Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet te kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij. Përkundrazi, pikërisht mos rënia në sy, e ashtuquajtura "fshehja e hapur", është simptomë e zbuluesit të vërtetë. Laurensi i Arabisë, duke treguar eksperiencën e tij të kamuflimit shoqëror dhe psikologjik, të domosdoshme për spiunin universal, shkruan: "Unë nuk isha ushtar, të cilin e lëviz vetëm një instinkt, i cili automatikisht i
bindet intuitës së vet dhe vegimit të beftë të lumturisë. Kur unë marr ose ndërroj mendim, para
së gjithash atëherë se sa mund të ndikoj në çdo problem të rëndësishëm, por nganjëherë dhe të
parëndësishëm. Gjeografinë, zakonet, fenë, kushtet shoqërore, gjuhën, gjestet, shkallën e vlerave
shpirtërore të gjitha këto unë i merrja vesh deri në imtësi, i ndjeja dhe i kuptoja pikë për pikë.
Armikun e njihja pothuajse po aq mirë sa bashkëluftëtarët e mi". Historia e spiunazhit, veçanërisht e dy shekujve të fundit, tregon se zbuluesi i vërtetë, çfarëdo karakteri që të ketë, dallohet nga
potenciali i lartë intelektual. Zbulimi është mejdan i intelektualëve.
Çmimi:
1200 Lekë