titleToAlt
Pjesë nga libri: As që dua ndonjë mendim për stilin tim të të shkruajturit, ky nuk është stil. Kështu ikin vitet kur ke kokën dhallë, shpejt, ftohtë me humor të hidhur.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Tregime të zgjedhura nga autorë si Anton Cehov, Xhek London, Charles Baudelaire, Oto Flake, Dino Buxati etj.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cil nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira që të ketë shokë moshatarë, me të cilët të luajë dhe të argëtohet, por ia kanë ndaluar: nuk duhet të diktohet nga të tjerët, se do t'u shtinte frikën. Por një ditë mbërrin çasti i përshtatshëm: festa e Hallouinit! Mortinës nuk i duhet as të maskohet Por çfarë ndodh kur fëmijët e tjerë zbulojnë që ajo nuk mban asnjë lloj maske?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar ,me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se e dinte, por ja që kuptoi se gjërat s’ishin aspak ashtu siç e kishte menduar. Tove Jansson ,shkrimtarë finlandez, që shkruan në suedisht, duke qenë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë. .
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mortina dhe shoku i saj më i mirë, nje zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh ndodh diçka e papritur disa fëmijë të fshatit, shokë të Mortinës, mbërrijnë në Vilë, sepse kanë marrë një ftesë misterioze. Ndërkohë, tetoja Yllshuar zhduket pa lënë gjurmë. Mos lidhet kjo me kjo me Dilbertin, kushëririn e tmerrshëm, që sapo ka ardhur për vizitë? Pas librit Mortina,që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës Zombi do t'ju bëjë të shkriheni gazit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
XHUMII ZI Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia që ka lënë pylli i rrafshuar me drunj të prerë. Kjo zbrazëti i sjell ndër mend Xhumin, i cili i kujtohet edhe Valdit, qenit të saj besnik. Xhumi i zi ecën duke u zvarritur, i avashtë dhe i qullët, si një kërmill. Kur humbasim dike apo diçka të dashur, Xhumi bëhet i gjallë. Për Xhumin ka shumë tregime, të cilat të bëjnë të rrudhësh hundën e ballin, dhe të gjitha historitë e rrëfyera nga Olga, janë një dhuratë që ajo ua jep atyre që kanë nevojë. Sepse tregimet e saj të ngushëllojnë, të lehtësojnë, të ruajnë dhe sidomos, të bëjnë të qeshësh e të largojnë trishtimin. Pas librit Olga prej letre. Udhëtimi i jashtëzakonshëm, kthehet sërish jeta e fshatit të Balikos me një histori që përmban shumë të tjera brenda, si në lojën e kutive kineze, si në një farmaci të një tjetër kohe plot me sirtarë të hapur per të nxjerrë jashtë ilaçin e duhur për secilin prej nesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Qenia thelbësore e njeriut ka rëndësi në rrafshet më të larta të neurologjisë dhe në psikologji; duke qenë se në thelb këtu përfshihet individualiteti i pacientit, dhe studimi i sëmundjes dhe identitetit nuk mund të ndahen. Çrregullime të tilla dhe përshkrimi i tyre bashkë me studimin kërkojnë vërtet një disiplinë të re që në mund ta quajmë "neurologjia e identiteti", sepse ajo merret me themelet nervore të unit, problemit të lashtë të mendjes dhe trurit. Ka të ngjarë që të ketë, në mënyrë të pashmangshme, një humbellë, një humbellë kategorish midis psikikes dhe fizikes; por studimet dhe historitë që lidhen njëherazi dhe pandashëm mes të dyja – pikërisht këto magjepsje më shumë dhe kështu (përgjithësisht) i paraqes edhe këtu – prapëseprapë shërbejnë për t'i afruar me njëra – tjetrën, për të na afruar ne me kryqëzimin e mekanizmit të jetës, me lidhjen e proceseve fiziologjike me biografinë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajsberg ëndrrash
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Pasqyra e bojës”, përmbledh shtatë nga historitë më të mira të shkurtra të Borgesit. Libri ka vetëm pak faqe që mund të lexohen në një të ulur.
Çmimi: 200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania