"Pas Hegelit nuk do të ketë më filozofi", një frazë kjo shumë e përhapur në shekullin e shkuar. Sistemi filozofik i Hegelit, pas atyre të Aristotelit, Thoma Akuinit dhe Kantit, ka qenë në të vërtetë projekti i fundit filozofik, i gjerë dhe i plotë, i cili është paraqitur dhe është gjykuar si i arrirë. Pas Hegelit, asnjë mendimtar tjetër nuk ka prodhuar një sistem të tillë të mbyllur, që të ketë pasur një ndikim të denjë për t'u shënuar lidhur me mënyrën se si shkon bota. Në këtë kuptim, Hegeli është vërtet "filozofi i fundit".
Ka shumë arsye për ta lexuar Hegelin. Disa mendojnë se ai është paraardhësi i marksistëve. Për të tjerë, ai ka qene pararendësi i ekzaltimit fatal të shtetit, Por edhe në këtë rast, para se të pohojmë diçka të tillë, më parë mund të njohim Hegelin.
Duhet shumë durim për të ndjekur gjurmët e mendimit të Hegelit, por një pasion edhe më i madh, ndërsa më i madhi që mendmi njerëzor ka provuar në rrjedhën e historisë së tij, është pasioni që të drejton te ky mendim". Kështu, lexuesi grishet të jetojë pak me këtë pasion të mendimit, ose të paktën “ta shijojë" atë.
Ky libër është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhimtë druajturtë mendimittë fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë, duke ndërthurur tekstet hegeliane me komente, nën drejtimin e Ralf Ludvvig, njërit prej njohësve më të mirë të Hegelit.
Çmimi:
600 Lekë