titleToAlt
Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profilesh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat... Ndërsa kthehet në qytezën ku ka lindur, për të sistemuar dhe shitur shtëpinë e së ëmës, nuk do ta imagjinonte kurrë se do të gjendej ballë për ballë me kolegët e vjetër të skuadrës "Vrasjet", të cilët janë duke hetuar vrasjen e një djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i larguar nga shtëpia dhe që ishte gjetur në kënetën përreth Vasteras-it, me zemrën të shkulur. Një rast i pahumbshëm për të rigjetur veten dhe shijen e sfidës që e kishte bërë atë një anëtar të pazëvendësueshëm të skuadrës, por sërish edhe të kridhet në një botë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka mësuar ta urrejë që nga fëmijëria, me të cilën tani tani do t'i duhet të bjerë në paqe. «Nuk ishte një vrasës. Vijonte duke ia përsëritur vetes, teksa tërhiqte zvarrë kufomën e djalit përgjatë rrëpirës: nuk jam një vrasës. Vrasësit janë kriminelë. Njerëz të këqinj. Errësira I ka përpirë shpirtrat e tyre, ata kanë përqafuar errësirën duke i kthyer krahët dritës. Kurse ai nuk ishte i keq. Përkundrazi. E së fundmi, a nuk kishte treguar pikërisht të kundërtën? Nuk kishte lënë mënjanë ndjenja e vullnete, duke arritur madje të ushtronte edhe dhunë për të mirën e të tjerëve? Kishte kthyer përherë faqen tjetër, ja çfarë kishte bërë. Prania e tij aty, në atë pellgaçe me ujë në mes të asgjësë, me kufomën e djalit, a nuk qe një provë e mëtejshme e përkushtimit të tij për të bërë gjënë e duhur. Nuk do të tradhtonte më».
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"Ky libër jashtëzakonisht i fuqishëm tregon se sa shumë na mungojnë mjetet ndërkombëtare të përbashkëta, aq të nevojshme për të luftuar krimtn kibernetik. Lexim i nevojshëm." - Roberto Saviano, autor i librit "Gomorra" Përfitimet e të jetuarit në një shoqëri digjitale dhe të globalizuar janë të pamasa; po aq janë edhe rreziqet. Bota është bërë makth për zbatuesit e ligjit dhe ëndërr për secilin kriminel. Ne kryejmë shërbime bankare online, tregtojmë online, dashurojmë, mësojmë, punojmë dhejetojmë online. Por, a kanë mësuar institucionet që përkujdesen për sigurinë tonë në rrugë, të na ruajnë edhe në botën digjitale që po lulëzon? Ajemi bërë të vetëkënaqur rreth sigurisë personale - duke ndarë mendimet tona, besimet dhe detajet nga jeta jonë e përditshme me këdo që ka interesin për t'i marrë këto informa-cione nga ne? Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombë-tarisht të njohur "McMafia", zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik. Qeveritë dhe sektori privat po humbasin miliarda dollarë çdo vit duke luftuar kriminelët super-të-mençur, gjithnjë-te-ndryshueshëm dhe gjithnjë-të-padukshëm: hakerët. Glenny ka udhëtuar dhe ka rrjetëzuar botën. Duke hulumtuar ngritjen dhe rënien e uebit kriminal DarkMarket ai ka zbuluar historitë më gjallëruese, më alarmuese dhe më ndriçuese. Qoftë JiLsi apo Matrix, lceman, Master Splynter apo Lord Cyric; qoftë rreshteri detektiv Chris Davvson nga Scunth-orpe, Angli apo agjenti Keith Mularski në Pittsburgh, Pensilvani, Glenny i ka gjetur dhe intervistuar të gjithë lojtarët - kriminelët, geek-ët, policinë, ekspertët e sigurisë dhe viktimat - dhe vendos secilin dhe çdo gjë në vendin që u takon në krijimin e politikave, ekonomisë dhe historisë. Rezultati është thjesht i pamohueshëm: ky libër është jashtëzakonisht tër-heqës dhe i besueshëm. Eshtë libër i domosdoshëm për t'u lexuar nga kushdo që përdor kompjuter: libri kryesor i krimit të kohës sonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
FOUCAULT e ka vendosur lindjen dhe zhvillimin e shoqërive disiplinore në Perëndim në shekujt XVIII dhe XIX; ato arrijnë kulmin e tyre në fillim të shekullit XX, duke patur si veçori të funksionimit organizimin e mjediseve të mëdha të mbylljes. Individi nuk resht së kaluari nga një mjedis i mbyllur në tjetrin dhe secili prej tyre rregullohet nga ligjet e veta: në fillim familja, pastaj shkolla ("nuk je më në shtëpi këtu"), pastaj ushtria ("nuk je më në shkollë këtu"), herë-herë spitali, pastaj ndoshta dhe burgu, që është mjedisi i mbylljes par excellence... Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqëndrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë-kohë e një force prodhimi rezultati i së cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare. Por Foucault dinte mirë edhe diçka tjetër: përkohësinë e këtij modeli; ai pasonte shoqëritë e sovranitetit, qëllimi dhe funksioni i të cilave ishin krejt të tjera (të vjelë më shumë sesa të organizojë prodhimin, të vendosë për vdekjen më shumë sesa të kujdeset për jetën); kalimi ishte jo i menjëhershëm dhe Napoleoni duket se siguroi boshtin e konvertimit të madh nga njëra shoqëri te tjetra. Mirëpo, disiplinat do të binin po ashtu në krizë, si pasojë e ndikimit të forcave të reja që po zinin vend dhe bëhen të prekshme sidomos pas Luftës së Dytë Botërore: shoqëritë disiplinore kishin pushuar tashmë së qeni bota jonë, ishin tashmë e kaluara jonë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
DETEKTIVJA LINDSEJ BOKSER HETON RASTIN MË TRONDITËS TËKARRIERËS SË SAJ Lindsej Bokser mëson të dashurojë sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katalogu, me të shoqin Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur -përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranojë Xhonë përsëri në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend. Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së perbashkët se gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradëkur i dyshuari i aktit terrorist kërçënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në ate pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpetojë Lindsejn teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikepyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste. Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj - dhe për jetën e saj - Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon neë sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar. Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit numër 1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të vrasësve të Grave dhe përson një emocion drithërues nga fillimi deri në fund.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm .Është vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën, por e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e më të ndërlikuar. Diana Çuli pas Hotelit të drunjtë, vjen përsëri me një thriller ,por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapsira më të mëdha e me kuptimplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithëfarësh, të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tregimet me te zgjedhura nga Agatha Christie, autores me te famshme te librave te vetdhe, mjeshtres se ndertimit te enigmave te pabesueshme policore qe e terheqin lexuesin si me magnet. Hetuesit me te jashtezakonshem te krijuar nga Agatha Christie jane: Mis Marpelli, protagonistja e nje cikli te tere romanesh te saj, nje heroine e jashtezakonshme, e cila e njeh me rrenje natyren njerezore dhe eshte ne gjendje ta zbuloje fajtorin pa levizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar. Personazh tjeter, po aq i njohur, eshte Hektor Puaro5 te cilit nuk ka arritur t'i shpetoje asnje kriminel nga duart dhe qe vete autorja e ka cilesuar nje gjeni me trurin plot e perplot me "qeliza te vogla gri". Secili prej tyre ka per te na ofruar nje zgjidhje te paparashikuar ose nje sekret per te zbuluar, duke na futur dalengadale ne boten e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, ne boten e "zonjes se krimit".
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Lufta e dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi.Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para.Luan Gjika protagonist kryesor i romanit e gjen veten në zgrip të ekzistencës.I deyruar të braktisë atdheun,ai vendoset ne SHBA, si agjent i rekrutuar nga shërbimi secret rus. Detyra e tij ëshrë përfshirja në grupin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë dhe eliminimi i kryetarit të tyre.A do ta kryej Luani detyrën e ngarkuar? Ngjarjet lëvizin me shpejtësi dhe ndryshonë vazhdimisht rrjedhë . Nëpërmjet rrëfimeve psikologjike autori na zbulon përplasjet e shumëfishta që ndodhin në botën e brendshme të një agjenti secret.Një roman ku ndeshen e gërshetohen ndjenja atdhetare me interesin politik,familjar shoqeror dhe professional.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky eshte pa dyshim nje nga romanet me terheqese te Agatha Christie-s, qe te mban me frymen pezull deri ne faqen e fundit, me deshiren per te marre vesh misterin qe fshihet ne historite e familjes Ebernith, ne vdekjen e plakut Riçard dhe ne ate te Kores. Duke shfletuar librin, lexuesi do te njohe te fshehtat intime te shume te afermve e te trashegimtareve te te ndjerit Riçard Ebernith. Historite intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe perbuzjet, perzihen me dyshimet e ngjarjeve te krimit... E gjithe historia intriguese e ketij romani eshte e gershetuar ne menyre dinamike me personalitetin e veçante te Herkul Puarose, detektivit te shquar qe e hasim ne mjaft vepra te tjera te kesaj autore. Nje roman plot ngjarje qe te mberthejne, i kompletuar me nje peme gjenealogjike, me nje testament te dyshimte dhe nje familje mbushur me vrases te mundshem. New York Times
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
FORCA E ERRËT E HAKMARRJES NË NJË TRILLËR PLOT ZHVILLIME TË BEFTA QË SAKAQ NDRYSHOJNË GJITHÇKA. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbremjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte nje mbremje të këndshme. Por zgjimi nuk ia kurseu te papriturat e pakëndshme: i plandosur në kolltukun e dhomës së tij të ndenjes, kokën e kishte tym nga dehja e mbrëmjes dhe smbante mend gjë prej gjëje. Ana sapo ishte gjetur e vetëvrarë në shtratin e saj dhe kur një e-mail anonim e paditi per përfshirje ne vdekjen e gruas, Holi e kuptoi qe dikush po orvatej ta shtinte në gracke. Dhe se pas vetëvrasjes në dukje, mund të fshihej shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet. Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamerieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit. Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas mureve të lartë rrethues, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i gjelbër i golfit, vilat luksoze, vezullimet e ujit të valëzuar të pishinave.Atje shkojnë të banojnë familje që duan një jetë të shëndetshme, të lumtur, të përbërë nga sporti, darkat, bisedat përpara një filxhani çaji dhe leksionet e kopshtarisë dhe pikturës. Virxhinia Guevara ka hapur një agjenci pasurish të paluajtshme pasi i shoqi, Roni, ka humbur çuditërisht punën. Por del se është një punë aspak e lehtë. Në La Kaskada, në fakt, rregullores së ngjeshur të shkruar i shtohet një rrjet i dendur normash të fshehta, sepse fqinjë janë miqtë dhe miq janë fqinjët, dhe nuk mund të tolerohet që të kapërcehet numri maksimal i lejuar i hebrenjve: janë ndërkaq Uroviçët, Ernestoja dhe Mariana Andradeja kanë birësuar dy fëmijë, Ramonën dhe Pedron, por gjykatësi nuk i ka lejuar ta ndryshojnë atë emër aq të rëndomtë, Ramona. Pastaj janë Tanoja dhe Tereza Skalja, ai gjithnjë fitues në tenis, ajo kultivuese e jashtëzakonshme fidanësh, lehet artistike të së cilës janë më të kërkuarat në komunitet. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe sidomos ta mbajnë përgjithmonë, me çdo çmim. Ndonëse në botën e jashtme shumëkombëshet po e braktisin vendin, monedha duket se nuk mban më, ndërsa një tufë terroristësh sapo ka shembur, aq larg dhe aq pranë, kullat e Nju-Jorkut. Brenda, atje ku këto lajme humbasin në radhën e kronikave të transmetuara nga ata pak televizorë të ndezur, burrat vazhdojnë të mblidhen çdo javë në shtëpinë e Tano Skaljës, larg syve të fëmijëve dhe grave, të cilat, të përjashtuara nga grumbullimi mashkullor, vetëpërkufizohen me ironi si  vejushat e së enjtes . Por në njërën prej këtyre mbrëmjeve rutina thyhet papritmas. Ndërsa trupat e tre miqve fundosen në ujin e pishinës më të bukur të lagjes, ana e errët e një jete të përsosur fillon të dalë në sipërfaqe.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit  Trafikantët . Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste. Ish-sigurimsat kontrollojnë biznese, parti politike dhe struktura policore; trafikantë qeniesh njerëzore e lëndësh narkotike bëjnë karrierë në politikë, ndërsa mediat e kapura nga krimi i organizuar janë vënë në shërbim të strukturave partiake. Një roman aktual, me një varg ngjarjesh të ndërlikuara e me kthesa të papritura, që zbulojnë e zbërthejnë marrëdhënien e botës së krimit me rendin shoqëror, shtetëror dhe politik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi  Z në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen. Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967). Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhoiselina Zhënëvrë Mershantier Xhonsi, e arsimuar në kolegjin "Brajën Maur" dhe për ca kohë banore e Skardejlit, është rritur në mënyrë të atillë që të sillet gjithnjë si zonjë. Por ja që po të kesh të bësh me avokatë hileqarë, konsulentë financiarë mashtrues dhe burra të babëzitur për seks e që s'të shqiten, edhe zonjës më të përsosur do t'i soset durimi. Prandaj Xhoi përfundon me një çifte Purdey në prehër dhe me një revolver Smith & Wesson të kalibrit 38 milimetra nën jastëk, duke pritur që bastardi tjetër të kalojë pragun e derës së saj.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun. Një natë, kur po darkonin së bashku në apartamentin e Lajborit  dy hebrejtë e ve dhe Treslovi i pamartuar  tre burrat kaluan orë të këndshme duke sjellë ndërmend kohën para se të përjetonin dashuritë e humbjet, para se t i vlerësonin gjërat aq shumë sa të kishin frikë nga humbja e tyre. Por kur po kthehej në shtëpi, Treslovin e sulmuan dhe e grabitën para vitrinës së një dyqani violinash. Treslovit iu mbush mendja se kishte rënë padrejtësisht viktimë e një krimi antisemit. Pas kësaj ngjarjeje, e tërë qenia e tij ndryshoi deri në thelbin më të thellë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t i duken si të njohur.  Xhesi dhe Xhejzoni , i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet. Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë:  kjo vajzë është imja . Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e presidentit. Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, përdhunuar, shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, detyruar të shohë filma pornografikë  për të mësuar , nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane. Pasi ka qarë e vajtuar, familja tanimë e sheh si një të përdalë, që e ka të pamundur t i kthehet rrugës së drejtë. Por Soraja është thjesht maja e ajsbergut, pasi si ajo ka me mijëra. Teksa presidenti mburreshe në publik për promovimin e emancipimit femëror, emisarët e tij sulmonin ethshëm shkollat, universitetet, dasmat në kërkim të preve të freskëta. Janë të shumta jetët e thërrmuara nga abuzimet, të grave të reja, por edhe të burrave, që shërbenin për të përmbushur dëshirat e Gadafit. Tri herë viktima: të dhunës, të çnderimit dhe të heshtjes që pllakosi pas fundit të regjimit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Milano, verë 1981. Gjendemi në fazën më të vonë dhe më të egër të periudhës së terrorizmit në Itali. Ende pa mbushur dyzet vjeç, Xhakomo Kolnagi është një gjykatës në vijën e frontit. Duke koordinuar një grup të vogël hetuesish, ai prej kohësh po bën hetime rreth veprimtarisë së një bande të re të armatosur, përgjegjëse për vrasjen e një politikani demokristian. Dyshimi dhe shqetësimi e shoqërojnë gjithmonë. Ai është katolik i përkushtuar, po me një besim intim e tragjik. Vjen nga një shtresë e varfër, por është i bindur se suksesi i tij personal përbën provën e të jetuarit në një shoqëri të hapur. Është i martuar e me fëmijë, po marrëdhëniet me familjen janë të largëta e plot vuajtje. Ka dy miq shumë të dashur, me të cilët shkëmben polemika, pëlqen orët e pasigurta, periferitë, futbollin, takimet në pijetore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat. Strajku është veteran i luftës - i plagosur fizikisht dhe psikologjikisht - dhe jeta e tij është një dramë. Rasti i jep atij një spirancë shpëtimi nga ana financiare, por me kosto personale: sa më shumë gërmon në botën e ndërlikuar të bukuroshes modele, aq më shumë errësohen gjërat - dhe sa më pranë i afrohet së vërtetës, aq më kërcënues varet mbi të rreziku i tmerrshëm... Një sekret përshkënditës i botës elegante përshkon atmosferën e Londrës - nga rrugët e heshtura të Mejfërit në baret e Ist Endit e deri në Soho - Kënga e Qyqes është një libër i mrekullueshëm. Ky është romani i parë i serisë me dedektivin Kormoran Strajk, i JK Rowlingut, shkruar me pseudonimin Robert Galbraith.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t’ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale. Nga ana tjetër, disa dëshmitarë deklarojnë, se, një natë para zhdukjes, kanë dëgjuar ulërima, që vinin nga shtëpia e Petrës, dhe kështu dyshimet bien mbi prindërit, të njohur si të alkoolizuar. Por diçka e pazakontë e shqetëson Lindmarkun: një Toyota gri e errët, e parkuar për ditë të tëra përpara shtëpisë së Petrës, është zhdukur në mënyrë misterioze së bashku me vajzën. Vlerësohet edhe pista e pedofilisë, për të cilën hetimet përqendrohen mbi Nils Dunanderin, trajnerin e hokejit të Petrës. Por disa ditë më vonë, gjendet trupi i pajetë i Nilsit, të cilit i kanë prerë një vesh. Ndërkohë, Petra gjendet shëndoshë e mirë, por i jep policisë një variant aspak bindës të ngjarjeve. Në mbrëmje, kur Lindmarku kthehet në shtëpi, gjen një letër: “E di se kush je. Petra është Ndëshkimi”. Një letër shumë e ngjashme me atë të gjetur një vit më parë, fill pas arrestimit të kolegut të tij, Gunar Holmit... Një dyshim i ankthshëm depërton në mendjen e detektivit: Mos ndoshta ka një lidhje ndërmjet dy çështjeve?
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania