titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Një libër që të mbërthen"- The New York Times Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme, nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterë nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë fllma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë. Para nafte, korrupsion dhe oligarkë që vrasin shansin për një shtet të së drejtës dhe krijojnë një vend të keq për të jetuar. Një popullsi që ushqehet me një recetë të bollshme propagande dhe dizinformimi, të përzier me emisione cilësore, art modern, spektakle banale dhe një botë teknologësh politikë, që janë në gjendje të krijojnë një realitet joekzistues përmes kontrollit të televizioneve. Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzet e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur. Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë. Te vepra Fashizmi: Një Paralajmërim, Madeleine Albright rrëfen përvojat e saj nga jeta si fëmijë në Evropën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e saj e shquar si diplomate... Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të njëzetë, por tani përbën një kërcënim më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çdo kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa mbrapsht. Në shumë vende, faktorët ekonomike, teknologjikë dhe kulturorë po e dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djathta dhe të majta. Fashizmi: Një Paralajmërim është një libër për kohën tonë, por që ka vlerë për të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë, por edhe ka ndihmuar në formësimin e saj, thirrja e tij për t'u ngritur na jep mësime që duhet t'i kuptojmë dhe shtron pyetje të cilave duhet t'u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten, duke mos përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesim në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e tij.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
- Dardania është trekëndëshi i pare për krijimin e gjuhës më të pastërt të shqipes. Ajo është e shkruar me atfabetin simbolik-siç e thotë autori- dhe shtrihej në trekëndëshin gjeografik "Nishë-Sofije-Shkup", me një organizim shtetëror dhe kulturorë autoktone... Isuf B. Bajrami - Autori këtij libri nuk është aspak i kënaqur me rrjedhat politike që po zhvillohen në Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të pavarur. Në një seri artikujsh që i boton në vazhdim të këtij libri, e të cilët i ka lexuar nëpër tubime të ndryshme apo edhe që i ka botuar, shpreh indinjatën e tij kundër strukturave të ndryshme politike, që po e udhëheqin politikën e Kosovës... - Lexojeni këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni... Prof. Mr. Muhamet Rogova
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kuptimi historik implikon tre përdorime që i kundërvihen pikë për pikë tre modaliteteve platoniane të historisë. Njëri është përdorimi parodik dhe shkatërrues i realitetit, që i kundërvihet temës së histori-remineshencës ose identifikimit në të; tjetri është përdorimi disociativ dhe shkatërrues i identitetit që i kundërvihet histori-vijimësisë ose traditës; i treti është përdorimi flijues dhe shkatërrues i së vërtetës që i kundërvihet histori-njohjes. Sidoqoftë, fjala është t'i bëhet historisë një përdorim që ta çlirojë përgjithmonë nga modeli, njëherësh metafizik dhe antropologjik, i kujtesës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Europa dhe Islami: dy realitete, dy kultura, dy vizione për botën, për njeriun dhe për shoqërinë, nga kontaktet por dhe ndeshja mes së cilave morën formë disa prej tipareve dalluese të historisë së njerezimit. Në këtë libër, studiuesi i famshëm përshkon 14 shekuj të historisë së lidhjeve mes Europës dhe Islamit, për të na sjellë një sintezë mbresëlënëse të raporteve aq komplekse mes tyre.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
“Letërsia në rrezik” shfaq Tzvetan Todorovin, dijetarin e Qarkut të Parisit, teoricienin e njohur, në fushën e gjerë të teorive estetike, veçan mbi letërsinë. Todorovi skicon statusin e teorive në traditën e gjatë të tyre dhe prek letërsinë sot, gjithnjë duke sugjeruar si objekt studimi e mësimi në shkollë Letërsinë, para metodologjisë. “Letërsia në rrezik” shtron e problematizon rishtas relacionin e letërsisë me botën, me autorin e me lexuesin, për të kërkuar komunikimin e hapur, kërkimin e paprerë të kuptimeve letrare, për të parë strukturat në funksion të semantikës së tekstit. Autori i “Poetikës”, njëri nga tekstet më të rëndësishme të strukturalizmit frëng, te “Letërsia në rrezik”, përtej koncepteve strukturaliste, prek idetë, provohet me to. “Letërsia në rrezik” nuk është një alarm i sotëm, por një vetëdije e përhershme, e cila provon t'i shpie kërkimet letrare e lexuesit drejt natyrës statutare të letërsisë. Letërsia ka natyrë dhe funksione të afërta/përbashkëta e të veçanta me domene të tjera. Todorovi do komunikimin me Letërsinë, për të ikur nga ideologjitë, por edhe nga formalizimi ose personalizimi total shkrimit/leximit/kërkimit letrar.”- Kujtim M. Shala.
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
"Gomari i Babatasit", u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror. Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Për këto dhe shumë arsye të tjera, vlerat e këtij libri janë të shumëfishuara edhe në ditët tona.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“... Botimi kritik i këtij fjalori është pjesë e një projekti të hartuar dhe koordinuar nga Prof. M. Mandala në katedrën albanologjike të Universitetit të Palermos, projekt që parashikon, veç të tjerash, botimin kritik të të gjitha veprave leksikografike të mbetura në dorëshkrim ndër arbëreshët e Sicilisë, siç janë, sa për të përmendur ato më të rëndësishmet, “Fjalori italisht-shqip” dhe “Fjalori etimologjik”, hartuar nga Nikollë Keta, variantet e ndryshme në dorëshkrim me fjalorë italisht-shqip e shqip-italisht të familjes Dara etj...”- Gëzim Guga.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Tekst kritik- përgatitur dhe pajisur me shënime si edhe me konkordancat leksikore nga Bardhyl Demiraj.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Vedat Kokona ngre një numër çështjesh që kanë të bëjnë me përkthimin, i paraqet ato në këndvështrime të ndryshme, i peshon e sheston para se të shprehë me modesti mendimin e vet të nuancuar, kopmleks.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Sipas studiuesve, libri “Urat e Arbërit” i prof. Altimarit, botim i bibliotekës albanologjike “Naimi” përbën një ngjarje për kulturën shqiptare, referuar kontributit të madh që autori ka sjellë në studimet albanologjike. Falë këtyre studimeve të reja, u shpreh prof. Sadik Bejko, Rilindja Kombëtare shqiptare rezulton t’i kete fillesat shumë kohë më parë se sa kishim kujtuar e shkruar: “urat” që ndërtuan arbëreshët ringjallën kombin shqiptar. “Urat e Arbërit, jo vetëm në këtë libër, por në gjithë kërkimet dhe botimet e këtij shkencëtari, -shkruan prof. Shaban Sinani në parathënie të librit,- do të mund të ishterrethi përkufizues brenda të cilit do të gjendeshin si brenda një projekti studimet e botuara prej tij, projektet e drejtuara, veprat që njohim dhe ato që do të njohim në të ardhmen: urat e Arbërit kryemot, ashtu siç e kishin gjithë rilindësit, por arbëreshët më së shumti; urat e Arbërit të kryehershëm, kur bota shqiptare fatmirësisht zhvillohej hap më hap me gjithë vendet e pellgut ndër- e mbi-Adriatik; urat e Arbërit para-otoman, me përndritjen humaniste të epokës së mendimit më të hershëm europeist. ...Dhe, natyrisht,urat e Arbërit të mbijetuar, urat e botës arbëreshe, të shumëfishta mes tyre: ura që ndërlidhin shekujt, ura që ndërlidhin arbëreshët e Sicilisë dhe ata të Kalabrisë, ura që lidhin arbëreshë e arvanitë dhe pastaj këta së bashku me kujtimin e një patria poesis, ura që bashkojnë pararilindjen me Rilindjen, ura në të cilat shtegtojnë edhe sot si kalorës të një urdhri ndriçimtar De Rada, Migjeni, I. Kadare dhe M. Camaj; ura përbashkuese të shqipes së autorëve më të vjetër arbëreshe me autorët klasikë të Veriut shqiptar; ura ekumenizmi që ndehen krenarisht e drejtpeshojnë njësinë shqiptare përmbi heterogjenitetin e proceseve historike, kulturore e fetare. Ndër shenjat më të vjetra - sot simbol i një Europe të njësuar - ura duhet të jetë një kryeshenjë që ka lidhje jo vetëm me letërsinë dhe traditën kulturore, por dhe me vetë etnotipin e një kombi. Duke ia spikatur e certifikuar këtë shenjë shkencës shqiptare dhe lexuesve të saj, përkundër monumentalizimit tradicional të kështjellës krenare vetëruajtëse, Francesco Altimari e emancipon këtë dije metodologjikisht dhe si mendësi, e çliron prej gjithfarë kufijsh që, ndonëse ideologjikisht janë refuzuar, vazhdojnë të kenë fuqi veprimi pengues. Nëse kufijtë e atdheut shkojnë deri në atë thellësi ku shkon prekja me gjuhën e tjetrit dhe deri në atë gjerësi ku sapientia hermeneutica nuk ka punë, mund të thuhet se ky dijetar ia ka arritur të formësojë pa bujë dhe pa patetikë pikërisht ngushtësinë e shumë kategorive limes që shkenca shqiptare i ka pasur”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“True Stories from Red Albania” përfshin një seri ngjarjesh dhe episodesh nga jeta në Shqipëri gjatë periudhës së vetizolimit absurd gjatë periudhës së viteve 1945-1990. Jorgji Kote e njeh mjaft mirë temën të cilën ai shtjellon; ai ka jetuar për 38 vjet në sistemin e kaluar duke qenë ndërmjet të tjerash aktivist rinie, mësues, përkthyes me delegacione dhe grupe turistike, punonjës civil në ish-tregtinë e jashtme etj. Në vetëm 136 faqe, janë përshkruar me një stil të gjallë, konciz dhe plot ngjyra momente madhore nga jeta e fëmijëve, rinisë, shoqërisë, letërsisë, artit, fesë dhe ateizmit të detyruar të viteve ʼ60, miniturizmi politik, tregtia e jashtme, përpjekjet e regjimit monist për t’u bërë “fener i kuq i socializmit”, mbështetja për lëvizjen komuniste m-l dhe aspekte të tjera intriguese gjatë atyre kohërave të vështira. Fragment nga libri During the 1950s, the world was affected by many striking and far-reaching political events. Abroad, almost 10 years after the end of the war, the world was living through a ‘hot peace’ It had to grapple with poverty, famine and the devastation of war. The peoples in both systems were hoping for a safer world in peace, security and solidarity. But in 1949, the ‘Iron Curtain’ divided Europe and Germany into two parts with diametrically opposed systems. To our bad luck, the Cold War became the co-traveller of my generation and part of the daily vocabulary for over four decades
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me trajtim të posaçëm në këtë ditar. Nga ky ditar zbulohet laboratori krijues i prof. Rexhep Qosjes, gjen analiza e vlerësime për ngjarje të njohura e panjohura deri më sot, për personalitete të njohur e më pak të njohur, për krijues letrarë e artistikë, për studiues të fushave të ndryshme shkencore, për kuadro të universitetit, për politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij, për gazetarë e publicistë. Galeria e personaliteteve për të cilët flet është jashtëzakonisht e pasur. Ditari i prof. Rexhep Qosjes, me një pjesë të madhe të tij, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e qëndrimeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo është shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar - për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar. Ditari i prof. Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar. Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së tij, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, Ditari i prof. Rexhep Qosjes ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve e pesëdhjetë vjetëve të fundit. Ai do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tre dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Patrik Ravinjan, kërkues me emër dhe specialist i njohur i periudhës historike kur sundoi Napoleoni, zbuloi rastësisht "Ditarin sekret" të tij në Afrikë. Në ditarin që mbani në duar, Bonaparti shënon mbresat e veta nga fillimi i Revolucionit deri në fund të jetës së tij. Duke lexuar këtë ditar sekret të tij ne njihemi ditë pas dite me Napoleonin e vërtetë, me ndryshimet që pësoi ai vetë me kalimin e viteve, me linjat e vazhdimësisë, dyshimet dhe bindjet e tij. Duke qenë një "Ditari sekret", ky libër ndjek udhën e këtij njeriu të jashtëzakonshëm me forcën dhe bindjen e një dëshmie të jetuar drejtpërsëdrejti në rrjedhën e ngjarjeve. Ndër veprat e tjera të Patrik Ravinjanit kushtuar Napoelonit mund të përmendim: "Napoleon Bonaparti ditë pas dite", "Ç'ka thënë me të vërtetë Napoleoni", "Napoleoni hap pas hapi", "Kthimi nga ishulli i Elbës", "Perandoritë e fshehta të Napoleonit", "Bota e Napoleonit".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete. Kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit shqiptarët e varfër që, përballë përpjekjeve të ethshme të këtij palo pushteti për të fshehur edhe krimin shtetëror të 21 janarit 2011, të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të plotë: Mjaft më me këtë lloj pushteti, se mjekra sikur iu bë fshesë! Të mos flasin më me vete, por të thonë me zë të lartë: KU JEMI E KU VEMI... Këtë pyetje me zë të lartë ndoshta nuk duhet ta bëjnë sot vetëm shqiptarët e gënjyer e të vetëgënjyer, por duhet ta bëjë tok me ta dhe bota demokratike, që ka dështuar në qëllimin e saj të mirë për të na ndihmuar të kalojmë nga diktatura në një demokraci normale. Edhe bota e qytetëruar demokratike, të paktën për paratë që ka shpenzuar këto dy dekada të tranzicionit tonë të pambaruar e të ndaluar të mbarojë, duhet të pyesë veten me zë të lartë: KU JEMI E KU VEMI...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania