Pierre Corneille ishte shkrimtar dhe dramaturg francez, një nga tre më të mëdhenjtë e shekullit të shtatëmbëdhjetë, së bashku me Molierin dhe Rasinin.
I lindur në Rouen nga një familje e pasur, në rini studioi në shkollën jezuite të Rouen. U diplomua në drejtësi dhe u bë avokat i Parlamentit të Rouenit, por karakteri i tij i ndrojtur e bën atë të preferojë letërsinë dhe teatrin.
Fillimet e karrierës karakterizohen nga një impenjim ekskluziv në komedi. Në vitin 1629 shkruan dramën e tij të parë "Melite", që shfaqet me sukses në Paris.
Sezoni 1634-1635 shënon një ndryshim të madh në teatrin francez, me shfaqjen e ,”Sophonisbe” nga Jean Mairet, që korr një sukses triumfues dhe lançon zhanrin e tragjedisë në skenën franceze.
"Sidi", shfaqur në fillim të vitit 1637, ende konsiderohet si kryevepra e Kornejit, e konsakron dramaturgun më të madh të teatrit të kohës, prestigj që do të zgjasë, deri më 1670, vit në të cilin fillon ngjitja e Rasinit. Mbreti Luigji XIII i dha Korneijt titullin fisnik.
Në vitet në vazhdim ai shkruan pa pushim drama, komedi dhe tragjedi të suksesshme. Në zhanrin tragjik përmendim "Horasin", frymëzuar nga historia romake (1640), "Sina"-n (1641) dhe "Poliuto" (1642) që së bashku me "Sid"-in formojnë një lloj “tetralogjie” ku ekzaltohet vullneti, i mishëruar nga heroi i cili nuk zmbrapset para sakrificave. Përmendim gjithashtu komedinë e tij më të mirë', "Gënjeshtari", dhe tragjeditë "Rodogyna"dhe "Nikomedi".
Në vitin 1640 ai martohet dhe vendoset në Rouenin e tij të lindjes. Karriera e tij si një dramaturgut ndërkohë e vazhdon dhe në vitin 1647, ai u pranua në Akademinë Franceze.
Pleqëria e tij është e trishtë e bile ndodhet edhe në vështirësi ekonomike.
Vdes në Paris më 1 tetor 1684.
Çmimi:
1000 Lekë