titleToAlt
Ç'është punimi i diplomës dhe përse duhet ;Përzgjedhja e temës; Mbledhja e materialit; Plani i punës dhe skedimi; Të shkruarit e punimit; Hartimi i variantit përfundimtar; Përfundime.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Realiteti që kemi jetuar dhe vuajtur me Xhovanin (Falkone) dhe Paolon (Borselino), tregon që ndryshe nga sa përsëritet nëpër ceremonitë zyrtare, kjo e keqe - mafie nuk është tërësisht vetëm jashtë nesh, është edhe ndër ne". Sa sipër do të thotë që vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk kanë vetëm fytyrën e shëmtuar dhe të pamëshirëshme të atyre që në skenën e krimeve kanë spërkatur duart me gjak, por edhe jo pak të tjerëve me shumë fytyra. Një takem njerëzish me jaka të bardha që kanë frekuentuar të njëjtat shkolla tona dhe që mbushin sallonet më të mira: kryeministra, ministra, parlamentarë kombëtar e rajonal, presidentë të rajonit të Siçilisë, krerë të shërbimeve sekrete e të policisë, magjistratë të lartë, avokatë që kullosin në parcela të arta, personazhe në majën e ekonomisë e të financës e shumë të tjerë. Edhe pse janë evidentuar përgjegjësi penale të vërtetuara nga vendimet përfundimtare që kanë kushtuar lotë e gjak, ato janë anashkaluar nga retorika publike boshe dhe nga një sistem mediatik që, përveç pak rasteve, ka ndriçuar e dhënë dritë të gjallë vetëm fytyrës së planetit - mafie, një botë e vrasjeve, kërcënimeve, xhvatjeve, trafikut dhe e drogës.” Nga parathenia e Roberto Skarpinatos Në këtë libër, diskutimet, intervistat, fjalët e Xhovani Falkones (1939- 1992) dhe Paolo Borselinos (1940-1992) dy shërbetorë të Shtetit. Një homazh detyrues dhe një kthim i domosdoshëm në burimet, domethenë në atë që kanë thënë dhe shkruar, tanimë që duket se po dalin në dritë të vërtetat për të cilat të dy kanë sakrifikuar jetën. "Rreziku i vërtetë është plogështia morale. Papajtueshmëria kushton shumë mundim". Piero Kalamandrei
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ejani me mua në Mbretërinë mitike të Fantazisë: veza e fundit e një dragoi është grabitur dhe raca e dragonjve rrezikon të zhduket! Do të përshkojmë kopshtin e magjepsur të Shtatë Motrave, do të sfidojmë rreziqet e Mbretërisë së Katallanëve, do të luftojmë kundër Sprijës dhe ushtrisë së saj të shtrigave! Do të jetë një udhëtim që do t'ju lërë pa frymë, për fjalën e nderit të brejtësit! Na presim shumë aventura emocionuese dhe shumë rreziqe për t'u kapërcyer e për të sjellë paqen në mbretërinë e fantazisë! KY ËSHTË NJË LIBËR SUPERMIUSHOR...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ishulli i Arturos"është romani i dytë i Elsa Morantes, botuar në vitin 1957 dhe është vlerësuar me Vremio Strega po në të njëitin vit. Në vitin 1962, ky roman është ekranizuar me regji të Damiano Damiani-t. Arturo rrëfen në vetën e parë duke përdorur retrospektivën, duke i dhënë jetë një kursi narrativ që zgjidhet në gjysmë të rrugës midis romanit të strukturuar dhe metaforës së një rinie të përshkruar me sugjerime gati onirike. Bota ku tenton të na zhysë Morante është mosha e fantazisë, e zbulimit të intimitetit të vetvetes dhe të trupit, anktheve të zemrës dhe ndjenjave tipike të adoleshencës. "Ishulli i Arturos" është një roman-pasqyrë, në të cilin përmes mendimeve dhe shpresave të Arturo-s, shfaqet rrugëtimi i jetës së çdo adoleshenti. Arturo është një personazh herë nostalgjik, herë-herë imagjinar; i ndjeshëm dhe i etur për të mësuar rreth gjithçkaje që e rrethon. Struktura narrative- e veprës, fillon nga një plan realist vijon përmes forcës së fantazisë dhe mitit që e pasuron atë me elemente ëndërrimtarë, dhe me një gjuhë sugjestive poetike; të qartë në shprehjen e saj. Për këtë arsye vepra është konsideruar si pjesë e rrymës së "realizmit magjik". "Ishull'i Auturos''është rrugëtimi i një fëmije drejt moshës madhore nëpër faza të shumta tematike: rritja, edukimi përmes zhgënjimit; xhelozia, vetmia, marrëdhënia babë-bir, tema e homoseksualitetit... Kalimi bëhet përmes vetëdijes ndaj realitetit që vjen në jetën e Arturos në një mënyrë gati të dhunshme dhe të papritur: kur arrin ta kuptojë këtë, ai është ende në kohë të kthejë kokën pas për ta përshëndetur ishullin e tij për herë të fundit. Romani i Morantes na kujton se; askush nuk mund të jetojë vetëm me kujtimet e së shkuarës dhe se të rritesh do të thotë të vazhdosh të ecësh përpara. Secili nga ne e ka ishullin e tij thellë brenda vetes; por ishulli i Arturos shënjohet nga një ritëm fillimisht i ngadaltë dhe më pas në rritje, duke u bërë i paparashikueshëm; është mitiko fantastik; i dhimbshëm; i mbushur me befasi ankthioze.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhada e di mirë që është një vajzë me karakter mjaft të vështirë, prandaj nuk habitet aspak kur e gjen veten në një fazë të jetës kur nuk shkon mirë me askënd... Me të dashurin e saj historik, gjendja varet në fije të perit, kurse për marrëdhëniet me prindërit... më mirë të mos flasim. Por Xhada ka një objektiv shumë të qartë: të diplomohet me notat më të larta dhe sa më parë të jetë e mundur. Problemet e tjera mund të kalojnë në plan të dytë. Kështu besonte, të paktën deri sa praktika në një firmë konsulence në Milano e vuri përballë atij që, për të, kishte qenë gjithmonë prototipi i djemve që duhen shmangur po aq sa edhe murtaja: Ariberto Kastelit, përfaqësues krenar i asaj pjese të shoqërisë që i bën këmishët me porosi dhe mban pulovra firmato. Dhe, mes tyre, kishte një precedent tepër trazues që mund të sjellë një ngatërresë nga ato që asaj nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Anxhelika nuk ia ka dale kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dike, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj. E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Eshtë një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta. Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen. Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë. Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në f ëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës. Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend. Por tani fati ka vendosur t'i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash më erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund. Dhe vetëm një njeri mund ta ndihmojë: Nikola. Një burrë misterioz, por që i njeh mirë të gjitha pasiguritë që fshihen në sytë e mëdhenj të Anxhelikës. Vetëm ai mund t'ia shërojë plagët, t'i japë kurajë dhe, në fund, ta ndihmojë të gjejë sërish shtëpinë e saj të vërtetë. I vetmi vend ku zemra mund të jetë krejt e lirë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Sales - që bië në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj pa pyetur për pajën - dhe, në mënyrë më pak të dukshme, mikut Xhozue, që është rritur nga babai i saj, dhe që Maria e konsideron një farë vëllai të madh. Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha por me mjete të kufizuara. Megjithatë, martesa me Pietron rezulton një zgjedhje e lumtur: jashtë mureve të shtëpisë Maria zbulon një kuptim më të gjërë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për tëe pëlqyer dhe për t'u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë. Gjatë një pushimi në Tripoli, Maria zbulon edhe se nga çfarë përbëhet marrëdhënia, që deri atëhere në errësirë, e kishte lidhur me Xhozuenë. Fillon një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë së njëzet vjet takimesh, ndarjesh,kuvendesh të fshehta në pritje të një paqeje tëre. "Ishte bërë flakë ajo dorë, edhe pëllëmba e saj të përvëlonte. E kuptuan".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si "Endesja e ëndrrave". Rrobat e saj kishin gjithmonë vënde të fshehta, me kuletëza të përshtatshme për të ruajtur sekretet dhe ëndrrat e personit që i vishte. Kamila, që prej disa kohesh jeton dhe punon në një atelie në Belaxhio, befas është e detyruar të braktisë gjithçka, sepse Mariana, gruaja që e rriti si ta kishte bijë, ka nevojë për mbështetjen e saj. Në një baule të vjetër, Mariana ruan një fustan të qepur nga duart e Maribelës: aty Kamila gjen një qese të vogël, me një frazë urimi për një jetë të lumtur. Është e vetmja gjurmë që Mariana ka për të gjetur motrën, të cilën nuk e njohu kurrë. Kamila nuk e di çfare lidhjeje mund të ketë mes Maribelës dhe motrës së Marianës. Por është e gatshme të bëjë gjithçka për ta gjetur. Dhe intuita nuk e gënjen: Parisi është vendi prej nga nis kërkimin; stofrat, pëlhurat dhe skicat janë udha që duhet ndjekur. Një rrugë gjarpërore, po aq e nderlikuar sa çdo fill ngjarjesh nga e kaluara. Sepse misteret që presin të zbulohen janë në çdo cep. Sepse Maribela luftoi për të mbrojtur idetë e veta. Sepse, duke ndjekur gjurmët, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishte. Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mesojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziaste për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Mish dhe qiell është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t?i shoqëruar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia e tij shprehëse dhe përfytyruese. Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë, si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore. Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohen: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse. Mish dhe qiell
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Agostino, një djalë trembëdhjetëvjeçar, gjendet befas në një pozitë tëpasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës. Ai është biri i dashur i një nënë të ve e tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh. Por më pas, nena krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë. Agostino e kupton që asaj i pëlqen Renco, por është i pafuqishëm ta shmangë këtë. Ngjitur me kabinën e tyre të pushimit, sillen edhe disa djem vendas, që bëjnë një jetë të shthurur e gati vulgare. Fjalët e bisedat e tyre të pahijshme fillimisht e vënë në siklet, por më pas e joshin Agostinon, që është një djalë tepër i ndrojtur e naiv dhe që kurrë nuk mund të përshtatet plotësisht me një kulturë të tillë. Me shumë mprehtësi psikologjike, Mora ia portretizon agoninë e Agostinos adoleshent, i cili për herë të parë nis ta shohë të ëmën si grua dhe, në të njëjtën kohë, tepër joshëse. Për t'i shpëtuar ambivalencës që ndien, ai lidh miqësi me djemtë fqinjë, të cilët e ngacmojnë pareshtur dhe tallen me të. Dhe pas kësaj beteje, Agostino kupton se "e kishte këmbyer pafajësinë e dikurshme jo me gjendjen burrërore e të qetë që pat shpresuar, por me nje gjendje të paqartë e hibride, në të cilën, pa kurrfarë mëshire, neverive të vjetra u shtoheshin edhe ca të reja. Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe cmimin e tij të parë letrar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çezira, një shitëse vejushë dhe Rozeta, vajza e saj adoleshente dhe e bukur, mezi ia dalin të mbijetojnë në Romën e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që trupat gjermane po i afroheshin Romës, Çezira mbledh disa ushqime dhe kursimet e një jete, që i fsheh në palat e fustanit, dhe bashkë me Rozetën nisen drejt Jugut për në vendlindje, në Çoçan. Për nëntë muaj me radhë, nënë e bijë, përballojnë urinë, të ftohtët dhe pisllëkun, ndërsa presin mbërritjen e trupave aleate. Por clirimi, kur vjen, sjell për to një tragjedi të papritur. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, ato sulmohen dhe Rozeta përdhunohet egërsisht nga një grup ushtarësh marokenë të trupave aleate franceze. Ky veprim barbar e traumatik dhune trondit rëndë jetën e dy grave, duke ndryshuar krejtësisht dhe pa mëshirë të ardhmen e tyre. Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihen viktimat e brutalitetit, që shkatërron shpresat për të ardhmen, shkatërron ndjenjat dhe ëndrrat, që janë një kundërvënie ndaj mizorisë së luftës e dhunës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Hajduti Misterioz i Djathit "Ç'kërkon, vallë, ky miush i çuditshë që u paraqit në zyrën time për të më thënë se nuk quhem "StiLton"? Dhe përse duhet të nisem për në Britaninë e Madhe, ku prodhohet një djathë i famshëm që quhet pikërisht "Stilton"? Dhe ç'lidhje kam unë me një brejtës misterioz që ka vjedhur tërë rrotullat e djathit... "Stilton"?"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Maratona më e çmendur në botë! "Shoku im Miushald Roku, një ndër atletet më të famshëm të Miusherisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka..."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri i Lojërave të Pushimeve "Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm? Në këtë libër do të gjeni shumë ide për t'u zbavitur për pushime dhe në shtëpi, vetëm dhe në shoqeri. Një përmbledhje Lojërash vërtet supermiushore... për fjalën e Stiltonit, Jeronim Stiltonit!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj. Një itinerary i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qyteterimeve të Europes Qëndrore, me tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetes së përditshme. Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniature, me histori e ngjarje, fate individualë e kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohes. Danub është rruga e pështjelluar në kerkim të kuptimit të jetes dhe të historisë, që nga atlaset e Europes së vjeter e deri në ditët tona
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Ky është një roman atipitik, pa vrasje dhe vrasës për tu zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi rherëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Danieli është trashëgimtari tridhjetetrevjeçar i pasuri të Familjes Sonnino, e cila është një familje e pasur hebreo Italianë që provoi shkëlqimin dhe rrënimin përgjatë viteve të Fundit te Luftës së Dytë Botërore dhe fillimshekultit XXI, çka na dhuron sfondin e larmishëm të kësaj tragjikomedie të spikatur. Danieli ka trashëguar pasionet ekstravagante të gjyshit dhe servilizmin e babait, si dhe mënyrën e tepruar të sjelljes së klasës së tij shoqerore, Ai eshtë gjithashtu viktimë e një përuljeje e të zymtë ndaj Gajës, burim i Fantazive të tij erotike, Ky roman është i krahasueshëm me veprat e Philip Roth-it dhe Saul Betlouz-t. Një sagë e guximshme dhe e larmishme për ritualin dhe lirinë, dashurinë dhe luftën, seksin dhe tradhtinë, e vendosur në lagjet e pasura të Romës bashkëkohore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e vajzës së humbur është vëllimi i fundit i sagës napolitane, që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, janë pole të kundërta të së njëjtës forcë. Ato takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra tjetrën, zilepsen dhe admirojnë shoqa shoqen. Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për ti rënë pas një dashurie rinore, që shfaqet përsëri në jetën e saj. Lina nuk është larguar kurrë nga lagjja e fëmijërisë, ku ka arritur të ngrejë një karrierë të mahnitshmë si sipërmarrëse, duke ushtruar në mënyrë karizmatike dhe magnetike, rolin e lideres së fshehtë. Ky vëllim i katërt i tetralogjisë që nisi me “Mikesha gjeniale” përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht frymëzuese, të pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të turbulluar dhe plot peripeci. Vera dhe gatimi i mirë - dy pasione me të cilat populli Italian njihet prej kohësh në mbarë botën - ashtu si dhe jetët e dy personazheve, gërshetohen harmonishëm në rrëfim Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t'u ringritur, pasi e gjithë bota t'i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin. Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë. gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola. Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londer. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër. Përse vallë? Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelberuara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga nje kopsht i pamat. Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatet, pikërisht ketu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetem ajo mund t'u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t'i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre. Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqine e tij madhështore: shërimin e shpirtit. Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin. Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpetojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar. Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellërs në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen ketë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjet e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulezojë mbushur me petale dashurie.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë Ështe një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivlersohen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri. Është një vijë imagjinare e , megjithatë është reale sa më ska... është një plagë e pambyllur, një vend i të gjithëve dhe i askujt, në të cilin, në mënyrë të padukshme, kushdo është pjesë: është kufiri që ndan e bashkon njëherësh veriun e botës: demokratik, liberal dhe të civilizuar, me jugun: të varfër, të kafshuar nga lufta, të prapambetur dhe antidemokratik. Pikërisht në zgrip të këtij kufiri luhet loja e madhe e botës bashkëkohore. Ky prag është i parrokshëm, i papërvijueshëm, jomaterial: shkrimi i qaset kuturimthi, përmes orvajtjeve, duke lëvizur në truall të paekploruar atje ku ndodhin migrimet dhe dëbimet, atje ku luftohet për të jetuar a për të vdekur.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania