titleToAlt
Nganjëherë dietat janë shumë shqetësuese. Dhe në këto kushte, stresi që të bën të shëndoshesh, gjithashtu bëhet pengesë për tu dobësuar... Për t'u dobësuar dhe sidomos për të mos shtuar përsëri në peshë, është pra e domosdoshme e të pakësohet stresi dhe të punohet për afirmimin e vetvetes. Si të kufizohen të ngrënat e pavullneteshme? Si të administrohen më mirë përparësitë e jetës? Ku të gjenden mënyrat për të ndryshuar sjelljen? Të tilla janë disa nga pyetjet të cilave u përgjigjet ky libër i cili mbështetet në përvojën e gjatë klinike të profesor Golay, specialist i njohur i obezitetit dhe tek rezultatet bindës, të arritura nga ekipet e tij. Profesor Alain Golay, diabetolog, drejton në Spitalet Universitare të Gjenevës një shërbim të specializuar, veçanërisht në marrjen në ngarkim të pacientëve obezë. Ai është autor tek botimet Payot, i librit “ Të dobësohesh sipas ; personalitetit tënd".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania