titleToAlt
“Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese" - Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man "lan Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.” Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom "Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t'i nxisë shoqëritë e mbyllura qe të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thelle, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlenëse analizuese dhe udhëzuese" -Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Findi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke i shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për sjelljen e tregjeve të lira në çdo vend. Ian Bremmer, një ekspert mbi udhëkryqin midis ekonomisë dhe politikës, ka ndjekur rritjen e firmave shtetërore në Kinë, Rusi, shtetet Arabe të Gjirit Persik, Iran, Venezuelë dhe në shtete të tjera. Ai demonstron sfidën gjithnjë e më të vështirë që kapitalizmi shtetëror do të paraqesë për të gjithë ekonominë globale. Ndër pyetjet që trajtohen: A jemi në pragun e një lloji të ri të Luftës së Ftohtë, e cila i vendos sistemet konkurrente ekonomike në një betejë për mbizotërim? A mund të konkurrojnë shtetet me treg të lirë, me fuqitë kapitaliste shtetërore, për sa u përket marrëdhënieve me shtete që kanë elemente të të dy sistemeve - si për shembull India, Brazili dhe Meksika? A ka jetëgjatësi kapitalizmi shtetëror? Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autorët e mirënjohur në fushën e praktikës bankare dhe sidomos të asaj mikrofinanciare, prezantojnë një përmbledhje të koncentruar e të re të teknikes së huadhënies që përbën një nga pjesët e para kryesore të Bankingut. I dizenjuar posaçërisht për komponentin e "Biznesit Bankar" ky libër ofron një prezantim të përshtatshëm për ata studentë të fakultetit ekonomik dhe veçanërisht të degëve financë-bankë të cilët pretendojnë që të fillojnë një karrierë në fushën bankare. Po kështu ky libër është një manual praktik për bankierët dhe oficerët apo analistët e kredisë në institucionet financiare jobanka e ato mikrofinanciare.Të gjitha temat kryesore - duke filluar nga fushat tradicionale siç është historia bankare dhe njohuritë mbi paranë, kredinë, tregjet e kredisë, matematikën financiare të parasë dhe interesit, përzgjedhjen e klientelës, analizën financiare dhe të tregut, parimet dhe proceset e analizës së kredive me probleme, krizën financiare gjatë zhvillimeve të fundit, dhe rritja e konkurencës nga institucionet e tjera financiare si dhe parimet bazë të Bazel 2- trajtohen në një mënyrë aktive dhe pa përdorur zhargon. Ekzistojnë pyetje vetë-testuese në fund të kapitujve dhe ushtrime praktike, të cilat e bëjnë librin një manual sa praktik aq dhe të lehtë për tu perceptuar nga lexuesi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër i shumëpritur i Robert Gilpin-it përmbledh përpunimin e mëtejshëm të ideve të librit të tij të mëparshëm Ekonomia Politike e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një punim klasik ky në fushën e ekonomisë politike ndërkombëtare, që vazhdon të mbajë të mbërthyer vëmendjen e studiuesve, e punonjësve kërkimor-shkencorë dhe të atyre që bëjnë politikat shtetërore. Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit. Fuqia e kompjuterit po bëhet përherë e më shumë një nxitje e madhe e zhvillimit të ekonomisë botërore, ndërsa zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë dita-ditës çdo aspekt të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare. Libri i ri i Gilpin-it Ekonomia Politike Globale, merr në analizë të gjitha këto zhvillime. Duke pasqyruar përvojën e një specialisti që ia ka kushtuar jetën e vet këtij profesioni, libri u ofron lexuesve një punim kërkimor mjeshtëror mbi qasjet e përdorura deri tani për kuptimin dhe shpjegimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, si dhe të problemeve me të cilën po ballafaqohet sot ekonomia botërore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri Tregjet Financiare...", frut i bashkëpunimit të ekonomistëve të brezave të ndryshëm, ku gërshetohet eksperienca akademike me kontributin konkret në krijimin e funksionimin praktik të tregjeve financiare, paraqet kompleksitetin e mekanizmit, të instrumenteve të të gjitha tregjeve financiare, në praktikën e vendeve të zhvilluara dhe të Shqipërisë, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike", do të enden sipas parashikimeve të mia, ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë po nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternative e tretë është e drejtë. Pasazhet e mia debatuese synojnë në dhënien e një materiali për një përgjigje dhe, më duhet t'u kërkojë të falur, nëse në rrjedhën e dallimeve rigoroze e të rrepta debati im në vetvete është tepër i brishtë. Unë jam skllav i bindjes që, për shumë vite teoritë, që unë tani sulmoj, kanë edhe pikat e tyre të forta. Një ekonomi monetare, siç do ta shikojmë, është esencialisht një ekonomi, në të cilën pikëpamjet e ndryshueshme për të ardhmen janë në gjendje ta influencojnë sasinë e punësimit, dhe jo thjesht drejtimin e tij. Por metoda jonë e analizës së sjelljes ekonomike të së tashmes, nën ndikimin e ideve ndryshuese për të ardhmen, është një metodë që varet mbi ndërveprimin e kërkesës dhe ofertës; në këtë mënyrë, e lidhur tërësisht me teorinë fondamentale të vlerës. Kështu, ne jemi të orientuar drejt një teorie më të përgjithshme, e cila ngërthen teorinë klasike me atë me të cilën ne jemi familjarizuar si një rast i veçantë. Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë fole në çdo qoshe të mendjes tonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Financa e ndërmarrjes fokusohet në vendimmarrjet financiare që përbëjnë vendimet më të rëndësishme strategjike të biznesit. Teksti paraqet koncepte të përmbledhura financiare të ndërtuara në PowerPoint dhe të shoqëruara sipas rastit me shembuj të zgjidhur ose të dhëna statistikore. I konceptuar si një tekst për të mbajtur shënime, ai i krijon mundësinë studentit të shtojë komente, interpretime ose pyetje për zgjidhje në auiditor ose gjatë studimit të pavarur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
'Ky është një libër i shkruar bukur dhe i rëndësishëm. Lexojeni!' -Martin Wolf, Financial Times 'Ngërthyes... një eksplorim i thellë i institucioneve etike në themel të shoqërisë sonë të tregut - dhe një argument pasionant si t'i ringremë ato.’ -Jesse Norman/ New Statesman, Books Of The Year Paul Collier përdor në të njëjtën masë pasionin, pragmatizmin dhe ekonominë e mirë, për të na dhënë rrugëdaljen nga ndarjet që po shqyejnë kaq shumë vende perëndimore.’ -Mervyn King ‘Plot me ide të mira për reformimin e Britanisë pas Brexit-it, nga 'qendra e fortë'.’ -David Goodhart, Standardt Evening, Books Of The Year 'Libri i Paul Collier spikat se është pragmatik, i hapur dhe optimist' -Economist
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Ëndrra kineze" përfshin jetesën në zonat urbane, jetën dhe punën që të sjell kënaqësi, siguri sociale, shërbime publike të njëllojta, mjedis të bukur ekologjik, sigurinë e familjes dhe jetë shpirtërore të favorshme, çka në mënyrë kolektive përfaqëson dëshirën e madhe të njerëzve për një jetë më të mirë në të ardhmen, reflekton drejtimin e reformës dhe të progresit shoqëror, si dhe thekson çështjet e jetesës që kanë nevojë të marrin zgjidhje. Siç është demonstruar në praktikat e zhvillimit, rruga e duhur e zhvillimit është një faktor i rëndësishëm drejt realizimit të "Ëndrrës kineze". Rruga dhe metodat e zhvillimit gjatë tri dekadave të fundit, që nga fillimi i reformave dhe hapjes, janë njohur dhe vlerësuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë vendi. Në fakt, Kina ka ndjekur një rrugë produktive zhvillimi duke siguruar një rritje të shpejtë të ekonomisë kombëtare për 30 vjet me radhë, duke e përmirësuar në mënyrë konstante jetesën e qytetarëve dhe rritur në mënyrë të dukshme fuqinë e përgjithshme kombëtare, duke u fokusuar në zhvillimin e produktivitetit; reformimin e sistemit ekonomik shtetëror dhe atë kolektiv, duke rregulluar dhe optimizuar strukturën industriale, duke e shtyrë përpara në mënyrë graduale reformimin e sistemit politik, si dhe duke adoptuar strategjinë e hapjes...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e finances qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucionin Francez, ky libër na rrëfen historinë e zhvillimit financiar të botës siç s'është treguar kurrë ndonjëherë më parë. Në këtë kohë kur bota është e kapur nga një prej krizave më të mëdha financiare që pas Krizës së Madhe të viteve 30 të shekullit të shkuar, ky libër vjen në kohë për të na ndihmuar të kuptojmë rolin që ka pasur dhe vazhdon të ketë paraja në historinë e njerëzimit. Si dhe për të na kujtuar një nga mësimet e rëndësishme të historisë, që çdo flluskë financiare pashmangshmërisht vjen një ditë që do të plasë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një udhëtim historik e ekonomik në sistemet monetare qe kanë mbisunduar dhe kanë administruar jetën ekonomike e financiare globale, si dhe në vende apo në territore shqiptare. I shkruar si një bashkëpunim i dy prej profesorëve më të shquar të fushës së historisë monetare dhe financiare shqiptare, me një gjuhë të qartë dhe shpjegime të dhëna fehtësisht të kuptueshme për të gjithë, ai është një kontribut i çmuar për t'u lexuar, studiuar e kuptuar më mirë historinë monetare dhe bankare, jo vetëm për profesionistët e arkeologjisë, numizmatikës, historisë dhe ekorvomisë, por edhe për studiuesit e rinj dhe lexuesin e gjerë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Pjesa e dytë e botimit me dy vëllime, "PARAJA, BANKAT DHE SHOQERIA: Bashkëudhëtimi liistorik që nga fillesat deri në kohët moderne", vazhdon udhëtimin historik me zhvillimet monetare dhe bankare të shekujve XVII deri XIX në tri vendet më të rëndësishme të periudhës, që u përket konkretisht Holandës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Risitë që sollën Bankat e këtyre vendeve janë: organizimi i depozitimit të parasë metalike në këmbim të dëftesave të posacme, themelimi i Bankës së parë Qëndrore dhe administrimi i borxhit të thesarit, këto janë momente kyçe në kalimin drejt një sistemi modern bankar. Bashkëudhëtimi vazhdon në periudhën e fillesave të globalizimit të ekonomisë botërore, kur këto risi shndërrohen në normë dhe Bankat Qëndrorë ndër institucionet themelore të të giitha shteteve-kombe. Rrugëtimi përshkon momente tronditëse të historisë botërore siç janë Lufta e Parë, Depresioni i Madh, përfundimi i Luftës së dytë Botërore dhe masat e vendosura në Breton Woods për krijimin e sistemit monetar ndërkombëtar dhe të institucioneve të tij pas Luftës së Dytë Botërore FMN, BB, GATT, OBT. Për të arritur në dhjetëvjecarët e fundit dhe zhvillimet moderne, themelimi i Euros si një monedhë e përbashkët europiane dhe përpjekjet e monedhës elektronike për t'u konsoliduar në një treg tashmë të globalizuar. Eksperiencat, pengesat, mësimet, sprovat, dështimet, sukseset që përjetohen gjatë çdo udhëtimi janë ato që në fund të fundit kanë më shurnë rëndësi se sa vetë destinacioni përfundimtar. Për këto arsye do të donim që ky vëllim i dytë të mos konsiderohej si një fund por ndoshta si fillimi i një rrugëtimi të ri.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht. Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre. Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian. Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen. Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”. Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull... - Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria. - Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë. - Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim. - Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin. Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë. Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre. Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka një qëllim serioz: të nxjerrë në shesh supozimet që qëndrojnë pas dogmave mbizotëruese ekonomike të sotme.Ekonomisti I duartrokitur, Ha-Joon Chang na tregon me mprehtësi e me një mendje ironike se të gjitha zgjedhjet ekonomike janë edhe zgjedhje politike dhe ka ardhur koha të jemi të ndershëm për to. 23 Çështje për Kapitalizmin të Cilat Nuk ua Thonë, zbulon se si funksionon kapitalizmi global dhe se si nuk funksionon ai.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
- Gazeta e Literatures Ekonomike Ne kete liber klasik trajtohet gjeresisht historia e ekonomise, qe nga periudha parahistorike e deri ne ditet tona, si dhe hulumtohet pabarazia e shperndarjes se pasurise midis shteteve te ndryshme. Ne kete botim te katert te perditesuar, Historia e ekonomise boterore, pasqyrohen qarte ndryshimet rrenjesore ne ekonomine boterore. Ky botim i ri mund te quhet historia perfundimtare e globalizimit, qe eshte zgjeruar per te perfshire zhvillimet me te fundit ne Bashkimin Europian, Azine Lindore dhe ne pergjithesi, ne vendet qe jane duke perjetuar nje periudhe tranzicioni ne ekonomite e tyre. Kjo permbledhje perfshin nje larmi shembujsh, si dhe nje Bibliografi te komentuar, teresisht te perditesuar, ka sherben si nje udhezues drejt nje literature tejet te pershtatshme. Tashme ne dymbedhjete gjuhe, kjo veper unike mbetet nje tekst i rralle, i shkruar me kujdes dhe lehtesisht 1 kuptueshem si per studentet e padiplomuar, ashtu edhe per te diplomuarit ne degen e historise se ekonomise europiane, te historise se globalizimit dhe te zhvillimit boteror.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre "të shpërfillurve": Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t'i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë... Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa" nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë "të vdekurve të gjallë"të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit" neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t'u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t'u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri - një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë - duhet ta marrë në konsideratë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për një jetë më të mirë, libri Pushtet i pakufishëm do t'ju tregojë si të arrini atë cilësi të jashtëzakonshme jetese që e dëshironi dhe e meritoni dhe si të zotëroni jetën tuaj personale dhe profesionale. Anthony Robbins u ka vërtetuar miliona njerëzve përmes librave të tij, regjistrimeve dhe seminareve, se duke shfrytëzuar fuqinë e mendjes mund të bëni, keni, arrini dhe krijoni gjithçka që dëshironi për jetën tuaj. Ai u ka treguar krerëve të shteteve, familjeve mbretërore, atletëve Olimpikë dhe profesionistë, yjeve të filmave dhe fëmijëve se si të arrijnë atë që duan. Me Pushtet i pakufishëm, ai zbulon me pasion dhe rrjedhshinëri, shkencën e arritjes personale dhe ju mëson: • Si të zbuloni se çfarë doni vërtct • Shtatë gënjeshtrat e suksesit • Si të riprogramoni mendjen tuaj brenda pak minutave për të eliminuar frikën dhe fobitë • Sekreti për të krijuar raport të menjëhershëm me cilindo që takoni . • Si të dubloni suksesin e të tjerëve • Pesë çelësat e pasurisë dhe të lumturisë Pushtet i pakufishëm është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t'ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t'ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj. Pushtet i pakufishëm është një libër udhëzues për performancën e lartë, në një epokë suksesi.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar. Në këtë udhërrëfyes të ngjeshur, mjeshtri i shitjeve Brian Tracy shpalos se si ta arrish aftësinë fituese, me 21 mënyra të testuara: Përcakto pikësynimet qartë, për t’i dhënë vlerë çdo minute. Njih produktet tua me rrënjë. Identifiko përparësitë konkurruese. Gjej dhe klasifiko perspektivat me shpejtësi. Krijo relacione që herët dhe ndërto besimin. Njih tre çelësat e bindjes Krijo prezantim efektiv Krijo “megabesueshmërinë”. Tejkalo gjashtë pengesat kryesore. Kërko për veprim.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përcaktimi i strategjisë së biznesit të mundëson të zhvillosh qartësi absolute për produktet, të organizosh burimet dhe të arrish rezultate edhe më të mira se më parë. Mund të tingëllojë si diçka e ndërlikuar, por Brian Tracy njeh mënyrën si ta thjeshtojë. Në këtë libër praktik, ai ndan mësimet më të rëndësishme për planifikimin strategjik. Ti do të mësosh se si të bësh pesë pyetjet kyçe me rëndësi jetike për çdo plan strategjik. Si të përcaktosh misionin korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit. Si të fitosh njohuri të vlefshme. Si të definosh situatën se ku je përballë konkurrencës. Si të ripozicionosh biznesin me produkte, shërbime dhe teknologji të reja. Si të matësh suksesin me objektiva të qarta financiare. Dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të sukseshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luter King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania