titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
25 pjata të larmishme të përgatitura vetëm me 4 hapa të thjeshtë, që do t’ju bëjnë të dashuroheni me përbërësit, dhe të jeni të shëndetshëm falë dobive të tyre.
Çmimi: 1280 Lekë
titleToAlt
“Akullore. Biskota. Bukë (3 libra në 1)”, provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si "përbërësin" kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë. Do të kënaqeni me shijet unike dhe aromat që do të mbushin kuzhinën tuaj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë manual gatimesh vegjetariane do të gjeni një gamë të larmishme recetash gatimi, të përzjedhura nga vende të ndryshme të botës.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Nga antipastat te pjatat e para; nga mishi te peshku, perimet dhe ëmbëlsirat. 150 receta që do t ju thjeshtojnë jetën dhe do t ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Meritat për pamjen e Sam Smith, Victoria Beckham dhe shumë personazheve të tjerë të njohur shkojnë për dietologen e famshme, Amelia Freer. Eksperienca e saj thuajse dhjetëvjeçare u ka ndryshuar jetën mijëra njerëzve dhe shumë të tjerë presin me padurim të marrin këshilla prej saj. Por çfarë na mëson ky libër mbi mënyrën se si secili prej nesh duhet të ushqehet? 1. Mbani një ditar për mënyrën se si ju ushqeheni dhe do të kuptoni se si ndiheni para dhe pas ushqimeve që konsumoni në dietën tuaj. Ju, gjithashtu do të njihni marrëdhënien tuaj me ushqimin dhe dhe do të zbuloni apo nga çfarë duhet të hiqni dorë fillimisht. 2. Zbuloni se cili model i të ushqyerit ju përshtatet ju. Amelia na mëson se çdo person i përket një modeli i cili pasqyron mënyrën e tij të të ushqyerit. Pasi ju të zbuloni modelin tuaj, do ta keni më të lehtë të kuptoni se cila është rruga që duhet të ndiqni për një dietë të shëndetshme. 3. E njihni filozofinë e të ngrënit shpesh por pak? Amelia nuk është dakord me të. Megjthatë, nëse papritur ju mer uria, ajo do të sugjeronte frutat! 4. Nuk ka pse të jeni perfekt. Nëse ju pëlqen mëngjesi i bollshëm, nuk është shqetësuese për dietën tuaj për aq kohë sa ju e kompesoni atë me një drekë të përshtatshme. 5. Ushqimi i shëndetshëm do ju bëjë më të lumtur. Dieta juaj ndikon në humorin tuaj, në oraret e gjumit, në lëkurë dhe në procesin e tretjes. Zakonet e të ushqyerit do ju bëjnë të ndiheni akoma më mire dhe recetat e Amelisë janë ideale për këtë. 6. Ndiheni i uritur? Ndoshta jeni thjesht i etur. Konsumi i ujit është gjithmonë një zgjidhje e mirë. 7. Bëni sa më shumë ushtrime! Siç këshillon edhe Amelia, nëse mbani dietë por nuk kryeni aktivitet fizike, atëhëre i gjithë mundi juaj është i kotë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Libri i përsosur... Një plan për të ndërtuar një këndvështrim të shëndetshëm ndaj ushqimit dhe stërvitjes." -San Francisco Chronicle. SHIK, BINDËS, I MENÇUR, ME HUMOR dhe fiks në kohën e duhur: libri më i mirë pa dieta, që mund t'ju ndryshojë krejtësisht mendjen si mendoni dhe jetoni. Francezet nuk shëndoshen, edhe pse shijojnë bukën, ëmbëlsirat, verën dhe vaktet me tre pjata. Duke zbuluar sekretet e thjeshta të këtij "Paradoksi Francez" - si e shijojnë ushqimin duke qëndruar elegante dhe të shëndetshme - Mireille Guiliano na paraqet një vështrim të këndshëm e frymëzues mbi shëndetin dhe të ngrënit për kohën kur jetojmë. "Një libër elegant, si për ato që mbajnë dietë, ashtu edhe për ato që duan të jetojnë shëndetshëm". -Marie Claire. "Është e vështirë të mos gëzoheni nga një libër [për ruajtjen e peshës] që lartëson çokollatën dhe bukën dhe mbështet mençuri të tilla si "Të jetoni pa makarona? Zhdukeni këtë mendim"! -The Washington Post Book WorId.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Duke gatuar, fëmijët bëjnë zgjedhjet e duhura të produkteve ushqimore, mësojnë më shumë për shëndetin, mënyrat e të ushqyerit dhe zakonet e mira që duhet të kenë gjatë ngrënies. Kur gatuajnë, fitojnë shprehi dhe aftësi të dobishme, provojnë, mësojnë dhe ndihmojnë në përgatitjen e recetave të thjeshta.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Mastershefi i parë shqiptar, Renato Mekolli, mjeshtri i shijes dhe i dijes rreth ushqimit, vjen për herë të parë me një libër me receta, teknika dhe aroma të parezistueshme. Dhe jo vetëm aq. Talenti i rrallë i Renatos duket edhe nga vlerësimet që ka marrë puna dhe vepra e tij nga mjeshtra dhe kritikë gastronomie në mbarë botën
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të mësoni më shumë për: - pajisjet që përdoren në pastiçeri, - lëndët e para, - kremrat, - gjysmëprodhimet e sheqerit, - prodhimet për brumin pendispanjë, - përpunimin e brumit të zier shu, - prodhimet prej brumi të shkrifët, - përgatitjen e brumit sfoliat, - brumin fluror, - prodhimet prej brumi me maja birre, - prodhimet e ndryshme me shurup, - konfeterinë, - akulloret, - konservimin i frutave për mbushjen dhe zbukurimin e ëmbëlsirave, - fjalorin që përdoret në pastiçeri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, hudhra është bërë e famshme për efektet e saj shëruese. Studimet e sotme shkencore dhe klinike po tregojnë se hudhra parandalon sëmundjet kardiovaskulare, infeksionet bakteriale, ato të mykut dhe kancerin. nKy libër shërben si udhërrëfyes për këtë ilaç të çmuar natyral dhe parashtron tezën se hudhra meriton vendin e vet në kujdesin e përgjithshëm shëndetësor.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
600 receta të shpejta që përgatiten në 10-30 minuta. Ky vëllim përmbledh një përzgjedhje të pjatave që u bëjnë të mundur edhe më pak ekspertëve të realizojnë shpejt dhe me sukses gjellë të mrekullueshme. Nga tradita italiane e gatimit, në pjatat klasike të repertorit ndërkombëtar, 600 receta të hartuara për të kënaqur kërkesat e atij që ka pak kohë për të gatuar. Nga antipastat tek ëmbëlsirat, çdo gatim ilustrohet dhe përshkruhet saktë hap pas hapi, me treguesin e kohës dhe shkallën e vështirësisë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Kuzhina sot për çdo familje është libër kuzhine i përkthyer, i cili përmban 400 receta mjaft të vlefshme për të gjithë ata që duan dhe adhurojnë gatimin. Në libër recetat janë vendosur në mënyrë të përshkallëzuar, duke filluar që nga antipastat dhe ushqimet e lehta, supat, mënyra e mrekullueshme e gatimit të makaronave italiane, picat, vezët, peshku, mishrat e llojeve të ndryshme, mënyrat e gatimit të bukës, turshitë, salcat, e deri tek ëmbëlsirat, recetat e të cilave në këtë libër. E veçanta e këtij libri është se çdo recetë shoqërohet me figura me ngjyra (1-2) ku duket qartë ajo që është gatuar si dhe përbërësit që duhen për ta gatuar. Librin e karakterizon edhe rregullsia e vendosjes së kapitujve: 400 receta të organizuara në 24 "kapituj", secili i dhënë me të gjitha imtësitë ku ndërthuren aq bukur elementë të kuzhinës italiane, franceze, indiane etj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër me ëmbëlsira nga Sadije Berisha ku do të mësoni si të gatuani: Kuleçë suedezë me kanellë; Kuleçë amerikanë me kanellë; Çokollata; Kek me çokollatë që ta heq mendjen; Kek krem çokollatë; Muffins të mrekullueshëm me çokollatë; Topa bore me çokollatë; Role zvicerane; Bakllava në dy mënyra; Korepërpaje; Pajë Sardenje me fiq; Pajë me mollë me kore të thërrmuar; Kek me portokalli; Clafouti (Klafuti) me kumbulla; Marenga (Mafishet); Pije të ngrohta; etj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Mirë se erdhët në kuzhinën time”, një libër recetash i shkruar si ditar e që lexohet si roman. Në këtë libër do provoni kënaqësitë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të autores gatesat më të përshtatshme për çdo ditë të vitit: nxitëse dhe gjallëruese në pranverë, të lehta e freskuese në verë, oreksndjellëse e të shijshme në vjeshtë dhe plot kalori dhe energjike në dimër do të gjeni 225 receta krejtësisht të reja e me rezultat të sigurt, të ndara sipas muajve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të gatuash nuk do të thotë vetëm të përgatisësh pjata të shijshme, por edhe të jesh e zonja të gjesh gjithmonë menynë më të përshtatshme për rastin a ngjarjen dhe sidomos të përshtatshme për kuletën. Receta për të gjithë, të shëndetshme, ekonomike, por me kujdes ndaj shëndetit dhe parave që duhen shpenzuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për amvisat që duan të gatuajnë shpejt dhe shijshëm ky libër ofron: • Mbi 300 receta të larmishme për një tryezë të pasur • Receta të zgjedhura nga gatimi shqiptar dhe ai botëror • Receta me pak ose pa yndyrë • Receta jo vetëm të shijshme por edhe praktike • Receta të shpejta në gatim dhe të shpjeguara mirë por edhe për këdo që dëshiron të mësojë së gatuari apo që ka pasion artin e të gatuarit ky libër është një mik mjaft i mirë.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Receta te përzgjedhura me pasion nga kuzhina tradicionale greke. Libri ju ofron gatime të shijshme, të thjeshta, praktike dhe të zgjedhura për amvisat e familjeve të reja, por edhe për merakliet dhe të apasionuarat e kuzhinës që preferojne një tryezë sa më të pasur dhe të larmishme për vete dhe familjarët e tyre. Libri gjithashtu ju ofron informacion të vlefshem mbi vitaminat, në cilët ushqime dhe perbërës ndodhen si dhe si të gatuhen për ruajtjen e këtyre vlerave dhe shijeve që përmbajnë. Një libër i përshtatshëm për ta patur pranë në gatim, i lirë dhe që ja vlen ta keni në bibliotekën tuaj të familjes apo ta bëni dhuratë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër do t’u vijë në ndihmë amvisave që janë mjeshtre në gatim, duke u kujtuar gatimet shqiptare dhe në veçanti familjeve të reja të cilat do të mësojnë gatimet e amvisave të vjetra. Libri do t’u vijë në ndihmë familjeve të reja dhe do të jetë një këshillues për restorante e gjelltore, për të përgatitur ushqime të shijshme dhe me vlera ushqyese, sidomos në gatimet tona tradicionale. Në këtë libër, në çdo kapitull, janë shtuar mjaft asortimente, si:supat, perimet, gatimet me peshk etj. Në këtë botim ka një kapitull të veçantë për pijet e nxehta e të ftohta, si: lëngje, koktejle, ponç etj. sigurisht të përshtatura për në familje. Për t’u ardhur në ndihmë amvisave ka dhe një kapitull për pastiçerinë në mënyrë që amvisat të kenë një libër të përgjithshëm për gatimin në familje
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania