titleToAlt
Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për formimin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në VVashington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi... Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe. Për herë të parë, libri sjell detaje nga përplasjet e forta te udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia. Përse Tito kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levi-t apo me Nekropolin e Boris Pahor) . Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës, imponues, mbi pushtimin nazist të Italisë veriore dhe më gjerë. Eshtë një vepër që rri mirë pranë kryeveprave të De Lillo-s, Mailer-it, Sebald-it. Një libër tek i cili viktimat gjejnë përmendoren e vet. Një patchwork, ku ekzekutorët dhe soditësit e verbër janë të ngjashëm, ku vargjet e poetëve të mëdhenj dhe fletët me nota muzikore kthehen në kujtesë tronditëse, ku kriminelët, depozitimet, fotografitë dhe hartat gjenealogjike e risjellin, për të mos e harruar kurrë, atë urrejtje, atë dhunë dhe dashuri. “ ...Një kryevepër”- A. N. Wilson, Financial Times. Përmes një rrëfimi që trajton në mënyrë të pamëshirshme masakrën ndaj hebrenjve italianë, në kampet e përqendrimit të Triestes, Haya reflekton mbi përvojat e saj dhe të familjes së saj hebreje, konvertuar në katolikë. Kërkimet e Haya Tedeschinit e sjellin historinë e romanit edhe në Vlorë, Sarandë, Tiranë, në Hotel Dajti, në zemër të kryeqytetit shqiptar. Kërkimet e ngulmëta për djalin, sjellin në duart e Haya-s fotografi, harta dhe fragmente poezish, të dëshmive nga gjyqet e Nurembergut. Këtu janë edhe intervistat me hebrenjtë e brezit të dytë, fakte nga dëshmitarët okularë të mizorive që ndodhën në dyert e kampeve. Prej këtij kolazhi të gjerë materialesh dhe kujtimesh lind kronika tronditëse e pushtimit nazist në Italinë veriore. Fjalët e pashlyeshme nga kujtesa janë: DASHURI dhe URREJTJE.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ruleta. Kjo metaforë e shoqerisë kroate dhe e jetës njerëezore, ky rreth pa vendndodhje dhe pa logjikë përmbledh përbuzjen , shpresën zhgënjimin, indinjatën dhe dënesën e kotë për të mundur të pavërtetën dhe fatin personal. Por vallë, a mund të mposhtet ruleta e mallkuar, e cila njëlloj luan me shpresën, ashtu sic luan shoqëria jonë me jetën?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Prej shumëçkaje mundet të ndahet Arjeta Filipo, por prej tryezës së gjyshes së saj jo. Tani ajo është ulur në këtë copëz trashëgimi në banesën e re në Berlin dhe shpërhap fotografitë që i kishin rënë në duar gjatë shpërnguljes. Kujtimet zgjohen brenda saj, sikur druri i qershisë t i rrëfejë të gjitha historitë, dëshmitare e të cilave tryeza ishte bërë në rrjedhën e viteve. Aty janë qyteti i rrethuar dhe Istria, deti i fëmijërisë dhe i rinisë, ikja në fillim të viteve  90 që ndryshoi gjithçka. Por aty janë para së gjithash edhe koha në Paris, ku kishte studiuar dhe kishte filluar një jetë të re, në një gjuhë të re - bashkë me piktorin Arik, me të cilin ishte dashuruar kundër vullnetit të saj. Ornitologu Misha Vajsband bëhet i besuari i saj i urtë, fizikania Nadeshda - shoqja e saj më e ngushtë. Dy gratë i lidh një e fshehtë që për vite të tëra e di vetëm Ariku. Vetëm kur të dyja përballen me njollat e verbra brenda tyre, e gjejnë rrugën për tek e vërteta. Në mënyrë mbresëlënëse, Marica Bodro~i rrëfen për një grua që kërkon mbështetje në një botë plot plasaritje. Dhe asaj i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Kalda, histori nën lëkurë”, është një roman mbi jetën e fotografit Ivan Kalda, duke qenë gjithashtu edhe një roman për kohën tonë. Thënë shkurt, një linjë e romanit rrëfen ngjarjet këtu dhe tani, ndërsa linja tjetër afrohet me të shkuarën e largët të personazhit kryesor, deri aty nga vitet '60 të shekullit XX, ku fillojnë dhe kujtimet e tij. E shkuara i shfaqet përpara dhe ajo është ose qesharake, ose dhimbsurisht jo e bukur. Gjithë sa Kalda mendon se e ka hedhur pas shpine, i rishfaqet para syve përmes kohës së rrëfimit retrospektiv. Kritika e cilëson Edo Popovic si një romancier-përfaqësues
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri “Tigri”, është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomslav Marijan Bilosnicit. Përballë lexuesit rri një vepër monotematike, nga ato që, duke vëzhguar një objekt të vetëm, tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi. Kësaj ndjesie i bashkëngjitet edhe dijenia vrastare për ekzistencën e poezive të tjera mjeshterore kushtuar kësaj egërsire epike, me sy të ashpër dhe me lëkurë të butë, kësaj qenieje në zhdukje, e cila falë vargjeve të errëta dhe vezulluese të W. Blake, B. Yets, R. Tagore, R. Emerson, E. Pound, J. L. Borges-it, sot jeton më shumë si krijese poetike, se sa se si krijesë natyrore. Në mënyrë paradoksale duket se numri i kopjeve të librave poetikë kushtuar tigrit do e kalojë përherë numrin e tigrave të mbetur ende gjallë.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania