titleToAlt
Në këtë libër me kujtime udhëtimesh, Robert D, Kaplan, një ekspert i gjeopolitikës, i hedh një vështrim të mprehtë rajonit, i cili për shekuj me radhë ka qenë një pikëtakim për këmbime kulturore dhe tregtare, si dhe për këmbime idesh, Ai vendos të udhëtojë përreth brigjeve të Adriatikut, përmes Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë, për të zbuluar më tepër nga ngjarjet e zhvillimet rajonale, të cilat nuk transmetohen nëpër gazeta e lajme.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Bashkohuni me Andin dhe Terin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39 - katëshe në pemë! kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e çokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Feçkator, bëni kërcimin më të mirë në pistën vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni në një sajë të tmerrshme dhe njihuni me profesor Stupidon, çshpikësin më të madh në botë. E po, çfarë po prisni? Ngjituni lart!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Emi vdes për makina dhe ëndërron të bëhet shofere. Epo, një furgon Ford Transit. I cili mund të tingëllojë çuditshëm. Ju duhet të lexoni këtë libër për të kuptuar pse. Por Amy kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë ajo ëndërron më shumë: Të ngasë makinën. Deri tani...
Çmimi: 1300 monedha
titleToAlt
Njëqind vite pas vrasjes së tij, Rasputini vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore të personifikimit të së keqes. Biografitë, romanet dhe filmat e shumtë rrëfejnë ngritjen e tij misterioze në pushtet si i besuari i Nikollës dhe Aleksandrës dhe si mbrojtës i trashëgimtarit të sëmurë të fronit rus. Shthurja dhe ndikimi i keq politik i tij janë material i legjendës, ndërkohë që mbi të ësht hedhur përgjegjesia e rënies së dinastisë Romanov.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
..Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europçs, një vend pothuajse mitik pa lidhje me pjesën tjetër të botës. Por Shqipëria, e futur mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Adriatikut, do të bëhej një çelës në fushëbetejën e Luftës së Ftohtë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Londër: 1940 Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertudën. Por kur Kopshti Zookogjik vihet në rrezik, Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertudën...dhe të gjithë të tjerët.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Gruaja, që i vuri vulën një epoke: portreti i Kancelares së Parë Federale. Angela Merkeli dha dorëheqjen nga detyra, megjithëse askush nuk do t'ia kishte refuzuar dot të drejtën për një kandidim të ri. E bëri këtë vullnetarisht dhe jo vetëm për këtë arsye është një dukuri që bën përjashtim. Gjashtembëdhjetë vite si kancelare ajo e ushtroi detyrën më të rendësishme të politikës gjermane, aq gjatë sa para saj vetëm Helmut Kohli dhe prapëseprapë mbeti në shume drejtime një enigme për kundershtarët dhe perkrahesit e vet. Nga i vinte kjo forcë kembëngulëse? Nëse Merkeli, siç pretendohet shpesh, qeverisi faktikisht vetëm në menyrë pragmatike, pa ideologji dhe deri pa vizion, si mundi vendi të ndryshojë aq shumë nën regjinë e saj?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
...Gjuha shqipe u dha shumë prej te ashtuquajturve 'grekë' dhe 'turq' një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjeherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë midis atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin. Ushtritë otomane në Ballkan i varën shumë shpresat te luftetarët shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë, të kontraktuar me një pagë mujore dhe Porta e Lartë shqetësohej me të drejtë rreth pamundësisë për të besuar tek ata. Shqiptarët etnikë gjithashtu ishin në qendër të kryengritjes greke.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Maks Çapkëni është peshkopi më i ri i qytetit! Herën e fundit që folëm për Maks Çapkënin dhe ndihmësen e tij, Erinën, ata sapo kishin kopsitur planin për tre hajdutët e paaftë. Tani, dy shokët janë fshehur në fund të koshit të plehrave, për të mos u pikasur nga hajdutët hakmarrës dhe policët. Ata po përballen me armiq të vjetër dhe të rinj, ndërsa hasen edhe me sfida të reja. A do të munden të shpëtojnë paq, ndërsa mbrojnë shkollën South Ridge nga dhunuesit dhe kriminelë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Te "çmenduria e turmave", Douglas Murray investigon çrregullimin e kulturës "woke" dhe ngritjen e politikave të identitetit. Me një prozë të gjallë dhe brisk të mprehtë ai ekzaminon çështjet me kontroversiale të kohës: seksualizmin, gjininë, teknologjinë dhe racën, me interlude në bazat e "wokeness" marksistë, ndikimin e teknologjisë dhe si duhet të mesojmë të jemi të aftë për të falur në kulturën gjithnjë në rritje online. Një nga shkrimtarët e pakët që guxon t'u kundërvihet pikëpamjeve mbizotëruese dhe të vërë në dyshim ndryshimet dramatike të shoqerisë sonë duke filluar nga ripërcaktimi i gjinisë së fëmijevë e deri te ndikimi i të drejtave transgjinore te gratë libri penetrues i argumentuar me mjeshtëri i Murray-it, i botuar tani me një pasthënie të re,çan një shteg normaliteti përmes mjegullës së situatës së veshtirë moderne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Një renditje e shkëlqyer personazhesh dhe një mister intrigues. Më pëlqeu pa masë!"
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
A do të përfundojë udhëtimi që Niki ka ëndërruar nga "Tmerrësisht i bukur" në i "Tmerrshëm".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Po sikur lumturia të jetë para syve tanë? Ana, 37 vjeç, ndihet e lodhur nga puna dhe letrat e përmbaruesve. Vajzat i sheh shumë pak, vetëm në mëngjes. Nga guaska, në të cilën është mbyllur, sheh jetën që po ikën. Në moshën 17 - vjeçare, Kloeja heq dorë nga ëndrrat e saj për të ndihmuar të ëmën. Ajo kërkon dashuri te djemtë, por marrëdheniet e saj nuk zgjasin. Ashtu si karroca e Hirushes, ata transformohen, pasi e arrijnë atë që duan.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
A e ke menduar ndonjëherë si funksionon trupi yt? Trupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, mahnitës dhe...fort i çuditshëm është imi. Madje i çuditshëm është dhe ai i mësuesit tënd të matematikës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjithçka filloi në një natë të errët me stuhi...A e mbani dot një sekret? Jeni të sigurt? Sepse ky është një sekret shumë i madh...Që pas stuhisë së frikshme, diçka po u ndodh fëmijëve në rrugën e Frenkit. Po ndryshojnë një e nga një. Po bëhen pak të çuditshëm. Pak...Magjikë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ju jeni takuar me fëmijët më të këqinj në botë. Madje u njohët edhe me mësuesit më të këqinj në botë. Tani shkrihuni së qeshuri me...Prindërit më të këqinj në botë!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Tri javë. Dy motra. Një makinë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Më shumë sesa dhimbje barku, një histori e vërtetë. Një natë Raina zgjohet nga një dhimbje e tmerrshme stomaku, kështu që me siguri është virozë. Raina rikthehet në shkollë, ku i duhet të përballet me ulje - ngritjet e përhershme: miqtë, jo - miqtë dhe shokët e klasës të cilët mendojnë se viti shkollor është thjesht një mbledhje e mërzitshme që zgjat ca si shumë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A jeni ndier ndonjëherë sikur nuk dini më ç'të bëni? Keni kaluar orë të tëra duke sajuar një lojë të ngatërruar për fëmijët - dhe në fund jeni gjendur duke luajtur vetëm? Keni hequr dorë fare dhe u jeni dorëzuar ekraneve?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ç'bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë? Flenë nëpër tavane të varur si lakuriqtë e natës, apo të zhytur në ndonjë pirg këpucësh demode?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nuk ka asgjë të pazakontë në familjen Broket. Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ta, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Norës po shkon keq e më keq. Në mesnatën e ditës së fundit në këtë jetë, ajo e gjen veten në një bibliotekë. Aty i jepet mundësia të zhbëje keqardhjet e saj dhe të provojë çdo jetë tjetër, që ajo do të kishte dashur të jetonte. I gjithë kalvari i jetëve që ajp provon, ngre një pyetje tepër të rëndësishmne: "Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?".
Çmimi: 1300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania