titleToAlt
- Dardania është trekëndëshi i pare për krijimin e gjuhës më të pastërt të shqipes. Ajo është e shkruar me atfabetin simbolik-siç e thotë autori- dhe shtrihej në trekëndëshin gjeografik "Nishë-Sofije-Shkup", me një organizim shtetëror dhe kulturorë autoktone... Isuf B. Bajrami - Autori këtij libri nuk është aspak i kënaqur me rrjedhat politike që po zhvillohen në Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të pavarur. Në një seri artikujsh që i boton në vazhdim të këtij libri, e të cilët i ka lexuar nëpër tubime të ndryshme apo edhe që i ka botuar, shpreh indinjatën e tij kundër strukturave të ndryshme politike, që po e udhëheqin politikën e Kosovës... - Lexojeni këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni... Prof. Mr. Muhamet Rogova
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Enver Hoxhaj është një nga politikanët më active të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është minister i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandate tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacies bilateral dhe multilateral të Kosovës. Në të shkuarën Hoxhaj ka shërbyer si minister i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundmi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme (2014-2016). Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja përzgjidhjen e statusit final të Kosovës (2005-2007), ku është angazhuar në procesin e shtet ndërtimit para dhe pas pavarësisë së vendit. Më pare ka qenë professor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe activist i shoqërisë civile. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë botimeve, librave dhe punimeve të tjera akademike. Hoxhaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroate.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Këngë nga rruga e farkëtarëve" nga Ndriçim Ademaj. Poezia e ndjerë e poetit kosovar nuk është e panjohur për lexuesit, që tashmë në Festivalin e Librit, do të kenë në dorë poezitë e tij më të fundit."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Arbën Xhaferin në këtë libër flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania