titleToAlt
Cila është skuadra që ka fituar më shumë kampionate botërore? Cili është roli më i përshtatshëm për ty? Si mund ta përmirësosh teknikën tënde? Nëse futbolli është pasioni yt i madh, atëherë ky është libri që bën për ty! Kampionët më të mëdhenj do të të shoqërojnë mes faqeve, duke të zbuluar shumë gjëra që ngjallin kureshtje dhe hile të vockla për t'i zbatuar në fushë?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për të mbijetuar, ajo do të braktisë Terezën e dikurshme, vajzën e pafajshme, e cila i besoi jetën e saj një kontrabandisti. Do t'i duhet të kërkojë brenda vetes gruan e cila është aq e fortë sa për të zbukuar një botë të shëmtuar dhe të rrezikshme si ajo e narkotrafikantëve, një grua të cilën nuk e dinte se ekzistonte. Ajo u shfaq kur kartelet kolumbiane kërkonin rrugë alternative për në Europë. Ajo e shndërroi transportin e paorganizuar të lë lëndëve narkotike në një korporatë që punonte si sahat.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Një zë i veçantë lidhur me paratë. një zë që i drejtohet sidomos... brezit të tij." - San Francisco Chronicle "Mos u gaboni nga stili i lehtë dhe joklasik i këtij libri. Ai përmban këshilla serioze lidhur me vendimet mbi financat personale, nga hartimi i buxhetit dhe kursimet, deri te shpenzimet dhe investimet." - BURTON G. MALKIEL, autor i "Një shëtitje e rastit në Uoll Strit"
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nuk ka burrë në botë që të zbute Aleksandra Rubiloven. Mos pranimi i palëkundur për t'u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë "të harruar prej koheëh" dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e hijshëm e të padurueshëm me të cilin ajo duhet të shkojë për t'u martuar në atdheun e tij.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
POPI DHE ALEKSI, DY SHOKË TË NGUSHTË. DHJETË PUSHIME VERORE. NJË SHANS I FUNDIT PËR TË RËNË NË DASHURI. POPI DHE ALEKSI. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyre kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi e të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë. Pjesën më të madhe të vitit jetojnë të ndarë - ajo në Nju-Jork Siti dhe ai në qytetin e tyre të vogël të lindjes - por çdo verë, gjatë një dekade të tërë, kanë bërënga një javë pushime të shkëlqyera bashkë. Deri dy vite më parë, kishin prishur gjithçka. Madje, as që kanë folur më.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Nga autorja bestseller e romanit "Premtimi i Bletërritësit" vjen një histori emocionuese për tri gra të reja që përballen me zgjedhje të pamundura. Si do t'i gjykojë ato historia - dhe familjet e tyre? Paris, 1940. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, tri rrobaqepëse e jetojnë jetën aq normalisht sa është e mundur. Por të trija ndryjnë të fshehta. E plagosura në luftë, Mirej, bën pjesë në luftëtaret e Rezistencës, Kleri ka qenë ngashënjyer prej një oficeri gjerman, dhe sekreti i Vivienit është i tillë që ajo nuk mund t'ia zbulojë asnjërësn prej tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
August Evereti është shkrimtar i njohur i letërsisë artistike, i vlerësuar nga kritika letrare. Xhenjuëri Endrijus, nga ana tjetër, shkruan komedi të lezetshme romantike që kanë pushtuar majat e klasifikimit të librave bestsellers. Ai është një shkrimtar serioz, por nuk mund të flasë për ndjenjat. Ajo është një avokate e dashurisë së përjetshme dhe një fundi të lumtur. Nuk kanë asgjë të përbashkët, vetëm se tre muaj me radhë do të jenë fqinjë në vilat e plazhit. Të dy vendosin të sfidojne njeri-tjetrin dhe arrijnë një marrëveshje që do t'i nxjerrë nga zakonet e tyre krijuese: Augusti do ta kalojë verën duke shkruar një romancë me fund të lumtur dhe Xhenjueri do të shkruajë Romanin e Madh Amerikan të radhës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
BESTSELLER #1 I SUNDAY TIMES VEX KING ka kaluar pengesa të ndryshme derisa u bë një burim shprese për mijëra të rinj dhe tani, nga përvoja dhe mençuria e tij intuitive, mund të të frymëzoje edhe ty që: • të praktikosh kujdesin për veten, të heqësh energjinë toksike dhe t'i japësh përparësi mirëqënies • të kultivosh zakone pozitive të jetesës, si për shembull, ndërgjegjësimin • të ndryshosh bindjet për t'u hapur udhën mundësive fantastike në jetë • të arrish synimet duke përdorur teknika të provuara e të besueshme • të kapërcesh frikën e të lundrosh me universin • të gjesh qëllimin më" të lartë në jete e të bëhesh një dritë që shkëlqen për të tjerët GOOD VIBES, GOOD LIFE do të të japë forcë e do të të frymezojë të ndryshosh mënyrën si ndihesh, mendon, flet, vepron dhe si e jeton jetën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ikona e filmave të Hollivudit Evelin Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani? Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lenë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t'i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta perdorë këtë mundësi për t'i dhënë një" shtysë përpara karrierës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
A e kishte gjetur Qeni - njeri ndihmësin Perrr - fekt?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Brenda një dite, katër jetë ndërlidhen me njëra - tjetrën në mënyra të papritura. Virgjil Salinasi është i druajtur e zemërdhembshur dhe ndihet si i huaj në familjen e tij të çmendur pas sporteve. Valencia Samerseti, e shurdhër, është e zgjuar, trime, e vetmuar dhe pëlqen gjithçka të natyrës.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Askushi Ovens, i njohur si Kushi, është një djalë normal. Ai do të ishte plotësisht normal po të mos jetonte në një varrezë, ku rritet nga hijet e mbrohet nga një kujdestar që nuk i përket as botës së të gjallëve as asaj së të vdekurve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë. Para se vëllai i vogël i Megi Marit, Qarls Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një ëngjëll me krahë e me sy, me trup prej erë dhe flakë. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të shpëtojnë jetën e Qarls Uollsit. Që të arrijnë këtë ata duhet të futen thellë brenda Qarls Uollsit, të përpiqen të mposhtin Ektroset dhe të rikthejnë harmoninë e përsosur e gëzimin në ritmin e krijimit, në këngën e universit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në luginën e malit të shkretë, një vajzë e vogël me emrin Minli jeton bashkë me prindërit në një kasolle të rrënuar. Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për dragoin Jade dhe për plakun e hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
13 GJËRA QË NJERËZIT E FORTË MENDËRISHT NUK I BËJNË • NUK E HUMBASIN KOHËN DUKE NDIER KEQARDHJE PËR VETEN NUK HEQIN DORË NGA FUQIA E TYRE NUK I SHMANGEN NDRYSHIMIT NUK PËRQENDROHEN TE GJËRAT QË NUK MUND T'I KONTROLLOJNË NUK SHQETËSOHEN QË TI KENAQIN TË GJITHË NUK KANË FRIKË TË NDËRMARRIN RREZIQE TË LLOGARITURA NUK JETOJNË ME TË KALUARËN NUK PËRSËRISIN VAZHDIMISHT TË NJËJTAT GABIME NUK E URREJNË SUKSESIN E TË TJERËVE NUK DORËZOHEN PAS DESHTIMIT TË PARË NUK KANË FRIKË TË KALOJNË KOHË VETËM NUK MENDOJNË SE BOTA U DETYROHET NDONJË GJË NUK PRESIN REZULTATE TË MENJËHERSHME
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një stol, mu ne qender të sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta të kalimtarëve është ulur një burrë. Në gjunjë mban një bllok nga i cili nuk ndahet kurrë. Pret çastin e duhur për ta hapur dhe për të shkruar në të përqafimet më të bukura, dëshmitari i heshtur i të cilave është. E ka bërë këtë gjë për më shumë se tridhjetë vjet: një gjueti krahësh që bashkohen dhe që, kur kapen mes tyre, flasin për një histori. Historinë e lidhjes së pathyeshme mes prindit dhe fëmijës. Atë të pajtimit mes dy vëllezërve, që ishin ndarë prej shumë kohësh. Apo atë të pasionit që bashkon dy të dashuruar në një të tashme të përjetshme, nga e cila nuk duan të largohen kurrë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë. Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Në çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv - për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet - dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj. Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore. Përmes vdekjes së Tekila Leilës, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. Ky roman satirik, i nisur si një sulm i ashpër alegorik kundër zbrazëtisë së jetës dhe hipokrizisë së oborrtarëve dhe të politikanëve të kohës, u pasurua gjatë shtjellimit të mëtejshëm, duke u shtrirë në disa vjet, me analiza më të kujdesshme të Suiftit për shoqërinë njerëzore. Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viola Brunello është "ngopur” me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Vioia nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme. I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në "listën" e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të "listës së përmbushjeve": kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t'i bënte... Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres. Të duhet më shumë produktivitet në punë. Më shumë të ardhura për jetë më të mirë. Të duhet më tepër kënaqësi nga jeta, më shumë kohë për veten, familjen dhe miqtë. Tani mund t’i kesh të dyja-më pak dhe më shumë Në librin "Një gjë e vetme", do të mësosh si: * Të shpëtosh nga rrëmuja * Të arrish rezultate më të mira në më pak kohë * Të mbledhësh forcat drejt synimit * Të ulësh stresin * Të kapërcesh ndjesitë dërrmuese * Të rigjallërosh energjitë * Të qëndrosh në shina * Të zotërosh ato që kanë rëndësi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten. Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet te ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë - derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes... dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithça
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme. Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes. Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania