titleToAlt
Mendimet e mia rëndohen nga dita në ditë. Jam mbyllur në errësirën time. Një “pse" ma plagos fort shpirtin, dhe ajo e mallkuara shpresë se ti do të vish përsëri më mban në këmbë. E, nëse nuk mundesh, jam i sigurt se diku do të takohemi përsëri, që të kërcejmë bashkë një tango. Mos më lër më në errësirë, Olgë. Një histori që rrotullohet rreth atyre që "duhet" dhe që "do" të bëjë një vajzë e re, historia e Olgës e cila përballet çdo ditë me frikën e saj... Cfarë do të ndodhë kur ajo ta shohë dashurinë në sytë e Dhimitrit? Do të guxojë ta ndjekë apo do të qendrojë si një spektatore e padukshme e jetës së vet?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kostandinopoja... Stambolli... Mbretëresha... Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes dicka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur. Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji. Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakun e shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja. Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin. Ujkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë. Apo mos ndoshta do të paguajnë dhe të pafajshmit? Historia e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen dhe u shndërrua në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një poezi bie shi pa pushim/ - Comme il pleure dans mon coeur -/ Dhe shiu do mbajë përgjithmonë, përgjithmonë/ Në këtë libër do gjendet gjithmonë/ Një gjethe e lagur.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Sheh përpara kur nuk harron se nga vjen Kur po kryhej dëbimi i armenëve nga Trapezunda, në qershor të vitit 1915, një vajzë që ngjante sikur ta kishte pikturuar vetë Zoti, strehohet për t'u fshehur në shtëpinë e një të panjohuri. Në Ordu, një tjetër vajzë, nga një familje e kamur greke, përgatitet për martesën e saj dhe përpiqet të imagjinojë të ardhmen me një burrë, të cilin e njeh shumë pak. Galinos Fillonidhisi, një njeri karizmatik, besimtar i devotshëm dhe ruajtës i moralit të asaj kohe, është në mëdyshje mes dy grave, vihet në sprovë përpara ideve të tij, përballet me egërsinë dhe urrejtjen, dërmohet dhe copëtohet, duke vënë si qëllim dhe kusht të jetës së tij, hakmarrjen ndaj atij që i shkaktoi dhimbjen e madhe. Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i atyre grupimeve që kishin një hallkë lidhëse por edhe fenë si alibi; frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në Siberi dhe stepat e Kazakistanit, me zagushi të padurueshme gjatë verës dhe të ftohtë të acartë gjatë dimrit, dëshirat, pasionet dhe vuajtjet e pontëve. Dhe të gjitha këto, përmes udhëtimit shumëplanësh që shkruan jeta dhe udhëtimit që shkruhet për jetën, ngjajnë me flakët dhe lëvizjet e valles së Pontit, Serrës, valles së zjarrit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Flamininusi (gjeneral Romak) luftoi kundër Maqedonëve dhe kështu çliroi Grekët prej tyre. Ndershmëria, mëshira dhe zemërbardhësia e Flamininusit ndaj Grekëve paraqet një karakter të lartë dhe bujar dhe të gjitha qytetet Greke vrapuan drejt tij duke i bërë nderimet më të thella. duke thurur vargje dhe duke ngritur monumente për të. Hanibali, në një bisedim me Scipio Afrikanusin (gjenerali Romak që e mundi) lidhur me marrëveshjet e pasluftës ka thënë se : "Aleksandri i Madh ishte gjenerali më i madh që ka parë bota ndonjëherë dhe se pas tij vinte Pirro i Epirit. Në një betejë me Mamertinët, njeri prej tyre e sfidoi Pirron që ishte plagosur në kokë dhe e thirri për luftim. Ashtu i përgjakur, Pirro hapi udhën midis ushtarëve duke iu sulur barbarit e goditi në kokë me shpatën e tij. Goditja ishte e tillë që shpata e Pirros kaloi që nga maja e kokës së armikut deri në fund të trupit dhe ky Mamertin ra përdhe i ndarë në dy pjesë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjenerali Alcibiades (gjeneral Grek) pas shumë fitoresh që i solli Athinës u dëbua në ekzil për dhjetë vite, thjesht nga ambicia që shumica kishte ndaj tij. Megjithëse i dëbuar, kur ai pa flotën Athinase të vendosur në Egospotami u tha se ishin në një pozicion të rrezikshëm, por Athinasit u tallën me të. Ngjarja që ndodhi më pas e vërtetoi së sa të drejtë kishte patur Alcibiadesi sepse armiku jo vetëm që dogji të gjitha anijet e Athinasve, por pushtoi edhe vetë Athinën. Aristidesi (general Grek) ndonëse vendosi mbizotërimin e qytetit të tij (Athinës) mbi shumë qytete të Greqisë dhe njëkohësisht e pasuroi, për veten e tij mbeti i varfër dhe gjithmonë kënaqej po aq nga fama sa ishte i varfër sa edhe nga fama për trofetë që kishte arritur. Cato (general Romak) është shprehur se populli Romak është si delet, meqë delet kur janë veç e veç nuk u binden barinjve, por kur mblidhen të gjitha në një kope i ndjekin nga pas barinjtë e tyre. Gjithashtu, Cato ka thënë lidhur me njerzit që donin të ishin gjithmonë në pushtet se mesa dukej ata riuk e dinin udhën nga duhej të shkonin meqë nuk mund të ecnin pa pasur liktorët që t'ua tregonin këtë udhë (liktorët ishin edhe në funksionin e truprojës edhe element nderimi).
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Edhe pse Panos Ioannides shpesh i merr subjektet e veprave të tij nga historia , ato kanë tingëllimë aktuale. Vlerat e kësaj krijimtarie të mrekullueshëm shtrihen përtej brigjet ranore të ishullit të Qipros. Sepse, pavarësisht nga natyra e lokalizuar e ngjarjeve, temat janë universale; ashtu si tek Homeri. "Deva" është një fjalë sanskrite, që mund të përkthehet "Engjëll mbrojtës", i mbretërisë së kafshëve. Në këtë roman kompleks, trajtohen dashuria dhe raportet që njerëzit vendosin me kafshët, që në të shumtën e rasteve marrin rolin e mbrojtësit të tyre. Panos Ionnides ka mundur të depërtojë me delikatesë në psikologjinë e këtyre marrëdhënieve ekzistenciale, duke e vënë gishtin në filozofinë, kushtet e jetesës dhe etikën që duhet të kemi ndaj këtyre krijesave. Duke rrëfyer detaje dhe përvoja argëtuese dhe sentimentale që ndodhin në ishull dhe përtej Qipros, lexuesi provon emocione të thella kur fillon të mësojë "gjuhën" e kafshëve. Por nga ana tjetër, edhe kafshët kanë sjellje dhe "kod" komunikimi që shpesh shkakton situata gazmore dhe hareje të pakontrolluar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Pas dredhisë me kalin e drunjtë, grekët pushtojnë dhe i vënë flakën Trojës. Enea e braktis qytetin mes flakëve, duke mbajtur mbi supe babanë e tij, Ankiein, dhe për dore djalin e tij, Julin. Pasi u end deteve, përpara se të shkonte në Itali për të lënë aty popullin e tij, Enea qëndroi në Butrint. Kjo vepër epike përbëhet nga dy pjesë: - në pjesën e parë përshkruhen peripecitë e heroit trojan, Eneas, nga Troja drejt brigjeve të Italisë; - në pjesën e dytë përshkruhen luftërat fitimtare të trojanëve kundër latinëve, në krye të të cilëve ishte Enea, si dhe vendosjen e trojanëve në tokën latine, për të ngritur një qytet të ri në brigjet e lumit Tiban. "ENEIDA” është vepër epike latine, e shkruar rreth viteve 29-19 p.e.s., nga poeti romak, Virgjili. Ajo i përket epokës së poemave homerike. Në të rrëfehet historia legjendare e princit trojan, Enea. Ai ishte i biri i Ankieit, mbretit dardan dhe i perëndeshës Venus (Afërdita). Pas rënies së Trojës, perënditë kishin përcaktuar fatin e tij dhe ai duhej të themelonte një qytet të ri tokën e latinëve. Enea ndërmori një udhëtim plot peripeci drejt Italisë, ku u bë dhe paraardhësi i romakëve. Enea ishte i njohur tashmë me legjendën dhe mitin greko-romak, duke qenë personazh i Iliadës. Eneida konsiderohet gjerësisht si një nga veprat më të mëdha të letërsisë latine.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Stela njihet me Jasonin. Lidhen së bashku. Ndahen me pas. Ajo mendan se i dha fund me të. Por e ka gabim! Jasoni nuk e pranon ndarjen, ai hedh mbi të rrjetën e tij të helmatisur për ta zënë brenda. Deri në ç'pikë mund të arrijë ai vallë, per të kënaqur agoizmin e tij të lënduar? Një ishull i vagël përrallor i Egjeut, Princesha e Ngurosur dha një krim. NjË dashuri... helm. Një foshnjë. Pasion dhe xhelozi, Stela kërkon një fillim të ri, larg burrit, që përpiqet të shënJojë jetën e saj. Pastaj udhëton në një det të mbushur me sekrate. Sekrete që i trazojnë jetën. Ndjenjat, vendimet, planet. Por varka e saj është prej letre. Dhe ujërat krejt të kaltra të Egjeut janë gati për ta marrë në prehrin e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E degjon! Me zë të lartë po na thërret që të shkojmë edhe ne atje, të bashkohemi me të, dhe nata veshëngrehur që çdo gjë përgjon, mundohet të na thotë, të na përshpërisë me mundim, prej dallgëve që e pengojnë, atë thirrjen e saj të fshehtë, të paqartë, të pashjeguar...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një roman klasik karakteresh, një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Njerëz shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po mua Heraklitin, mos vallë më quajnë gomar që mund ta sjellin vërdalle duke i tundur kashtë nën hundë
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Platoni eshte filozofi me ndikimin më të madh në qytetërimin boteror dhe sidomos atë europian. I lindur ne Athine, (427- 347 p.e.s.), ai ishte nje student i Sokratit, filozofit më të madh të të gjitha koherave, dhe më pas ai u bë mësues i filozofit tjeter te madh grek, Aristotelit. Republika" si dhe "Dialoget" janë mbështetur në fillim në mësimet e Sokratit dhe më pas Platoni përshkruan idetë dhe qëndrimet e veta për Shtetin, të drejtën, virtytet e njeriut dhe për qeverisjen. Qëllimi i Platonit ështe që të krijojë shoqërinë e drejtë, një mënyrë të drejtë dhe me virtyte të të jetuarit të përbashkët, një shoqeri të udhëhequr nga mbreter filozofë, me virtyte dhe të drejte. Sot, që duket sikur informacioni është bërë "masa" e kulturës dhe e dijeve, nevoja për mesimet e Platonit është më e madhe se kurrë. Informacioni nuk e mënjanon dhe as e mohon apo e bën të panevojshëm atë që është kryesorja në çdo shoqëri, qëndrimin ndaj gjërave, jetës, veprimeve tona, shoqerisë, të drejtës dhe virtyteve. Gazeta e njohur amerikane Washington Post shkruan pas një studimi për librat më të lexuar në Universitetet elite të USA: "Ka dy menyra per t'u diplomuar ne Ivy League Education, (qe perf shin tete universitetet me te mira amerikane, Brown University, Columbia University, Cornell University, Dartmouth College, Harvard University, the University of Pennsylvania, Princeton University, and Yale University). Njera menyre eshte qe te shpenzosh 200,000 dollare per te studjuar ne keto Universitete, tjetra eshte te lexosh falas librat e ketyre Universiteteve." Ne listen e librave me te lexuar, //Republika,/ e Platonit eshte ne vendin e pare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Historia e Sulit është njëkohësisht emblemë, mit dhe realitet: Fati dhe jeta e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimet që ndodhin në gadishull dhe me rrjedhat e ideologjisë greke pas krijimit të shtetit të tyre. Përmes këtij libri vjen një vështrim i ri emblematik për Sulin dhe suljotët. Libri i Vaso Psimulit, shembullor nga pikëpamja shkencore, hedh dritë, kryesisht, mbi realitetin. Nga epoka e trazuar e shekullit XIV, një epokë kjo e despotateve dhe e aristokratëve vendorë, e depërtimeve apo zhvendosjeve shqiptare dhe atyre serbe e deri te bashkësitë e veçanta malësore të shtetit otoman. Nga sistemi i organizimit të brendshëm të bashkësive malësore, sistem ky i hakmarrjeve të tejzgjatura dhe marrjes në mbrojtje të të paarmatosurve nga të armatosurit e deri te marrëdhëniet e vështira që lidhin këto bashkësi me të tjera institucione të Perandorisë Otomane, por edhe me vetë administratën otomane. Ndonjëherë edhe me fuqi të huaja, siç ishin Venediku, Franca, Rusia. Vëzhgimi i këtyre marrëdhënieve nxjerr, tekefundit, në pah edhe një imazh krejtësisht të ndryshëm për funksionimin e shtetit otoman dhe për bashkësitë e ndryshme kulturore të tij. Aleancat që përtëriheshin vazhdimisht, përmbysjet e raporteve të forcave të brendshme - komunitete, armatollëqe, pashallëqe, jeniçerë, administratë qendrore - konfliktet e tyre të thella dhe shpesh të pakapërcyeshme shpalosen dhe kundrohen në gjithë dinamizmin dhe larminë e tyre. Vetë historia klasike e përplasjes mes Ali Pashës dhe suljotëve, që përfundoi me shpërbërjen e kësaj bashkësie malësore, shtjellohet këtu me gjithë hollësitë e saj; në gjithë anët e saj të errëta dhe të dyshimta; ndriçohet prej vetë arsyes së saj të brendshme, brenda kuadrit dhe kodeve të saj, në mënyrë që të shihet si pjesë e një historie të vërtetë dhe jo si një sajesë e mëvonshme për të tjera nevoja dhe qëllime. Historia e suljotëve përfton një tjetër përmasë emocionale kur, pas disfatës, do të shpërndahen si refugjatë nëpër Ishujt Jonianë, fillimisht, dhe nëpër Greqinë e kryengritjes kombëtare pak më vonë. Në këtë mënyrë, ata do të integrohen, pas një vargani peripecish të reja, në tërësinë dhe në ideologjinë e shtetit grek, ku do të njohin një vlerësim të ri dhe emblematik.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një përjetim interesant i historisë së ndërlikuar, të lavdishme dhe tragjike të një qyteti me mësime pozitive dhe negative për kohën tonë. “Selaniku, qyteti i fantazmave” trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive e kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacionalizmit, zjarrit dhe nga dy luftërat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyri në epokën e modernizmit.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania