titleToAlt
Findi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke i shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për sjelljen e tregjeve të lira në çdo vend. Ian Bremmer, një ekspert mbi udhëkryqin midis ekonomisë dhe politikës, ka ndjekur rritjen e firmave shtetërore në Kinë, Rusi, shtetet Arabe të Gjirit Persik, Iran, Venezuelë dhe në shtete të tjera. Ai demonstron sfidën gjithnjë e më të vështirë që kapitalizmi shtetëror do të paraqesë për të gjithë ekonominë globale. Ndër pyetjet që trajtohen: A jemi në pragun e një lloji të ri të Luftës së Ftohtë, e cila i vendos sistemet konkurrente ekonomike në një betejë për mbizotërim? A mund të konkurrojnë shtetet me treg të lirë, me fuqitë kapitaliste shtetërore, për sa u përket marrëdhënieve me shtete që kanë elemente të të dy sistemeve - si për shembull India, Brazili dhe Meksika? A ka jetëgjatësi kapitalizmi shtetëror? Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Financa e ndërmarrjes fokusohet në vendimmarrjet financiare që përbëjnë vendimet më të rëndësishme strategjike të biznesit. Teksti paraqet koncepte të përmbledhura financiare të ndërtuara në PowerPoint dhe të shoqëruara sipas rastit me shembuj të zgjidhur ose të dhëna statistikore. I konceptuar si një tekst për të mbajtur shënime, ai i krijon mundësinë studentit të shtojë komente, interpretime ose pyetje për zgjidhje në auiditor ose gjatë studimit të pavarur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
'Ky është një libër i shkruar bukur dhe i rëndësishëm. Lexojeni!' -Martin Wolf, Financial Times 'Ngërthyes... një eksplorim i thellë i institucioneve etike në themel të shoqërisë sonë të tregut - dhe një argument pasionant si t'i ringremë ato.’ -Jesse Norman/ New Statesman, Books Of The Year Paul Collier përdor në të njëjtën masë pasionin, pragmatizmin dhe ekonominë e mirë, për të na dhënë rrugëdaljen nga ndarjet që po shqyejnë kaq shumë vende perëndimore.’ -Mervyn King ‘Plot me ide të mira për reformimin e Britanisë pas Brexit-it, nga 'qendra e fortë'.’ -David Goodhart, Standardt Evening, Books Of The Year 'Libri i Paul Collier spikat se është pragmatik, i hapur dhe optimist' -Economist
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shkalla magjike drejt suksesit është klasiku i humbur i Napoleon Hill-it, dhe libri që parapriu bestsellerin Mendo dhe pasurohu. Kopja origjinale e tij është vlerësuar te mbi 40,000 $. Tashmë edhe ju mund të keni një riprodhim të versionit origjinal që zotërohet prej Fondacionit Napo-leonHill. Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. Këto parime kyçe paraqesin etikën dhe veprimet të cilat u japin të gjithë atyre që i zbatojnë, fuqinë për t'u bërë liderë në fushën që zgjedhin. Hill-i argumenton se liderët nuk janë të lindur; ata formohen nga zakone shumë të ngjashme, të thjeshta dhe dinamike. Në këtë libër zbulohet një thesar dijesh. Hill-i ofron një udhë të përmbledhur, hap pas hapi, për të ngjitur shkallën e suksesit, një përparim që varet nga organizimi i proceseve mendore. Shkalla magjike drejt suksesit vlen të lexohet shumë herë dhe të zbatohet përgjatë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike. Por çfarë dimë në të vërtetë për evolucionin e pabarazive në afat të gjatë? Në realitet, analizat ekonomike që supozohen të na ndriçojnë bazohen më së shpeshti në spekulime teorike më shumë se në fakte të vërtetuara. Fryt i pesëmbëdhjetë vitesh hulumtimi, ky studim, më ambiciozi që është ndërmarrë ndonjëherë mbi këtë çështje, mbështetet mbi të dhëna historike dhe krahasuese shumë më të gjera se të gjitha punimet e mëparshme. Duke përshkuar tre shekuj dhe mbi njëzet vende, ai përtërin tërësisht kuptimin tonë të dinamikës së kapitalizmit, duke e vendosur kontradiktën e tij themelore në raportin midis rritjes ekonomike dhe kthimit nga kapitali. Nëse përhapja e njohurive duket si forca kryesore e barazimit të kushteve në afat të gjatë, aktualisht, rritja në kulm e shpërblimeve më të larta dhe, sidomos, përqendrimi i skajshëm i pasurive kërcënojnë vlerat e meritokracisë dhe të drejtësisë sociale të shoqërive demokratike. Duke nxjerrë nga përvoja e shekujve të shkuar mësime për të ardhmen, kjo vepër tregon se ekzistojnë mjetet për ta përmbysur këtë tendencë. Drejtor i studimeve në EHESS dhe profesor në Shkollën e Ekonomisë në Paris, Thomas Piketty është autor i punimeve të shumta historike dhe teorike për të cilat ka marrë, më 2013, çmimin Yjrö Jahnson, dhënë nga Shoqata Ekonomike Evropiane.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Liderët tanë nuk zgjidhen për inteligjencën apo arritjet e tyre por sepse ata janë në gjendje të fitojnë besimin e njerëzve dhe janë gjithnjë të gatshëm ta tradhtojnë atë. Ata zgjidhen nga një kult i vogël satanik, bankierët kabalistë dhe frimasonët, të cilët kanë në kontroll financat botërore dhe median. "Liderët" tanë s'janë gjë tjetër veçse anëtarë të rinj të këtij kulti ndërkombëtar të njohur me emrin Urdhri i lluminatëve. Ne e kemi zëvendësuar udhëheqësin me karikaturën e një qeverie thotë me prepotencë plani i tyre madhor, " me një president të marrë nga turma, nga mesi i krijesave tona kukulla". Shumë "liderë", ruajnë linjën e tyre duke marrë pjesë në rituale të tmerrshme okulte ku përfshihen sakrifikime njerëzore, orgji seksuale, pedofili, përdhunime, torturë dhe vrasje. Qëllimi i lluminatëve është të degradojë e të skllavërojë njerëzimin mendërisht dhe shpirtërisht, nëse jo fizikisht. Influenca e këtij grupi është si një kancer që shtrihet në të gjithë shoqërinë. Ajo ka marrë kontrollin e shumë organizatave në dukje dashamirëse (si organizatat bamirëse dhe shoqatat profesionale) dhe të shumices së lëvizjeve politike, veçanërisht të sionizmit, komunizmit, socializmit, liberalizmit, neo-konservatizmit dhe fashizmit. Kjo është arsyeja pse shoqëritë duket se drejtohem nga njerëz të pashpirt me fytyra të ngrehura që nxjerrin vetëm fjalë pa rëndësi dhe ndjellin ligësinë.lluminatët kanë marrë kontrollin e të gjitha feve dhe të institucioneve ku përfshihet dhe një që e deklaron veten "të zgjedhur nga Zoti". Faktikisht, liderët e këtij grupi luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e rrjetit satanik. Por sa herë që kritikët sugjerojnë se "Të Zgjedhurit" po keqdrejtohen apo po tradhtohen, ata akuzohen për "racizëm" - një mënyrë kjo shumë e thjeshtë për të neutralizuar rezistencën. Kështu që vëmendja ndaj një nga problemeve më urgjente shpejt ç'vlerësohët në "paragjykim". Dhe "Të Zgjedhurit" vazhdojnë të mbeten gurë shahu, mish për top apo një tip mburoje njerëzore për liderët e tyre mashtrues e diabolikë.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania