithë njëfarë mërzie në rritje e që bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Gjestet mekanike të gruas i lënë vendin një lumi të pashtershëm fjalësh. Një monolog i gjatë, ku guri i durimit merr tiparet e burrit të zhytur në komë. Më së fundi, me gjithë bombat dhe breshëritë, gruaja arrin ta lërë veten të çlirohet nga zhgënjimet, ndjenjat dhe sekretet e një jete të tërë.Me një shkrim të çliruar nga çdolloj çensure, Atiq Rahimi na sjell një tregim të rëndë, por prekës, si një homazh për luftën e gruas myslimane përballë integrimit, e cila, e murosur qysh në lindje në heshtjen e saj, gjendet e burgosur në kuptimin e vërtetë të fjalës, si dhe në kuptimin e figurshëm.Më shumë guxim, në romanin e tij autori përshkruan jetën e përditshme ose më saktë të përditshmen femërore, realitetin shtypës të njëfarë konceptimi të islamit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
 Udhëtimi i anijes me vela është historia e zgjimit të një dragoi, e yjeve që shkelin mbi tokë, e vendit ku mund të ndodhë gjithçka. Është udhëtmi i një mbreti dhe shokëve të tij, që shkojnë përtej gjithë vendeve të njohura të kësaj bote.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Sekreti më tronditës i dy mijëvjeçarëve të fundit.Botimi i parë i "Gjaku i Shenjtë dhe Graali i Shenjtë" në vitin 1982, pra 25 vjet më parë, ndezi një stuhi mbarëbotërore kontradiktash, që ende po kumbojnë në mbarë botën perëndimore. Përfundimet e librit dhe materialet e reja në këtë botim të rishikuar të vënë në mendime dhe shumë prej tyre janë tronditëse, madje të rrezikshme. Pavarësisht nga pikëpamjet tuaja, ky është një libër që nuk do ta lëshoni dot nga dora.Ky është libri që çoi në gjyq të famshmin  Kodi i Da Vinçit . Autorët e akuzuan D. Brown-in për plagjiaturë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përpara se të shpërthente te  Kodi i Da Vinçit , simbologjisti me famë botërore i Harvardit, Robert Langdoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë. Ajo çka ai zbulon, i kalon kufijtë e imagjinatës: një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e kryer nga një sekret qindravjeçar - "Të Përndriturit".I prirur dëshpërisht për të shpëtuar Vatikanin nga një armë e fuqishme shkatërrimi në masë, Langdoni bashkëpunon në Romë me një shkencëtare të bukur e misrerioze, Viktoria Vetrën. Të dy së bashku, ata përfshihen nga një ngut i ankthshëm në një gjueti kriptasht të damkosura, varresh misterioze, katedralesh të braktisura dhe kupolash, që fshehin sekretet e botës dhe rrugën e harruar prej kohësh tashmë: atë të "Të Përndriturve"."Engjëj dhe djaj" është një libër i magjishëm; e pata vërtet të vështirë ta lëshoja nga duart."-Dale Brown, autor i best-sellerit  "Battle Born" të New York Times-it "Është thjesht brilant! këto karaktere kanë thellësi, intriga është e zhdërvjellët, me zigzage, shpërthyese dhe befasuese. Kurse fundi i papërfytyrueshëm".-New Hampshire Sunday News
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Nga viti 1938 1945, hotel  Lutecia - hoteli i vetëm në bregun e majtë të Senës - bëhet pjesë e vetë fatit të Francës. Brenda mureve të tij zënë vend të mërguarit, shkrimtarë dhe artistë, pastaj oficerët nazistë dhe trafikantët e tregut të zi, që në fund ia lënë vendin karvanit të madh me të internuar që kthehen nga kampet e përqendrimit.nNë përpjekje për të nxjerrë sa më shumë në pah të dhëna biografike dhe me një frymëzim të spikatur romanesk, autori i jep jetë legjendës së dikurshme të këtij hoteli të madh, duke përdorur një art të gërshetuar me dritëhije, që i përshtatet më mirë se çdo gjë tjetër mitit të këtij hoteli.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania