titleToAlt
Gjatë gjithë jetës Evën e kanë mbajtur larg meshkujve. Larg të vërtetës, të së shkuarës së saj. Por me të mbushur të gjashtëmbëdhjetat Evës i duhet të përballet me fatin e vet. Për të janë përzgjedhur tre kandidatë të mundshëm. E ardhmja e njerëzimit tashmë është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Do që të jetë e lirë. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës nierëzore? "Eva e njerëzimit" është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
A është e pafundme Bota? Mos duket veç një strukturë gjigante, krahasuar me përmasat tona të vogla, dhe diku mbaron? Si mbaron? Apo ka universe të tjera, që kurrë s'do të kemi mundësi t'i eksplorojmë? Deri sa larg kemi mundur të shohim me instrumentet tona? Sa larg ka shkuar imagjinata dhe dija shkencore? A ka pasur dikur një fillim? A do të ketë dikur një fund? Apo Bota ka qenë dhe do të jetë e përjetshme? Si ndodh Levizja? Sa të vegjël mund të jenë hapat? Sa imët mund ta copëtojmë lëndën? Pafundësisht? Ka vallë një stad ku copëzimi ndalet? Sa të vogla janë kokrrizat që mund të shquajmë me instrumentet tona? Sa thellë ka depërtuar imagjinata dhe dija shkencore? A mundet mendja jonë ta kuptojë Infinitin? Apo jemi veç sqimatarë të pandreqshëm? Dhe mëkatarë mendjelehtë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kurrë nuk më shkonte mendja se unë, një adoleshente, do të isha personalitet aq i rëndësishëm në atë planet. Më prisnin me padurim. Masat për të më mbrojtur i kishin marrë po ata, një princ alien. Kundërshtari i tim eti që kish qënë i pari i Mbretërisë së Bardhë, më kish transferuar në tokë sapo kisha lindur. Ai i kishte dhënë besën babit tim para se të lindja për arsye që të më mbronte nga mamaja ime. Prapaskena dhe intriga midis mbretërive të ndryshme dhe më në fund asgjesimi i mbretit më të keq të planetit X, i cili kishte vrarë babain tim. Shoku im i fëmijërisë, Egi, ishte Princi Alien të cilin e kisha njohur pranë këndit të lojrave në tokë. Tashmë Ai ishte aleati im si princeshë e Mbretërisë së Bardhë por edhe si Zot i Qiellit, në planetin ku isha lindur...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi për në plantetin ku më prisnin nuk ishte i lehtë. Një jetë e panjohur për mua por edhe me shumë të papritura. Atje nuk jetonin njerëz por qenie që herë merrnin pamjen e njerëzve tokësorë herë qenie të padukshme, magjistar, dragonjë, fantazma, zota të qiellit, të tokës, të detrave, të dragonjve, të magjistarve etj. Një rrugë që, për mua kalonte nëpër të panjohura por që shoqëruesi im një kryemagjistar më mbronte, më këshillonte, më drejtonte por edhe më provokonte për t'ma bërë rrugën sa më të lehtë që të arrija në destinacionin e duhur. Nëse prisja me padurim të takoja nënën time Mbretëreshë nuke prisja që ftohtësia dhe armiqësia e saj të ishte më e keqja e mundshme...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ajo çfarë kam dashur nuk është aspak ajo që kam tani. Por jo çdo dëshirë plotësohet në këtë botë. Sidomos për një vajze adoleshente dhe jetime, si unë, që nisi një udhëtim, për në planetin tjetër, për të gjetur prindërit e saj. Nuk ka qenë aspak e lehte të udhëtosh në një rrugë për të cilën as që ke dëgjuar me parë. Ndonëse Tomi s'është gjë tjetër veçse një magjistar, ai ka qenë një ndihmë e madhe për mua, derisa...rruga ime ndryshoi. U nisa drejt makthit tim të madh. Ndonëse nuk kisha parë asnjëherë një Alien nuk më shkonte në mendje që edhe vetë isha një e tillë...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë vazhdim befasues të romanit fantastik Bir i qiellit, fitues i çmimit Governor General gjashtëmbëdhjetëvjeçari Met Kruiz, fluturon më lart se sa e kishte ëndërruar ndonjëherë. Ish-muco në acrostatin Aurora, tani student në Akademinë Ajrore në Paris, ai po kryen një trajnim dy-javor në një anije ajrore ngarkesash, kur kapiteni i tij sheh një aerostat legjendar fantazmë, Hiperionin. I humbur në një stuhi në agim të epokës së aviacionit, për Hiperionin që lundron në re që prej 40 vjetësh, ekzistojnë legjenda sikur ai mbart një thesar të madh. Papritmas Meti është i vetmi njeri, që njeh koordinatat e tij. Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion. Duke e lexuar këtë libër, të kujtohen mitet e Ikarit dhe Prometeut, si dhe aventurat klasike të librit 20 000 lega nën det. Qiellthyesi është i mbushur me mister, me aksion dhe me ndjenja: përpara ngjarjesh të tilla, deri ku mund të arrijnë kufijtë e ambicies njerëzore, do të pyesë lexuesi. Me piratët, përbindëshat e qiellit dhe shpirtrat e shqetësuar, për të mos përmendur makinat fluturuese të çuditshme, të denja për të zënë vend në një muze aviacioni, Qiellthyesi tregon sërish se fama e Kenneth Oppelit si autori kryesor i romaneve fantastikoshkencore për fëmijë e të rinj në Kanada, është më se e vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Met Kruiz, pesëmbëdhjetë vjeç, punon si muço në anijen ajrore Aurora, një aerostat i madh luksoz që fluturon me qindra metra mbi oqean, mbushur me udhëtarë të pasur, që i çon nga qyteti në qytet. Kjo është jeta që djaloshi Met ka dëshiruar të jetojë gjithmonë; i bindur se është më i lehtë se ajri, ai e parafytyron veten një ditë prej ditësh si kapiten në një anije të tillë. Një natë, në aerostatin e tyre ulet një balonë dhe burri që gjendet aty, në grahmat e vdekjes, flet për disa krijesa të bukura, që fluturojnë nëpër qiell. Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve. Dhe kur, pas mbërritjes së Kejtit në anije, piratët e ajrit do të plaçkitin udhëtarët dhe një stuhi do të detyrojë Aurorën të ulet në një ishull në dukje të shkretë, atëherë shumë guxim do t'i duhet... Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Poeti kërkon vetëm të fusë kokën në qiej. Mendimtari Logjik kërkon të fusë qiejt në kokë. Dhe ajo që çahet është koka e tij.” - G. K. Cesterton “Sistem diellor i mallkuar. Dritë e dwmshme. Planetë jashtëzakonisht të Largët, që bombardohen nga kometa. Shumë dobësi në ndërtim. Akoma edhe unë do e ndërtoja më mirë (universin).” - Lord Xhefri “Universi nuk është thjesht më i çuditshëm nga sa e fantazoni, është më i çuditshëm nga sa mund ta fantazoni.”- Xh. B. S. Haldein “Ajo që njeriu pret të gjejë me shpjegimin e krijimit, është mënyra për të përjetuar botën, e cila do e fusi në atë që është jashtë eksperiencës njerëzore, do e ndihmojë të kuptojë dhe njëkohësisht do e lejojë të shikojë vetveten nëpërmjet saj. Këtë duan njerzit. Këtë kërkon shpirti.”- Xhosef Kabel “Besoj që universi ynë u shfaq nga asgjëja rreth 1010 vjet më parë ... Hipoteza modeste personale është që universi ynë është thjesht një nga ato gjëra që ndodhin nga koha në kohë.”- Eduard Traion “Brenda çdo vrime të zezë që shembet, mund të ndodhen farat e një universi të ri që zgjerohet.” - Sër Martin Ris
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
“Bota e Borges-it është bota e qartësisë,kthjelltësisë e njëkohësisht botë e ideve të pazakonta.... e shprehur me fjalë jashtëzakonisht të drejtpërdrejta. Ai është një tregimtar i madhërishëm. Gjithë ne i lexojmë rrëfimet e Borgesit me një përhumbje gati hipnotike.”-Mario Vargas Llosa “Borges është gjiganti që ka pasuruar shkrimin dhe fjalorin e fantazisë dhe fantazimeve tona.Vetëm ai mund ta ëndërrojë botën me një përpikmëri të tillë intelektuale. “-lan McEvvan “Borges, Joyce, Kafka ndërtojnë trekëndëshin ideal të letërsisë së shekullit të XX-të. Për emra të tjerë që do më sugjeronit,do duhej të më paguanit ryshfet.”-Umberto Eco
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çfarë misteteri i lashtë fshihet prapa origjinave të Masonërisë? Një secret aq i fuqishëm, saqë vet vllazëria është në kërkim të tij për më shumë se treqind vjetësh. Libri i jashtëzakonshëm i Lorenc Gardanit u zbulon më në fund të vërtetën të gjithë atyre që pyesin me vete se cilat janë origjinat e kësaj shoqërie të fshehtë misterioze. Autori, vetë ai mëson për më shumë se njëzet vjet hap portat e sancta sanstrumi-t të Tempullit Mason. Në këto faqe, që përfaqësojnë pikëmbërritjen e shumë viteve kërkimesh arkivore, zbulohen sekretet çelës të Masonërisë dhe kthehet në dritë ajo botë e zhdukur; në të cilën kanë qënduar të varrosura për shekuj.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Artur Klark është një autor që ka bërë epokë me krijimtarinë e tij në fushën e fanta-shkencës. “Thirja e yjeve” i shitur në miliona kopje, i vlerësuar maksimilisht nga kritika letrare e specializuar, edhe pse përbëhet nga tregime të shkëputura nga njëri-tjetri, përfaqëson një njësi unike krijuese që e befason dhe e mrekullon lexuesin për fuqinë e imagjinatës që kalon midis reales dhe ireales. Artur Klark është një Zhyl Vern i kohës moderne që jetojmë. “thirrja e yjeve” është një udhëtim i lexuesit në hapësirat e kozmosit, sa real aq edhe fantastik,duke mbetur gjithnjë me këmbë në Tokë, si protagonist i mrekullive të revolucionit teorik e shkencor të ditëve tona.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Doktor Oksi se bashku me asistentin e tij, Izhene, shkojnë në komunitetin e vogël të Kikendones. Ai premton ta ndriçojë qytezën me një rrjet tubash me gaz oksihidrik. Gjatë ndërtimit të këtij rrjeti, komuniteti i qetë entuziazmohet mjaft, deri në atë pikë, sa ata janë gati të luftojnë me komunitetin fqinj. Por cili është shkaku i këtij ndryshimi në natyrën e njerëzve të mirë të Kikendones? Ndoshta ka diçka në ajër, por vetëm Doktor Oksi dhe asistenti i tij Izhene e dinë me siguri.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Pasi gjejnë një shishe misterioze në det kur kishin dalë për të provuar jahtin e tyre të ri në 1964, Glenervani dhe bashkëshortja e tij duke u udhëhequr nga letrat që nxjerrin nga shishja, nisin një udhëtim të gjatë e aventuresk në kërkim të kapitenit të famshëm skocez Grant. Në këtë libër do keni mundësi të lexoni peripecitë dhe sakrificat e shumta që tregojnë heronjtë tanë për të gjetur kapiten Grantin.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Historia e disa njerëzve të humbur, të cilët mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Është koha që miket e ngushta Eli, Samëra dhe Jasmina të nisen drejt shpateve të ngrira të Malit Magjik! A mund ta gjejnë ato rrufenë e pestë të magjepsur të Mbretëreshës Zemërliga dhe të mos lejojnë që xhuxhët e dëborës të shndërrohen në copëza akulli?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Profesori Pierre Aronnax, i shoqëruar nga Kapiteni Nemo dhe burra të tjerë realizojnë eksplorimin e shtratit të detit dhe krejt këtë e shijojnë me anijen Nautilus.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania