Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Magda nuk kishte mbushur ende një vjeç kur të ëmën e vranë, prandaj i ati, Xhoni, e çoi të jetonte në pyll me Marianën, Gruan e Pyllit. Aty ajo mësoi të shëronte të sëmurët dhe mësoi artin e mbijetesës në pyll, në sajë të shkathtësisë në hark e luftime. Tanimë Magda mezi pret të njohë botën, ajo dëshiron një jetë plot aventura përtej kufijve të pyllit. Kur ngado hapet fjala se Ledi Matilda dhe e bija, Izabela, janë kapur e mbahen në kullë të mbyllura nga sherifi mizor i Notingamit, Magda është gati për veprim. Kjo është mundësia e artë për të bashkuar forcat me Xhonin, babanë, dhe Robin Hudin e bandën e tij të jashtëligjshme, për të cilin ka dëgjuar shumë. Por Magdës as nuk i shkon nëpër mend që kjo është edhe mundësia për t'u përballur me vrasësin katil, qe dikuri vrau të ëmën dhe e la jetime.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kush do t'i mbrojë të varfrit kundër padrejtësisë dhe mizorise? Kur pesëmbëdhjetëvjeçarja Meri de Holt ikën nga shtepia, ka një arsye të fortë: xhaxhai, i cili e ka rritur, do që ta martojë me një pasanik plak. Meri do të bëhet Zonja e Gjelbër e pyllit dhe do të fillojë një jetë të re, me një emër tjetër, Mariana. Njerëzit do të dëgjojnë për të, për mirësinë dhe dorën e saj që shëron mrekullisht dhe do të mendojnë se është një shtrigë... Në të vërtetë, ajo është ngushëllimi i vetëm i të varfërve. Një grup grash që rebelohen kundër padrejtësive, do të bashkohen në pyll dhe pasi Mariana të bindet se cili është misioni i saj, ndoshta as dashuria për Robertin, pjesëtar i një bande që grabit të pasurit për t'ua dhuruar të varfërve, besnik i Mbretit Riçard, nuk do ta kthejë mbrapsht. Një roman plot aventura, me ngjarje që zhvillohen në Anglinë mesjetare, një variant i jashtëzakonshëm, i ritreguar, i legjendës së Robin Hudit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët , Grekët ,Serbët, (histori)
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës. Në epokën ku ne jetojmë, njerëzimi duket se ka gjetur në zhvillimet e shpejta të shkencës si arsyet e frikës, ashtu edhe të shpresës. Mes arsyeve të shpresës vendin e parë e zë ecja përpara e njohjes historike. Sepse ndërgjegjësimi për të kaluarën e vet mund ta ndihmojë njeriun në përpjekjet e tij për të gjetur rrugën dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij. Arritjet e historisë janë të qarta. Koha e gjetur shfaqet sot me një larmi dhe tërësi të re. Aspektet politike, ushtarake, diplomatike të së kaluarës, tërhoqën para disa dhjetëvjeçarëve, pothuaj tërë vëmendjen e dijetarit dhe kishin mbetur të vetmet fusha që njiheshin nga masat, por korniza e ngushtë e kërkimeve u shpërthye dhe pas veprimeve të atyre që dukej se kishin hyrë në lojë, u vizatuan realitete të ashpra të jetës kolektive dhe vetjake. U kalua përsëri nga niveli i ngjarjes tek ai i superstrukturave, që deri atëherë dukej i fshehur, po përherë i pranishëm dhe frutdhënës. Përballë zhvillimit të habitshëm të shkencave të quajtura të sakta, ja një libër që gjithashtu paraqet në fushën e njohjes, një pasurim tepër të madh. Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, ndoshta më shumë se askush tjetër, shfaqet sot i ndriçuar nga një dritë e re, nga ky lulëzim në fushën e kërkimeve dhe nga Jacques le Goff, në veprën e tij tashmë klasike, e cila i bën të kapshme për sytë tanë arritjet e kryera. Mesjeta rijeton kështu sa në strukturat e jetës së saj biologjike dhe materiale, aq edhe në jetën e saj mendore. Ajo ka humbur disa nga ngjyrat tepër të shndritshme me të cilat vishej shpesh, por unë nuk mendoj se tabloja është nxirë shumë. Një vizion i matur dhe realist zë vendin e kujtimeve të bukuara nga arritjet e jetës artistike, shpirtërore dhe fetare. Mendja e autorit, nëse është pamëshirmërisht kritike dhe nëse di t'u japë përmasat e duhura legjendave të praruara, mbetet gjerësisht e hapur për të gjitha vlerat. Ndershmëria me të cilën ai vendos në marrëdhëniet e tyre përkatëse degët e ndryshme të aktivitetit njerëzor, është e denjë për t'u lavdëruar përherë. I mbetur i freskët në serinë ku ai lindi, "Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar" me të drejtë e sheh sot veten të kalojë në një koleksion të hapur për një numër më të madh lexuesish. Lexuesi mund t'i drejtohet vazhdimisht versionit original që përmban një fjalor-tregues tepër të gjerë, një ilustrim tepër të vyeshëm e të zbërthyer gjerësisht, si dhe të gjejë aty të gjitha të dhënat themelore dhe imazhin e Realia-s. Libri që ka në dorë lexuesi do t'i falë atij gëzimin e leximit të një teksti të parë me kujdes, të një niveli shkencor dhe të një cilësie të pakrahasueshme. Bibliografia e nxjerrë me përpikmëri të madhe do t'i lejojë të udhëhiqet pa vështirësi nëpër labirintet e kërkimit. Pra le t'i urojmë fat të mbarë këtij libri të ri, i cili do t'i dhurojë një punë me merita të larta, gjithë vëmendjen që meriton.
Çmimi: 540 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania