titleToAlt
Dr. Methju Hilleri po përballet me çastin më të vështirë të jetës. Neurokirurgu brilant ka takuar shumë njerëz të dëshpëruar. Po rasti i radhës nuk është thjesht një pacient që vuan e për të cilin ai ka mbetur shpresa e fundit e shpëtimit. Është Silvia, dashuria e tij e vetme. Tani, martuar me njërin prej burrave më të pasur të botës, ajo ka aftësinë t'i evokojë atij ende të njëjtat ndjenja si shumë kohë më parë në Paris dhe Afrikë. Edhe pse ka kaluar kohë mjaft e gjatë, ai nuk e ka marrë ende veten nga zhdukja e saj e pashpjegueshme në vigjilje të martesës së tyre; mendimet për të e kanë ndjekur nga pas si hije Dr. Hillerin në gjithë këta vjet. Si mjek, ai duhet të përpiqet ta ndihmojë. Si i dashur i braktisur, ai duhet të mundohet ta hedhë pas krahëve të shkuarën e të harrojë. Mirëpo, i kapluar nga dilemat, nuk guxon të mendojë se ç'do të ndodhë, nëse ia del mbanë ta shpëtojë ish-të dashurën e vet nga thonjtë e vdekjes...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj? Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Mei, Kristina, Hida, Xhuniëri, Vida - madje edhe L-ja: të gjitha gra të fiksuara pas Bill Kozit. Pronar i pasur i të famshmit Hotel dhe Shtëpi Pushimi, ky u jep formë dëshirave të tyre për atë, burrë, dashnor, kujdestar dhe mik, dëshira që sundojnë jetët e këtyre grave edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Sidoqoftë, ndërkohë që është o boshllëku, o qendra e historive të tyre, ai vetë drejtohet nga fuqi të fshehta - një e shkuar turbulluese dhe nje grua magjepsëse me emrin Silestiël. Ky zhbirim i guximshëm brenda natyrës së dashurisë dëshirës, zotërimit sublim, frikës - është i pasur në karaktere, skena gjurmëlënëse dhe në një pranim të thellë të së vërtetës se sa e gjallë mund të jetë e shkuara. Romani përbën një pasurim madhor në veprën e një prej mjeshtërve të letërsisë botërore.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Pekola Bridllavi, dymbëdhjetëvjeçare, është heroina me fatin tragjik të Syrit më Blu. E ndjekur nga dhuna e vijueshme psikike e fizike, ëndërron të ndërrojë sytë e saj të zinj me një palë sy të bukur blu. Ëndrra i mbetet pezull nën peshën e dhunës dhe e kthen në një nga ato viktima, të cilat mbeten të rralla në krijimtarinë e madhe botërore. Ka gjëra më të shëmtuara në jetë sesa shëmtia fizike; dhe Pekola e gjorë bëhet peng i tyre. Ajo pështyhet, vihet në lojë, me të tallen dhe, më në fund, e përdhunojnë. Ndaj nuk është e çuditshme që dëshiron të jetë e kundërta e asaj që është, me fjalë të tjera, të jetë fëmijë biond dhe sykaltër. Ky damar veturrejtjeje është pikërisht ajo çka e ruan romanin e Toni Morrisonit të mos degradojë në një skenar të thatë viktimizimi. Syri më Blu është një nga ato arritje universale, që nuk mund të njohin imitim.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja "Rikthimi i Sherlok Holmsit" përbëhet nga 13 tregime, të shkruara mes viteve 1902-1903, botuar në Revistën Strend në Londër. Autori deshi të bënte një pushim e ta mbyllte kapitullin e Sherlok Holmsit, ndaj tek tregimi Problemi i Fundit planifikoi vdekjen e personazhit kaq të famshëm. Mirëpo këmbëngulja e madhe e lexuesve të apasionuar pas detektivit gjeni e detyroi që të vazhdonte me rastet e vrasjeve që kërkonin zgjidhje. Te tregimi i parë i përmbledhjes Dojli shpjegon edhe rrethanat në të cilat Sherlok Holmsi kishte mbijetuar.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
VETËM ZJARRI MUND TA SHPËTOJË KLANIN TONË Për breza të tërë,katër Klane macesh kanë ndarë bashkë të njëjtin pyll. Por, Klani i Bubullimës është në rrezik të madh, teksa Klani i Hijes forcohet çdo ditë e më shumë. Në mes të kësaj trazire, shfaqet një maçok shtëpie i quajtur Ndryshkamani... i cili mund të rezultojë të jetë luftëtari më i guximshëm nga të gjithë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i zbutur Rovër duhet t’ia gjejnë fillin kësaj pune. A do të munden Xheku dhe miqtë e tij ta zbulojnë përse zombit po zhduken... përpara se t’u vijë radha edhe vetë atyre?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një luan i përzënë nga tufa e tij. Një elefant që mund ti lexojë kockat të vdekurve. Një babun që ngre krye ndaj fatit të vet. Për breza me radhë kafshët e rrafshinave të Afrikës janë sunduar nga një kod i pandryshueshëm: vrit vetëm për të mbijetuar. Por ekuilibri i brishtë midis grabitqarëve dhe preve tani qëndron në dorë të këtyre tre heronjve të pazakontë... “Personazhe të thellë, një fabul e larmishme, mitologji e pasur dhe një peizazh që të lë pa frymë. I egër dhe i mrekullueshëm.” - Kirkus Reviews
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur dri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojrat dhe rezervat e pafund me biskota Oreo, TË MARRA NGA DYQANET E BRAKTISURA. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, djaj me krahë e kacavjerrëse të gjalla. Prandaj ngre një skuadër me: shokun e tij të ngushtë Kuint, Dërkun, Rovërin dhe Xhunin. A do të arrijë Xheku me ndihmën e tyre të mposhtë krijesat apokaliptike dhe të mos jetë më një djalë i zakonshëm?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky roman është ditari i një personazhi të trillit artistik. Pas më shumë se një gjysmë shekulli prej botimit të shënimeve të rrëmbyesit të vet prej Vladimir Nabokovit, Lolita, më në fund, bëhet e gjallë. Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. Shkrimtari Christophe Tison - fëmijëria e të cilit është e ngjashme me atë të Lolitës, ngaqë ka qenë i rrëmbyer nga një i rritur - arrin me Ditarin e L-së një vepër mjeshtërore. Ky ka botuar rrëfime autobiografike, mes të cilave bestsellerin Ai më donte (Grasset, 2004). Është, gjithashtu, autor i romaneve të bombarduara nga kritika si Të bën të lumtur (Gallimard, coll. L'Arpenteur", 2013) dhe Të dashuruarit nuk mund t'i ndeshësh askund (Gallimard, coll. "L'Arpanteur", 2017)
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Tes de Suza nuk është një jetime e zakonshme. Kur një pasanik i panjohur shfaqet në Strehën Ekërbi për të Humbur dhe të Braktisur. me pretendimin se ishte i afërmi saj, Tesi niset për një jetë të re me të. Nuk merr me vete asgjë më shumë se tarantulën e saj, Violetën dhe një pajisje të çuditshme, me të cilën e kishin lënë që foshnje. Po në vend që t'i japë përgjigje për të kaluarën e mistershme të Tesit, shpejt behet e qartë se interesi i kujdestarit të saj për të është pjesë e një plani të tmerrshëm. Këtu vihet në lojë fati i më shumë se një bote dhe i takon Tesit ta ndalë atë burrë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kujtimet e Sherlok Holmsit" është një përmbledhje e tregimeve të Sherlok Holmsit, e botuar fillimisht në vitin 1893, nga Artur Konan Dojli. Një burrë si Sherloku ka shumë armiq: vrasës të dhunshëm, batakçinj të ulët, fantazma dashurish të vjetra, kërcënues, shkrimtarë helmues, për të përmendur vetëm disa. Por askush nuk është kaq i tmerrshëm e i fuqishëm sa profesor Moriarti. Moriarti është i vetmi, i cili mund të krahasohet me gjenialitetin e Holmsit. Është i vetmi njeri, ndoshta, që mund ta mposhtë përfundimisht detektivin e madh...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Hestia, perëndesha e ëmbël e vatrës, e dashuron gatimin, por është tepër e ndrojtur për të ndarë këtë pasion me nxënësit e tjerë. Sallata e saj e famshme jambrozia është nga më të preferuarat në AMO, por askush se ka indenë se e kujt është receta. Kur i duhet të zgjedhë një simbol, që përfaqësonë më së miri veten për konkursin Shërbimi ndaj Racës Njerëzore, shoqja e saj e klasës qesh me zgjedhjen e saj të parë të një ene gatimi të zakonshme. Pas sikletit fillestar, Hestia vendos të thyejë guaskën dhe të mos jetë kaq e padukshme për këdo rreth e rrotull në AMO. Me ndihmën e Famës dhe një djali me bisht hardhuce me emrin Aska. Ajo nis të kuptojë se ka shumë për t‘u ofruar të tjerëve.Por a do të mundet të tregojë më të mirën e vetvetes përpos gjithçkaje.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sergina ka lindur në 12 gusht të vitit 1988, në një familje të madhe.Studioi në liceun artistik'Jordan Misja', dega pikturë dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në degen Skenografi-Kostumografi Arti për të eshtë ushqim për shpirtin
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Marrëdhënia e tyre përvëluese sensuale përfundoi me zemërthyerje dhe padi reciproke, po Kristian Grei nuk mund ta heqë Anastasia Stillin nga mendja, apo nga zemra. I vendosur për ta rifituar, ai orvatet të shtypë dëshirat e tij më të errëta e nevojën për kontroll të plotë dhe ta dashurojë Anën sipas kushteve të saj. Po tmerret e fëmijërisë vazhdojnë ta përndjekin, ndërsa shefi djallëzor i Anës Xhek Hajdi duket qartë që e dëshiron atë për vete. A do të mundet terapisti dhe miku i besuar i Kristianit ta ndihmojë atë të mposhtë demonët? Apo prirja zotëruese e Elenës, gruas që e joshi në adoleshence dhe përkushtimi i marrë i Leilës, ish- të nënshtruarës së tij do ta tërheqin pas në të shkuarën? Dhe në qoftë se Kristiani i e rifiton Anën, a mundet të shpresojë një njeri kaq i errët dhe i shkatërruar për ta mbajtur?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 750 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania