titleToAlt
“O Dardanë shumë të vuajtur, toka ku së pari lindën stërgjyshërit tuaj, po ajo tokë e pasur do t’iu presë tani që po ktheheni...” -Virgjili
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Dekadat e fundit të shekullit të XVIII dhe të fillimit të shekullit të XIX, për ne shqiptarët, përkojnë pikërisht me hopin e madh cilësor, të krijimit dhe prodhimit të vlerave materiale, të veprave të shumta me karakter urban, social, kulturor, ushtarak, arkitektonik, infrastrukturor, besimit, etj. Por, mbi të gjitha ato janë dekadat e fillimit të krijimit të një pasurie të madhe shpirtërore, dokumentare të papërsëritëshme, të shenjave të shumta të lëna nga mellani në letër apo më mirë të themi të shenjave të lëna nga mendja dhe shpirti i shqiptarëve të kohës, në dorëshkrime, për të na treguar ne gjeneratave të shekujve XX, XXI dhe atyre që do të vijnë më pas, se kush qenë, çfarë bënë, çfarë mendonin, çfarë ëndëronin dhe çfarë tentuan këta njerëz.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për formimin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në VVashington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi... Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe. Për herë të parë, libri sjell detaje nga përplasjet e forta te udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia. Përse Tito kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Kryepuna e Ago Agajt, e cila (ri)botohet, tani, për herë të parë në atdhe, është epopeja në prozë "Lufta e Vlorës", një enciklopedi e trimërisë, e portreteve të luftëtarëve, e diplomacisë së asaj kohe, e dokumentacionit, përzgjedhjes së folklorit, ku nuk mungojnë as largpamësia dhe as dhëmbja, por dhe grotesku e dialogu natyrisht, vdekja dhe pasvdekja, që së toku, e bëjnë veprën të lexohet dhe si roman i fatit kombëtar, përshkuar nga dashuria e dëshpërimi për vendin e të parëve si dhe nga një krenari fisnike.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por përcaktoi politikën moderne. Me qeverinë e tij ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme e kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që prej krijimit të tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar e përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzeviç e quante "Zot i luftës", në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se fati i tij ishte përcaktuar; kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Pak nga pak, ai u flijua për shtetin francez, derisa sakrifikoi lirinë e përditshmërisë tij. Duke shkruan romanin e Bonapartit, Paskal Fotrie ia rikthen atij humanizmin.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Pasi punuan pesëdhjetë vjet për të përfunduar vëllimet e njohura të "Historisë së qytetërimit", Will dhe Ariel Durant u vlerësuan me çmimin "Pulitzer" në vitin 1968, dhe u nderuan me "Medaljen Presidenciale të Lirisë" në vitin 1977. Përveçse kanë edukuar dhe argëtuar lexuesit në të gjithë botën, ata janë shquar si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe përkrahës të reformave sociale. Libri “Mësimet e historisë", një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesim në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e tij.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shumë të dhëna historike që sot njihen nga pjesa dërrmuese e njerëzve, janë vjetruar dhe rezultojnë jo të vërteta. Këto informacione duhet të ndryshohen sipas rezultateve të tjera që do të përftohen vetëm në përfundim të kërkimeve të reja shkencore. Çdo ditë po arrihen përfundime e të dhëna të reja në lidhje me historinë osmane. Injorimi i kësaj të vërtete dhe përpjekja për të kuptuar Perandorinë Osmane me të dhëna që datojnë rreth 150-200 vjet më herët, është një qasje tejet e gabuar. Historia osmane nuk është kuptuar sa duhet dhe gjithashtu është interpretuar në mënyrë të gabuar. Në këtë kontekst, nevojitet që Perandorinë Osmane ta shohim sërish dhe pa paragjykime.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Më 1453, Mehmet Pushtuesi hyri në Kostandinopojë me një kalë të bardhë, duke i dhënë fill një marrëdhënieje dashurie osmane mes tij dhe qytetit, që zgjati deri më 1924, kur kalifi i fundit u largua nxitimthi me trenin "Orient Express". Për më shumë se pesë shekuj, Kostandinopoja, me shumëllojshmërinë e saj kulturore dhe etnike, ishte epiqendra e një dinastie të jashtëzakonshme, me një histori dramatike dhe, shpeshherë, të shtrembëruar. Fitorja, humbja, madhështia, mizoria dhe toleranca në kohët osmane janë të gjitha të regjistruara aty. Kastandinopoja është një nga ato qytete për të cilat përherë më merr malli dhe ky mall më shtohet në çdo faqe të këtij libri.” -Anthony Daniels, Sunday Telegraph “I mrekullueshëm... përvoja e gjithë qytetit shtrihet në tërë veprën... vazhdimisht ndien rrahjet e çrregullta dhe të mistershme të zemrës së Kostandinopojës.” -Michael Rotcliffe, Observer
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar. Skënderbeu dha sinjalin e kryengritjes shqiptare në vitin 1443, në kohën kur Huniadi i Hungarisë po u mbyllte osmanëve rrugën drejt Europës Qendrore, dhe Heroi shqiptar, i ndërgjegjshëm për rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik që fitonte Shqipëria, vendosi të ngrinte një digë të dytë në brigjet lindore të Adriatikut, që u mbyllte osmanëve rrugën drejt Italisë dhe Europës. Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. Siç do të shprehej edhe Senati i Venedikut, "fundi i Shqipërisë do të thoshte fundi i Italisë dhe i mbarë botës së krishterë". Për këtë mision të tij, si barrierë e Europës përkundrejt vërshimit osman, ishte më se i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu, i cili pikërisht për këtë arsye, i lejonte vetes, siç u shpreh vetë ai në një rast, "ta ngrinte fort zërin" përpara përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të kohës, që, ndryshe nga ai, u vidheshin detyrimeve të luftës së përbashkët.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kërkimi i njëmendtë, pavarësisht se pjesët e kësaj njësie mendimi lëvizin në sinorë të ndryshëm kulture dhe nëpër një truall të veçantë realiteti historik, prirej të gjente përbërësit bashkues të njëra-tjetrës, që të gjitha së bashku u derdhën në lumin e madh të shpirtit dhe psikikës së kombit i cili vërshoi vrullshëm me gjithë erudicionin dhe fuqinë e vet mendore, pikërisht në ato vite të mëdha të historisë sonë. Kjo më bëri të synoja jo vetëm një histori të ngjarjeve, por edhe një histori të kulturës dhe mendimi, të qytetërimit shqiptar. Mund të duket sikur shpesh herë horizonti i kulturës dhe i mendimit zëvendësojnë njër-tjetrin, por e gjitha kjo ka qenë e qëllimtë. Çabej pat shkruar se çdo lëvizje mendore që të konkretizohet, më parë krijon frymën dhe artmosferën e vet. Duke dashur të jem sa më i vëmendshëm në shpalosjen e kësaj frymë dhe atmosfere kulturore që kristalizoi në kohë të ndryshme mendimin shqiptar, herë pas here në libër do të ketë ndërkallje të këtyre horizonteve, por gjithmonë nën funksion të nxjerjes në pah të realitetit krijues të vetë mendimit.   Një shenjë e parë e madhe e truallit pjellor nga ku nisi të lëvrohej mendimi shqiptar, që në kapërcyell të viteve '900, ishte krijimi jo vetëm i modelit të një kulture, por edhe mundësisë për zhvillimin e saj. Bashkë me përpjekjet për shtetin shqiptar, një vepër historike-filozofike "Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", përtej të qenit një platformë ideologjike e Rilindjes, do të bëhet edhe modeli për një tjetër realitet e kulturë. Ndërsa motivi përfundimtar që i la shqiptarët të vendosnin për alfabetin e përbashkët sipas parimit një tingull-një shkronjë, do t'u shërbente atyre si një mundësi reale për ta zhvilluar këtë kulturë. Fatkeqësia qe se ky model dhe kjo mundësi do të shoqëroheshin organikisht me një kontrast të dukshëm midis nivelit sipërisht të dallueshëm të mendimtarëve tanë dhe atij të "pamjaftueshëm" të podiumit të cilit ata i drejtoheshin.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq. Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët, me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin jo pa drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë. Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë...Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i një prej dramave, ndoshta asaj kryesores, së këtij vendi.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania