titleToAlt
"Vepra e saj" përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrën e tyre - ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të lloj-llojshme të aktivizmit. Qëllimi i këtij libri është që vepra e saj të kujtohet, përjetësohet dhe ndahet përgjithmonë me të tjerët. Personazhet e këtij vëllimi janë klasifikuar fillimisht sipas periudhës (1940-1979) kur kanë lindur ose kanë vepruar si pioniere të fushave të tyre. "Faleminderit që ke vendosur ta nisësh veprën tënde duke e kujtuar veprën e saj." Alketa
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT /KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura të të gjitha kohërave, që të lexohen para gjumit dhe t’i bëjnë fëmijët të ëndërrojnë. 34 rrëfime të mrekullueshme që të futin në një botë fantastike dhe plot imagjinatë. Përralla klasike Libri përmbledh rrëfimet më të bukura të letërsisë për fëmijë të shekullit 19-të. Përralla për të ëndërruar Libri përmbledh përrallat më të mira të autorëve klasikë, si: Anderseni, Vëllezërit Grim dhe Ezopi. Histori klasike Libri u drejtohet lexuesve fillestarë dhe i fut ata në botën magjike të përrallave klasike më të njohura.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Qeni! Aspak i bukur, por me një dëshirë të fortë për të jetuar! Çkërkon, vallë, ky qenush? Një pronare. Një njeri të vërtetë, që ta dojë. Molla i pëlqen shumë Qenit. Por ajo është tejet tekanjoze! Molla, një kokëfortë nga ato të pashoqet! Por Qeni ka një plan për të "zbutur" Mollën...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Tonino kishte kaluar te gjyshi në fshat një verë fantastike, madje më të bukurën e jetës së tij. Kur lindi nëna e tij, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e ka dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, Tonino bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit. Askush nuk mund ta cenonte atë pemë. Në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve...
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij, duhet të martohet me një shtrigë. Ai nuk beson në ekzistencën e shtrigave, por u futet kërkimeve se si mund ta gjejë një të tillë. Për Emilinë, foshnjën flokëkuqe që pluskon në govatë, që flet me maçokun e zi dhe që nuk pasqyrohet në pasqyrë, familja Zep mendon se janë vetëm ca rastësi qesharake. Ndërkohë, Azdrubali, që nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasuria e të ungjit, më në fund zbulon një libër magjie me udhëzimet e nevojshme për të njohur një shtrigë, gruan e vet të ardhshme. A do të shpëtojë Emilia e vogël nga kthetrat e gjahtarit të pështirë të trashëgimisë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Sakumati, piktor turk, u thirr për të pikturuar muret e bardha mes të cilave jetonte një fëmijë, i mbyllur për shkak të një sëmundjeje të çuditshme. Raporti ndërmjet piktorit, fëmijës dhe të atit nuk do të jetë një kontratë e thjeshtë pune, por një pakt marrëdhëniesh njerëzore. Figurat që do të lindin dhe do të jetojnë në mure, do të reshtin së qeni thjesht një zbukurim, kur të krijohet lulja-xixëllonjë, që do të jetë edhe thelbi i të gjithë krijimit: Stralisku. Historia e këtij libri është historia e një miqësie të pastër dhe delikate, që mund ta quajmë edhe një përrallë për fuqinë e dashurisë.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Në poemën ILIADA tregohet se çfarë ndodhi gjatë javëve të fundit të luftës së Trojës, në të cilën u ndeshën grekët dhe trojanët. Qyteti i Trojës, i cili ndodhet në Azinë e Vogël, atëhere quhej edhe Ilion, ndaj historia mban titullin Iliada. Por, si filloi Iliada? Ajo zuri fill me zemërimin e Akilit, heroit më të madh grek, prej fyerjes që i kishte bërë mbreti Agamemnon. Sa dëme e sa dhimbje do të shkaktonte ajo luftë! Fjalët e bukura me të cilat e ka kënduar këtë histori Homeri, kanë bërë që ajo të lërë gjurmë në kohë, deri në ditët tona.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Cdo artist i madh shikon gjëra. Por vetëm një artist e kupton kur bota është në rrezik. Si do mundet Marti të ndalojë Sajmonin para se ai të magjepsë gjithë planetin? Zbulojeni këtë në librin e tretë të serisë Marti Pents nga karikaturisti fitues i disa cmimeve, Mark Parisi.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Cdo artist e ka një sekret. Por vetëm njëri ka një sekret aq të madh sa mund të shkatërrojë gjithë botën! Marti Pents rikthehet me aventurën e tij të dytë, dhe këtë herë mund të jetë dicka më shumë nga sa ai mund të kapërdijë. A mundet Marti ta zgjidhë këtë situatë të leshtë para se koha të mbarojë? Zbuloni gjithçka në librin e dytë të serisë Marti Pents, nga karikaturisti fitues i disa cmimeve, Marti Pents.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Aty ku gjithkush sheh plehra e xhingla-mingla, Rozi Revere merr frymëzim. Në mbrëmje, e vetme në dhomën e saj të gjumit, e drojtura Rozi ndërton lloj-lloj pajisjesh duke bashkuar hekurishte. Makineri hotdogësh, pantallona heliumi djathkapela piton-trembëse: Robotët e Rozit do të mahnitnin këdo që do t'i shihte. Nga frika e dështimit, ajo i fshihte poshtë krevatit. Në një ditë fatmirë teze bablokja erdhi për vizitë dhe i tregoj se dështimi i parë nuk duhej pasur frikë, por duhej festuar. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit "Igli Pek, arkitekt", krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, arushi Nini ia ka marrë me gjumë për shtatë palë qejfe. Ai po sheh në ëndërr sikur i ka hyrë një aventure të rrezikshme. Nini fantastik u bën thirrje miqve të tij. -Mbrojtës të planetit, Qoshja e Bukur, dëgjoni e mbani vesh këtë këtë lajm: Ujku i Murrmë do të pushtojë pyllin tonë me një ushtri grerëzash Ninxha.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Nini dhe miqtë shkojnë të argëtohen në një panair; aty është një karusel i madh, ka hedhje unazash, peshkim rosakësh plastikë dhe një... tren të çuditshëm. Kur hipën në tren, Nini ndien frikë e ndaj turpërohet, por, si gjithmonë, bufi Bibu, me mirësinë e tij, e qetëson dhe i bën shokët të kuptojnë se nuk duhet ta ngacmojnë e ta vënë në lojë, sepse nuk ka asgjë të keqe që të ndiesh frikë. Madje, kjo e ka edhe një anë të mirë...
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e bukur, të gjithë kanë nga një ide të veçantë për t'i bërë Ninit ndonjë dhuratë për ditëlindje. Të gjithë, përveç Erolit të drojtur, miushit fusharak. I gjori Erol s'ka as para dhe as ndonjë mundësi tjetër për t'i dhuruar diçka Ninit. Po si do t'ia bëjë atëherë?
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, pushimet verore sapo kanë filluar dhe të gjithë lodrojnë me gaz e hare, se do të shkojnë me pushime në vende të bukura. Vetëm Nini duket cazë i trishtuar: Ai nuk do të shkojë me pushime këtë vit. Po çfarë do të bëjë, kur të gjithë miqtë e tij të largohen?
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, prindërit e arushëve Nini dhe Suzi u japin atyre një lajm të mrekullueshëm: Ata do të bëhen me një vëlla të vogël. Oh, ç'gëzim! Nini e mban vrapin për te miqtë e tij që t'u japë lajmin e gëzuar, pa vënë re që e motra, Suzi, është strukur në një qoshe e duket shumë e trishtuar...
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur ka shumë gjallëri. Urraaa! Do të nisemi për ekskursion. Ejani, hipni të gjithë sa jeni në autobus dhe drejt e në Pyllin e Lartë. Nini dhe miqtë zbulojnë kafshët e malit dhe ia dalin që të shpëtojnë edhe një marmotë të vogël. Zbulojeni sa më parë këtë aventurë të rrallë të miqve të rinj të Ninit!
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Deni Dingëlli- i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake- është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ndordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... OPALA! Në vend që të ndodhë kjo, ndodh që të vihet në provë të rëndë miqësia mes tyre. A mundet që ndërtimi i robotit shpartallues më të fuqishëm në botë ta rikthejë miqësinë mes tyre?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Si t’ia bësh për të fshehur një operacion spiunazhi supersekret? Mund të përdorësh pushimet e mërzitshme familjare “për t’i maskuar”! (S’do mend). GTSH është banda e re e muzikës super e paparë e Surrathekurit, ndaj Deni dhe Persi janë të vendosur të imitojnë idhullin e tyre e ta tundin. Jo vetëm ata, por e gjithë shkolla çmenden pas tyre. Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë sfidës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj pune.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kokëdruthi, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu largohen fshehurazi nga vendlindja e tyre, Qyteti Sdikuisht, për të shkuar drejt Qytetit të Qejfit, të hallakatur nga premtimet e Usta Ipaudhit, këtij mashtruesi të shkuar në moshë. Aventurat e tyre do t'i rrëmbejnë lexuesit e vegjël përt'i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore... Por çfarë ndodh më pas me ta? Këtë do ta zbuloni pasi të keni marrë në duar këtë thesar të paçmuar që shkrimtari Bedri Dedja u ka lënë fëmijëve. Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Heronjtë e këtij romani, një grup i guximshëm fëmijësh tokësorë dhe marsianë, marrin përsipër shpëtimin e Sistemit tonë Diellor nga sulmi i mafies kozmike, Ata arrijnë ta mposhtin të Keqen përmes luftës së përbashkët. Në këtë luftë udhëhiqen nga Presidenti i Planetit të Kuq, i cili i dëgjon me shumë vëmendje fëmijët dhe, nga mësimet që nxjerr prej përrallave të tyre, rregullon të gjitha ligjet e planetit. Ndonjëherë, për të shpëtuar botën, nuk mjaftojnë dijet dhe teknologjia, por duhet bota fëminore, fantazia dhe aftësia e tyre për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet. "Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë. Dhe jo vetëm për fëmijët, më lejoni ta them”- Catterina Zuccaro, gazetare RAI, Itali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Imagjinata e Roul Xhefersonit na sjell një aventurë të përmasave epike. Bashkohuni me Rolandin dhe shokun e tij të ngushtë, Garg Barbarin, teksa lënë fshatin e tyre të rehatshëm dhe nisen në një mision për të shpëtuar nga Magjistari i Bardhë mamin e Rolandit. Do të arrijnë heronjtë tanë të mbijetojnë? Zbulojeni në "Aventurat e shokut fantastik" të Roul Xhefersonit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mirë se erdhët, o të çmendur për dragonj! Ma do mendja se këtë libër e zgjodhët për njërën nga këto dy arsye: 1) Keni dëgjuar që ne rritim dragonj, e ju ka hipur edhe juve në kokë që t'u hyni bëmave me lëshim zjarri. 2) E keni gjetur pemën me fruta dragoi e tani jeni bërë me dragua, por nuk dini se ç'të bëni me të. Nga e di unë? Se e njëjta gjë na ndodhi edhe neve.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania