“…Ky libër vjen si një polifoni e vërtetë, e përsosur. Aromë magjike e botës – dashuri, e fuqisë
dhe mistereve të saj. Autorja, mjeshtre në ndërtimin e lirizmit dramatik të tekst-rrëfimit,
balancon mirë mes të kundërtave: mes ikjes dhe kthimit, mes Po-së dhe Jo-së, mes realitetit dhe
ëndrrës, mes pranisë dhe mungesës, trupit dhe shpirtit, mes tokësores dhe qiellores, statuse këto
që, pandërprerë zëvendësojnë njëra-tjetrën me lehtësi dhe elegancë, me përsosmëri estetike…
Majlinda Rama, me një fund që vjen dhe sjell qetësi, paqe kontemplative, qiellore, e le të hapur
dritaren e universit të pafund të dashurisë, në kërkim dhe prurje, të pritura të papritura,
diskretshëm edhe ndjesinë për fluturime të radhës…
Çmimi:
1000 Lekë