titleToAlt
Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë... Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge. Me një hijeshi të pazakontë, ai rrëfen historinë e një djaloshi, që lë planetin e tij të vogël për të udhëtuar nëpër botë, duke njohur sjelljet tekanjoze të të rriturve përmes një sërë takimesh të jashtëzakonshme... Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gjimnazi ka mbaruar dhe Emili Stari është gati për të gjetur fatin e vet.. por ajo nuk ështe dhe aq e gatshme për të lënë sigurinë e fermës "Hëna e re” . Ajo e di që nuk i nevojitet Nju-Jorku ose vende të tjera ekzotike për ta ndihmuar që të bëhet një shkrimtare e famshme. Dhe, ndërsa të gjithë miqtë e saj largohen për të ndjekur synimet e tyre në vende interesante, ajo pyet me vete nëse ka bërë zgjedhjen e duhur.Ajo kalon një sëmundje shkatërruese, ndërkohë që merr njoftime refuzuese nga botuesit e shumtë. Ka dy gjëra për të cilat Emili Starri është e sigurt: ajo do të bëhet një shkrimtare e madhe dhe bashkë me Tedin do të pushtojnë boëen. Por, kur Tedi largohet nga shtëpia për të ndjekur qëllimin e tij që të bëhet piktor në Shkollën e Dizajnit në Montreal bota e Emilisë shembet. Pas largohet Tedi, Emilia pranon të martohet me një burrë që nuk e do dhe përpiqet t'i dëbojë të gjitha mendimet për të. E mërzitur por e vendosur për të fshehur ndjenjat e veta, ajo perkushtohet tërësisht perfundimit të romanit të vet Ajo duhet të rrëmojë në zemrën e vet për të kuptuar se çdo të thotë të jesh një shkrimtare e vërtetë dhe e kupton se kërkimi nga ana e saj dashurisë dhe e lumturisë nuk ka mbaruar ende.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Viki [Viktori] 10-vjeçar është një fëmijë i llastuar dhe i trazovaç i cili jeton në Pragë me mamanë e tij, Hanën, një aktore teatri, e cila përpiqet fort të menaxhojë jetën e saj, duke mos lënë pas dore edhe edukimin e të birit. Asaj i ofrohet të luajë një rol të rëndësishëm në një serial filmik që do të xhirohet larg Pragës. Që të mund t'i kushtohet totalisht këtij roli ajo e dërgon të birin të qëndrojë tek mamaja e saj në fshat, duke mos i marrë në konsideratë kundërshtimet e tij. Viki ndihet i "mashtruar dhe i tradhtuar" njëkohësisht dhe dëshpërohet akoma më shumë nga gjyshja e tij e rreptë, e cila me sa duket është e qarta në kërkesat e saj. Historia rrjedh duke i ndërthurur jetët e këtyre personazheve, ndërsa arrijmë të kuptojmë se marrëdhëniet e ngushta familjare dhe dashuria e ndërsjellë dhe pa kushte përbëjnë një bazament të fortë që të mbështetesh dhe të jep forcë për të përballuar të gjitha sfidat e jetës. "Autorja vërteton të gjitha pikat e saj të forta në këtë roman. Ajo është një psikologe e mirë dhe e njeh botën e personazheve, të cilët janë realë dhe mjedisi në të cilin i vendos ata është mjaft bindës. Gjuha që autorja përdor dhe veçanërisht dialogjet janë brilantë. Petra Soukupova është në kulmin e arritjeve të saj." —Milan Sefl Tydenik Rozhlas "Kjo shkrimtare e talentuar çeke na surprizon përsëri me këtë vepër. Ajo mbetet një vëzhguese shumë e mirë e marrëdhënieve njerëzore dhe shkruan shkurt dhe saktë me një gjuhë që nuk tingëllon aspak artificiale. Petra nuk stërhollohet në figurat letrare dhe "refuzon" që të marrë rolin e gjykatëses së personazheve. Teksti i saj mbart në vetvete një stilistikë të veçantë dhe i njeh mirë rregullat e romanit. Kjo është arësyeja që ky roman të mbetet gjatë në kujtesë" —Lubomir Jasko Knihy na dosah
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Jozef Mengele (Engjëlli i Vdekjes), ish-torturuesi i Aushvicit, më 1949 mbërrin në Argjentinë. I fshehur pas pseudonimeve të ndryshme, ai beson se mund rë krijojë një jetë të re në Buenos-Ajres. Për tri dekada me radhë, ai jetoi i qetë në Amerikën ejugut, ndonëse kishte kryer eksperimente nga më të tmerrshmet mbi të burgosurit e Aushvicit. Ai kishte aftësinë të ishte gjithnjë disa hapa para agjentëve të Mosadit, policisë ndërkombëtare dhe gazetarëve nga mbarë bota... Në këtë roman të bazuar në hulumtime rogoroze pothuajse tërësisht në dokumentet historike, Olivier Guez ndjek gjurmët e Mengelesë gjatë viteve të largimit të tij nga Europa. Zhdukja e Jozef Mengelesë e vë lexuesin në një kërkim lëtrar në gjurmët e një prej figurave më të pahijshmë dhe kriminale të shekullit të njëzetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të ri "Burri që donte të vdiste..." të shkrimtarit Luan Rama, përveç romanit me të njëjtin tituli, i janë bashkangjitur edhe pesë tregime të shkurtra që hedhin dritë mbi drama të mëdha të shoqërisë shqiptare ndër vite. Një lloj tragjizmi ku në fund nuk mungon përpjekja për ta ndryshuar këtë botë përpëlitëse si dhe drita për një të ardhme ndryshe...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Laura, vogëlushja pesëvjeçare, ka lindur në një nga kampet e internimit te Stalinit në Siberi. Ajo dhe prindërit e saj janë duke u kthyer per në Letoni, një vend që Laura e njeh vetem nga përshkrimet e mrekullueshme gjatë kohës kur ishin në Gulag. lmazhi që ajo ka krijuar mbi Letoninë nga tregimet e prinderve dhe asaj se çfarë sheh në të vërtetë kur mbrrin në këtë vend, nuk kanë asgjë të perbashkët. Pavarësish zhgënjimit befasues rreth Letonisë së "ëndrrave", të imagjinuar nga rrëfimet, ajo 'eshtë e detyruar ta pranojë këtë realitet dramatik. Pak para se të vdiste, gjyshi i kishte lënë Laurës amanet një unazë, të cilen duhet të ia dorëzojë "kur të kthehet", Reinisit [xhaxhai i saj], të zhdukur pa gjurmë në kampet e internimit ne Siberi. Ajo është e motivuar që ta përmbushë këtë premtim. Ky libër me nota të shumta autobiografike, që është shkruar ne një gjubë të pasur, tregon historine e një vajze që zhvendoset mes botëve, me shpresën për të gjetur një atdhe që ajo mund ta quajë shtëpi. Veprat e Mara Zalites nuk i takojnë vetëm kulturës Letoneze. Ato konsiderohen si pasuri e të gjithë lexuesve nepër botë... sepse ajo denoncon tmerret dhe krimet e regjimit totalitar, duke permbushur nëpërmjet rrëfimit, edhe misionin e saj social.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Përçmimi" u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia-s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar. Rikardo Molteni është dramaturg në profesion, por për shkak të shtrëngesave ekonomike të familjes është i detyruar të punojë si skenarist kinematografik, ndërsa e shoqja, Emilia, ish-daktilografiste, është e dashuruar pas zotërimit të një shtëpie. Rikardo rrëfen se si ndryshojnë ndjenjat e së shoqes ndaj tij, kur në skenë futet bota e kinemasë, e karrierës dhe suksesit. Dashuria e tyre do të zvjerdhet e do të arrijë deri në përçmim. Pikërisht ky përçmim do të shndërrohet në protagonist, motor prej të cilit lind çdo veprim dhe reagim i ciftit. Miti i "Odisesë" dhe kthimi i Uliksit në shtëpi do të shndërrohet në një përballje dhe analize të holle mes qytetarisë dhe barbarizmit, mes normave të nderit dhe njeriut modern. Me 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean-Luc Godar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Përpara se makthet të fillonin, Yeong-hye dhe bashkëshorti i saj jetonin një jetë të zakonshme dhe të kontrolluar. Por ëndrrat -imazhet pushtuese të gjakut dhe të brutalitetit e torturojnë atë, duke e nxitur të spastrojë mendjen dhe të refuzojë krejtësisht ngrënien e mishit. Është një akt i vogël pavarësie, por që ndërhyn në martesën e saj dhe vë në lëvizje një seri ngjarjesh gjithnjë e më groteske brenda shtëpisë. Ndërsa bashkëshorti i saj, kunati dhe motra secili grinden për ta kontrolluar, Yeong-hye mbron me fanatizëm zgjedhjen e saj, që është bërë diçka e shenjtë për të. Shpejt përpjekjet e tyre bëhen të dëshpëruara, duke i nënshtruar në fillim mendjen e më pas trupin, përmes dhunimeve gjithnjë e më furacake dhe perverse. Si rezultat, Yeong-hye futet gjithnjë e më shumë në një sjellje të rrezikshme e të ftohtë, jo vetëm ndaj atyre që janë më pranë saj, por edhe ndaj vetes. Vlerësuar nga kritikët në mbarë botën, romani Vegjetariania është një rrëfim Kafkian me një alegori të errët për pushtetin, maninë, dhe luftën e një gruaje për t'u çliruar nga dhuna jashtë dhe brenda saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i Natsuo Kirino "Përtej" tregon një histori rrëqethëse krimi në periferi të Tokios. Katër gra punojnë në turnin e natës në një fabrikë ku përgatiten dhe paketohen ushqime të gatshme. Të ngarkuara deri në fyt me punë dhe me borxhe, të izoluara nga bashkëshortët dhe fërnijët, të gjitha ëndërrojnë të gjejnë një zgjidhje në jetën e tyre pa rrugëdalje. Një nënë e re në kulmin e dëshpërimit vret bashkëshortin e saj imoral dhe kumarxhi dhe i rrëfen krimin njërës prej kolegeve të saj, Masako Katorit. Masako e ndihmon shoqen e saj duke kërkuar ndihmën e shoqeve të tjera që të copëtojnë trupin dhe të zhdukin provat pa lënë asnjë gjurmë të viktimës. Kur policia zbulon disa pjesë të trupit, problemet ndërlikohen edhe më shumë. Katërgratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. Romani merr një kthesë të papritur tensionuese kur katër gratë vihen në shënjestren e pamëshirshme të pronarit të një klubi nate, të cilit policia i ka ngarkuar krimin. Për shkaktë tyre ai ka humbur gjithçka dhe tani është i etur për hakmarrje. "Përtej" është një thriller psikologjik që zbulon skutat më të errëta të shpirtit njerëzor, një përkujtues turbullues që dëshira e dëshpëruar për liri mund të bëjë edhe njeriun më të zakonshëm të bëjë të paimagjinueshmen. Natsuo Kirino, e quajtur ndryshe si "mbretëresha e romaneve të krimit japonez" zotëron me mjeshtëri humorin e zi në këtë narratim gozhdues por edhe kompleks, e cila kombinon një vështrim bindës në botën e hikshme të jakuzës me një portretizim të shkëlqyer të psikologjisë së krimit të dhunshëm.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t'i ushqejë urinë për të tjera elite, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre, ka nipër të rritur, tashmë të largët. Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndiejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, tekefundit, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund t'u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një tekë? "Pas xhamit të dyfishtë" është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit, që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë. Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bejmë? [...] Sigurisht, nuk kishte dëshirë t'i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të gjithë, pasi kapërcehet gjysma ejetës. Është e rëndësishme të hiqesh sikurje aty, i pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë vdekjen... dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: pritpak, këtu nuk ka vend për mua... këtu janë të gjithë shend e verë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dale prej spitalit për një kohë të gjatë, aq sa e bija, Xheki, do të kalojë një pjesë të madhe të adoleshencës brenda kangjellave të ndërtesës, midis mjekësh antikonformistë dhe pacientësh me një marrëzi joshëse: mjekë si Eduard Uintersoni, që i nxjerrin të sëmurët natën nëpër qytet, të bindur se vetëm mes njerëzve, ata mund të bëhen sërish të njerëzishëm! Pacientë si Sabina, me të cilën bien në dashuri të gjithë, të shëndoshët dhe të sëmurët. Historinë e Beckombergut, të Suedisë në mirëqenie, të raportit të brishtë dhe kurrë të thjeshtë midis sëmundjes dhe shëndetit, e rrëfen Xheki. Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme. Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për lirinë dhe ai për vdekjen përplasen në mënyrë të rrezikshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike. Ata e duan njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndahen e kthehen së bashku nën ethet e dashurisë dhe seksit të shfrenuar. Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me erotizëm që ndihet përmes atmosferës së ngjarjeve dhe më gjerë, në shtëpinë e Jakovit duket sikur të gjitha personazhet janë, kush më pak e kush më shumë, të përfshira në marrëdhënie sekrete apo joshje, që deformojnë raportet e tyre intime, por në të njëjtën kohë i shtyjnë ato të kërkojnë kënaqësi të reja, edhe pse me dhembje. Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Europe, në kërkim të lirisë së pakufishme. I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, Shtëpia në udhëkryqy romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar Çmimin Shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
PAS VDEKJES SE PAPRITUR TE BASHKESHORTIT, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. "Isha zhytur në boshllëk", shkruan ajo, "një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë" Adam Grant, një psikolog i Universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja, që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t'i formojë secili prej nesh. Në librin "Plani B" ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forces në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën - dhe ditarin - e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izoiimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij. Megjithatë, "Plani B" shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla, si: sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë. Aftësia për t'u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës. "Plani B" na mëson si t'i ndihmojmë të tjerët. kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben. Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl-i po përgatitej për një festë që përfshinte fëmijët dhe baballarët. "Dua Dejvin", qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, "Nuk ka më Plan A", dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B. Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Franka është vajzë e guximshme, plot energji dhe vetëbesim. Franka ecën përpara me këmbëngulje. Franka hedh hapa të pjekur dhe energjikë. Frankës nuk i intereson shumë se çfarë ndodh përreth. Franka jeton vetëm jetën e saj, takimet me miqtë, shkolla, vallëzimi dhe një pune si dado-kujdestare fëmijësh. Gjithçka duket normale deri kur një natë, Franka 17 vjeçare, sulmohet dhe përdhunohet nga një i panjohur në rrugën e shtëpisë së saj. Prej asaj dite asgjënuk do të jetë si më parë... Tërheqëse dhe jashtëzakonisht e ndjeshme në rrëfim, Jutta Treiber përshkruan efektet e përdhunimit të një vajze. Shkrimtarja nuk e shmang kërkimin e fajtorit dhe të shkaqeve teë përdhunimit, por ajo përqëndrohet tërësisht te Franka dhe prindërit e saj, si dhe te fazat e ndryshme shpirtërore që ajo kalon pas përdhunimit, si dhe vështirësitë e kthimit në "normalitet". Me një stil energjik dhe mjaft bindës, shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber i jep rëndësi në mënyrë tëe veçantë jetës dhe gjëndjes shpirtërore të viktimës, duke treguar qartë se sa e vështirë është ta fitosh luftën e kthimit në "normalitet".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Sales - që bië në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj pa pyetur për pajën - dhe, në mënyrë më pak të dukshme, mikut Xhozue, që është rritur nga babai i saj, dhe që Maria e konsideron një farë vëllai të madh. Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha por me mjete të kufizuara. Megjithatë, martesa me Pietron rezulton një zgjedhje e lumtur: jashtë mureve të shtëpisë Maria zbulon një kuptim më të gjërë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për tëe pëlqyer dhe për t'u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë. Gjatë një pushimi në Tripoli, Maria zbulon edhe se nga çfarë përbëhet marrëdhënia, që deri atëhere në errësirë, e kishte lidhur me Xhozuenë. Fillon një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë së njëzet vjet takimesh, ndarjesh,kuvendesh të fshehta në pritje të një paqeje tëre. "Ishte bërë flakë ajo dorë, edhe pëllëmba e saj të përvëlonte. E kuptuan".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Koment: Në krye i hyra punës me një tufë doreshkrimesh me minitregime që m'i tregoi dhe donte t'i lexoja, ishte e para herë që më jepte një dorëshkrim për të lexuar. Dua t'i lexosh kështu si janë një herë, pastaj do t'i hedh në kompjuter. Mos u lodh t'i hedhësh ti, i shkruaj une, m'i dikto, i thashë. Nuk jam mësuar me këtë metodë" pune, dua vetminë në krijimtari, edhe kur punoj në kompjuter, më pati thënë aty nga fundi qershorit 2015. Pra, e fillova me këtë tufë dorëshkrimesh. Duke kërkuar në bazë të titujve të ndodhura në platformën për minitregimet dhe duke lexuar, shpesh gjeja në kujtesën time copëza të vogla bisedash që s'paskëshin qenë gjë tjetër veçse pjesëza të mendimit artistik krijues, si: "Jemi si ai sfungjeri i ngopur, i vështirë do të jetë përparimi tek ne, "Sfungjeri". "-Si e doni drekën, vone dhe të mirë, apo shpejt...? - Vonë, xha Vaso...", "Më mirë mos të kisha parë". "Dimri ha edhe mbeturinat e beharit...". "Gjer këtu ka ardhur Krishti! Tatiana Zolo
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...po jua dhurojmë bashkërisht poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjëndje të përbashkëta plot dritë... Kështu shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që shoqëron këtë përmbledhje me poezi nga Visar Zhiti dhe me piktura nga djali i tyre, Atjoni. Pra, tre autorë në një libër, që është për të gjitha moshat, shfletohet me ëndje dhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit dhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një mamaje me fëmijën, se si mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur Fata u zgjua, pa se çarçafi i hedhur mbi të nuk e kishte pozicionin e zakonshëm, ajo kurrë nuk e hidhte atë mbi gjoks edhe kur ishte ftohtë. E tërhoqi atë lehtësisht nga pozicioni i gushës dhe vuri re gjinjtë e saj të zbuluar. Dikush pati hyrë aty, e kish parë ashtu dhe e kishte mbuluar. Fata ndjeu turp. Ajo u ngrit shpejt dhe u vesh. Ndjeu zjarrmi, frike dhe një ankth që i kaploi gjoksin e shtrënguar nga sutjenat. O zot, mërmëriti, si jam bërë, si e zgërlaqur, e dorëzuar deri në fund ndaj dashurisë, aq sa nuk po di çfarë bëj me trupin tim. Ajo filloi të këqyrte përreth. Edhe dhoma nuk ishte në rregull. Karriget ishin vendosur jo në pozicionin ku rrinin gjithnjë, po kështu perdja ishte tërhequr me forcë, sa, edhe pak e mund të dilte nga shina, shapkat qenë hedhur një këtu e një atje, po kështu nga sirtari dilnin kokrrat e një veshi rrushi dhe në dhomë ndihej një nervozitet që kërkonte qetësi, po që ajo s'e gjente dot. U ul në krevat dhe po mendonte sesi ta rregullonte dhomën. Kushdo që tëe vinte, një sy i hollë do të mendonte këq për të, dhe, ndërsa mendonte kështu, befas trokiti dera. Ishte Arbeni, burri i saj. Fatmira u skuq pakëz lehtë. Çfarë do të mendonte ai? Arbeni nuk i hodhi asnjë sy dhomës vetëm vuri re fytyren e saj të skuqur. Ai i vuri dorën e ftohtë mbi ballë...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Gjatë betejës së Koshares ai nuk paska vdekur, por në varrin e tij gabimisht kanë varrosur një ushtar të panjohur që nga familjarët ndoshta llogaritet si i zhdukur ,- citat nga romani. Kjo vdekje ishte vdekja e parë e personazhit, Astrit Gashi, ndërkaq e dyta dhe e vërteta, yjen si pasojë e plagës së pashëruar, të cilën e kishte marrë në betejen e Koshares. Ky roman ka për motiv periudhën e luftës së fundit në Kosovë dhe pasojat e saj, të cilat transmetohen nëpërmjet fateve të dy personazheve kryesore, Astritit dheValberës, dy të dashuruar marrëzisht, të cilet i ndau lufta. Fundi tragjik dhe dhenia e besës për tu bashkuar në botën tjetër, japin kulmin e dhembjes dhe emocionit që e përshkon romani. Merita Bajraktari Januzi Fatmir Halimi në romanin e tij "Dy vdekjet e një jete" na sjellë një dashuri të sinqertë të dy të rinjvë, por që ajo dashuri për shkak të rrethanave të luftës ndërpritet në mes të rrugës. Në roman, përveç dashurisë rrëfehen edhe shumë ngjarje të tjera si lufta e lavdishme e UÇK, largimi i popullatës nga trojet e veta si dhe plaga që e rëndon edhe sot e kësaj dite shoqerinë tonë, çështja e të zhdukurve si dhe rrëfimet për jetën e pasluftës. Milazim E KADRIU
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë, humbjet. Që të mëson si ti vlerësosh dhe si ta shfaqësh sa je ende në kohë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë. Asnje retushim! Gjithça reale! "Pengjet" që liston Broni mund t'i ketë secili nga ne. Por që të mos bëhemi si personazhet e librit të saj është mirë ta lexojmë dhe të reflektojmë, që të mos themi, kur të vijë ora: Do të kisha dashur....
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I shkelqyer,i frymzuar, plot erudicion te lavdishem, Letersia dhe zotat eshte kulmi i studimeve te jetes te Roberto Calassos, per vendin dhe rolin qe kane zotat ne imagjinaten njerezore. Duke zbuluar peshperimen hyjnore qe fshihet pas poezise dhe prozes me te mire qe vjen nga shekujt, Calasso na jep nje ndjesi te perterire te misterit dhe magjise te letersise se madhe. Nga debimi i zotave klasike pergjate Epokes se Arsyes qe bene Romantiket ne emer te emancipimit dhe me vone, vendi i tyre ne letersine e kohes sone, historia e zotave mund te lexohet si nje histori e shenjuar dhe e shkelqyer e vete frymezimit letrar. Duke riperseritur kete histori, Calasso shperfaq nje hapesire te shenjte per letersine ku prania e zotave eshte e dallueshme. Peremtimet e tij per natyren e "letersise absolute" na shpien ne sferat e Dionisit dhe Orfeut, Baudelaire-it dhe Mallarme-se dhe nxitin nje mbrojtje te paster dhe te pasionuar te formes poetike, madje edhe kur ajo u shkeput dukshem nga çdo funksion i saj shoqeror. Lirike dhe e plote, Letersia dhe zotat eshte nje akt i fuqishem i afirmimit letrar qe meriton te lexohet se bashku me kryeveprat qe nderohen ketu.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania