titleToAlt
Pjesë nga parathënia e autorit Duke jetuar dhe punuar në Rajhun e Tretë gjatë gjysmës së parë të jetës së tij të shkurtër, unë e kam parë Hitlerin të vendoste pushtetin e tij si diktator i një kombi të madh, por të çoroditur, dhe si e çoi në luftë. Megjithatë, kjo përvojë personale nuk do të më shtynte ta shkruaja këtë libër, sikur të mos ndodhte në fund të Luftës II Botërore një ngjarje e pashoqe në histori. Kjo ngjarje qe zbulimi i pjesës më të madhe të arkivave të fshehta të qeverisë gjermane dhe të administratave të saj kryesore, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të ushtrisë, të marinës, të Partisë Nacional-Socialiste dhe të policisë së fshehtë të Hajnrih Himler-it. Besoj se kurrëndonjëherë historianët bashkëkohës nuk kanë pasur në dorë një thesar të tillë. Deri atëherë, arkivat e një shteti të madh, edhe kur ky pësonte një humbje ushtarake të plotë apo kur regjimin e tij e fshinte një revolucion - siç qe rasti i Gjermanisë dhe i Rusisë më 1918 - ruheshin nga qeveria e re, e cila, hëpërhë, i jepte publikut vetëm ato piesë që mund t'i shërbenin interesave të saj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga parathënia e autorit: Duke jetuar dhe punuar në Rajhun e Tretë gjatë gjysmës së parë të jetës së tij të shkurtër, unë e kam parë Hitlerin të vendoste pushtetin e tij si diktator i një kombi të madh, por të çoroditur, dhe si e çoi në luftë. Megjithatë, kjo përvojë personale nuk do të më shtynte ta shkruaja këtë libër, sikur të mos ndodhte në fund të Luftës II Botërore një ngjarje e pashoqe në histori. Kjo ngjarje qe zbulimi i pjesës më të madhe të arkivave të fshehta të qeverisë gjermane dhe të administratave të saj kryesore, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të ushtrisë, të marinës, të Partisë Nacional-Socialiste dhe të policisë së fshehtë të Hajnrih Himler-it. Besoj se kurrëndonjëherë historianët bashkëkohës nuk kanë pasur në dorë një thesar të tillë. Deri atëherë, arkivat e një shteti të madh, edhe kur ky pësonte një humbje ushtarake të plotë apo kur regjimin e tij e fshinte një revolucion - siç qe rasti i Gjermanisë dhe i Rusisë më 1918 - ruheshin nga qeveria e re, e cila, hëpërhë, i jepte publikut vetëm ato piesë që mund t'i shërbenin interesave të saj.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
"...u mahnita me bukurinë e vendit rreth e qark, me malet, me kodrinat që na rrethojnë me një brez të gjelbër; gjithë kjo, së bashku me qytetin, formon një pamje të pakrahasueshme... dhe këto, të gjitha per Malin e Zi? Turpi" "Është paturpësi dhe gjë e ulët mënyra se si veprojnë malazeztë gjatë natës! Të qëllosh me topa, të bombardosh një qytet në gjumë, ku ska as edhe një ushtar, por vetëm të plagosur, gra, fëmijë dhe të huaj.Përse nuk qëllojnë ata mbi pozicionet e trupave në vend të qytetit, ku ska asnjë luftëtar të vetëm?!" "Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj... Ata luten me të madhe që të vriten... të vdesin një ore e më pare... kjo është klithma e përgjithshme... ne s'mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasln mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër." Ata janë sjellë në mënyrë barbare, në tërë historinë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk do t'u sjellë atyre ndonjë gje të mirë!
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
“E kam për nder dhe krenari që kam qenë pjestar i Ushtrisë Popullore Shqiptare. I asaj ushtrie, që për asnjë çast dhe për asnjë arsye, nuk lëvizi aspak nga kryerja e detyrave të saj, në shërbim të popullit dhe në mbrojtje të Republikës Popullore të Shqipërisë. Në pikëpamje profesionale ushtarake, ne kuadrot e asaj ushtrie e quajmë veten me fat, që punuam për organizimin, stërvitjen, përgatitjen dhe drejtimin e njësive të mëdha ushtarake gjithëarmësh. Asnjë herë më parë, Shqipëria nuk ka patur një numër aq të madh forcash dhe mjetesh nën armë, në mbrojtjen e saj.”- Autori
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një ditë Presidenti Roosevelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund te quhej lufta.Unë iu pergjigja menjëhëre:"Një luftë e panevojshme."
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Përshkruan historine e Anglisë që nga kohët e lashta e deri ne vitin 1485,atëhere kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane ,sulltanëve të Perandorisë Osmane. Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare. Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot. Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll. Përmes jetëshkrimeve të këtyre individëve aventurierë përgjatë tre brezave, NoelMalcolm-i shpalos në një dritë të re botën ndërmjet Venedikut, Romës dhe Perandorisë Osmane dhe zbardh çështje të shumëllojshme, si spiunazhi, diplomacia, tregtia e drithit, lirimi i skllevërve me shpërblesë dhe kryengritja antiosmane. Ai përshkruan strategjitë kontradiktore të fuqive të krishtera dhe planet tejet ambicioze të sulltanëve dhe vezirëve të tyre. Që nga koha e përshkrimit klasik nga Fernand Braudel-i të Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i botuar më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë, pak vepra kanë mbuluar një gamë kaq të gjerë nëpër këtë periudhë jetike të historisë së Mesdheut dhe asaj europiane. Një kryevepër e diturisë, po aq sa e rrëfimit të ngjarjeve, Agjentë perandorakë ndërton një tablo panoramike si të politikës së fuqive perëndimore, ashtu dhe të marrëdhënieve të ndërsjella mes botës së krishterë dhe asaj osmane.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete. Kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit shqiptarët e varfër që, përballë përpjekjeve të ethshme të këtij palo pushteti për të fshehur edhe krimin shtetëror të 21 janarit 2011, të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të plotë: Mjaft më me këtë lloj pushteti, se mjekra sikur iu bë fshesë! Të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të lartë: KU JEMI E KU VEMI... Këtë pyetje me zë të lartë ndoshta nuk duhet ta bëjnë sot vetëm shqiptarët e gënjyer e të vetëgënjyer, por duhet ta bëjë tok me ta dhe bota demokratike, që ka dështuar në qëllimin e saj të mirë për të na ndihmuar të kalojmë nga diktatura në një demokraci normale. Edhe bota e qytetëruar demokratike, të paktën për paratë që ka shpenzuar këto dy dekada të tranzicionit tonë të pambaruar e të ndaluar të mbarojë, duhet të pyesë veten me zë të lartë: KU JEMI E KU VEMI...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kosovë, verë e vitit 1998.Lufta sapo ka filluar...Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fundin e luftës në Kosovë, por njëherësh edhe fillimin e mundshëm të Luftës së Tretë Botërore."Bombë në Beograd"është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.Një ngjarja e imagjinuar, por megjithatë ngjashmëritë me persona dhe ngjarje reale janë të mundshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Do të mrekulloheni nga historitë, arritjet dhe heroizmat e shumë personazheve që keni menduar se i njihni, që nga Aleksandri I Madh e deri tek Uilliam Pushtuesi, nga Simon Bolivari deri te Mao Ce Duni. Do t ju ngjallë kureshtje jeta e tyre, emrat e të cilëvenndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Së bashku me historitë e heronjve të shquar, të kënduara nga Homeri dhe Virgjili, pra pranë aventurave legjendare të Akilit, të Odisesë dhe të Eneas, vjen historia e një heroi të vërtete: Aleksandri i Maqedonisë. Fushatat e tij nuk janë fryt i fantazisë së poetëve. Betejat, në të cilat luftoi dhe vështirësitë që përballoi, nuk qenë fryt i muzes poetike: qenë të vërteta si drita e diellit. Por ishin aq madhështore, aq të jashtëzakonshme, madje mund të themi edhe aq të pabesueshme, sa mund të duket sikur edhe ato janë rrjedhim i një fantazie heroike.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte lëvizja e parë kryengritëse e suksesshme në Europë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Në luftën kundër Serbisë së Millosheviçit, nga një grup i vogël i fshehtë politik në Zvicër, në vitet '80, ajo u bë një forcë ushtarake prej 18 mijë vetash, aleate e NATO – s ndërmjet viteve 1997 – 1999. UÇK – ja u bazua në traditat thellësisht historike të rezistencës ndaj regjimit serb në Kosovë, por në aspekte të tjera ishte jashtëzakonisht novatore dhe ishte kryengritja e parë postmoderne, për të cilën imazhi që transmetonte në media ishte gati po aq i rëndësishëm sa edhe arritjet e fushatës së saj. Në këtë histori origjinale dhe novatore, James Pettifer gjurmon zhvillimin e forcës shqiptare duke shfrytëzuar dokumente të panjohura më parë të arkivave ruse, amerikane, serbe dhe zvicerane, intervista të shumta me pjesëmarrës dhe vëzhgues të luftës, si dhe material nga dëshmitarë okularë. Libri përqendrohet veçanërisht te puna e drejtuesve të UÇK – së në organizatat e fshehta përpara luftës dhe se si Millosheviçi nuk e kuptoi qartë natyrën e kundërshtarit me të cilin po përballej. Kjo gjithashtu ishte e vërtetë edhe për shumë vende të NATO – s, të cilat shpesh e panë luftën unike të Kosovës si një vazhdim të konflikteve të mëparshme të Bosnjës dhe Kroacisë. James Pettifer mbështetet në studimin e disa viteve me radhë për rajonin dhe në njohjen personale të shumë drejtuesve të UÇK – së dhe të liderëve të tjerë, që janë përfshirë për të shkruar atë që do të bëhet rrëfimi kryesor për fillesat e konfliktit.
Çmimi: 2000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania