Platoni eshte filozofi me ndikimin më të madh në qytetërimin boteror dhe sidomos atë europian. I lindur ne Athine, (427- 347 p.e.s.), ai ishte nje student i Sokratit, filozofit më të madh të të gjitha koherave, dhe më pas ai u bë mësues i filozofit tjeter te madh grek, Aristotelit. Republika" si dhe "Dialoget" janë mbështetur në fillim në mësimet e Sokratit dhe më pas Platoni përshkruan idetë dhe qëndrimet e veta për Shtetin, të drejtën, virtytet e njeriut dhe për qeverisjen. Qëllimi i Platonit ështe që të krijojë shoqërinë e drejtë, një mënyrë të drejtë dhe me virtyte të të jetuarit të përbashkët, një shoqeri të udhëhequr nga mbreter filozofë, me virtyte dhe të drejte. Sot, që duket sikur informacioni është bërë "masa" e kulturës dhe e dijeve, nevoja për mesimet e Platonit është më e madhe se kurrë. Informacioni nuk e mënjanon dhe as e mohon apo e bën të panevojshëm atë që është kryesorja në çdo shoqëri, qëndrimin ndaj gjërave, jetës, veprimeve tona, shoqerisë, të drejtës dhe virtyteve. Gazeta e njohur amerikane Washington Post shkruan pas një studimi për librat më të lexuar në Universitetet elite të USA: "Ka dy menyra per t'u diplomuar ne Ivy League Education, (qe perf shin tete universitetet me te mira amerikane, Brown University, Columbia University, Cornell University, Dartmouth College, Harvard University, the University of Pennsylvania, Princeton University, and Yale University). Njera menyre eshte qe te shpenzosh 200,000 dollare per te studjuar ne keto Universitete, tjetra eshte te lexosh falas librat e ketyre Universiteteve." Ne listen e librave me te lexuar, //Republika,/ e Platonit eshte ne vendin e pare.
Çmimi:
1500 Lekë