"... përkthimi nuk është thjesht një kalim nga një gjuhë në tjetrën, por
edhe një kalim nga një kulturë në tjetrën, nga një enciklopedi në
tjetrën. Një përkthyesi lipset të mos i trembet syri jo vetëm nga
rregullat rreptësisht gjuhësore, por edhe nga elementet kulturore, në
kuptimin më të gjerë të fjalës".
Një demonstrim i shkëlqyer erudicioni prej njërit nga mendimtarët
më të shquar të botës rreth çështjes se si përkthimi i keq mund të
cenojë kulturën, politikën dhe artin.
I bazuar në një varg leksionesh për përkthimin, ky studim është një
diskutim provokues dhe bindës për vështirësitë e një përkthimi
besnik. Duke përdorur shembuj nga tekstet e letërsisë klasike,
përfshirë edhe romanet e tij bestsellers, Eco-ja shqyrton gjërat e
drejta dhe gabimet, keqkuptimet dhe "negocimet" e domosdoshme
gjatë përkthimit. Aty ku Hamleti i Shekspirit, kur dëgjon Polonin
prapa perdeve, bërtet: A rat!, Hamleti i Nolit bubullin: Një mi!
A është ky përkthimi besnik?! Por ka një arsye të fortë për këtë...”
Me shumë mprehtësi dhe humor gjatë analizës së përkthimeve të
ndryshme, Eco-ja dëften se si kryhen këto negocime. Duke ndriçuar
grackat e një përkthimi fjalë për fjalë, ai i kërkon një aparature të
përkthejë një pjesë nga Bibla në spanjisht, pastaj e kthen atë sërish në
anglisht, pastaj në gjermanisht dhe sërish në anglisht. Përfundimi
është gazmor dhe qesharak, por, sipas këndvështrimit të Eco-s, aty
prapëseprapë mund të dallosh që bëhet fjalë për Biblën dhe jo për
aventurat e para të Harry Potteri-t.
Interesant dhe i kuptueshëm për gjithkënd, ky studim është i
domosdoshëm veçanërisht për studentin e gjuhëve të huaja.
Çmimi:
1000 Lekë