I. Azem Shkreli është poet e kritik letrar shqiptar. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues dhe drejtor i "Kosova Film". Lindi në vitin 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme dhe më pas, Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht, kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjitnatyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurc", botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Azem Shkreli u ngjit në majën e letrave shqipe.
II. Dritëro Agolli lindi më, 13 tetor 1931, në Menkulas të Devollit, afër Korçës. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës. Më pas, nisi studimet në Shën Petërburg. Ka punuar gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe, për shumë vjet, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka qenë deputet i kuvendit. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. Është fitues i disa çmimeve letrare. Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqipe si protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Është quajrur edhe si shkrimtar i madh i një «gjuhe të vogël». Ai u shfaq në letërsi si autor me kërkesa të larta për poezinë dhe synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. U nda nga jeta më, 3 shkurt 2017, në Tiranë. Dritëro Agolli do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptar.
III. Fatos Arapi ka qenë poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. U lind në Zvërnec të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po ashtu, gjatë viteve 1959 - 1966, ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare "Ismail Qemali", për rreth katër vjet (mars 1966 - gusht 1969). Në vitin 1971 u emërua pedagog në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës "Sami Frashëri", Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983. Në vitin 2008 e fitoi "Kurorën e artë" në manifestimin poetik "Mbrëmjet e Poezisë Strugane" dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim. Vitet e fundit zgjodhi të qëndronte i mbyllur në shtëpi, larg jetës së zhurmshme publike.
IV. Imail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 1936. Është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës dhe të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1958, nisi studimet në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore, "Maksim Gorki", të cilat detyrohet t'i braktisë para kohe, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Sapo u kthye në atdhe, nisi punën si gazetar dhe i mëshoi karrierës letrare. Deri më sot, veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të ndryshme, duke u bërë kështu, përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe në botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me "Prix Mondial Cino Del Duca"; më 2005 fitoi "Man Booker Internaiional Prize", më 2009, çmimin "Prince of Asturias Aivards" për Artet, kurse në vitin 2015, çmimin "Jeruzalem", e më, 2016, presidenti francez i akordoi titullin "Komandant i Legjionit të Nderit", më 2019 iu akordua çmimi ndërkombëtar "Neustadt", në Amerikë, si dhe çmimi "Pak Kyongni", në Korenë e Jugut. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Kadare krijoi një vepër me karakter universal, por rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet edhe si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit XX dhe XXI.
V. Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si romancier, tregimtar, eseist, polemizues, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Është një ndër themeluesit e së përjavshmes "Lobi", e cila botohej në Shkup, nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës kulturore "Jehona" (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SHB "Flaka e vëllazërimit" (1991-1992). Në Institutin "Shoqëria e Hapur - Maqedoni", ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj, ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë, i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturor në Shkup. Është shkrimtar që, përveçse në gjuhën amtare, shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkrimet e para letrare i ka botuar në fillim të vitit 1970. Proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. fshtë fitues i çmimit "Rcxhai Surroi" për romanin "Vitet e urithit", 2008. Në yitin 2019, fitoi dy çmime, njëri pas tjetrit, në' Panairin e Librit në' Fier dhe në Panairin e Librit, Prishtinë', për vëllimin me tregime, "Lutjet e mesnatës". Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate, etj.
VI. Majlinda Nana Rama është shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj. Ka lindur në Tepelenë, më 1980. Në vendlindje ka marrë mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998-2002, ka kryer studimet e larta për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në vitin 2012, ka përfunduar Fakultetin e dytë, atë të Shkencave Politike në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vitin 2014 merr titullin "Master i Shkencave në Shkencat Politike dhe Juridike", Është në proces për mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës. Ka punuar si administratore e SHSSH-së dhe si disa vite, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Prej vitit 2004 punon në disa media. Nga viti 2006 dhe aktualisht është gazetare e gazetës "Panorama". Në të njëjtën kohë. lca qenë drejtoreshë e departamentit të mformaoonit pranë televizionit "Apollon" (2004-2012). Po ashtu, ka punuar si gazetare e televizioneve "Ora Neës', TV Klan dhe Abc Neës. Si shkrimtare Majlinda Rama u bë e njohur me romanin “Perandorët”, i cili bëri jehonë të madhe për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes fabulare të shumë elementeve. Ky roman, që i hapi rrugën në letërsi në pak kohë do të bëhej edhe film në Zvicër. Stili I veçantë i Majlinda Ramës ra menjëherë në sy të kritikëve e studiuesve më të njohur të kohës si: Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Dritëro Agolli, Jorgo Bulo, Klara Kodra e shumë të tjerë, të cilët panë te shkrimtarja e re një talent të spikatur.
VII. Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqipe. Dallohet për romane, novela, por ka shkruar edhe shumë tregime e ese letrare. Ka lindur në vitin 1946 në qytetin e Shkodrës. U diplomua në Universitetin e Tiranës për letërsi shqipe. Pas studimeve, u emërua mësues në rrethinat e Kukësit, ku punoi për shumë vite. Pas transferimit në Tiranë/ nisi punë si redaktor në Revistën Letrare "Nëntori" dhe më vonë, si kryeredaktor i Gazetës Letrare "Drita". Në vitet '90, kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i Shtëpisë Botuese "Letrat", ku e filloi veprimtarinë me romanin "Përbindëshi" të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. Në vitin 2000, bëhet kryeredaktor i të përjavshmes "Albania e vogël", suplement letrar i gazetës së përditshme "Albania". Njëkohësisht, që nga viti 2000, u shqua si eseist dhe publicist. Si autor u bë i njohur nga librat me tregime, që u pasuan me romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve "Gjaku i dallëndyshes" dhe "Gjysma e Xhokondës”. Më parë kishte botuar romanet "Një verë pa lamtumirë" dhe "Mali i tejdukshëm", i cili për modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit. Autori është fitues i disa çmimeve letrare.
Çmimi:
3500 Lekë