titleToAlt
Diabolikët është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur, Jules-Amedee Barbey d'Aurevilly: krijesat e tij, përverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kenaqesinë e atij qe, teksa le të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndesi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha endjet e shqisave. Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalë të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservativë, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Ca prej nesh, u hodhën të parët nga kuverta duke rënë pupthi në platformën e portit. Për një çast, tek rrinin ashtu këmbadoras, ngjanin si motakë që kërkonin të zinin këmbët. Ngritën trupin vertikalisht, qëndruan derisa fituan pak siguri, ndërsa ushtarët tërë përkujdesje sprapseshin për të mos t'i penguar. Hodhën hapat e parë me delikatesë dhe qeshën fëmijërisht. Ishin hapat e parë të lirisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
BESTSELLER NDËRKOMBËTAR QË KA SHËNUAR NJË BREZ TË TËRË Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Kristiana Vera Felscherinow-it dhe e adoleshentëve të tjerë të Berlinit Perëndimor, në fund të viteve 1970. Kristiana F. është katërmbëdhjetë vjeçe. Ka një baba të dhunshëm dhe një nënë të paaftë për ta mbrojtur. Një histori droge, prostitucioni dhe dhunë. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, provon për herë të parë alkoolin, hashashin dhe LSD-në dhe gjithë përvojat e saj janë përshkruar me imazhe evokuese.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Superlibri i klasës së parë përmban ushtrime të larmishme, teste, projekte dhe detyra portofoli, të cilat trajtojnë në një mënyrë të re njohuritë e marra në shkollë, në lëndët: Abetare, Matematikë, Dituri natyre, Edukim për shoqërinë dhe Gjuhë angleze.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, I njihni librat e mi? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se Gruvieri, më ndjellëse se Gorgonxola...Histori për tu pirë në kupë, për fjalë të nderit të Jeronim Stiltonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Melodia është një vajzë 11-vjeçare, krejt ndryshe nga shumica prej nesh. Ajo s'mund të ecë, s'mund të flasë, s'mund të shkruajë, për shkak të një sëmundjeje të lindur. Nga ana tjeter, ka një kujtesë fotografike: arrin të mbajë mend çdo hollësi të çfarëdolloj gjëje që nuk e ka përjetuar. Melodia është vajza më e zgjuar e shkollës, por askush nuk e di këtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Muzika mbush me gaz e hare ceremoninë e paqes midis verrotëve dhe fiderbëve. Ura Akor ndriçohet nga shandane bronzi dhe të gjithë vallëzojnë të lumtur. Veçse Geri Hopi ka parë një endërr. Një ëndërr të keqe, ku ishulli i Hunias helmohej. Tregtari famëkeq e shpirtkazmë, Kornelius Gunterofi, i arratisur nga burgu i Besias bashkë me burgaxhinj të tjerë, ia beh pa ftuar në ceremoni, duke sjellë amfora plot me pluhur të kuq, një helm vdekjeprurës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
TË DASHUR MIQ BREJTËS, I NJIHNI LIBRAT E Ml? JANË HISTORI GAZMORE, MË TË BUTA SE MOCARELA, MË TË SHIJSHME SE GRUVIERI, MË NDJELLËSE SE GORGONXOIA... HISTORI PËR TV PIRË NË KUPË, PËR FJALË TË NDERIT TË JERONIN STILTONIT.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
JEPI FORCA, QULLASH! "Një mëngjes. Hiena erdhi në shtëpinë time dhe më mori me vete në Portomiush. Deri këtu gjithçka duket në rregull. Por do të thoni ju, ku qëndron aventura? Problem! është se më detyroi të merrja pjesë në Kampionatin Botëror të Karatesë... Ciut!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në rrëfimin e Homerit, Penelopa, gruaja e Odisese, portretizohet si kulmi i besnikërisë bashkëshortore dhe historia e saj është një mësim i dobishëm përgjate gjithë shekujve. E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas rrëmbimit të Helenës, Penelopa, edhe përballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njëqind mëtues.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë ta shpjere në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kurrë më parë nuk kisha qenë aq e lumtur që isha zhytur plot një orë në"Detin e Tmerrshëm". Ndodhesha në Kontinentin e Madh, po vizatoja re në qiellin blu të zbehtë dhe një fushë beteje të mbushur me brejtës. Vizatoja ujqër, korba dhe minj Kirikiri që dilnin nga toka për të shqyer mishin e kufomave, të cilin më pas e çonin në strofull për të ushqyer të vegjlit e tyre. Ndjekësit më pyesnin shpesh se nga frymezohesha për krijimin e përbindeshave të Orkusit. Unë u thosha që as vetë s'e dija, veçse kuptoja që e kisha më të thjeshtë që t'i sajoja këta përbindesha kur isha e inatosur apo e tronditur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Vajzat e fshatit" i botuar më 1960, është romani i parë i Edna O'Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij. Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga një fshat i Irlandës, krejt të ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësine e tyre të trazuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kosherja" ëshë vepra më e njohur e shkrimrarir spanjoll dhe fituesit të cmimir Nobel në 1989, Camilo Jose Cela. Romani portretizon jetën e përditshme të Madridit në fillim të viteve '40 dhe përqendrohet rreth një kafeneje të vogël që gëlon si koshere. Në Spanjën e pas Luftës Civile, ku sapo ka triumfuar diktatura e Frankos, "kosherja" popullohet nga një turmë njerëzish të zakonshëm që as e kanë humbur luftën, por as e kanë fituar; njerëz që ulen shkujdesshëm në stolat vetmitarë të parqeve publike, që jetojnë nëpër pallate pa ngrohje, që grumbullohen nëpër kafene për të gjetur pak ngrohtësi, për t'u qetësuar me një gotë dhe një cigare.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Oriksi dhe Krejku" është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një" botë postapokaliptike. Njeriu i Deborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhe. Ai vajton për humbjen e shokut te tij të ngushtë, Krejkut, dhe te Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilen ishin të" dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Debores ndërmerr një udhëtim - me ndihmën e Krejkerve, fëmijeve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e perbindshme e Krejkut - përmes natyrës së harlisur, qe jo shumë kohë më parë pat qenë nje qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe te pakontrollueshme mutacionesh gjenetike.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në javët që pasuan vdekjen e së bijës 16-vjeçare, Kamilës, e cila ndcrroi jerë në prag të Krishtlindjeve, vetëm pas katër ditësh me ethe të tmerrshme, Sophie Daull filloi të shkruante. Shkruan për të mos harruar Kamilën, vështrimin e saj "të çiltër, pa djallëzi. plot dritë", çastet e tyre të bukura, të qeshurat e gëzimet; pasojat, zbrazëtinë, organizimin e lamtumirës së fundit, adoleshentët që duhen ngushëlluar, të tjerët, gjestet e të cilëve platitin shpirtin e saj të trazuar... Shkruan për të qëndruar në këmbë, për të kaluar ca orë të ditës në shoqërinë e fëmijës së humbur, për të shmangur valën e mendimeve të liga. Larg të qenit shfryrja e një nëne në zi apo një mauzole — sepse humorizmi qëndron aty me të drejta të plota — ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të doshur miqtë e mi! Viti shkollor thiuajse po mbaron dhe pushimet janë afër, kështu që më erdhi një ide e shkëlqyer. A do t'ju pëlqente të vinit për vizitë këtë verë në Ishullin e Miushëve? Së bashku do të kalojmë pushime supermiushore dhe ju do të jeni të dërguarit specialë të gazetës "Jehona e Brejtësit. Argëtohuni dhe rikujtoni njohuritë e marra gjatë vitit shkollor: • Të gjitha aktivitetet janë hartuar në përputhje të plotë me lëndët mësimore. • Ushtrimet janë shoqëruar me ilustrime, me qëllim që të jenë sa më argëtuese. • Në faqet e librit do të gjeni fragmente të shkëputura nga aventurat e personazhit aq të dashur për ju, Jeronim Stilton! • Pushimet e kësaj vere do të jenë vërtet të mrekullueshme! Kujtimet më të bukura do të keni mundësi t'i pasqyroni në disa prej faqeve të këtij libri, përmes përshkrimeve ose vizatimeve. Në këtë mënyrë, do t'i kujtoni përherë pushimet tuaja. • Në faqet e fundit të librit do të gjeni përgjigjet e të gjitha ushtrimeve. Kështu, do të keni mundësi të shikoni nëse i keni zgjidhur si duhet ato.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Kafshët" e Miguel Torga-s është një univers i skicuar ne 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat dhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten. Të ndryshme mes tyre, këto "bishëza", kafshë e njerëz, janë të gjitha në të njëjtën "Barkë të Noes", toka amë, të vëllazëruara në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe ai udhëton me "kafshëzat" në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Papritmas, lulja nisi të lëvizte, a thua se frynte erë, majtas-djathtas, djathtas-majtas, me një rregullsi të harmonishme. Pastaj, si për çudi, mu zhduk nga sytë, sikur ta kishte përpirë nata, por nuk vonoi dhe u rishfaq në tërë freskinë e saj blu. Një dëshirë më lindi e më kaploi një si ethe përvëluese: të shndërrohesha në kërmill, t'i ngjitesha ngadalë, shumë ngadalë, ta përkëdhelja me brirthët e mi, ta njomja me lëngun tim thelbësor, t'i lëpija, pija, përpija vesën mbi petla; pastaj ndërrova mendim: më mirë të kthehesha në bletë të egër, të shkoja e t'i futesha mes petlave, t'i thithja nektarin, nektarin blu, për të prodhuar një mjaltë qumështor të rrallë."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Një mister pret që të zgjidhet në Havai: dikush ka ndër mend të vjedhë një gjerdan shumë të çmuar... Po kujt ia merrte mendja se për të gjetur hajdutin, duhet të merrja pjesë në një Garë Superserfi?"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
'E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri". Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk munc t'i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t'u marrin kampionët e gjakut për t'i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fialës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. "E gjelbër smeraldi" është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e "Blu safirit", duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. “Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!”
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Më shumë se 15 vjet pas ngjarjeve të romanit 'Rrëfenja e shërbëtores", regjimi teokratik i Republikës së Gaiaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave. thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese. Dy prej tyre janë vajza të reja, rritur si pjesë e brezit të parë të formuar nën rendin e ri. Dëshmive të tyre do t'u bashkohet edhe një zë i tretë: një grua tashmë, që ushtron pushtetin përmes mbledhjes dhe shpërndarjes së pamëshirshme të sekreteve. Teksa Atwood shpalos "Testamentet", ajo hyn në mekanizmat më të fshehtë të Galaadit, ndërsa çdo grua është e detyruar të përballet me vetën për të kuptuar se deri në ç'pikë mund të arrijë për të realizuar ato që beson. . “Po na katandisnin në kafshë, kafshë në vathë, po na ulnin në nivelin e natyrës sonë kafshërore. Dhe po na e përplasnin në fytyrë. Duhet ta konsideronim veten nënnjerëz.”
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në një Tiranë ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia, është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po shuan njerëzinë. Por ndërkaq, ndodh një krim në dukje thuajse i rëndomtë. Kurbatkës së Bregut të Lumit, që sheh filxhan dhe ua nxjerr në shesh të palarat njerëzve, i kanë prerë grykën me brisk. Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, i duhet të zbulojë vrasësin dhe motivet që e kanë shtyrë atë deri në këtë mizori. Të jetë vallë një hakmarrje e thjeshtë? Apo gjëma shkon përtej pafajësisë së një filxhani? Di Hima kërkon të gjejë një vrasës, kurse qytetit po i merret fryma nga morti. Tom Kuka mbush karron e tij me trupat e lëngatës së Flamës, ndërsa dikush vret për të mbuluar mëkatin nga rrjedh e gjithë llahtara. “Autori duket se ka zgjuar gjuhën me të cilën është rritur, por edhe krenarinë për një qytet që po tret zakonet e së shkuarës së tij me shpejtësinë e së përditshmes.” Agim Baçi “[...] Tom Kuka gatuan magji të parezistueshme me gjuhën që end thurimën e rrëfimit, dhe e magjeps pashmangshëm lexuesin.” Mira Meksi
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania