titleToAlt
Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s'ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë. Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara -Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues... Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t'i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të... Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romanit Netherland, zbulon konturet e fshehura të një qyteti-stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern. Kur heroi i paidentifikuar i romanit, një avokat vetësabotues dhe një tip i çuditshëm ekzistencial, e ndien se jeta e tij në Nju-Jork po shkon drejt rrënimit, shfrytëzon një mundësi që i jepet për të shkuar në Dubai, duke pranuar një punë misterioze për një familje tepër të pasur libaneze. Por, ndërsa nga njëra anë, duke shërbyer si administrator i familjes, i duhet të-përballet rregullisht me tekat e çuditshme të vëllezërve Batros, në anën tjetër, ai përndiqet nga një ndjesi faji, që në roman zbulohet përmes një serie të gjatë korrespondence, reale ose të imagjinuar, si mënyra e tij e vetme për të dalë prej këtij kurthi. Qeni është cilësuar nga kritika si një legjendë e paharrueshme e epokës së globalizmit. Ai është një roman i shkruar me elokuencë të spikatur, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri stilistike. Ndër vlerësime të tjera, romani është nominuar për çmimin Man Booker.
Çmimi: 955 Lekë
titleToAlt
Këtu është historia e një djali të vogël.Këtu është historia e babait të tij. Eshtë historia e këtij djali të vogël, i cili për të ndihmuar të ëmën, - pasi i atii ka shkuar në luftë, - detyrohet të punojë lustraxhi. Këtu tregohet për një udhëtim me tren për një pendë të bardhë dhe për një mision sekret. E ndërsa Luftës së Parë Botërore nuk po i dukej fundi, Alfi Samerfildi i preu shpresat për ta parë të atin përsëri. Megjithëse e ëma i thoshte vazhdimisht se babai i tij ishte ngarkuar rae një mision sekret nga qeveria, Alfi ishte i bindur se i ati kishte vdekur. Por, kur krejt rastësisht, Alfi mëson se i ati ishte në një spital, jo shumë larg Londrës - në një spital ku trajtoheshin ushtarët me trauma psikike nga shpërthimi i bombave - vendos ta rrëmbejë të atin nga ky vend i çuditshëm dhe lebetitës
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Siç ka treguar Ernest Kurtiusi, ‘Grindja midis të lashtëve dhe modernëve’ –debati mbi parësinë e klasicitetit ndaj modernitetin zë fill në Mesjetë dhe është i lidhur ngushtë me kushtet e Europës së sapodalë nga latiniteti dhe me evokimet e qarta që Rilindja u bënte burimeve, modeleve dhe idealeve të veçanta antike. Epika rilindase, tragjedia neoklasike , disa forma lirike si odet dhe satira (si në vargje ashtu edhe në prozë) e shpallin hapur borxhin e tyre natyrën e tyre si imitatio dialektike ndaj pararendësve grekë dhe latinë. Ishte e ligjshme të pohoje se letërsitë në gjuhën popullore, që linden si rrjedhojë e së tatëpjetës së communitas-it helenistiko-roman s’ishin veçse shtojca të Homerit dhe të Virgjilit . të Shkencës dhe të tragjikëve grekë, Të Pindarit, të Horacit dhe të Juvenalit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në një fshat të numbur irlandez, menjehere pas krizes së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti. Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ai arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil të veçantë, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës "Zemra vërtitëse" ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award (2013), çmimin "Libri i Vitit" në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Atvard dhe në Man Booker Prize (2013). Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik-gusht 1914. Sipas Richard Ellmann-it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce-it, nuk ka datë. Autori e pati lënë dorëshkrimin -të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të zezë - në duart e të vëllait, Stanislaus-it, pasi u largua nga Triesteja në vitin 1909. Mbetet nga të rrallat shkrime të tij që u botua pas vdekjes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
William Butler Yeats (1865 - 1939), është bindshëm poeti më i madh i shekullit XX. Ai kaloi një jetë jashtëzakonisht të pasur e produktive; është themeluesi dhe fari i Ringjalljes Letrare Irlandeze dhe të teatrit Abbey,Teatrit Kombetar të Irlandës; patriot, Shkrimet e të cilit frymëzuan intensivisht betejën e Irlandës për vetvendosje politike; ka qenë anëtar i Senatit më 1922 kur Irlanda fitoi lirinë 700 vjet pas administrimit të huaj. Yeatsi ishte dhe folklorist e mitolog si dhe gjithë jetën një studiues i misticizmit Oriental e Perëndimor. Tek ai përmblidhet aktiviteti i njeriu poet,dramaturgut,njeriut të teatrit dhe aktivistit kulturor -fragment nga Hyrja Dr.James W. Flannery William Butler Yeats është poeti më i madh i gjuhës angleze te shekullit XX. -Derek Walcott
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky roman rrëfen për një histori epike të dashurisë, tradhtisë dhe tragjedisë së pashmangshme. Në rininë e saj, Rozanë MekNalti, ishte një nga vajzat më të bukura të Sligos. Në prag të të njëqindtave, ajo shkruan për të kaluarën e saj dhe dorëshkrimin e ruan nën dyshemenë e drunjtë të dhomës. Ajo mëson se Spitali Psikiatrik Rajonal i Roskomonit, vendi ku ajo kaloi pjesën më të madhe të jetës, do të mbyllej dhe doktor Grinit, kujdestarit të saj i ishte caktuar që të vlerësonte gjendjen e pacientëve dhe të vendoste nëse ata mund t'i ktheheshin jetës normale. Roznana përballet me një të ardhme të pasigurtë. Doktor Grini kërkon që të zbulojë nëse Rozana është vërtet e çmendur apo kanë qenë rrethana të tjera ato të cialt e kanë sjellë në Roskomon. Në përpjekje për të kuptuar njëri-tjetrin, ata fillojnë të zbulojnë sekrete të varrosura prej kohësh për veten e tyre. Me librin e tij të fundit "Shkrimi sekret", Sebastian Barry fitoi çmimin James Tail Black për letërsinë, një nga çmimet më prestigjioze në letërsinë angleze, si dhe çmimi më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, me këtë libër ka fituar edhe çmimin Costa Book of the Year. Barry ka qenë dy herë fitues i çmimit Man Booker.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirt trazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë. Babai i saj koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit... Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj... Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Vlerësuar si libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Gusht, 1974, Nju Jork: një burrë që ecën atje lart. Ndërmjet kullave binjake, ai bën ecejake në ajër. Shumë pranë, aty poshtë, jeta për të tjerët vazhdon. Vazhdon për Koriganin, murgun irlandez radikal, që punon në Bronks; për Klerin, shtëpiaken e brishtë në Upper East Side, e cila përpiqet të marrë veten pas humbjes së të birit; për Larën, artisten e re të varur nga droga; për Glorian e paepur dhe krenare, pavarësisht ditëve të vështira; për Tilin, laviren ëndërrimtare dhe Xhazlinën, vajzën e saj të bukur. Nën hijen e kësaj skene të krisur, por të bukur, këto jetë aspak të ngjashme do të përplasen dhe do të transformohen përgjithmonë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania