titleToAlt
Më quajnë...Ali Pashë Tepelena Ideja ime ishte të qeverisurit ndryshe, duke vendosur rregullin, ligjin. Për këtë u lidha me tregtarët e zejtarët, se vetëm ata mund ta lulëzonin ekonominë e këtij pashallëku. Ata i nxita të bënin tregti me portet e Gjenovës, Triestes etj: si sipërmarrësit të ndërtonin rrugë të reja, ura, hane, që karvanët të eksportonin gjithçka të mirë që prodhohej në fushat e begata të Epirit. Forcimi ekonomik do të sillte njëkohësisht forcimin e ushtrisë dhe fuqinë.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Onufri, mbetet ikonograf, më i madh dhe më i fuqishëm i pikturës mesjetare të shekullit XVI e më pas. Studiuesit tanë dhe, veçanërisht ata të huaj e krahasojnë me piktorët më të mëdhenj botërorë të asaj kohe. Ngjyra e kuqe që spikat në shumicçn e tablove te tij dhe që simbolizon, mesa duket, përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve për liri, e dallon menjëhere nga piktorët e tjerë bashkëkohës, si të Shqipërisë apo dhe ata të Ballkanit.
Çmimi: 550 monedha
titleToAlt
Shkrimtari Luan Rama që është dhe personazhi i gjyshit në këtë libër; e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.
Çmimi: 1380 Lekë
titleToAlt
Imazhi dhe letërsia - aq pranë dhe të ndërlidhura fort. T'i përjetosh të dyja, është gjithnjë një ngasje e madhe. Këto novela e tregime nuk do të ishin shkruar po të mos më printe kinematografia. Ndoshta një nostalgji e kohës së fëmijërisë, atëherë kur, hipur mbi muret e kinemasë, përhumbesha në botën e heronjve të ekranit. Sa herë nis të shkruaj, dramën e shoh të imagjinuar që më parë, me personazhe që lëvizin në dekorin e jetës së përditshme apo të historisë. Skenat skicohen, prishen, rikrijohen sërish në imazhe veprimi dramatik gjen besueshmëri. Kjo letërsi projektohet në imagjinatën time, ku njëherësh jam edhe projeksionist, po ashtu edhe spektator në sallën e errët të kinemasë. Kështu më ngjan se përshkruaj thjesht skenën. I çuditshëm ky raport. Po çfarë do të thoshin për këtë Roland Bartt Suzane Sontag?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Viti 1917. Jo larg Korçës, në malet përreth, Jë ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë Luftës së Parë Botarore. Një grup ushtarakësh francezë, gjatë një inspektimi, zbulojnë trupat e ngrirë të një patrulle austriake që i kishte zënë stuhia e borës. Edhe pse armiq në frontin shqiptar, francezët bëjnë një akt suprem: ata i varrosin dhe i përcjellin me nderime ushtarake kundërshtarët në fushën e betejës, ashtu siç bënin edhe me shokët e tyre të vrarë. Një roman shumë tërheqës, që zbulon shpirtin e madh human. Por që përshkruan aq bukur edhe Korçën e viteve të para pas Luftës I Botërore. Çfarë ndodhi më pas me trupat e ushtarëve të vdekur austriakë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mjaftoi lajmi që një planet në kozmos mori zyrtarisht emrin Arbër, që fantazia e një grupi të vogël fëmijësh të merrte udhë për të zbuluar të fshehtat qiellore, Sistemin Diellor dhe galaktikat e tjera. Shumë shpejt këta "astronautë" të vegjël do të përjetojnë një ëndërr të madhe: të jenë të parët që do të zbulojnë planetin që sillet rrotull yllit lllyrian. Ashtu si për astronautët e Apollo-s që shkelën për herë të parë në Hënë, edhe udhëtimi i tyre në hapësirat qiellore është plot të papritura...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nga botimi i vëllimit të parë të përmbledhjes publiçistike “Në udhëkryqet e kohës” në vitin 2007, kanë kaluar dymbëdhjetë vjet, ku krahas botimit të veprave poetike e në prozë, si dhe të librave historikë, ky vëllim i katërt rradhitet në vazhdën e shënimeve që autori ka shkruar në itineraret Paris-Tiranë. Vështirë ti largohej publiçistikës, pasi aty është jeta reale, e përditshmja, gjithnjë pasionante.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kujtimet e piktorit francez Louis Dupre që takoi dhe Ali Pashen gjatë udhëtimit të tij në Janinë dhe Athine, janë dëshmi të gjalla historike për shqiptarët. Përmes gjuhës shqipe, në studimin e tij, Luan Rama n’a shpalos gjithashtu jetën e këtij artisti të madh francez.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fjalë nga autori: «Në njëfarë mënyre, koha sot është e përcaktuar. Është një kohë e botës, e lëvizjes së yjeve, e sistemeve qiellore, një kohë e zhvillimit, e jetës, e ripërtëritjes. Lëvizje në kohë, ngjarje në kohë, e megjithatë në botën e shpirtërave duket se kjo kohë, me një drejtim të caktuar, jeton në një gjendje tjetër, jo fizike. Ajo herë zgjatet në kufijtë e së përjetshmes apo është konstante, herë shkurtohet. Madje dhe historia e një dite apo e një jave merr dimensionet e të gjithkohshmes, një vlerë të gjithkohshme apo absolute...». Tre romane në një: “Eleonora”, “Nata e gjatë e Alberto Savianit” dhe “Burri që donte të vdiste”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Një drrtare drejt qiellit për banorët e Porto Palermos, për të burgosurit që brenda asaj kalaje apo Kështjelle, nëpër ato guva e galeri nëntokësore, dëgjonin dallgët dhe nuk i shikonin dot... Sipër kokave të tyre veç një burim i dritës qiellore dhe dielli që s'mund ta gëzonin. Vetëm ajo dritë i çonte drejt ëndrrës, shpresës, lirisë..."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Nata e gjatë e Alberto Savianit" botohet në vazhdën e rreth 50 librave botuar nga ky autor, disa prej të cilave, romane. Një histori e dhimbshme dhe e jashtëzakonshme dashurie që lidh dy epoka, luftën, emigrimin dhe kërkimin e ethshëm të një dashurie. "Pas pak avioni doli nga retë e dendura dhe tani po fluturonte në një kaltërsi qielli të pafund. Poshtë ishte deti Adriatik. Mbylli sytë. Ndjente një lloj lumturie që e kishte pushtuar të tërën. I vdekuri, dashuria e saj e madhe dhe e humbur, tashmë ishte ringjallur... "
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të ri "Burri që donte të vdiste..." të shkrimtarit Luan Rama, përveç romanit me të njëjtin tituli, i janë bashkangjitur edhe pesë tregime të shkurtra që hedhin dritë mbi drama të mëdha të shoqërisë shqiptare ndër vite. Një lloj tragjizmi ku në fund nuk mungon përpjekja për ta ndryshuar këtë botë përpëlitëse si dhe drita për një të ardhme ndryshe...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“... Kur ndërmora të lëxoj dorëshkrimin Mbresa parisiane, u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro-artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar Mbresa parisiane. Është një histori dashurie, një ftesë një grishje, e cila përmes detajesh marramendëse, forcës, thellësisë e saktësisë së fjalës, përcjell disa nga faktet më të rëndësishme artistike, letrare e kulturore të kohës, copëza të artit e kulturës që gjallon e rreh në zemrën e këtij qyteti. Është një guidë kulturore e historike, një shëtitje e këndëshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur, me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama. Ky libër i vyer e i denjë për çdo bibliotekë, i bashkëngjitet Përballë tablosë dhe Parisi letrar të këtij autori, duke formuar kështu një triologji të përkorë, në gjuhën tonë të bukur.”
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Përmes veprave të piktorëve francezë të shekullit XIX, në imagjinaren tonë rikrijohet jeta e shqiptarëve në trojet e tyre dhe përtej kufijve në rrugëtimet e gjata të historisë. Delacroix, Decamps, Corot, Gerome, Papety, Bida, Gleyre etj., një plejadë artistësh të mëdhenj na ofrojnë sot imazhin e shqiptarit të shekullit XIX, figurën e tij herë heroike e tragjike dhe herë lirike. Ishte “Shkolla e Orientalistëve” ajo që i nxiti këta piktorë të vëzhgojnë nga afër shqiptarët dhe qytetërimin e tyre të lashtë...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
1961. Polina Dybyison arratiset nga Franca drejt Marokut, me një emër të rremë, për t'i shpëtuar të shkuarës. Kur i dashuri i saj, Zhani, i kërkon të martohen, ai nuk e di se cila është ajo në të vërtetë. Për ironi të fatit, ai e njeh shumë mirë historinë e saj, sepse të rrallë janë ata që nuk e kanë parë filmin e famshëm me Brixhidë Bardonë, të frymëzuar drejtpërdrejt nga jeta e Polinës, që bëri kaq bujë në Francë. Atij nuk i shkon ndër mend se fati e detyron Polinën të përjetojë për të dytën herë të njëjtën situatë që, dhjetë vjet më parë, e kishte shtyrë të vriste ish të fejuarin. Çfarë do të zgjedhë Polina? Ti thotë cila është? Ç'të vërtetë të tmerrshme fsheh ajo brenda vetes? Jean -Luc Seigle e shkruan këtë roman të bazuar në një ngjarje të vërtetë në vetën e parë, duke na bërë të përjetojmë në palcë heshtjet, ëndrrat dhe vuajtjet e një vajze të re, të dënuar me vdekje tri herë nga meshkujt e kohës së saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Pas vdekjes së Agronit , mbretit të fuqishëm ilir , ishte gruaja e tij , Teuta, ajo që e drejtoi mbretërinë ilire , duke u bërë një nga figurat më spikatëse të asaj kohe . Me një zgjuarsi dhe një kurajë tëveçantë , kjo stratege dhe “ mbretëresha e deteve “siç e konsideruan historianët e kohës , i dha një dritë të re qytetërimit ilir .”
Çmimi: 585 Lekë
titleToAlt
Ëndrra ime më e madhe ishte të shikoja dhe njëherë vendin tim , Shqipërinë. Ky është vendi që më ka dhënë mbresat më të mëdha dhe ku kam gjetur shpirtërimin e artit tim . Kur vij në Shqipëri,më duket se vijë në shtëpinë time ose , e thënë ndryshe , në parajsë. Për mua nuk ka vend më të bukur. Sot , në qoftë se kam njëfarë emri, këtë ia detyroj vendit tim , popullit , njerëzve që më edukuandhe bënë të eci para.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
“ Kënga e popullit mbetet frymëzuese edhe për një soprano të muzikës klasike. Të jetosh dhe të krijosh mes të dyjave është sa e vështirë, aq dhe pasionante !... Jeta në art kërkon sakrifica të mëdha, por asaj duhet t'i përkushtohesh që të arrish të ngjitesh në lartësitë e artit të vërtetë".
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Luan Rama është një kërkues pasionant i të fshehtave të kulturës franceze. Pas një pune të gjatë kërkimesh e hulumtimesh rreth jetës dhe veprës së Rimbaud, ai jep lexuesve një libër jo thjesht biografik për këtë poet të madh, por analizoi dhe krijimtarinë e tij të fuqishme në disa plane, në atë estetik. Me librin : “Udhëtimi i mbramë i Arthur Rimbaud”, ai jep jo vetëm momente kulmore të jetës së stuhishme në Paris, e ngjizur kjo me ngjarje poetike, me jetën boheme në rrugë, hotele, skuta e kafenetë, në gjithë imazherinë e misteret e këtij qyteti, por dhe aventurat londineze, udhëtimet në Gjermani, drejt Alpeve, drejt ishullit Java, e më pas drejt Egjiptit, Adenit e Hararit...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Paris, "Galerie Vieillc du Temple": Në fytyrën e tij plot rrudha jeta ka shënuar gjithçka: bredhjet boheme, ekzilin e gjatë, nostalgjinë përvëluese, kërkimin në universin e modernitetit. E veçanta, origjinalja, modernia në linjë, ngjyrë e formë. Gjithnjë kërkimi në alfabetin e krijimit. Ai që besoi në trajektoren e utopisë, që ndaloi para enigmës së thelbit njerëzor dhe që kapërceu pragun për të parë se ç'kishte përtej. Abedini kthen kokën nga unë dhe më tregon një kompozim me qindra portrete vizatuar brenda tij. Është lumi njerëzor që shkon... Dhe pastaj ai shton: "Sigurisht, shumë shpejt do të vij"! Eshtë zëri i tij me dëshirën për të ardhur dhe ekspozuar në Shqipëri...
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania