titleToAlt
Ryu Murakami, mjeshtër i psikothrillerit, sjell këtë udhakim ngjethës përmes botë së shthurur, të neontë, të industrisë së seksit në Tokio, me elemente të spikatura të manga - s e të estetikës japoneze. Libri paraqet elemente grafike, këshillohet për moshën + 15.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mund të jetoni bashkë dhe prapë ta tundni vendin? Të kesh gjithçka, nuk ka qenë kurrë kaq emocionuese... ose e vështirë. Karolina Rejnoldsi dhe Simon Parkeri po shpërngulen në një shtëpi të re, por vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuar me punë. Meqë shefja e saj do të niset për muaj mjalti, Karolina duhet të punojë me orar të zgjatur, kurse Simoni është i angazhuar me punën e tij anembanë botës. Megjithatë, kur takohen, seksi është më i zjarrtë se kurrë, duke provuar se malli e bën zemrën të dridhet dhe epshin më të fortë... Por ja, rikthimi në qytetin ku u rrit, bën që Simoni të pyesë veten për prioritetet që ka në jetë dhe nëse i pëlqen vërtet ajo mënyrë jetese. Befas, zgjedh të qëndrojë në shtëpi dhe jo të shëtisë e të fotografojë botën, gjë që për Karolinën është problem i madh. A i duhet asaj të zgjedhë mes karrierës dhe jetës personale? Me kalimin e kohës, ideja e një shtëpie të madhe e të përbashkët, rrethuar me gardh të bardhë, fillon të duket e frikshme. A është gati ky çift i pazakontë të lërë mënjanë shakatë e të hedhë një hap kaq të rëndësishëm? Duke na ofruar një tablo të qartë të jetës së një vajze të shekullit të njëzetenjëtë, Alice Clayton sjell një libër plot pasion dhe nota humori.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në librin e saj "Ringjallja e erosit", Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fron të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç'duhet bërë që epshi të bëhet sërish pjesë e jetës sonë. Gjatë punës së saj 20-vjeçare si terapiste, Perel-i ka trajtuar qindra çifte, të cilave u ka humbur flaka e pasionit. Ajo shpjegon që prirjet tona kulturore për barazi, solidaritet dhe dëlirësi absolute janë krejt në antitezë me dëshirën erotike që kanë të dyja palët, si burrat, si grarë. Poetika e seksit del shpesh nga kornizar e të qenit korrekte dhe nuk zbaton asnjëherë rregullat e imponuara nga shoqëria. Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit. Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit idealin e barazisë dhe ndjenjat familjare. Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia: libër që hedh dritë mbi një mori ndjesish, të cilat do ta shndërrojnë mënyrën se si jetojmë dhe dashurojmë. Ndërkohë që rutina e bën intimitetin më të fortë, krejt e kundërta mund të thuhet për erotizmin. Ai lulëzon kur ka elemente misterioze, të reja dhe të papritura. Dashuri do të thotë ta kesh tënden diçka, dëshirë do të thotë të duash ta bësh tënden. Në dashuri njeriu kërkon diçka te kapshme, ndërsa dëshira lidhet me diçka të pakapshme. Neve na intereson më shumë pasioni qe do ta karakterizoje dëshirën në të ardhmen, sesa si ka genë ajo në fillimet e saj. Por teksa çiftet mësohen me rehatinë që u fal dashuria, shpesh harrojnë ta ndezin flakën e dëshirës, madje harrojnë se zjarri ka nevojë për ajër. "Ringjallja e erosit" i kundërvihet haptas njërit prej institucioneve më të nderuara të të gjitha kohërave të historisë njerëzore: martesës pa seks”. -The New Yorker ‘‘Pyetja nëse ekziston seksi pas martesës, është po aq e rëndë sa pyetja a ekziston jeta pas vdekjes dhe barrën e saj mund ta marësh nga niveli i shqetësimit që mund të shkaktojë ajo edhe në një darkë gazmore. Kësaj pyetjeje mundohet t'i japë përgjigje Esther Perel-i.’’- The Guardian
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike. Ata e duan njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndahen e kthehen së bashku nën ethet e dashurisë dhe seksit të shfrenuar. Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me erotizëm që ndihet përmes atmosferës së ngjarjeve dhe më gjerë, në shtëpinë e Jakovit duket sikur të gjitha personazhet janë, kush më pak e kush më shumë, të përfshira në marrëdhënie sekrete apo joshje, që deformojnë raportet e tyre intime, por në të njëjtën kohë i shtyjnë ato të kërkojnë kënaqësi të reja, edhe pse me dhembje. Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Europe, në kërkim të lirisë së pakufishme. I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, Shtëpia në udhëkryqy romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar Çmimin Shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Neper dhomat e Pensionit Eva, bordel i fshatit Vigate, kalojne njera pas tjetres figura dhe personazhe provinciale, te ngatheta, tipike per vitet tridhjete ne romanet e paharrueshme te Camillerit. Por shtepite e mbyllura nuk qene vetem molla e ndaluar por edhe joshëse per bemat dhe fantazite erotike te nje" Italie te pergjumur nga ligeshtite e mishit dhe kundermimi i qelbur i fashizmit. Andrea Camilleri vizaton keshtu sfondin apo skenen e plote te nje" romani, ne fillim te bute dhe pastaj mizor.Çdo pesembedhjeteditesh gjashte "cupelinat" e Pensionit nisen dhe menjehere arrijne te tjerat: aty, ne" mes te kenaqesise" se" mishit kalon rinia e Nenes Çiços dhe Jakolinos.Gjithèka fillon si nje loje me te panjohura: seksi, jeta, vete lufta. Gjithçka mbaron ne nje" realitet ku nuk luhet me, poshte" bombave qe rrafshojnë shtepit,trupat, njeriun.Dhe nje rrefim qe kishte filluar si nje kuriozitet rreth seksit mbyllet me shperthimin e dashurise, asaj me" te fortes sesa vdekja, asaj qe eshte e destinuar te" leshoje" ne jete" te" jeteve aromen e parfumit te" vet.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit. E gjithë vetëdija e tij ishte e mbushur vetëm me të, kurse trupi iu drodh nga tendosja kur Teo filloi te" punonte. Dhe ja, pas njëfarë kohe, nga thellësitë e mjegulluara të pëlhurës dolën tiparet e fytyrës së saj... Natasha... Ajo e kishte magjepsur, duke ia nënshtruar shpirtin dhe trupin... Teo e ndiente se Natasha e kish zotëruar atë, prandaj, i përfshirë nga njëfarë dëshpërimi i tërbuar, ai vazhdonte. Të hidhte bojë pas boje te kanavaca. Dhe kështu vazhdoi derisa zbardhi agim i ditës së re. Nuk e dinte se sa ishte ora, nuk kishte fare punë me orën. Sepse vetëm duke vizatuar mund të qëndronte pranë Natashës. Dhe kur rrezet e para të agimit u dukën që pas horizontit, nga pëlhura e tij e vështronin sytë e saj të mrekullueshëm.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në mos jo e veshur me rroba, me siluetën e saj me siguri (me atë gojën e saj të mbyllur), Hana Dolli përputhej me femrën e re të ideaieve kombëtare: e ftohtë, fshatare dhe e përgatitur për të sjelië në jetë fëmijë e për të bërë punë të rënda. Falë pamjes sime të jashtme, unë isha personi që mishëroja të gjithë njohjen trupore të femrave të këtij lloj. Deri tani unë kisha bredhur shumë dhe kisha shpalosur shumë fustane femrash, kisha prekur shumë kilota, kisha mbajtur mbi supet e mia shumë sandale femrash. Unë? Isha një metër e nëntëdhjetë i gjatë. Ngjyra e flokëve të mi ishte e bardhë, si brymë. Hunda ime flamande vinte e mprehtë, buzët e mia dukeshin mospërfillëse, mjekra ime vinte si e derdhur, kocka e nofullës dukej sikur ishte vendosur nën vesh pas një pune të stërholluar. Supet e mia ishin të sheshta e të plota, kraharori vinte si një bllok i tërë, beli i hollë, penisi vinte i gjatë, por i rrëgjuar si çdo organ i tillë klasik kur është në gjendje prehjeje, me shumë lafshë, kofshët si direkë të latuar, kupat e gjirit të sheshta, pulpat e këmbëve ishin mikelanxheliane, shputat i kisha jo më pak elastike e të hijshme sesa pëllëmbët e duarve. Përqark këtij takëmi trupor kaq tërheqës endeshin sytë e mi arktikë, në ngjyrë bluje kobalti.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Edmond Tupja vjen me një libër të ri. Këtë herë në të janë të përfshira Lulet, frutat dhe perimet. Shkrimtari Tupja boton me “Pegin” librin “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh”. Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur, jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar. Nëpërmjet këtij libri autori ka pasur si të shpalosë disa shprehi apo gjeste të përhapura të kulturës sonë, i ka vendosur ato në kontekste sa erotike, po aq edhe gazmore apo satirike, duke paraqitur kështu një pjesë të rëndësishme e të lashtë, sa edhe të censuruar, në letrat shqiptare. Tupja si qëllim të publikut të tij ka me këtë libër lexueset dhe lexuesit e rritur. (J.V/Shuplaka)
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt. Ai përpiqet ta harrojë vajzën, mirëpo përfshihet në një furtunë emocionesh që nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk mund t’u rezistojë. Ndryshe nga çdo grua që ka njohur më parë, Ana e druajtur dhe e papërvojë duket se sheh tejpërtej tij... përtej gjeniut të biznesit dhe stilit të jetës luksoze... sheh zemrën e akullt dhe të lënduar të Kristianit. A do t’i davaritë bashkimi me Anën tmerret e fëmijërisë që i faniten çdo natë Kristianit? Apo dëshirat e tij të errëta seksuale, fiksimi për të pasur gjithçka nën kontroll dhe vetëpërçmimi që mbush shpirtin e tij do ta largojnë vajzën dhe do të shkatërrojnë shpresën e brishtë që ajo i ofron?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja Rovena Bellem duhet të ketë një trashëgimtar, përndryshe do të jetë pre e zemërimit të vëllait të saj të pamëshirshëm nga njerku, të cilit i rrezikohet nga konfiskimi pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme. Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhëtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e Rovenës. Tashmë ai po planifikon të hakmerret.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Eshtë viti 1942. Uili Trusdeli arrin në Hong Kong në kërkim të një jete të re dhe menjëherë bie në dashuri me Trudi Liangun, një grua magjepsëse, që shkakton skandal me sjelljen e vet në shoqërinë e lartë të kolonisë angleze. Midis tyre lind një pasion i madh, por shpërthimi i luftës dhe kërcënimi i një pushtimi japonez e minojnë lidhjen e tyre. Uili do të jetë i detyruar të niset, duke e lënë Trudin ta përballojë vetëm, dhe shtatzënë, të ardhmen e saj të pasigurt. Dhjetë vjet më vonë, Klara Pendëltoni arrin në Hong Kong dhe gjen punë si mësuese pianoje e Lokit Çenit, vajzë e një çifti të pasur të qytetit. E mësuar me jetën në provincën e përgjumur angleze, Klara joshet shpejt nga shoqëria e lartë dhe nga shkëlqimi i saj, gjersa bëhet, Madamë Bovari e dytë, dashnore e shoferit të shtëpisë, që zbulohet se është po ai, Uili Trusdeli. Por kjo nuk është e vetmja e fshehtë e familjes Çen. Në një kreshendo rrëfyese në sfondin e atmosferave sensuale të Lindjes, Klara do të gjendet e detyruar të zgjedhë, pa mundësi apeli, midis dashurisë dhe sigurisë, midis guximit dhe mbijetesës, midis të tashmes dhe të kaluarës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Pesëdhjetë Hijet e Greit” një roman romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja, derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë. Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t'i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë. Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
E tmerruar nga sekretet e errëta, që torturojnë biznesmenin e ri Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Po dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar, të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo ...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romantik, çlirues dhe kryekëput pëfthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve. Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin. Tani, së bashku, më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme. Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Alauija Sobh u lind në Bejrut në vitin 1955. Studioi Letërsi Arabe e Angleze në Universitetin Kombëtar të Libanit. Sot është kryeredaktore e revistës kulturore më të shitur të botës arabe, krijuar prej vetë asaj. Romani më i fundit, “Emri i Saj Është Pasioni”, konsiderohet një revolucion i vërtetë në letërsinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së botës arabe dhe është botuar në mbi dyzet gjuhë të Lindjes dhe Perëndimit, sadoqë në disa vende radikale islamike censura e ka bllokuar botimin. “Kur ai burrë qe ulur përballë saj dhe e kishte vështruar drejt e në sy, i tërë trupi i qe përshkuar nga dridhma. I qenë paralizuar këmbë e duar dhe nga koka sikur i dilte zjarr. Duart zakonisht të ftohta, madje akull, i zienin. Pëllëmbët i digjnin si prush. Shpina sikur do t'i thyhej në dysh dhe ndërsa vëzhgonte buzët e tij, përfytyronte t'i mbyllte e t'i fshihte nga shikimet e padëshiruara me një puthje. Diçka e mistershme po ndodhte në trupin e saj. Diçka që i ngjasonte dhimbjes, po nuk ishte dhimbje. Diçka që i ngjasonte një trilli gëzimi, po nuk ishte gëzim i pastër. Me sytë në lot, më pyeti nëse ajo që ndiente quhej pasion."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si vetë qyteti i Nju Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj "Mëndafshi francez" që prodhon të brendshme grash në një sukses të përbotshëm. Por një ditë, një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse. Ndihmës prokurori i qarkut Robert Kesidi e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por, as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr. Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë... 600 faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie që lexohen me një frymë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Ditar dashurie i një shkrimtari", është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij refleksive."Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotikën. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal. Presidenti e ka lëshuar këtë amnisti vetëm pasi ka pasur shumë presion nga CIA. Me sa duket Bekmani në ditët e tij më të mira si ndërmjetës, mund të ketë marrë vesh sekrete që komprometojnë sistemin më të ndërlikuar në botë të mbikëqyrjes satelitore. Pyetja për të cilën CIA pret përgjigje është: Kush do ta vrasë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajo kishte gjithçka: para, sukses, bukuri. Askush s'mund ta merrte me mend se nën maskën verbuese tulatej një femër që vuante marrëzisht nga vetmia e që ëndërronte për lumturi. Dikur ajo kish takuar një mashkull, i cili në vend që të bëhej armiku i saj, u bë i vetmi burrë i shumëpritur, i dashuruar kokë e këmbë pas saj dhe një mbrojtës që do ta bënte të lumtur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Duke shembur konvencionet shekullore, Osho zbulon para lexuesit sekretet e seksit dhe prek të gjitha aspektet e jetës seksuale: fiziologjike, psikologjike e shpirtërore. Në libër ngrihen një sërë çështjesh: nga epshi, xhelozia, varësia, abuzimi dhe pushteti deri te dëshira, orgazma, besimi, intimiteti, gëzimi dhe kaplimi... Bisedat e Oshos rreth çështjeve seksuale janë aktuale dhe delikate, dhe, si gjithmonë, plot mirëkuptim, humor e frymëzim.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1986, një libër me titullin “Ditari sekret 1836-1837”, u botua nga një shtëpi botuese në Mineapolis, duke pretenduar se libri është përmbajtja e deshifruar e një ditari privat të koduar të mbajtura nga Pushkini. Një libër “i ndaluar në Rusi”, ai është një roman erotik në vetën e parë dhe flet sipas perspektivës së Pushkinit. Në libër, Alexander Pushkin, paraqet në forma të ndryshme: marrëdhëniet e tij seksuale, mendimet e tij komplekse për jetën, natyrën e mëkatit, dashurisë dhe kreativitetit, si dhe rrugën e komplikuar që e udhëhoqi atë drejt fundit të tij tragjik.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dmitri ia nguli sytë Ketrinës, por ajo po ashtu i shmangej vështrimit të tij. Ajo shihte ngado, por vetëm në drejtim të tij jo. Po ç'po ndodhte me të? Ai nuk e kish parë Ketrinën pothuajse një vit. Një vit! Dhe tani luftonte me fuqitë e fundit me impulsin këmbëngulës që ta rrokte në krahët e tij. Dhe vetëm të mendosh pikërisht ajo e ndryshoi temën e bisedës kur Dmitri u përpoq t'i thoshte se e dashuronte atë! Po asaj aq i bënte. Me të vërtetë asaj aq i bënte!
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania